HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


A i kontribuon procesit tė statusit tė Kosovės debati pėr shamitė islame?

-- nga Ndue Ukaj

Ndue Ukaj Titulli i kėtij teksti, krejt logjikshėm do tė mund tė ishte tjetėr, si pėrshembull: ai i ndihmon Kosovės theksimi i tepėr i identitetit islam dhe cilat janė konsekuencat nga ky mbitheksim? Kjo pyetje ka njė pėrgjigje tė qartė dhe tė kuptueshme: theksimi i islamit dhe tejkalimi i suazave tė shtetit demokratik, pengon Kosovėn nė rrugėn e lirisė, nė rrugėn e pėrparimit dhe pėrafrimit me botėn euro-atlantike.

Nė sfondin e ankthit qė shkakton procesi i komplikuar pėr zgjedhjen e statusit politik tė Kosovės, nė periferi tė kėtij debati tė pambarim, si njė pėrbindėsh i brendshėm, ėshtė ndezur njė temė-debat, jo pak i rėndėsishėm, as pėr nga rėndėsia as pėr nga influenca: ēėshtja e ferexheve tė grave islame nė shkolla, sė kėndejmi edhe nė institucione publike. Janė tė arsyeshme dhe plotėsisht tė kuptueshme shqetėsimit, sikur nga ana e apologjetėve fanatik nė favor tė shamisė, ashtu edhe e atyre qė shqetėsohen se ky fenomen rrezikon sekularizimin dhe ē'ėshtė mė e keqja, cenon imazhin perėndimor te shqiptarėve, pėr tė cilėn gjė ėshtė punuar dhe punohet vazhdimisht. Kjo vetvetiu ka konsekuenca tė paparashikuara nė jetėn demokratike.

Andaj, hapja e kėtij debati pikėrisht tani, duket i qėllimshėm dhe si i tillė me tendenca, si njė dimension i mbeturinave tė sė shkuarės, qė tentojnė tė pėrdhosin dhe stagnojnė procesin e afrimit tė shqiptarėve me botėn perėndimore, me vlerat dhe qytetėrimin nė tė cilin jemi bashkėthemelues. Natyra e kėtij debati kėsisoj nuk duket aq e rastėsishme, pėrkundrazi, pėr ēdo mendje tė kthjelltė debati i tillė duket i neveritshėm, ndėrsa interpretimet banale. Nė tė vėrtet ky debat dhe kjo beteje mes sekularve dhe josekularve ka konsekuenca tė vėrteta pėr tė tashmen, veēanėrisht pėr tė ardhmen e Kosovės, vendin qė po e mėkėmbim, nė bashkėpunim me botėn perėndimore dhe tejkalon rrafshin praktik tė mbulesės, pėr tė konotuar nė dimensione kulturore e psikologjike.

Janė njė sėrė arsyesh tė mjaftueshme qė lenė tė kuptohet se pikėrisht ky debat s'guxon tė pėrshkohet nga patetizma tė paanalizuara, pėrkundrazi duhet t'i nėnshtrohet njė analize tė thellė, tė gjithanshme, shumėdimensionale qė tejkalon edhe konceptin e shumėpėrfolur tė "drejtave themelore pėr besim" dhe vė nė pah, para se gjithash shumė faktorė tė jashtėm e tė brendshėm, tė cilėt drejtpėrdrejtė kanė ndikuar dhe ndikojnė nė formėsimet kulturore dhe dimensionet gjeostrategjike tė shqiptarėve. Gjithsesi nė kėtė aspekt kihet parasysh pika delikate mes propagandės dhe tė drejtave tė njeriut. Kjo qė vumė nė pah rithekson edhe njėherė temėn e identitetit shqiptar, si dhe pėrkatėsinė civilizuese. Nė kėtė sens, pozita e Kosovės nė konstulacionin e pėrplasjeve tė mėdha qė ndodhin nė botė me kėto debate, mbetet e pafavorshme. Dhe Kosova nėse e pranon kėtė normė tė jetės dhe tė pėrzierjes sė religjionit dhe fesė, rrezikon vėrtet ta mbetet nė qorrsokak, sepse ērregullimi i vizionit pėr njė shoqėri demokratike, europiane e tė qytetėruar, nė kėtė formė goditet mė sė keqi.

Sepse dashas apo padashas, theksimi i tepruar i islamit nė dimensionet shqiptare ėshtė njė tendencė ambiguele qė reflekton konsekuenca tė rrezikshme edhe ne planin e brendshėm shqiptar, por edhe ne aspektet e jashtme. Nė rend tė parė, me ketė tendencė ngarendet pavetėdijshėm kundėr botės perėndimore nė tė cilėn proklamojmė tė integrohemi me aq patetizem, ndėrsa nė anėn tjetėr pėrdhosim kulturėn tonė, identitetin tonė, qė nė bankat e shkollės s'ka sesi mos tė jetė nė gjitha segmentet perėndimor, madje nė qoftė se vjen edhe nga figura qė kanė prejardhje islame (Naimi, Konica etj.). Prandaj ata qė bėjnė ligjin nė Kosovė, ata qė pėrpiqen tė interpretojnė atė, tė sjellin argumente pro et kontra, duhet tė kuptojnė ēėshtjen nė kontekst mė tė gjerė.

Nė kėtė aspekt s'ka sesi tė pėrjashtohet ABC e kulturės shqipe, tė cilėn duhet ta mėsojnė edhe tė mbuluarat edhe tė pambuluarat. Kjo duhet tė thuhet guximshėm. E kjo s'ka sesi mos tė lidhet me Pal Engjėllin dhe Formulėn e Pagėzimit, si dokumentin e parė tė shkuar tė shqipes, me Gjon Buzukun dhe librin e parė tė shqipes, me Pjetėr Bogdanin dhe librin e parė origjinal tė shkruar nė shqip, me Pjetėr Budin dhe poetin e parė shqiptar, me At Gjergj Fishtėn dhe Alfabetin e sotėm tė shqipes, me heroin kombėtar Gjergj Kastriotin-Skėnderbeun, i cili luftoj pikėrisht kundėr kėtyre hordhive, qė dikush do t'i mbaj mbi supe.

Mė tej s'ka sesi tė mėnjanohen kėto nxėnėse dhe shumė tė tjera e tė tjerė nga fenomeni Nėnė Tereze, nga Konica dhe Kadareja, e nga shumė e shumė figura tjera me tė cilat duhet tė pėrballet ēdo mysliman dhe jomysliman. Vėrtet kėto nxėnėse duhet tė lexojnė edhe novelėn ironike "Karavani i ferexheve" tė Ismail Kadaresė dhe pastaj tė tranden pėr tė vėrtetėn e tyre nė dimensionet shqiptare, sė paku nėse duan tė bėjnė shkollim e jo propagandė. Kėto janė elemente tė mjaftueshme, nė sėrinė e njė regjistri tė pafund argumentesh tė qėndrueshme pėr tė stopuar kėtė mbulesė nė shkolla, sepse kjo si e tillė ėshtė kundėr kulturės shqipe, kundėr vlerave shqiptare, kundėr islamit shqiptar. Mė tej, kjo pėrjashton islamin kosovar nga konteksti europian dhe e lidh me atė arab, pėr tė cilin element jam i bindur se askush nuk ėshtė i interesuar, pėrpos ca mendjeve tė humbura tė kohės qė ēirren kot.

Pėr kėtė temė nė botėn perėndimore bėhen debate tė shumta, tė gjithanshme dhe nė pėrmasa tė thella janė tė angazhuara institute, bota akademike, elitat shoqėrore, mediat. Ndėrsa nė Kosovė elitat, ato qė duhet tė reflektojnė ndjenjėn e naltė tė pėrgjegjėsisė kundruall kėtij fenomeni, rrinė duarkryq nėpėr ēatitė e qytetit tė Prishtinės dhe vetėkėnaqėn me titujt e shumė qė i mbajnė mbi supė. Ata nuk e thonė fjalėn e tyre dhe ja lėnė kėtė problem serioz stihisė. Duke mos kuptuar se tė qenit elitė nėnkupton pikėsėpari pėrgjegjėsi tė naltė, pėrgjegjėsi para kombit dhe zhvillimeve shoqėrore, ēfarėdoqofshin ato. Ferexheja ėshtė njė goditje kundėr kulturės shqiptare, kundėr identitetit shqiptar. Prandaj ajo duhet ndalet nga shkollat dhe jeta publike shqiptare.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara