HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Semantika e dashurisė nė romanin "Nata me hėnė" tė Ismail Kadaresė

-- nga Ndue Ukaj

Ndue Ukaj Romani "Nata me hėnė" e Ismail Kadaresė, ėshtė njė ndėr prozat me specifike tė korpusit tė tij letrar, edhe pse nė mendimin kritikė letrar nuk ka zėnė vendin e romaneve tjera, sikundėr "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur", "Kronikė nė gurė", "Pėrbindėshi" etj. Ky roman shquhet pėr shumėllojshmėrinė e trajtave diskursive qė ka, si dhe pėr temėn universale qė shtjellon, por mbi tė gjitha, pėr semantikėn dhe lidhjet interletare qė ndėrton me diskurse kulturore tė njohura nė kulturėn e shkrimit universal (Linda Hacion), atė qė nė kritikėn letrare e quajmė intertekstualitet (Ronand Barhtes).

Romani "Nėta me hėnė", i cili "thenė" natyrėn narrative tė temave tė letėrsisė sė Ismail Kadaresė, sė pari ėshtė botuar mė 1985 nė njė gazetė dhe qysh kėndej u gjykua armiqėsore, nga fakti se aty paraqitej njė realitet i zymtė nė shoqėrinė "idealiste" tė diktaturės dhe parodizohej me trajta tė thella groteske njė regjim i tėrė qė merrej edhe me punėt mė tė ndyra, siē mund tė jetė morali shoqėror dhe hulumtimet e "virginis" tė njė femre. Ky tekst letrar me vonė, pėrveē se u gjykua, u kritikua dhe u ndalua. Tė dhėna qė shoqėrojnė botimin e kėtij libri pėrmendin njė aspekt me rėndėsi qė lidhet me aspektin e jashtėm tė kėsaj vepre: interesant ėshtė fakti se nė ditėn kur autori "hetohej" lidhur me kėtė roman, diktatori kishte vdekur, por lajmi ishte mbajtur i fshehtė.

Kadare dhe Kafka-relacionet
Narracionin e romanit e pėrshkojnė trajta tė bukura lirike, njė gjuhė narrative qė kurdoherė merr konotacione tė fuqishme poletike, tė prozės ku shkrihen afshet e njė dashurie, si dhe shpifjet e pashembullta dhe intrigat nė emėr tė saj; elemente kėto letrare qė asociohen edhe me dimensione psikologjik dhe pėrmasėn semantike tė "fajit" tė dashurisė, tė cilėn temė, nė kontekst tė kohės sė diktaturės, autori e parodizon brenda njė sistemi tė pėrēudnuar shoqėror, ku pėr asgjė ngritėn procese tė montuara dhe qesharake. Kėtė fabul Kadare e konstrukton pėrmes njė rrėfimi dramatike dhe me kontrast tė fuqishėm, ku ndeshim dy kampe qė luftojnė pėr tė mbrojtur pozicionet e tyre. Duke triumfuar heroina e romanit Mariana, kundruall njė aparati tė tėrė shpifės, ajo vetėm sa sforcon absurdin e njė jete nė diktaturė dhe shpėrfaq pėrmasėn groteske tė kėsaj jetė tė transfiguruar nė letėrsi, pėr tė ndėrtuar nė tė njėjtėn kohė edhe relacione me letėrsinė e mėdha tė Franc Kafkės dhe romanin brilant tė tij "Procesi".

Nė njė fabulė dramatike e cila ndizet nga njė shpifje e pastėr, shoqėria e tėra, e sidomos dashakeqėt hulumtojnė jetėn private tė heroinės, vajzės Mariana, e cila ėshtė e dlirė dhe e pafajshme krejtėsisht, nė tė cilėn "aferė" edhe regjimi pėrzihet tmerrshėm, duke dashur tė ruajnė "lumturinė njerėzore", njė paradigmė esenciale kjo qė shoqėron narracionin e romanit dhe na futė nė relacione jashtaletrare me romanin e Franc Kafkės "Procesi". Pikėtakimet mes romanit "Nata me hėnė" dhe romanit "Procesi" shfaqėn nė disa nivele tė konfigurimit tė teksteve letrare.

Nė romanin e Kafkės, ashtu sikundėr nė romanin e Kadaresė, kryheroi Jozefi K. i nėnshtrohet njė procesi hetimore, i pavetėdijshėm pėr fajin e tij dhe i pamėkatė pėr atė qė ngarkohet. Kundėr tij orkestrohet njė gjyq i madh dhe ai jeton nė prehjen qė gjen ne vete se ėshtė i pafajshėm. Ndėrsa nė romanin e Kadaresė, Mariana papritur bie viktimė e njė komploti shoqėror dhe gjykohet kinse ka dashur tė ja marr tė dashurinė shoqes Nora nė njė natė mė hėnė kur ka recituar disa vargje romantike. Kaq mjafton dhe intriga fillon. Dhe kėshtu nis njė intrigė, nė tė cilėn pėrfshihet rėnd edhe shteti dhe e gjykon pamėshirshėm heroinėn, deri nė degradim tė pashembullt moral tė saj.

Galeria e personazheve ndahet nė dysh, atyre qė gjykojnė heroinėn dhe atyre qė mbrojnė, edhe pse kėta tė fundit ballafaqoheni me fuqinė e pushtetit dhe shpeshėheė detyrohen tė jenė tė lėkundėr. Edhe pse nė dimensionin semantik mes romanit tė Kafkės "Procesi" dhe tė Kadaresė "Nata me hėnė" s'kemi ndonjė analogji, nė relacionet konstruktuese, Kadare krijon njė marrėdhėnie mes heroinės sė tij dhe heroit tė pėrmasave globale Jozefit K. Duke shėmbėllyer kėto dy romane, pėrveē se pikėtakon heronjtė nėn presionet e njė "gjyqi", nė tė njėjtėn kohė shpėrfaqin kontrastet e dy narracioneve, qė gjykohen tė pafajshėm. Kafka heroin e tij e ndėshkon nga njė gjyq real, ndėrsa Kadare nga njė gjyq qesharak, qė nė realitetin shqiptar ka kuptimin e atij moral. Grotesku kadarean shpėrthen fuqishėm drejtė njė intencė ideore: nevojėn pėr katharsis moral nė shoqėri theksohet fuqishėm, nė tė cilėn betejė gjykata imagjinare e shkrimtareve ėshtė e fuqishme dhe krejt e veēantė sepse ndėrtohet mbi tė bukurėn dhe shpirtėroren.

Nėse teksti i Kadaresė ka njė analogji me tekstin e Kafkės nė kuptimin e esencave tė brendshme qė dalin nga mirkostrukturat letrare, ndėrsa, nė njė rrafsh tjetėr, romani i Kadaresė ndėrton relacione me gjyqin biblik, sidomos me fillimet e ngjizjes sė Marisė nė fillimet e lindjes sė shpėtimtarit tė botės. Kėtu Kadare thekson fuqishėm edhe njė simbolikė pėr daljen e Shqipėrisė nga mizoria, pėrmes rilindjes. Inkuadrimi i personazhit me prejardhje biblike nė kėtė roman, i jep intencė shtesė statusit final tė tij.

Universi biblik dhe pėrmasa mistike e romanit
Pėrzierja e regjimit nė ēėshtje morale, pėr autorin ėshtė njė krim, andaj edhe heroinės i vesh atribute tė njė gruaje tė shkėlqyer, qė nė fund triumfon si njė Shėn Mėri. Nė kėtė aspekt, funksionalizimi i trajtave dhe diskursit biblik, romanit i jep njė pėrmasė dhe ngarkesė tė posaēme shprehėse. Prototipi qė krijon autori mes arkitekstit biblik dhe romanit tė tij ndėrtohet mbi heroinėn; nė Bibėl, Maria kur mbetet shtatzėnė ėshtė nė presion tė njė "gjyqi", por nė fund triumfon pėr t'ia dhėnė botės Bariun e mirė, Jezu Krishtin, ndėrsa, po kėshtu nė fund tė romanit, paradoksalisht, Mariana, protagonistja e Kadarese, e cila ka edhe analogji me emėr, triumfon dhe i dėshmon botės sė egėr tė diktaturės dhe gjithė deshakqinjėve se ėshtė njė grua e dlirė dhe e pamėkatė dhe shkėlqen kundrejt njė komploti tė madh qė zhvillohet ndaj saj: "Pas daljes nga materniteti, shkuam pėr ta vizituar vajzėn nė shtėpi, me pėrplot dhurata sipas zakonit. Foshnja ishte aty, pėrbri saj, njė djalė yll i bukur, por veē njerėzve tė fėmijės, as burrė, as i fejuar, as asgjė. Por kaq e thellė ishte mirėnjohja e jonė ndaj saj, mirėnjohja qė ajo na kishte falur fajet, saqė gjithēka vazhdonte tė na dukej e natyrshme dhe plotė dritė. Qė nga shtrojat e bardha, ajo na vėshtronte, tė gjithėve e qetė, buzėqeshje kjo Shėn Mėri e re qė ishte shfaqur nė kohėn kur pritej mė pak".

Nė romanin nė fjalė, gjithēka nis nga njė mistifikacion i qėllimshėm, i kurdisur dhe i pėrpunuar mirė nga armiq tė Marianės dhe pak nga pak merr pėrmasat e tilla, qė gati prekin tragjedinė e njė sajese tė ēuditshme, ku heroina Mariana thirret para njė "gjyqi" tė shpifėseve, ballafaqohet me tronditje tė madha shpirtėrore, nė tė cilėn lojė futen shumė personazhe, figura tė partisė, tė ndėrmarrjes ku punonte heroina, miq tė saj, aq sa psikoza ndaj Marianės pėrfshinė njė pjesė tė repartit ku punonte heroina dhe aty thirren edhe struktura tė shtetit, pra partisė.

Kulmi i njė konflikti absurd e grotesk shpėrthen atėherė kur kėrkohet vėrtetimi i nderit tė Marinės qė ishte njė marrėzi primitive, dhe fyerje e dinjitetit tė femrės, si dhe njė nga pėrmasat me tragjike tė romanit, pėr tė dalur tek vėrtetmi pėr "virginis", ku Marianės i duhet tė shkoj tek mjeku dhe tė dėshmoj se ishte "virginis" dhe s'kishte pasur asnjė marrėdhėnie me Gazmendin, tė fejuarin e Norės. Nė fakt, ky kapitull pėrbėn tekstin me ironik, njėherit edhe krijon faqet mė tė bukura letrare, ku pėrthyhen trajtat posmoderne tė letėrsisė kadareane.

Ismail Kadare romanin e pėrfundon me njė analogji letrare, qė nė tė njėjtėn kohė lenė tė kuptohet se ėshtė esenca e prozės. Narracioni pėrmbyllet, nėpėrmjet aluzioneve pėr Shėn Mėrinė e virgjėr, ku nėn heroinėn e saj del prototipi biblik dhe kėshtu, pėrveē se thekson pastėrtinė mendore e shpirtėrore tė vajzės sė re, atė e shpallė shenjtore tė kohės, duke dhėnė indikacione se me lindjen e saj, pėrfundon njė epokė e mizorive dhe lind njė epokė e ndritshme pėr Shqipėrinė. Me kėtė temė tė madhe, universi i Kadaresė ėshtė sprovuar nga pėrmasat mbinatyrore tė njė intrigė dhe inkuadrimi i personazheve biblike, ka semantikėn e vet: njė shpėtimtar pėr Shqipėrinė e mizorive kėrkohej si domosdoshmėri.

Nė fund, me triumfin e saj Mariana godet gjithė deshakqijtė e saj dhe narracioni shpjegon kėshtu: "Si tė ishte shpallje qė vinte nga lart pėrmes njė qarje ajo na shitoi tė gjithėve". Takimi me Marianen dhe fėmija cili qėndron pėrball saj, kur dihet se ajo nuk ka pas mashkull dhe ka qenė "virginus", shpreh nė mėnyrė tė plotė analogjitė dhe aluzionet me Virgjėrinė Mari, ndėrsa vizitat e atyre qė e kanė akuzuar fut nė lojė intertekstualitetin biblik, respektivisht ngjarjen e lindjes sė Jezu Krishtit dhe vizitat qė i bėhen atij nė Shpellėn e Betlehemit nga tre mbretėrit dhe barinjtė. Kadare me kėtė akt fut nė funksione letra arketipet dhe diskursin kulturor si kod universal dhe e shpėrndan nė struktuėrn e brendshme tė tekstit, nė mėnyrė krejt implicite. Kjo mėnyrė shkrimi, duke aplikuar modelin biblik, vetėm sa sforcon mendimet se letėrsia dhe kultura shqipe, nė pėrgjithėsi ėshtė produkt i modeli dhe kulturės biblike, krahas letėrsive tė mėdha perėndimore.

Ismail Kadare rrėfen pėrmes njė narracioni tė rrjedhshėm, i cili zhvillohet nga njė personazh i pėrfshirė nė intrigė dhe qė vihet ne anėn e viktimės, pra heroinės Marianės. Ky narrator zhvendoset kur e do puna dhe ka pėrmasėn e ēuditshme kohore, madje siē thotė Eric Faye, duket se kur flet ka njė esencė hyjnore dhe kjo e bėn rrėfimin e tij magjik.

Ky roman, me pėrmasėn e gjerė tematike dhe universale dhe me inkuadrimin e interelacioneve letrare, nė trajtat intertekstuale e interdiskursive, shpėrfaq edhe njėherė fuqishėm pyetjen dhe dilemėn qė shtron shkrimtari i madh amerikan Pol Oster, nė tekstin qėllimi i artit shtron kėtė pyetje: "Pėr ēfarė qėllimi i shėrben arti, nė veēanti arti i fiksionit, asaj qė e quajmė botė reale?"

Ky roman nė kontekstin e Shqipėrisė, ėshtė njė katharzė e mirė, mbase njė dimension pėr tė shpėrfaq tė bukurėn dhe tė dobishmen pėrmes gjuhės estetike nė krizat e mėdha shoqėrore, kur degradimet dhe absurdet janė groteske.

Botuar nė gazetėn TemA, Shqipėri, me 19 maj 2007

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara