HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Letėr publike

Tė themelohet ēmimi ndėrkombėtar "Nėna Tereze"

-- nga Ndue Ukaj

Ndue Ukaj Ne si komb, nė saje tė Nėnė Terezės mund tė jemi shembulli mė emblematik pėr kulturėn e dashurisė, pėr kulturėn e paqes, pėr kulturėn e humanizmit. Prandaj, qė t'i manifestojmė kėto vlera tė pėrjetshme dhe ta ngrehim nė piedestalet mė tė larta Nėnėn Tonė Tereze, ėshtė e udhės qė nė vendin e saj, tė pėrjetėsohet vepra e saj, edhe me formimin e njė ēmimi me pėrmasa ndėrkombėtare. Arsyet pėr kėtė mund tė jenė tė shumėfishta, por gjithnjė qėllimmire, qė vepra e saj e trasuar tė freskohet ēdo herė, pra nė ēdo pėrvjetor tė vdekjes sė saj.

Nėse suedezet mund tė mburren me tė drejtė nė gjithė globin me ēmimin Nobel, tė emėrtuar sipas testamentit tė shkencėtarit Alfred Nobel, ėshtė koha qė edhe nė Gadishullin mė tė vjetėr tė Europės, tė pėrjetėsohet madhėshtia e Nėnė Terezės me njė ēmim ndėrkombėtar pėr humanizėm, pėr paqe, "Nėna Tereze". Nėse bota ka patur dhe ka nevojė pėr zbulimet revolucionare tė Alfred Nobelit, mė shumė sot bota ka nevojė pėr dashuri, pėr paqe, pėr humanizėm. Kėto vlera dhe virtyte universale i ka pėrjetėsuar nė rrafshin global, pėr dekada tė tėra vepra e Nėnės Terezes.

Duke u nisur nga fakti se Nėna Tereze pėrfaqėson vlerat mė sublime tė qenies sonė kombėtare dhe kėndej pare edhe vlerat universale tė njerėzimit, mendojmė se Institucionet e Shqipėrisė, nė bashkėpunim me ato tė Kosovės, tė shqiptarėve tė Maqedonisė, tė Malit tė Zi, tė Kosovės Lindore e diasporės, gjithnjė nė bashkėpunim edhe me institucionet religjioze, me shoqatėn "Nėna Terezė" nė Prishtinė, tė themelojnw ēmimin kombėtar pėr paqe, tolerancė dhe dashuri mes njerėzve "Nėna Tereze". Arsyet pėr ketė janė tė panumėrta, andaj pikėrisht nė kėtė dhjetėvjetor tė ndarjes sė Nėnės Tereze nga kjo botė, tė rikthejmė misionin e saj me njė akt kaq sublim.

Nėna Tereze u pėrket vlerave mė universale qė ka bota. Prandaj mendoj se shoqėria shqiptare duhet ta themelojė kėtė ēminim si simbol tė qytetarisė dhe vlerave tona tė shumėfishta dhe si pėrjetėsim i veprės sė madhe tė Nėnė Terezės nė dheun e saj. Shqiptarėt kanė dėshmuar se janė faktor paqe nė Ballkanin e trazuar. Kjo duhet tė jetė edhe njė shtytėse mė shumė qė simboli i humanizmit, dashurisė dhe paqes Nėnė Tereze, tė ngrihet nė njė ēmimin kombėtar, i cili do tė mbėshtetej qeveritė shqiptare, donatorėt e ndryshėm dashamirės, tė cilėt mendoj se do jenė tė mjaftė. Ky ēmim jo vetėm se do ta lartėsonte emrin e saj, por edhe do nderonte kombin tonė.

(Kjo letėr iu drejtohet Presidentit tė Shqipėrisė Bamir Topi, Kryeministrit Sali Berisha, Kryetares sė Kuvendit Jozefina Topalli, Arqipeshkvit tė Tiranės Imozt Rrok Mirdita, kryetarit tė opozitės Edi Rama, Presidentit tė Kosovės Fatmir Sejdiu, Kryeministrit Agim Cekut, Kryetarit tė Kuvendit Kolė Berisha, kryetarit tė partisė mė tė madhe opozitare nė Kosovė Hashim Thaqi, Ipeshkvit tė Kosovės Imzot Dodė Gjergjit, Kryetarit tė Shoqatės Humanitare Bamirėse "Nėna Tereze" Dr. Don Lush Gjergjit, Shkrimtarit Ismail Kadare).

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara