HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Universi i poezisė sė dhembjes

-- nga Ndue Ukaj

Ndue Ukaj Nėse do kėrkonim tė nxjerrim njė parim frymėzues tė llojit dominues qė e karakterizon letėrsinė shqipe, veēanėrisht atė tė krijuar nė Kosovė gjatė shekullit tė kaluar dhe fillimshkullin tonė, mund tė shohim se paradigma e fatit kolektiv ėshtė strumbullar universal qė endet me tėrė pėrmasat, edhe nė rrafshin tematik, edhe atė estetik. Pse ėshtė e rėndėsishme kjo paradigmė? Pėr faktin e thjeshtė, sepse bėhet qelės pėr interpretimin e drejtė tė kėtij korpusi letrar, nė kontekstualitet mė kohėn dhe kulturėn e komunikimit estetik tė saj. Ky dimension pikėtakon raportet mes tekstit letrar dhe realitetit, ato dimensione qė dy teoricienėt e mėdhenj tė letėrsisė Ane Jefferson dhe David Robey i konceptojnė kėshtu: "Realiteti (ėshtė fjalė pėr tekstin letrar), nė kėtė rast, nuk do tė thotė thjeshtė bota konkrete, e objekteve materiale, por ai pėrfshinė realitete filozofike, psikologjike dhe sociale, tė cilat ekzistojnė pavarėsisht nga letėrsia."
Kėto marrėdhėnie mes tekstit letrar dhe letėrsisė, gjenden nė gjithė letėrsinė shqiptare, influencohen ndėrmjetvetshėm dhe krijojnė realitetin suprem tė artit tė shkrimit letrar. Dhe kėto dimensione fundamentale tė letėrsisė, i gjejmė edhe nė letėrsinė dhe poezinė e shkrimtarit Ibrahim Kadriu.

Letėrsia shqipe ėshtė zhvilluar nė kontekstin e dhembjes kolektive nacionale, sė cilit topos tematik letrar nuk ka mundur t'i shpėtoj asnjė shkrimtar. Edhe letėrsia e Ibrahim Kadriut (ashtu sikurse e shumė shkrimtarėve tjerė kosovar, si: Anton Pashkut, Ali Podrimja, Azem Shkrelit, Mirko Gashit, Sabri Hamitin, Eqrem Bashės, Sali Bashotės etj), ėshtė shkruar nė shtratin e dhimbshėm tė tragjikes sė Kosovės dhe nga kjo, ka shtresuar nė shtatin e saj legjenda dhe mite tė gjithanshme tė truallin e tyre antik, ku ka zėnė fillin qytetėrimi i madh perėndimor, pėr tė cilėn gjė poetėt dhe shkrimtarėt ndjehen krenar.

Autori i njė opusi tė shumė letrar, Ibrahim Kadriu ka pėrjetuar zikzaket e jetės dhe ndryshimeve dramatike nė Kosovė dhe keto marrėdhėnie specifike jashtaletrare, kanė vulė dhe kėtė status letrar nė letėrsinė e tij dhe veēanėrisht nė poezinė e tij. Atė e karakterizon fuqishėm, si shenjėzues dhe i shėnjuar, fati i nacionit dhe Kosovės mė gjerė, sikundėr nė prozėn e tij, ashtu edhe nė poezi; segment ky i pėrjcellur me dhembje e dashuri universale. Substrati i letėrsisė sė kėtij autori ėshtė i ndėrtuar nė rrjetin e diskursit tė gjithanshėm, ku projektohen dhe perceptohen dhembjet dhe dashuritė, si pjesė e njė kodi kulturor e letrar qė ka burim dhembjen pėr kohėn e pakohė dhe pėr fatin e mbrapsht historik. Kjo trajtė letrare nė letėrsinė e tij ėshtė autentike, spontane dhe e realizuar poetikisht, me mjeshtėri tė mbrehtė krijuese.

Libri me poezi i kėtij autori "S'mbet kohė pėr kremte" (Rozafa 2005), qė ėshtė botuar edhe nė rumanisht, me pėrkthim tė Baki Ymerit, ėshtė shoqėruar me vlerėsime tė mira nga kritika letrare e atjeshme, pėrcjell tek receptuesi njė poezi, nė tė cilėn impulset dhe emocionet poetike enden nė tehun e flladit lirik dhe dhembjes universale. Uni lirik, pėrmes njė sistemi poetik tė balancuar, me gjuhė tė goditur e emocionale, pėrshkon orėn e ndalur: "ėshtė ndalur ora/krejt zi e me tė zeza" (Kėrkimi) dhe i trishtuar, i stepur endet para tragjikes, pa gjetur ngushėllim, ngase ai ndeshet me varre e arena biografi. Andaj edhe krijon sintagmėn poetike "S'mbet kohė pėr kremte" qė korrespondon fuqishėm me substancėn e brendshme tė gjithė kėsaj pėrmbledhje poetike. Kjo poezi ėshtė panoramė imazhesh, ku pėrmes gjuhės lirik, figurave e arketipave letrare, rrėfehet pėr tragjiken e nacionit dhe fatin e njerėzve tė tij nė atė tragjikė, prej sė cilės triumfon koncepti aristotelian pėr katharsisin letrar.

Megjithėkėtė, poezia e autorit empirik (Umberto Eco), asnjėherė nuk ėshtė me tablo monotone, e pėrshkuara nga retorika, mllefet apo tendencat ideologjike. Ajo ėshtė poezi e pastėr, e ēiltėr, e bukur. Poeti vargun e laton bukur dhe e vesh me ornamente letrare, metafora e alegori, ironi e krahasime stilistike: ("Tė gjitha nisjet, si lindja mė shtyjnė nga fundi/Sado i ethtė tė ėshtė, imi ėshtė", poezia "Rruga do tė ndalet para lodhjes sime"). Dhe mė tej, shkrimtari Kadriu pėr tė thyer egėrsinė e kohės, dehet nė bukurinė e artit, aluzione kėto qė i sintetizon tek vargjet: "Ka nevojė pėr lule, pėr erėn e tyre dehėse/ pėr tė mundur kundėrmimin" (Shtėpia). Ky tip i diskursit letrar, sforcohet nė nivel tė klithmės nė poezinė "Elegji pėr vargjet", pėrmes vargjeve qė mbarin ambiguitet letrar: "I kisha do vargje tė mbledhura nėpėr ditė...Nga ajo natė e te kjo ditė kėrkoj tė gjejė ndonjė varg/Nėse ka mbetur nė ndonjė gėrmadhė". Pėrmasat e lirizmit tė poezisė sė Kadriut, nga diskursi lirik ku asociacionet dhe mesazhet shkrihen nė shtratin e strumbullarit tė tragjikes njerėzore, nganjėherė kalojnė nė dimensionet e vajit.

Statusi letrar i poezisė ka nuanca tė thella pikėllimi, sikundėr nė poezinė "S'mbet kohė pėr kremte", ku me shpirt tė tronditur thur vargjet pėr njeriun e afėrt tė vrarė: "Ėshtė vrarė derisa ecte tė arrinte harenė/E pritur me shekuj". Kėto dhimbje, poeti me fuqinė e shpirtit tė frymėzuar, i pikas nė poezi nė rrafsh tė komunikimit universal; autori dhimbjet e tmerrshme pėr kolonat e varreve, rrėfimet pėr liri, sikundėr i formulon me vargjet e mė poshtme: "Mė ēon rrugėve tė humbura do here/Qė i kisha harruar nė pluhurin e shtresuar" (poezia "Nė tregun e gjėsendeve tė vjetra"), dhe arrin t'i bėn dhembje universale, ku tragjikja e kombit tė tij, e shtresuar nga pluhuri historik, kėrkon rikthim nė vlerat e veta, nė dinjitetin historik.

Kėto mesazhe letrare, poeti i pėrēon me metafora tė pėrpunuara, tė zhvilluara kurdoherė edhe nė relacione tė bukura krahasuese, pėr tė sintetizuar e shtresuar pėrmasat e dhembjes nė kontrast me kėrkesat e lumturisė. Kėsofare poezia e tij me autetitecitetin dhe bukurinė e brendshme tingėllimore, bėhet njė peizazh i bukur pėr Kosovėn e poetit dhe pėr fatin e krijuesit nė kėtė vend. Nė ketė betejė tė rėnd, me ngjyra tė zeza, shkrimtarit ja ledhatojnė ndėrgjegjen vargjet, andaj kėrkon tė hyj nė kėtė univers: ("Do i mbyll dyert e tė sigurohem/Tė qėndron me vetveten nė vetvete/Larg etheve e lehjeve qė ma lėndojnė ditėn" dhe nga kėndej pėr tė sfiduar kohėt dhe harresat e rėnda, poeti shkruan: Do shfletoj librat qė mė rrinė si ndėrgjegje e plagosur/Dhe do e fshij pluhurin). Kjo sintagma e fshirjes sė pluhurit ka korrespondencė me ndėrgjegjen e plagosur, me tė cilėn nuk jetohet, sikundėr sugjeron poeti.

Shikuar nė kontekstin e pėrgjithshėm, kjo poezi karakterizohet me mendime tė fuqishme, tė mbrehta qė ngėrthejnė mesazh gjithherė konotative. E realizuar pėrmes njė perceptimi poetik mjeshtėror, kjo poezi ka strukturė poetike tė pėrpunuar, sikundėr shkruan dijetari i madh i letėrsisė Northep Fraji, "se lirika ėshtė mimizis brendshėm i tingullit dhe imazhit", Kadriu poezinė e ngjesh mirė me figura dhe trajta lirike. Dhe gjithashtu, funksionalizon intencėn e letėrsisė, atė qė ėshtė edhe e dobishme, por edhe e kėndshme, po ta parafrazonim Horacin e madh.

Nė fund, kjo poezi e dhembjes dhe e fatit tragjik, duke mbetur njė dokumentar artistik pėr kohėn, nė tė njėjtėn kohė shpreh atė qėllimin e fisėm tė letėrsisė, edhe pse poeti ėshtė i vetėdijshėm pėr mendimin e mėposhtėm tė shkrimtarit dhe dijetarit tė madh Amerikan Paul Auster: "Pėr ēfarė qėllimi i shėrben arti, nė veēanti arti i fiksionit, asaj qė e quajmė botė reale? Libri kurrė nuk e ka ushqyer stomakun e fėmijės sė uritur. Libri kurrė nuk e ka ndaluar fishekun nga futja nė trupin e viktimės sė vrarė. Libri kurrė nuk e ka ndaluar bombėn tė mos bierė nė civilėt e pafajshėm nė mes tė luftės. Disa dėshirojnė tė besojnė se admirimi i mirėfilltė mund tė na bėjnė nė tė vėrtetė njerėz mė tė mirė, mė tė drejtė, mė tė moralshėm, mė tė ndjeshėm, mė tė kuptueshėm".

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara