HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kriza e demokracisė

-- nga Ndue Ukaj

Ndue Ukaj Shoqėria shqiptare, nėpėr mbarė hapėsirat ku jeton, edhe nė kėtė fillimėvit ėshtė gdhirė me ankthin e pasigurisė, me hallet e shumta e shpresat e vogla, me paperspektivėn e tmerrshme dhe vizionet e cunguara: shoqėria shqiptare edhe nė kėtė vit numėron me ankth regjistrin e pafundmė tė problemeve, tė cilat, sipas gjitha parashikimeve s’do marrin fund as kėtė vit. Pa drita, pa punė, me infrastrukturė shkatėrrues, pa pėrkujdesje shėndetėsore, me korrupsion tė madh, me qeveri mediokre, etj. duket fizionomia e jetės shqiptare. Kjo pasiguri e ky kaos, artikuluar me gjuhėn mė tė thjeshtė, ka vetėm njė adresė: politikėn, atė qė, siē thoshte dijetari Faik Konica shkatėrroj Shqipėrinė (lexo shqiptarėt).

Derisa pėrcjellim zhvillimet politikė nėpėr hapėsirat shqiptare, s’kemi sesi tė mos gjėmojmė me tė njėjtat klithma, sikur Faik Konicės: Zot ruaje Shqypnin nga Shqyptaret. S’do mend se kriza e pėrgjithshme shqiptare, degradimi dhe deformimi qė po ndodh kudo, i ka kundėrshtarėt e vet, pikėrisht ata tė cilėt janė tė thirrur tė krijojnė zgjedhje mė optimale, tek politika e politikanėt. Nė tė kaluarėn, kemi pasur adresa (mbase shpeshherė i kemi shpikur) ku t’i hidhnim fajet pėr moszhvillimin tonė, ndėrsa sot, shpiken armiq, e kėta i kemi brenda. Nė gjithė kėtė amulli e paperspektivė, kundėrshtarėt e brendshėm tė cilėt bluajnė kombin dhe frenojnė pėrparimin, janė ata qė kanė marr pėrsipėr drejtimin e tij: politikanėt, por, duke mos pėrjashtuar nė kėtė rast as elitat tona, akademitė, mediat, tė cilat shpeshherė janė treguar konformiste dhe heshtin kėtė stagnim e degradim.

Demokracia, sistemi politikė qė po mėtojmė tė ndėrtojmė, nuk ka asnjė armik mė tė madh se partitė politike, ato organizata tė cilat janė krijuar dhe kanė mision avancimin e demokracisė.
Duke parė pafytyrėsinė e klasės politike, sikurse nė Prishtinė ashtu edhe nė Tiranė, ka pak, ose thėnė troē aspak shpresa, se kombi ynė ėshtė gati tė pėrmbyll kapitullin e stėrvėshtirė tė kėtij tranzicioni tė lodhshėm; tranzicion ky qė nė dimensionet shqiptare ka marrė trajta mė tė veēantė, nė kuadėr tė shoqėrive perėndimore, dhe si i tillė, ka arritur nė pėrmasa trishtuese tė pėrēudnoj shoqėrinė tonė, deri nė shkallmim- nga pasojat e sė cilit proces, vėshtirė do mėkėmbemi shpejt, pėr tė hyrė nė rrugėn e lartėsimit dhe zhvillimit tė kėnaqshėm.

Nė njė shoqėri, ku manipulimi nė emėr tė kombit, punėve tė shtetit, ėshtė mė se normal, madje normė; nė njė shoqėri ku mediokriteti dhe injoranca dominon punėt e konsolidimit tė vendit; nė njė shoqėri ku dėshira pėr lavdi dhe vetėkėnaqėsia janė tipar dalluese e mbisunduese, nė njė shoqėri ku sistemi i vlerave ėshtė pėrmbysur, vėshtirė tė shihet epilogu i procesit tė tranzicionit, sepse institucionalizimi i kėtyre veseve e sėmundjeve shoqėrore, ka ndėrtuar njė digė, qė pengon ēdo alternativė pėrparimtare. Pėr tė sforcuar kėtė ide, flasin tensionet absurde, sikundėr nė politikėn e Tiranės zyrtare, mes pozitės dhe opozitės, po ashtu zhvillimet aspak demokratike nė partinė mė tė madhe tė Kosovės dhe qeverinė e saj tė degraduar, aq sa nuk shkon mė.

Ne kemi shumė mangėsi si komb, por, ajo qė predominon dhe ėshtė kryesėmundja e kombit tonė, mbetetė paaftėsia pėr t’u bashkuar rreth koncepti tė sė mirave tė pėrbashkėta, postulati themelor mbi cilėn ėshtė ngritur dhe qėndron qytetėrimit perėndimor, vlerat dhe sistemi perėndimor. Nė dimensionet tona shoqėrore, kultura e tė mirave tė pėrbashkėta nuk ekziston.

Mė shumė se pėr ēdo gjė, shoqėria jonė ka nevojė emergjente pėr edukim tė mirėfilltė; edukim nė frymė perėndimore, edukim pėr tė mirat e pėrbashkėta e pėr interesat e pėrbashkėta. Ky edukim, duhet tė formėsoj kulturėn e vlerave tė pėrbashkėta, e interesave tė pėrbashkėta, pėr t’u manifestuar ne veprime konkrete. Duke u pasuruar mė kėso ide e ideale, atėherė edhe objektivat tona realizohen mė lehtė. Shoqėria jonė ka nevojė pėr edukim shumėplanėsh, emancipim tė pėrgjithshėm e transformime esenciale, si kushte themelore pėr t’u lartėsuar si komb, pėr tė tejkaluar kėtė tranzicion tė stėrlodhshėm dhe kėtė gjendje degraduese.

Nė tė vėrtetė, nė korpusin e sfidave tė shumta, kjo ėshtė sfida mė e rėnd, e cila, po tė tejkalohet do influencon nė gjitha segmentet me rėndėsi kombėtare, duke mundėsuar pėr t’u lartėsuar drejtė vlerave tė pėrbashkėta e qėllimeve pozitive. Nė kėtė mėnyrė edhe do tė shmanget shpirtngushtėsia qė ka mbėrthyer tė ashtuquajturat elita tona politike, kulturore etj. Por, ēka ėshtė mė e rėndėsishmja, do tė shmangemi nga kultura e mbrapsht e vetėkėnaqėsisė dhe lavdisė, dy komponente, tė cilat po na rėndojnė nėpėr rrugėtimet tona, si dhe po na pengojnė pėr tė gjykuar drejtė procesit dhe pozicionin tonė karshi tyre.

Jeta jonė publike, organizimi i saj i shumėformshėm, nėse e analizojmė nė raporte racionale me modelet e qytetėruara, shohim se pėrfaqėson, pėr fat tė keq, modelin mė tė prapambetura tė menduarit dhe tė jetuarit nė Europė e mė gjerė. Andaj, edhe brenda organizimeve tona politike, kulturore, shoqėrore, kemi aq shumė ēudira, degradime e antivlera, aq sa gjitha sondazhet, nė vėnė nė fund tė listave pėr tė keq.

Zhvillimet e fundit politike nėpėr hapėsirat shqiptare, (tė fokusuara tek zgjedhjet nė LDK dhe reflektimet e tyre ne Kuvend e Qeveri, si dhe nė Shqipėri tė ndėrlidhura me procesin e shenjtė tė demokracisė: zgjedhjet), pėr mendimin tim, mė tė drejtė, na vėnė para njė sprove aspak tė lehtė, madje, pse tė mos themi, shtrojnė njė dilemė tė ankthshme: ēfarė ėshtė demokracia shqiptare? Apo, edhe pyetjen e dilemėn tjetėr, edhe mė ekstreme: a ekziston nė botėkuptimin e njerėzve tė cilėt bėjnė politikat nė hapėsirat shqiptare, koncepti i demokracisė esenciale, apo demokracia ėshtė vetėm njė teori abstrakte, mbrapa sė cilės fshihen maskat e gjithfarshme, tė cilat mbjellin urrejtje, mos bashkėpunim, jo tolerancė.

Gjithēka shohim tė ndodh nė botėn e politikės shqiptare, ka tė bėj mė gjithēka tjetėr, pėrveē me demokracinė, tė menduarit demokratik, sjelljet demokratike dhe veprimet demokratike. Pra, demokracia nė ambientin shqiptar, akoma mbetet fluks i jashtme, jo qenėsore, i pranuar vetėm por t’iu pėrgjigjur trendėve dhe rrethanave mė tė gjėra politike, e jo mendėsi, pėr tė krijuar alternativa pėr tė mirėn e pėrbashkėt. Tė gjithė ne qė kalojmė me ankth kėtė tranzicion tė stėrlodhshėm, nė tė cilin politika mbetet top tema e opinionit publik, kemi shpresuar, e, mbase ende kemi kuraje tė shpresojmė, nė tejkalimin e mendėsisė primitive tė bėrit politikė, drejtė ndėrtimit tė njė sistemi perėndimor, nė tė menduar e nė tė jetuar; sistem ky qė nėnkupton transformime e shndėrrime esenciale, e, tė cilat ndėrrime, pėr fatin e keq, tek ne, nė vend qė tė iniciohen nga politika, bash nga kjo bllokohen.

Politika shqiptare, e futur nė rrethin vicioz tė marrjes me vetveten, nuk ka arritur tė zhvillohen, tė pasurohen, tė hapėt ndaj vlerave dhe ideve tė reja. Sot, duket se kemi ardhur tek pyetja e dilema: si tė shpėtohet demokracia shqiptare? Ky shpėtim ėshtė i vėshtirė, por jo i pamundur, ėshtė i dhimbshėm pėr momentin, por mundėsi pėr tė nesėrmen. Andaj, duhet bėrė, duhet, nė mos pėr asgjė tjetėr, pėr tė shpėtuar demokracinė shqiptare dhe kėshtu, kombin, pėrgjithėsisht.

Ėshtė thėnė dhe vazhdon tė thuhet, ky vit ėshtė i shqiptarėve. Tanimė gjendemi para sfidave e dilemave qė duket edhe njėherė na largojnė nė fazėn embrionale tė pyetjes: a ėshtė kombi ynė i pjekur tė hyj denjėsisht nė korpusin e vendeve tė lira, tė zhvilluara, demokratike e pėrparimtare, qė i quajmė: Familje Perėndimore. Gjitha parametrat e sotėm, mbase edhe parashenjat e sė ardhmes, po tregojnė njė realitet aspak shpresėdhėnės dhe ky qėllim, sa vjen duket mė i vėshtirė, pėr fajin e vetėm, tė politikės.

Nė mes retorikės dhe praktikės, nė vendin tonė ka nevojė pėr t’u funksionalizuar demokracia pluraliste, e cila, do tė shmangte njėmendėsinė politike, qė sjell tirani e autokraci, jo bashkėpunim- drejtė sistemit tė mirėfilltė tė koordinimit tė vlerave tė pėrbashkėta, sė kėndejmi edhe qėllimeve tė pėrbashkėta. Nė tė kundėrtėn, do tė kemi edhe njė kohė tė gjatė modelin e rremė tė demokracisė nacionaliste (instrumentalizimi me fatet dhe proceset e vendit) dhe gjendje tė mjerė nė vend. Me sistemim e vlerave tė pėrbashkėta s’ka kompromis, ngase koncepti i interesit tė pėrbashkėt, ėshtė njėri ndėr postulatet e demokracisė.
Nėse mohojmė kėtė, mohojmė dhe deformojmė demokracinė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara