HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Elita mediokre

-- nga Norbert Mappes-Niediek*, 12-05-2007

Atmosfera po ndryshon: pesė, ndoshta gjashtė shtete anėtare tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė pėrkrahin planin pėr njė Kosovė tė pavarur tė ndėrmjetėsit tė OKB-sė, Martti Ahtisaari; nėntė shtete janė tė domosdoshme pėr tė siguruar shumicėn. Vendet e tjera, gjatė vizitės sė tyre tė shkurtėr ditėve tė fundit kanė pėrjetuar njė vend, i cili fare nuk i pėrgjigjet raporteve zbukuruese tė diplomatėve tė OKB-sė. Pse t'i jepet pavarėsia njė krahine, e cila nuk mund tė garantojė sigurinė e pakicave? Dhe duhet tė luftojė me krimin e organizuar nė nivelin mė tė lartė? Vetėm pak shtete dėshirojnė tė angazhohen (pėr pavarėsi, v.j.).

Nėse pyeten kritikėt pėr alternativat e mundshme, atėherė pason pak. "Tė negociohet mė tutje" ėshtė kėshilla mė precize. Por, pas bisedimeve njėvjeēare mes serbėve dhe shqiptarėve ėshtė bėrė e qartė se ata nuk mund tė pajtohen sa i pėrket ēėshtjes sė sovranitetit. As Beogradi, as Moska, nuk ofrojnė njė zgjidhje konstruktive. Madje edhe udhėheqja serbe e ka tė qartė se njė "konfederatė" fleksible apo njė konstruksion kulmor artificial nuk do tė funksiononin.

Por, edhe "zgjidhja e Tajvanit" e propozuar nga Beogradi - pavarėsi faktike, por edhe juridike - pa tė drejtė e bart emrin zgjidhje: ajo do tė shkaktonte tensione tė vazhdueshme; si nė Tajvan. Rusia, ndėrkaq, ėshtė duke kėrkuar thjeshtė grindje; jo vetėm sa i pėrket Kosovės. Bombardimi i Serbisė para 8-vitesh paskėsh qenė "gabim", ka thėnė Putin. "Por, jo gabimi ynė". Pra, le tė shikojė Perėndimi se si do ta zgjidh problemin! Ky qėndrim mirėkuptohet edhe nga kundėrshtarėt e atėhershėm tė sulmit tė NATO-s. Por, edhe ai qė i jep tė drejtė Putinit, mund tė pranojė se kėshtu nuk shkon mė. Ēfarė kanė parė emisarėt e Kėshillit tė Sigurimit, ėshtė e vėrtetė: gjendja e pakicave, para sė gjithash e serbėve dhe romėve, ėshtė e keqe dhe nėn ndikimin e njė elite mediokre. Kosova ėshtė nė rrugė pėr t'u bėrė njė anėtare jo aq e lavdėrueshme e familjes sė popujve.

Por, kėto dy gjėra nuk janė argumente kundėr pavarėsisė. Nėse Kosova mbetet pjesė e Serbisė, kjo nuk i ndihmon fare pakicės sė rrezikuar atje. Pėrkundrazi: nėse pakica pengon pavarėsinė, atėherė ajo mbetet edhe mė shumė cak i sulmeve tė ekstremistėve shqiptarė. Paramendimi se policia serbe do t'i mbronte pakicat ėshtė aq aventurier, saqė nuk propozohet as nga Beogradi. Patronazhi i huaj nuk e mbron Kosovėn as nga ndikimi i krimit tė organizuar. Pėrsėri pėrkundrazi: skena kriminale nė Kosovė ka lulėzuar pikėrisht nėn sundimin serb, kur policia serbe i ka stimuluar dhe shantazhuar biznesmenėt shqiptarė. Edhe administrata e OKB-sė, e cila ėshtė e pasur, e paditur dhe burokratike, u ka ofruar kriminelėve njė biotop tė bukur. Nėse mandati i kalohet Bashkimit Evropian, me gjasė pothuaj asgjė nuk do tė ndryshojė.

Nėse fare ka shpresė, atėherė ajo ėshtė te vetė shqiptarėt e Kosovės. Rinia dėshiron tė jetė pjesė e Evropės dhe ėshtė ngopur nga keqtrajtimi i pushtet-mbajtėsve tė korruptuar. Demokraci ėshtė kur njerėzit marrin fatin e tyre nė dorė: kjo e vėrtetė e thjeshtė, ėshtė harruar nėn regjimin e teknokratėve "shtet" apo "komb-formues". Njė Kosovė e pavarur nuk ėshtė garanci pėr pėrmirėsim. Por, gjithēka tjetėr ėshtė garanci se do tė vazhdojė tė jetė kėshtu keq, si tani.

Edhe pėr ndarjen etnike tė Kosovės po debatohet, sepse serbėt edhe shqiptarėt eventualisht mund tė pajtoheshin pėr kėtė; ndonėse nė dėm tė tė tjerėve. Romėt, kroatėt, goranėt, shqiptarėt katolikė, nuk do tė marrin territor tė tyre. Hapi tjetėr do tė ishte qė shqiptarėt nė Serbinė jugore do t'i bashkoheshin Kosovės. Humbėse e ndarjes do tė ishte edhe Bosnja. Ky vend mbahet bashkė, vetėm me doktrinėn se nė Ballkan nuk do tė tėrhiqen kufij etnikė. Nėse Kosova ndahet, atėherė edhe Bosnja. Pra, pavarėsia, nė fund, ėshtė e keqja mė e vogėl.

*Koment i gazetės gjermane "Frankfurter Rundschau"

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara