HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Marrėdhėniet vėllazėrore apo deformimi i diskursit publik

-- nga Ndue Ukaj

Ndue Ukaj Nė momentin e parė kur humb sensi logjik i interpretimit tė gjėrave, natyrisht vjen nė shprehje antipodi i logjikės, injoranca me tėrė pėrmasat e saja ēoroditėse qė si e tillė prodhon deformime publike. Por, tė quhet, vetėm injorancė ajo qė dėshirojmė tė vėmė nė spikamė nė kėtė tekst, nuk duket ashtu, ngase kuptimet dalin mė tė thellė, prekin dimensionet psikologjike dhe botėkuptimore dhe natyrshėm kėtu hynė nė interpretim qėllimi, apo qėllimet si mjete e instrumente pėr tė ndėrtuar njė marrėdhėnie tė qartė mes sė shkuarės dhe sė ardhmes, si dhe pėr tė vėnė nė spikamė njė koherencė kombėtare, pėr tė cilėn aq shumė kemi nevojė.

Pėrtej njė deformimi e degjenerimi kulturor, interpretimi i vizitės sė Kryeministrit tė Kosovės Agim Ēeku, me njė delegacion tė gjerė nė Turqi, paraqet edhe precedent tė rėndėsishėm, jo pėr pėrmasėn e vizitės, as pėr rolin qė ka Turqia nė marrėdhėniet ndėrkombėtare, por, pėr tė analizuar dhe kuptuar rezonimet e njė pjesė tė mediave tė Kosovės, pėr tė kuptuar performancen e disa qarqeve tė Kosovės, pėr tė ardhmen e Kosovės, nė fund tė fundit, pėr tė vėnė njė marrėdhėnie tė qartė me tė kaluarėn tonė, jo aq tė largėt. Nė parim, vizita e delegacionit tė Kosovės nė Turqi ėshtė krejt nė parime tė shėndosha tė ndėrtimit tė marrėdhėnieve tė shėndosha politike me ēdo vend, por pa asnjė ngarkesė emocionale, pa asnjė mbishtresė apo parashtresė a prapashtesė. Ėshtė vizitė politike dhe e tillė duhet trajtuar.

Nė emisionin e mbrėmjes sė lajmeve nė Radio Televizionin e Kosovės, u tha, madje me njė patetizem e ngashėnjim tė pashembullt, se Kosova dhe populli i Kosovės ka marrėdhėnie “vėllazėrore” me Turqinė. Cilėsori vėllazėror u theksua fuqishėm. Kjo nė gjuhėn me tė zakonshme, pėr mendimin tim quhet trishtim. U habita. Madje, u trishtova, mė kapi njė ankth, njė frikė e njė nervozizėm: ėshtė e mundur qė me ata me tė cilėt kemi luftuar pėr pesė shekuj, ata qė na kanė degjeneruar e deformuar kombin, me ata qė na kanė katandis nė pellgun e padijes e moszhvillimit, me ata qė na kanė thithė gjakun, ne, pikėrisht sot, kur po synojmė tė kthejmė kahen drejtė botės sė qytetėruar, tė kemi marrėdhėnie vėllazėrore. O Zot, thash, po a kaq e vogėl, apo kaq djallėzore qenka memoria jonė kombėtare. Po, po, s’do tė shkojė shumė, po tė njėjtit do tė proklamojnė marrėdhėnie vėllazėrore edhe me Serbinė njė ditė, sepse kėshtu ne jetojmė pėrmbysėsh historisė sonė.

Pėr ēudinė e situatės, nė ditėn e kėsaj vizite dhe tė kėtij llapsusi publik (apo qėllimi djallėzor!), unė lexoja tregimin brilant tė shkrimtarit tė madh Ismail Kadare, “Lumturia e sė Keqes”, ku autori, ashtu sikurse nė njė pjesė tė madhe tė krijimtarisė sė tij, edhe njėherė stigmatizon shtypjen barbare tė turqve kundėr shqiptarėve; rrėfehen me njė ironi tronditėse qėllimet mė djallėzore tė kėtij shteti pėr tė shprishur kombin shqiptar, pėr tė vėnė barriera tė patejkalueshme pėr tė ardhmen e tij; pėr ta ndarė e pėrēarė dhe kėshtu pėr t’ia prerė rrugėt e emancipimit dhe zhvillimit. Ky tregim shkruhet nė kontekstin e kohės sė ikjes sė turqve nga trojet shqiptare.

Pėr tė kuptuar qėllimet mė djallėzore qė ka pasur Turqia ndaj Shqiptarėve, pėr tė kuptuar ēfarė tė metash kombėtare e ēfarė plagėsh trashėgojmė sot nga ky pushtim, pėr tė kuptuar se krejt tragjikja e historisė sonė vjen po nga ky pushtim, ju lutem gazetarė, politikan, lexues tė dashur, merreni e lexoni tregimin e shkrimtarit tė madh Ismail Kadare “Lumturia e sė keqes”. Lexojeni pa asnjė paragjykim dhe do tė kuptoni se, ne jo qė s’jemi vėllezėr me turqit, por, janė ata qė na kanė prurė kėtu ku jemi, na kanė ndarė e pėrēarė, na kanė larguar nga bota pėrparimtare, na kanė pėrēudnuar mentalitetin.

Pa dashur kėtu tė analizoj ēfarė nė tė vėrtetė pėrfaqėson Turqia nė botėn pėrparimtare, merrni e shfletojeni shtypin ndėrkombėtare, shiheni si pėrflitet pėr regjimin e kėtij shteti, shtypjen qė ju bėn krijueseve tė tyre, gazetarėve, shkrimtarėve, e mos tė flasim pėr kurdėt. Po kėto ditė nė mediat ndėrkombėtare flitet shumė pėr ikjen e nobelistit tė Letėrsisė Orhan Pamuk nga Turqia dhe strehimit tė tij nė Amerikė, pėr asgjė tjetėr, pėrpos se kemi tė bėjmė me njė komb ende jo tė lirė. Jo vetėm ky, por janė njėmijė e njėqind argumente qė na lidhin me ABC tonė kombėtare, tė cilat na dėshmojnė se ne nuk kemi marrėdhėnie vėllazėrore me Turqinė, sepse krejt ajo qė ne e njohim ne kulturėn tonė, ėshtė marrėdhėnie kundėrvėnie me Turqinė. Nė tė kundėrtėn, duket e ēuditshme kjo tė vihet nė relacion me shtetin tonė amė; ne vazhdojmė tė hezitojmė tė flasim pėr marrėdhėnie vėllazėrore ne Shqipėrinė.

Nėse vėrtetė ekziston kjo marrėdhėnie vėllazėrore me Turqinė, pse nuk formojmė njė grup ekspertėsh, historian, letrar, antropolog dhe tė spastrojmė historinė tonė me Gjergj Kastriotin-Skėnderbeun, me Pal Engjėllin dhe formulėn e parė tė shqipes sė shkruar, tė shporrim Marin Barletin, Pjetėr Bogdanin, Pjetėr Budin, Arbėreshėt e shumtė tė Italisė, Naim Frashrin, Anton Zako-Ēajupin, Gjergj Fishtės, Ismail Kadarenė, etj. etj., dhe ta mbushim historinė tonė mė mishtė e vėllezėrve tanė turq, tė cilėt po e pėrsėris qė pėr pesė shekuj na kanė rrjepė e na kanė grirė. Dhe tė dalim e tė protestojmė e tė brohorisim e tė klithim: “Dum Babėn”.

Po e pėrfundoj me njė fragment tė shkurtėr nga tregimi i Kadaresė i pėrmendur mė sipėr:
- Katėrqind vjet mė parė njė njeri i hapi plagė tė pashėrueshme perandorisė sonė. Besoj se e kuptoni pėr kė e kam fjalėn, pėr tė mallkuarin Gjergj Kastrioti. Ka shekuj qė ėshtė bėrė baltė, as varri nuk i dihet, por sa pare bėn. Kujtimi i tij jeton dhe bashkė me kujtimin shestimi i tij. Ishte ky demon qė e riktheu rrotėn e historisė sė kėtij vendi nga kahja e bekuar qė porsa kishte nisur, drejtė Europės. Siē mund ta dish, ai vet u kthye nga Skėnderbeu nė Gjergj dhe u shpall kalorės i krishterimit. Ky pasues e personazhit turk, tregon se ėndrra pesėshekullore turke pėr tė “magjepsur” Shqipėrinė drejtė rikthimit nga aziatizmi ėshtė shpallur e dėshtuar edhe nga turqit. E ta ringjallim ne, s’ka sens, pėrkundrazi ėshtė ēmenduri qė s’do koment!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara