HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Diskursi kulturor

KOMUNIKIMI I MUNGUAR KULTUROR MBARĖSHQIPTAR

-- nga Dr. Nail Draga

Dr. Nail Draga Nėse nė tė kaluarėn nė sajė tė rrethanave politike nuk kanė egzistuar mundesitė pėr njė komunkim normal kulturor pėr shqiptarėt nė hapėsirėn e tyre etnogjeografike, nė rrethana tė reja shoqėrore pas rėnies sė sistemit monist komunikimi kulturor mbarėshqiptar para sė gjithash ėshtė obligim moral, kombėtar dhe institucional, ndėrsa nuk ka dilemė se ne ketė aspekt pėrgjegjėsia kryesore bie mbi Tiranėn dhe Prishtinėn sepse ata janė dy kryeqendrat kryesore tė botės kulturore mbarėshqiptare

* * *
Pas izolimit tė dhunshėn pothuaj pėr pesė dekada populli shqiptarė duke filluar nga viti 1990 edhe pse me pengesa tė natyrave tė ndryshme, filloj tė komunikoj nė kuadėr tė hapėsirės sė vet etnogjeografike. Takimet e para fillimisht kishin karakterin njohės, sepse izolimi dhe propaganda ideologjike e kishin bėrė tė tyren. Ne ketė gamė tė gjerė tė komunikimit pėrveē veprimtarive tė ndryshme nuk ka dilemė se kultura ka paraqitur dimension tė veēantė. Nėse fillimisht pjesėmarrja e shqiptarėve nga ish Jugosllavia nė manifestimet e ndryshme kulturore, shkencore e artisike qė janė organizuar nė Shqipėri ishte individuale dhe pothuaj nė regji private, me kalimin e kohės, ajo filloj tė institucionalizohet, sidomos pas vitit 1999, nė sajė tė rrethanave tė reja tė krijuara nė Kosovė. Por, me gjithė angazhimet e bėra ėshtė pėrshtypje e pėrgjithshme se njė veprim i tillė ėshtė zbehur dhe ate kryesisht nė sajė tė neglizhencės sė individeve apo stafeve drejtuese tė subjektėve pėrkatėse kulturore, shkencore dhe artistike.

Mungon subjekti i manifestimeve mbarėkombėtare

Ne lidhje mbi komunikimin kulturor mbarėkombėtar nuk duhet tė jemi rob tė vetvehtės, por duhet pasur vizion dhe ide se si ēėshtjet e tilla tė avansohen nė krahasim me tė kaluarėn. Nėse pėr shumė ēka si ne tė kaluarėn por edhe tash mund te ketė arsyetime pėr mosfunksionimin ne nivel tė kėsaj ēėshtjeje jo vetėm tė identitetit tone kulturor ėshtė koha e fundit ne ketė asspekt tė bėhėn ndryshime cilėsore. Nuk ka dilemė se pėrgjegjėsinė kryesore ne lidhje me diemensionin kulturor e ka Ministria e Kulturės sė Shqipėrisė, sepse ajo duhet tė jetė nismetare dhe bartėse e veprimtarive tė tilla. Madje kjo ministri e ka obligim moral dhe profesional njė veprimtari tė tillė sepse financohet nga buxheti i shtetit. Eshtė ēėshtje tjetėr se sa individet e punėsuar ne ketė ministri dhe stafi i saj drejtues janė tė angazhuar drejtpėrdrejt pėr ēėshtjet pėrkatėse nė rrafshin mbarėkombėtar.
Fillimisht mendoj se duhet tė themelohet Drejtoria e veprimtarive kulturore mbarėkombėtare e cila do tė pėrfaqėsohej nga individet kompetent, tė cilėt janė dėshmuar me punėn e tyre profesionale. Nuk do tė thot se njė subjekt i tillė tė mos egzistojė edhe nė Prishtinė nė kuadėr tė Ministrisė sė Kulturės pranė Qeverisė sė Kosovės, por Shqipėria duhet tė jetė model pėr tė tjerėt, sepse ajo ėshtė atdheu i gjithė shqiptarėve. Njė subjekt i tillė nuk duhet tė jetė sa pėr formė, sepse tė tillė egzistojnė mjaft, por tė jetė i veēantė dhe tė dallohet me projekte tė realizuara nė mėnyrė praktike.
Vetėm ne ketė formė tė impenjimit do tė bėhet ndarja nga e kaluara e cila nė ketė aspekt ka qenė jo e favorshme dhe nė kundėrshtim flagrant tė identitetit kulturor mbarėkombėtar.
Pasi tash janė eliminuar barrierat nga e kaluara moniste nė pluralizėm egzistojnė tė gjitha mundėsitė pėr veprime cilėsore nė fushėn e kulturės, shkencės dhe tė artit, madje duke pasur edhe mbeshtetje financiare nga buxheti qeveritar. Sepse edhe idetė dhe projektėt mė tė arrira nėse nuk kanė mbeshtetje financiare janė ide tė shkruara nė letėr e asgjė mė shumė. Andaj ėshtė obligim i strukturave pėrkatėse qė pėr veprimtaritė e ndryshme mbarėkombėtare tė mos bėhėn pengesė e realizimit tė tyre, por pėrkundrazi tė angazhohen pėr realizimin e tyre me mbeshtje tė nevojshme kadrovike e materiale.

Rilindja kulturore mbarėshqiptare

Nė sajė tė njė komunikimi tė kėtij niveli nuk ka dilemė se do tė imponohen situata tė tjera nė rrafshin kulturor mbarėkombėtar. Njė komunikim me vlerat e veta tė padiskutueshme tė krijuesve tė fushave tė ndryshme qofshin nga Tirana, Prishtina, Shkupi, Presheva apo Ulqini do tė shpalosin vlerat e mirėfillta dhe tė panjohura pėr opinionin e gjerė shqiptar, jo vetėm pėr hapėsiren etnogjeografike por edhe mė gjerė. Dhe duke e trajtuar ne ketė mėnyrė kulturėn si faktorin bazė tė identitetit tonė kombėtar dhe tė bashkimit shiprtėror nuk ka dilemė se janė krijuar kushtet pėr njė rilindje kulturore mbarėkombėtare. Njė ide e tillė e konceptuar nga rilindasit tanė pėrfundimisht nuk ėshtė mė dėshirė por realitet qė mvarėt tėrėsisht nga angazhimi konkret i strukturave dhe subjektėve pėrkatėse. Andaj nė lidhje me ketė ēėshtje nuk kanė vend paragjykimet ideologjike nga e kaluara qė pėr ne shqiptarėt ishte fatale, por duhet punuar me vizion tė qartė pėr tė ardhmen.

Manifestimet tradicionale mbarėkombėtare

Duke filluar nga viti 1991 e mė pas nė disa manifestime tė cilat tashmė janė bėrė tradicionale kanė qenė tė ftuar tė marrin pjesė pėrfaqėsues tė ndryshėm nga hapėsira mbarėkombėtare. Kujtojmė me ketė rast festivalet e ndryshme, takimet letrare, ekspozitat artistike, sesionet shkencore etj.
Organizatorėt e tyre veprimtarive duhet patjetėr ti kushtojnė rėndėsi hapėsirės sonė etnogjeografike duke ftuar individ tė ndryshėm tė cilat posedojnė vlera tė mirėfillta. Padyshim, ftesat duhet tė jenė institucionale e jo private, sepse si tė tilla ata subjektivizohen nga individ tė ndryshėm tė cilėt edhe nė kėso rastesh duan tė pėrfitojnė nė aspekte tė ndryshme duke mos pėrjashtuar edhe dimensionin politik.

Dy shembuj nga shqiptarėt nė Mal tė Zi

Nga viti 1991 te shqiptarėt nė Mal tė Zi disa manifestime tė cilat janė organizuar nga subjekte tė ndryshme tė shoqėrisė civile(OJQ) kanė marrė edhe karakterin mbarėkombėtar. Kujtojmė me ketė rast veprimtarinė tradicionale letrare "Kalimerja poetike" e cila organizohet tash 15 vite nė sajė tė angazhimit tė "Art Club-it" nga Ulqini. Ne ketė manifestim kanė marrė pjesė poet eminent nga e tėrė hapėsira mbarėkombėtare, por edhe tė tjerė nė cilėsinė e mysafirėve. Si e tillė kjo veprimtari ėshtė e vetmja gjatė verės nė tėrė hapėsirėn mbarėkombėtare. Edhe pse veprimtari poetike elitare organizatori vazhdimisht ka pasur vėshtirėsi pėr sigurimin e fondėve materiale, qė ka ndikuar nė pėrmbajtjen por edhe zgjatjen kohore tė saj.
Po ashtu duhet cekur se nga viti 2003 nė organizim tė SHKA "Rapsha" filloi Festivali Folklorik Mbarėkombėtar i cili ėshtė mbajtur nė muajin gusht tė vitit 2003 nė Vitojė tė Malėsisė sė Madhe(Tuz). Kjo veprimtari folkorike e cila ishte e para e kėti niveli, ėshtė financuar tėrėsisht nga diaspora e Malėsisė e cila jeton dhe punon kryesisht nė SHBA, ndėrsa nga strukturat qeveritare jo qė nuk ėshtė mbeshtetur financiarisht, por janė paraqitur pengesa tė ndryshme subjektive qė nė mėnyrė indirekte kishin si qellim mos mbajtjen e kėti festivali. Festivali i dytė mė radhė ėshtė mbajtur nė vitin 2005 ndėrsa i treti parashihet tė mbahet me 2008.
Andaj duke ditur rrethanat dhe situatėn aspak tė volitshme financiare tė organizatorėve tė veprimtarive tė tilla kulturore ėshtė obligim moral dhe institucional qė kėto veprimtari tė mbeshtetėn financiarisht, sepse si tė tilla nuk janė tė karakterit lokal por mbarėkombėtar.
Nuk ka dilemė se manifestime tė tilla ka edhe nė pjesėt tjera tė hapėsirės mbarėkombėtare tė cilat kanė krijuar fizionominė dhe pėrmbajtjen e tyre, andaj kjo ēėshtje mbetet vazhdimisht e hapur pėr mbeshtetje institucionale. I njėjti vlerėsim vlen edhe pėr manifestimet tė cilat sa kanė filluar siē ėshtė Festivali i kėngės qytetare i cili ėshtė mbajtur nė Gjakovė nė muajin shtator tė kėti viti, qė pretendon tė jetė tradicional.

Nevojitet strategjia e komunikimit kulturor

Ashtu si edhe nė veprimtaritė tjera edhe nė dimensionin e kulturės deri mė tash ka munguar strategjia e komunikimit kulturor mbarėkombėtar. Nė ketė aspekt pėrgjegjėsia kryesisht bie mbi Tiranėn dhe Prishtinėn, sepse kėto janė kryeqendrat e botės kulturore shqiptare. Andaj ėshtė koha e fundit qė ne ketė drejtim pėrfundimisht tė merren hapa konkret qė do tė ishin nė favor tė strategjisė sė komunikimit kulturor. Njė vizion i tillė nuk duhet tė jetė vetėm pėr njė mandat tė strukturave udhėheqėse por pėr njė kohė mė tė gjatė, ashtu si punohet kudo ne ato mjedise ku subjektėt pėrkatėse udhėhiqen nga individet profesionist tė dėshmuar. Nuk ka dilemė se pėr mbarėvajtje tė punėve nė ketė dimension patjetėr duhet tė ekzistojė politika kulturore e institucioneve pėrkatėse e cila duhet tė jetė model edhe pėr institucionet tjera tė strategjisė mbarėkombėtare.

(Tetor, 2007)

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara