HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pėrvjetori i 78-tė i vrasjes sė patriotit At Shtjefėn Gjeēovi

-- nga Ndoc Kamsi

Me daten 14 tetor 1929 shovinistat serb vrane atedhetarin dhe intelektualin kosovar At Shtjefen Gjeēov. Ja nji shkrim i shkurte i profesorit shkodran Ndoc Kamsi, i shkėputur nga revista “Shkodra” (1965) dhe i derguem nga Enriketa Pepa ne gazeten www.albanovaonline.com me daten 30.11.2003.

...shkrimtar e atdhetar i vlefshėm dhe i pari intelektual shqiptar, qė i fali popullit njė vepėr tė ēmueshme siē asht “Kanuni i Lek Dukagjinit”, kushtuem vetėm sė drejtės kanonore tė vendit tonė...

Tue qenė Shtjefen K. Gjeēov i njoftun si shkrimtar e atdhetar i vlefshėm dhe i pari intelektual shqiptar, qė i fali popullit njė vepėr tė ēmueshme siē asht “Kanuni i Lek Dukagjinit”, kushtuem vetėm sė drejtės kanonore tė vendit tonė, po i rreshtojmė kėtu pak fjalė pėrmbi jetėn e tij.

Ky lindi nė Janjevė tė Kosovės me 12 korrik 1874. Mėsimet fillore i kreu nė vendlindjen e tij. Aty u dallue si nxanėsi ma i mirė e pėr njė zgjuetėsi tė rrallė, prandaj qe ēue prej Krye-Ipeshkvit tė Shkupit nė kolegjin franēiskan nė Troshan (Qarku i Shkodres), ku kreu klasėt e para tė gjimnazit. Nė vitin 1888 qe ēue nė Bosnjė, ku vijoi mėsimet liceale, e nėn mėsim e drejtim profesorėsh tė pėrmendun, kreu teologjinė.

Mbasi mbaroi mėsimet (1896) kthei menjėherė nė Shqipni, ku sherbeu si famullitar nė Pejė, nė Laē tė Kurbinit, nė Gomsiqe tė Mirditės, pra jetoi nė afėrsi tė vazhdueshme me shtresa tė vorfna malėsore, ku u nda nė shej gjithėherė pėr zell e mėsime patriotike qė i jepte popullit, i cili i ishte lanė nė kujdes e tue i dalė zot kundrejt padrejtėsive tė pushtuesve.
Qyshė ndėr vitet e para ai e kuptoi ma sė miri programin e misionit tė vet e pa humbė kohė, nuk la rast as tė pėrpjekun pa kapė diēka prej visarit tė pashkruem tė popullit, si pėrsa i pėrket gjuhės si edhe gojėdhanave, zakoneve, kanunit e folklorės nė pėrgjithėsi. Kėtu fillon veprimtaria e tij kulturale e kombėtare.

Gjeēovi qe ai, i cili nga viti 1900 ēoi zanin pėr me kėrkue lirinė me njė thirrje tė fortė “Ngreu Shqypni!” – “Ngrehuni burra, ēonju trima! Pėr Shqypni ta derdhim gjakun! Nė luftė shqyptarė porsi vetima, liri tė lypim, tė lypim hakun!”
Nga Laēi u transferua nė Durrės, ku i ra rasa me u pėrpjekė me atdhetarė tė Toskėnisė, me tė cilėt muejti me shėndrrue e me zhdrivillue mendimet e veta kombėtare pėr njė Shqipni tė pėrbashktė e tė pamvarun.

(Mjaftonte njė herė me folė me ‘te, pse tė bante pėr vehte. Miqėsia e tij ishte e njėmendtė dhe e qėndrueshme. Kjo shifet edhe ma qartė prej korespondencės qė mbante me njerėz tė ndryshėm tė viseve tė largėta tė Shqipnisė. Nė ēdo shkrim a letėr nuk lente pa e shti njė mendim, njė nxitje, njė lavdi pėr atdhe.)
Nė kohėn e Xhemijetit u gjet nė Gomsiqe dhe ai i kuptoi planet e turqve tė ri, po ashtu edhe konsitucionin e Sulltanit e quejti si maskė pėr tė shtypė ma shumė popullin tonė. Ai qe njė ndėr ma tė mirėt kėshilltarė tė komitės, aq sa shpesh vuni edhe kryet e vet nė rrezik, pse donte ma fort popullin e atdheun se sa jetėn e vet.

Nė kohėn e luftės ballkanike, nė atė periudhė tė vėshtirė tė luftės pėr vendin e popullin tonė, Gjeēovi qėndroi krah pėr krah malėsorėve luftėtarė tė lirisė nė kryengritjen e madhe nė Veri mė 1912. Pas shpalljes sė pamvarėsisė ai trajtohet keq prej serbėve, italjanėve, austrijakėve.

Mė 1920 dėrgohet famullitar nė Vlonė, ku vihet menjėherė nė opozicion me forcat italjane. Ata banė shpifje tė ndryshme pėr ta mėnjanue, por i patundun bashkė me priftin tjetėr patriot Mark Vasa, ndihmuen luftėtarėt e lirisė pėr dėbimin e italjanėve. Nė lamėn e veprimtarisė pėr me pėrhapė idenė e pamvarėsisė e tė dashunisė pėr atdhe ka ba pėrtej fuqive e mjeteve qė kishte pėr dorėsh. Ka qenė i palodhn e s’mund tė paraqitet me pak fjalė ashtu si duhet nė njė biografi tė shkurtė si asht kjo e jona.

Gjeēovi asht i njoftun edhe nė lamėn e letėrsisė. Si intelektual u vu me zell me studiue gjuhėn shqipe, tue mbledhė nga goja e popullit fjalė e fraza, shprehi popullore dhe sidomos ligjė tė pashkrueme. Pra nė kėtė kohė literatura e gjuhės sonė ishte nė fillim tė vet. Gjeēovi qe nder ata shkrimtarė qė ma sė miri me shkrime tė veta indihmuen letėrsisė.

Mė 1905 pėrfundoi tragjikomedinė “Mark Kuli Kryeqitas” po atė vit, kur Esat Toptani si komandant i forcave turke sulmoi krahinat e Veriut pėr t’i ēarmatosė, por populli i kundėrshtoi. Asht njė vepėr e rrallė me njė frymė tė lartė patriotike. Njė nga kryeveprat e tij asht “Agimi i Gjytetnisė” (1910). Botimi i saj pati njė jehonė si mbrenda dhe jashtė shtetit. Aleksander Xhuvani nga Aleksandria i uronte me gjithė zemėr pėr dobinė, qė po i sillte gjuhės e literaturės sonė.

“Atil Reguli” (1912) dramė tri pamjesh, i pėrpunue prej Gjeēovit, tue vune nė dukje ma tepėr anėn patriotike.
“Joana d’Ark” (1915) mbas A.P. prej Bergamos. Qėllimi i kėtij libri asht me e mėsue popullin me e dashtė atdheun.
Nė kėto kohė tė vėshtira ai shkroi dramėn mbi Skenderbeun, “Mojsi Golemi” etj.
Pas veprave origjinale e tė pėrkthyeme, Gjeēovi shkroi edhe shumė artikuj nė “Albania” tė Brukselit e tė Londonit, nė “Hylli i Dritės” etj.

Por vepra ma e ēmueshme e Gjeēovit asht “Kanuni i Lek Dukagjinit”, tė cilin Gjeēovi me shumė cenė e duresė tė pashoqe e mblodhi prej gojės sė popullit.
Njė pjesė e kėtyne dorėshkrmeve u botue pėr tė parėn herė nė “Hylli i Dritės” (1913). Materiali mbi kanunin qe aq i randėsishėm dhe interesant sa shkrimtarė tė huej e pėrdorėn pėr studime nė veprat e veta si Thaloscy etj., por kanuni shfrytėzohet edhe nga juristat vendas.

Mbas vdekjes sė Gjeēovit dorėshkrimet e tij u mblodhėn, u rradhitėn dhe u shtypėn nga shtypshkronja franēeskane ose nė shtyqpshkronjėn e Shkodrės (1933) nė njė vėllim tė vetėm sė bashku me shumė ndodhje, qė janė porsi kazuistika e kanunit, me titull “Lekė Dukagjini”.

Claudius Schwering, profesori i fakultetit tė drejtėsisė nė Universitetin e Mynhenit ka dhanė gjykimin e vet mbi kanunin si tagre zakonesh. Ai i konsideron si ligjė krejt tė interesantshme, ndoshta ma tė vjetrat nė Europė, dhe Europa le ta njohė se ēka ka pėrftue kombi i vogėl shqiptar pėr veprimet e mėdha tė kulturės.
Me kėto fjalė tė bukura qė u shpreh ai mbi kanunin i ban njė nder krejt tė veēantė kombit tonė shqiptar dhe auktorit tė kryeveprės.

Gjeēovi u muer edhe me arkeologji qė nė kohė tė sundimit turk (1900). Ai hapi (zbuloi) tumula ilire, mblidhte objekte tė lashta, ka mbledhė monedha tė periudhės ilire me njė shije e kujdes tė posaēėm eruditi. Vjetėrsitė qė ai mblodh nepėr Shqipni, qenė ēmue fort prej arkeologėve si Ugolini, Marucchi, Nopsēka etj.
Meritė e posaēme e tija asht gėdhėnja nė dru, se shkopi i tij asht i njoftun si punim artistik i jashtėzakonshėm e gjindet nė Muzeumin e qyetit tė Shkodrės.
Qė nga 1926 Gjeēovin e gjejmė nė vende tė ndryshme tė Jugosllavisė, i ndjekun jo vetėm nga shovinistėt serbė, por edhe nga tradhėtarėt shqiptarė. Mė sė fundi Gjeēovin e ēojnė prift nė fshatin Zymb, ku ai nuk la pa shftrytėzue kohėn tue punue pėr mbledhjen e folklorit e tue vertetue lashtėsinė e popullsive shqiptare nė ato krahina.

Gjeēovi u vra me 14 tetor 1929 pėr shkak tė veprimtarisė sė tij patriotike. Lajmi i vrasjes sė Gjeēovit theku zemrat e gjithė shqiptarėve, pse tė gjithė e patėn dashtė e ēmue si letrar tė vlefshėm e atdhetar tė flaktė.
Por i miri nuk vdes kurrė. Kujtimet qė len mbas vedi marrin hapėt e pėrcillen gojė mė gojė. Fėtyra e Gjeēovit, fėtyrė burrit e punėtorit, fėtyrė e atdhetarit tė flaktė, asht edhe sot e gjallė e terheqėse pėr tė gjithė njata qė e duen atdheun qė s’kursehen pėr me i vleftė. Sa ma fort tė studiohet veprimtaria e Gjeēovit, aq ma shpesh na mbushet mendja se ai mund tė jetė shembull punet e vetmohimit e njė nxitės i palodhun nė ēdo degė qė synon madhninė e naltėsimin e atdheut, tue qitė nė dritė visaret e panjoftuna tė folklorės, tė etnografisė, tė arkeologjisė e tė historisė sonė tė lashtė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara