HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Deklamimi i poezisė sė Nėnės Terezė nė njė CD

-- nga Ndue Ukaj

Ndue Ukaj Pikėrisht nė 10-vjetorin e kthimit tė sė Lumes Nėnė Tereza tek Ati qiellor, meshtari i zellshėm Don Marjan Marku, ka pėrmbledhur poezi, pėrsiatje, lutje dhe tekste tė Nėnė Terezės pėr t'i pėrmbledh nė njė CD me titull: "Nėna Terezė: Jeta, mendime dhe uratė", tė realizuar nėn producimin e Misionit Katolik Shqiptar nė Zvicrėn Lindore, e tekstet e sė cilės i lexojnė dy aktorėt nga Tirana, Rikard Ljarja dhe Roza Anagnosti. Kjo CD ėshtė e realizuar me pėrkushtim tė madh dhe si e tillė synon tė pėrēon filozofinė dhe dashurinė e sė madhes Nėnė Tereza pėr botėn, pėr njeriun, sidomos pėr atė mė tė varfrin, tė papėrkujdesunit, tė lėnėt pas dore, nė njė formė tjetėr, me artin e kombinimit tė tekstit dhe deklamimit, me ritmet ėmbla muzikore.

Kjo formė e paraqitjes sė veprimtarisė sė bamirėses me famė botėrore, Nėnės sonė Terezė, jo vetėm qė pasuron fondin e shumtė tė botimeve mbi tė dhe pėr tė, porse kjo CD mbi tė gjitha ndriēon edhe mė tej portretin e saj tė shumanshėm dhe universal, tanimė me njė mėnyrė tė re, me njė pėrmasė mė tė kompletuar semantike e artistike, duke i dhėnė receptuesit njė ndjesi tė thellė dhe tė hollė estetike pėr fjalėt dhe mendimet e saja tė ēmuara. Ngase, pėrsiatjet e Nėnės Terezė, kanė, pėrveē konotime tė thella filozofike, jetėsore, religjioze, edhe dimensione tė fuqishme artistike. Ato janė tė ngjeshura me figura dhe mendime tė pėrpunuara. Ndėrsa nė kėtė CD, poezitė, uratat, pėrsiatjet e Nėnės Terezė shoqėrohen edhe me komente sintetike nga Don Marjan Marku, formė kjo qė i jep njė dimension plotėsues, jo vetėm teologjik, por edhe praktikė jetėsor kėtij projekti dhe fjalėve tė Nėnės Terezė.

Shikuar nė kontekstin poetik, filozofik, religjioz, fjalėt e Nėnės Terezė pėrbėjnė nė vete margaritar tė rrallė, unike, e tė papėrsėritshme tė cilat i ka njerėzimi, ndėrkaq ato peshojnė fuqishėm dhe gjithmonė tingėllojnė aktuale, ato janė visaret tė ēmuara, tė cilat, po tė jetėsohen nė vepėr, shumė dukuri negative tė kohės sonė do ishin ndryshe. Pėrmes kėsaj CD, ne pėrjetojmė e shijojmė bukurinė e vargjeve, lutjeve, pėrsiatjeve tė Nėnės Terezė pėrmes artit tė deklamimit dhe artit tė shoqėrimit me tinguj. Ėshtė kjo njė formė tejet mbreslėnse, qė i jep njė dimension tė ri pėrjetimit tė asaj qė ėshtė krijimtaria e Nėnė Terezės. Nėse shkojmė mė tutje, edhe lindja e poezisė si zhanėr artistik, ėshtė e lidhur me artin e deklamimit dhe muzikės. Prandaj, pėrmbledhja qė ka bėrė Don Marjan Marku ėshtė tejet frytdhėnėse pėr kontekstin tonė kombėtar dhe si e tillė duhet pėrshėndetur.

Projekti i kėsaj CD, ėshtė i konceptuar brenda teksteve dhe pėrsiatjeve tė Nėnės Terezė, tė shkruara gjatė rrugėtimeve tė saj jetėsore, rrugėtime kėto qė janė shoqėruar me uratė, lutje, poezi dhe pėrsiatje tė thella e domethėnėse. Nga kėto copėza mendimesh e ndjenjash, nė mėsojmė shumėēka nga ajo qė ishte jeta dhe madhėshtia e Nėnė Terezės. Nga fjalėt e ēmuara tė saj, nga vargjet me pėrplot filozofi, njeriu frymėzohet si tė ecet me dashuri, si tė mposhtėn tė kėqijat e botės me besim, lutje, dashuri e gatishmėri pėr flijim. Pėr me tepėr, nga kėto mėsojmė si tė sfidohen dukuritė e panumėrta tė kėqija tė botės dhe s'i t'u jepet kuptim shumė vuajtjeve tė botės. Dhe nga fjalėt e saj mėsojmė pėr tė varfėritė ndėr mė tė varfėr, pėr tė kuptuar, ruajtur dhe sfiduar misionin e jetės qėllimmire. Nė kėtė mėnyrė mėsohet edhe prania e Krishtit nė jetėn e saj, modelin e sė cilit e ka ndjek nė ēdo hap tė jetės.

Materia e shtruar pėr deklamim kėtu, ėshtė e konceptuar sipas njė rendi logjikė, ajo ndėrlidhet me fillimet deklarimin e saj tė fuqishėm, lakonik, universal e shumėdimensional, qė nė kontekstin shqiptar kanė njė domethėnie speciale:
"Me gjak e gjini jam shqiptare; me nėnshtetėsi, indiane/Jam murgeshė katolike. Pėr thirrje, i pėrkas mbarė botės, por zemra ime i pėrket plotėsisht Zemrės sė Krishtit. Linda nė Shkup nė vitin 1910, Im atė kishte njė dyqan tė vogėl ku shiste material ndėrtimi. Kisha njė motėr e njė vėlla. Ishim familje e lume. E shumė e bashkuar. Unė jam njė lapės i vogėl nė dorė tė Zotit. Ėshtė ai qė shkruan. Ai, qė mendon. Ėshtė ai qė vendos. E pėrsėris. Unė jam veē njė laps i vogėl, i vogėl".

Poezia dhe urata e Nėnės Terezė ngėrthen pėrmasa tė shumta kuptimore, prek nė palcėn e dhembjeve njerėzore dhe jep gjithmonė frymėzime si tė kalohet nga mjerimi i kohė. Pikėrisht ky aspekt ėshtė pasqyruar nė kėtė CD. Intenca e misionit tė saj ėshtė e lidhur me ketė postulat: "Nėse i keni dhėnė/ njė gotė ujė tė etshmit, ia keni dhėnė Jezusit. Ky ėshtė njė mėsim i vogėl". Nė kėtė pikė, shihet gatishmėria mbinatyrore e saj pėr tė kontribuar pėr njerėzit e varfėr, pėr ata tė lanit nėn mėshirėn e fatit. Nė ketė projekt tė pėrgatitur nga Don Marjan Marku ėshtė pėrfshirė Eukaristia dhe thellėsia e perceptimeve tė saja teologjike, fetare dhe dashuria e pakufishme pėr Krijuesin.

Njė vėmendje tė posaēme ne perceptimet fetare dhe jetėsore tė Nėnės Terezė ka luajtur dhe Maria, Nėna e Krishtit, e cila zė njė vend me rėndėsi nė kuadėr tė pėrsiatjeve tė tyre. Nė tė vėrtet, "Maria ėshtė pėr ne shkak i gėzimit", thotė ajo me pėrvujtėrinė e pashembullt. Madje, ajo ėshtė mburoja e paqes, e jetės njerėzore dhe shembullit mė sublim tė lutjes pėr njeriun. Nėna Terezė, bija shqiptare e cila arriti tė mbaj epitetin e madh Nėna nga gjitha bota, njė vend me rėndėsi nė jetėn e saj i ka dhėnė pėrpjekjeve titanike pėr paqe nė botė. Madje pėr kėtė ajo u nderua me Ēmimin Nobel pėr Paqe me 1979. Me kėtė rast, ndėr tė tjera ajo le nė pėrjetėsi vargjet e fuqishme dhe udhėrrėfyese pėr ēdo kohe e ēdo njeri, tė cilat ofrohen edhe nė kėtė CD: "Fryti i heshtjes ėshtė lutja. Fryti i lutjes ėshtė feja. Fryti i fesė ėshtė dashuria. Fryti i dashurisė ėshtė shėrbimi. Fryti i shėrbimit ėshtė paqja.

Paqja ka pėr qėllim pėr tė mbjellė dashurinė dhe pėr tė lejuar zhvillimin e rritjes pėr veprim. Ne jemi tė lindur pėr tė dashur dhe pėr tė qenė tė dashur". Pėrveē paqes, Nėna Terezė dallohet me perceptimet, angazhimet e saj pėr dashuri. Madje pėr tė dhe veprimtarinė e saj dashuria ėshtė alfa e omega e ēdo veprimi jetėsor. Nė kėtė kontekst, kemi vargjet dhe mendimet antologjike, qė janė tingėlluese dhe tė pėrhershme nė ēdo kohė, nė ēdo kulturė, nė ēdo religjion, nė ēdo moshė: "Njeriu ėshtė i paarsyeshėm, i palogjikshėm, egocentrik, s'ka rėndėsi, duaje. Nėse bėn mirė, tė thonė se bėn pėr qėllim egocentrike,s'ka rėndėsi, bėj mirė..." E kėsaj natyre tematike ėshtė edhe pėrsiatja e Nėnė Terezės pėr Gėzimin, ku kėrkohet tharmi i jetės sė lumtur nė Zotin dhe Njeriun, postulate themelore tė jetės sė saj. Njė vend me rėndėsi nė jetėn e Nėnės Terezė, e cila ėshtė e prezantuar nė kėtė CD paraqet Familja, ngase siē shprehet Don Marjan Marku: "Besoj se bota ėshtė e dėshpėruar dhe vuan shumė pėr shkak tė dashurisė sė paktė nė familje". Nė tė vėrtet, Nėna Terezė thotė: "Dashuria fillon nė shtėpinė familjare". Ky mendim tingėllon fuqishėm dhe gjithmonė aktual.

Nė kėtė kontekst, nuk mund tė mos pėrmendim edhe poezinė e pakrahasueshme, me njė shprehėsi tė veēantė emocionale, me njė intonacion dhe bukur vargjesh, ku ritmi dhe muzikaliteti i brendshėm ec nė pėrputhshmėri me ndjesitė e saja Hyjnore:
"Jeta ėshtė dashuri, pranoje. Jeta ėshtė bukuri, admiroje. Jeta ėshtė lumturi, shijoje. Jeta ėshtė ėndėrr, zbatoje. Jeta ėshtė sfidė, ballafaqoje. Jeta ėshtė detyrė, kryeje. Jeta ėshtė lojė, luaje. Jeta ėshtė e ēmueshme, nderoje. Jeta ėshtė pasuri, ruaje. Jeta ėshtė dashuri, pėrjetoje. Jeta ėshtė fshehtėsi, zbuloje. Jeta ėshtė premtim, plotėsoje. Jeta ėshtė pikėllim, tejkaloje. Jeta ėshtė himn, kėndoje. Jeta ėshtė tragjedi, zbute. Jeta ėshtė aventurė, zbėrtheje. Jeta ėshtė kėnaqėsi, meritoje. Jeta ėshtė jetė, mbroje".

Duke i lexuar kėto rreshta, nuk mund tė mos tronditemi nga intuita gjeniale e saj, nuk mund tė mos tronditmi nga shprehėsia dhe bukura e ideve, nga tingllueshmėria dhe bukuria estetike e vargjeve. Nė tė vėrtet kėto lėnė njė mbresė tė madhe nė zemrėn e ēdo njeriu dashamirės. Sa herė dėgjojmė, ato frymėzojnė dhe na nxitin pėr t'u pėrpjekur qė ta bėjmė botėn sa mė tė mirė. Kėto fjalė na japin njė pamje kuptimplote tė jetės sė saj unike nė kėto dymijė vitet e tona. Po e pėrmbyllim kėtė tekst me vargjet e lakonike, me mendimet e thella dhe filozofike, ku shprehet nė mėnyrė sintetizuese qėllimi i jetės dhe qėllimet tė saja, nė disa rreshta gjenial, duke vlerėsuar nė tė njėjtėn kohė se kjo CD do tė ndihmoj edhe mė shumė nė jetėsimin dhe pėrjetėsimin e veprės sė saj gjigante nė dheun e saj, nė Arbėrinė aq tė dashur, duke besuar se ajo tamam si njė Nanė lutet pėr ne, qė tė ndėrtojmė sa me par qytetėrimin dhe filozofinė e saj tė dashurisė, tė mirėsisė, tė paqes.

"Gjej kohė pėr tė menduar – ėshtė burimi i fuqisė. Gjej kohė pėr t'u lutur – ėshtė nė botė mė e madhja fuqi. Gjej kohė pėr tė qeshur – ėshtė muzika e shpirtit. Gjej kohė pėr lojė – ėshtė fshehtėsia e rinisė. Gjej kohė pėr tė dashur – ėshtė dhurata e Hyjnisė. Gjej kohė pėr t'u dhuruar – ėshtė ngadhėnjimi i dashurisė. Gjej kohė pėr tė lexuar – ėshtė burimi i urtisė. Gjej kohė pėr t'u shoqėruar – ėshtė rruga e lumturisė. Gjej kohė pėr tė punuar – ėshtė ēmimi i ardhmėrisė. Gjej kohė pėr tė bėrė mirė – ėshtė ēelėsi qė tė shpie nė qiell"

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara