HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Reflektim pėr vizitėn e Bushit

-- nga Ndue Ukaj

Ndue Ukaj Nė mbamėndjen e shėndoshė tė njė populli gjallojnė data e ngjarje, tė cilat e bėjnė tė ndjehet krenar pėr qenėsinė e tij, por, ēfarė ėshtė mė e rėndėsishmja, nė mbamėndjen e kombeve, zakonisht datat dhe ngjarjet e rėndėsishme, janė momente pėr tė reflektuar pėr qasje mė pozitive nė perspektivat e kohės.

Ndėr instrumentet e shumta qė pėrdorin kombet, pėr tė gjallėruar dhe unifikuar gjymtyrėt e shkapėrderdhura (kjo ndodh sidomos nė raste krizash), ėshtė reflektimi ndaj ngjarjeve dhe datave me rėndėsi, tė cilat, bėhen apo janė pjese e memories historike, prandaj edhe e identitetit historik. Kombi ynė, edhe pse me histori tragjike, ndarje e pushtime nga mė tragjikėt, ka data, ngjarje dhe fenomene tė kėnaqshme, madje po tė jemi tė vetėdijshėm tė lakmueshme, qė mund tė hyjnė nė konkurrencė me kombe tė mėdha - e tė cilat duhet tė ndikojnė si tė kėtilla qė tė reflektojnė pozitivisht ndaj sė ardhmes.

Mė tej, ngjarjet e datat duhet tė ndikojnė pėr tė mirė, nė eliminimin, (kur ėshtė e nevojshme) e divergjencave destruktive, drejtė qėllimeve dhe objektivave tė pėrbashkėta. Madje, nga kėto elemente duhet krijohet paradigma qė tejkalon tendencat dytėsore dhe vė nė funksion mendjet dhe zemrat pėr njė tė ardhme mė tė mirė, e mė tė shėndoshė kombėtare. Nga kėndej, mund tė themi se vizita e Presidentit tė Amerikės Xhorxh W. Bush, me dhjetė qershor nė Shqipėri (vizitė kjo qė koincidon me tetė vjetorin e ēlirimit tė Kosovės dhe ditėt e pavarėsimit tė saj), ėshtė njė model i shkėlqyeshėm qė duhet tė ndihmojė ēdo njėrin qė merret me punėt e kombit tė reflektojė. Kjo vizitė do tė hyjė nė analet e memories historike shqiptare, pėr pėrmasat dhe rėndėsinė e saj tė jashtėzakonshme, nė kohėn mė tė duhur, pavarėsimin e Kosovės dhe pėrgatitjen sė Shqipėrisė pėr tė pėrmbyllur tranzicionin nė rrugė pėr rikthim tė dinjitetshėm nė Familjen Perėndimore.

Por, pėrveē tjerash, kjo vizitė duhet tė reflektojė, apo tė themi mė thjeshtė, duhet tė na mėsojė qė tė tejkalojmė vetveten dhe tė rreshtohemi tok pėr tė mirat dhe qėllimet e pėrbashkėta si komb, sepse nė ketė rrugė kemi mik kombin dhe kombet qė mbrojnė dhe luftojnė pėr liri, pėrparim, zhvillim e paqe pozitive.

Vizita e parė e Presidentit tė Shteteve tė Bashkuar tė Amerikės nė Shqipėri, ėshtė thėnė nga gjithė njėzėri e politikės, mediave, dijės, qytetarėt e shumtė, se ėshtė historik. Dhe jo vetėm kaq, ajo ėshtė pėrtej, ėshtė zgjatim i historisė dhe lidhje e fuqishme me ardhmėrinė. Kjo vizitė duhet kuptuar, interpretuar dhe pėrjetuar si njė moment reflektimi, ku qendrat tona tė politikėbėrjės, elitat intelektuale e mediat, tė orientojnė idetė, mendjet dhe qėllimet kombėtare drejtė unifikimit, nė gjėra tė pėrbashkėta. Kjo ėshtė rruga e vėrtetė, ėshtė e vetmja alternativė qė proceset tona tė marrin kaheje edhe mė pozitive kėshtu qė kombi shqiptar tė pėrmbyll kapitullin e gjatė tė vuajtjeve dhe tragjedive.

Nga kjo vizitė, duhet tė mėsohemi tė kėndellemi, qė tė flakim shpirtngushtėsinė, inatet e kapriēet e vockla, kundruall idealeve tė mėdha, sepse idealet e mėdha jetėsohen vetėm me punė, veprime e ide tė pėrbashkėta. Pėr tė ndihmuar nė kėtė synim, duhet tė reflektoj, nė pėrmasa tė thella, vizita e njeriut qė prin nė botė, jo vetėm nė ruajtjen e demokracisė, por edhe nė pėrhapjen e saj nė vendet jodemokratike, totalitare e tiranike, ashtu siē na ka ndihmua ne dhe na ndihmon tash. Kjo vizitė, duhet tė reflektoj nė gjitha hapėsirat shqiptare, pėr tė zgjuar ndėrgjegjen e shėndoshė, nga sėmundjet e viruset e kohės, nga zvarritjet dhe fragmentimet, tė cilat na janė bėrė nė tė shkruarėn, qė tė jemi, ashtu siē proklamohemi, tė sinqertė me vetėn, e nga kėndej me SHBA-tė dhe Perėndimin, pjese e mirėfilltė e demokracisė dhe vlerave tė qytetėrimit perėndimor, tė luftojmė pėr to, t'i mbrojmė ato dhe t'i avancojmė ato. Kėshtu i bėjmė nder vetė, kėshtu i nderojmė miqtė tanė dhe kėshtu hapin rrugė pėr njė jetė mė tė mirė pėr gjithė shqiptarėt nė tė ardhmen. Kjo vizitė duhet tė na ndihmoj pėr tė "zbuluar" edhe mė shume vetveten, pėr t'i kuruar plagėt dhe tė metat tona dhe pėr tė gjetur, hapur shtigje drejtė sė ardhmes.

Pa dashur tė hyjmė nė analiza e qėllimit tė vizitės sė Bushit nė Shqipėri, ajo qė duhet shtresuar nė memorien tonė kombėtare dhe duhet ruajtur si njė ngjarje me rėndėsi, ėshtė fakti i pakontestueshėm se rrugėtimet tona kombėtare janė tė lidhura dhe i detyrohen, pėr shumė arsye kėtij kombi; se janė pikėrisht vlerat euro-amerikane, ato qė na mbajnė gjallė si komb, na kanė shpėtuar nga gllabėrimet dhe shpėrdorimet e kohės dhe na subvencionojnė nė gjitha drejtimet pėr tė arritur nė stadin e nevojshėm kombėtar, sendėrtimit tė aspiratave pėr tė jetuar tė lirė, nė paqe e perspektivė.
Prandaj, qė tė tejkalojmė kėtė tranzicion tė stėrzgjatur, ėshtė e vetėkuptueshme qė kahėjet dhe qėndrimet tona duhet tė nuancohen mė ide e vizione mė pragmatike, tė cilat, pa asnjė herezi, do tė luftonin, pėr pėrafrimin e vlerave dhe kulturės sonė sė cunguar, drejtė shtratit tė atyre universale: perėndimore.

Tė gjithė pajtohemi, se nuk janė tė mjaftueshme fjalėt pėr tė ndryshuar realitetin. Por nė kėtė sens, duhet edhe tė bindemi, qė retorikat dhe proklamimet e shumta, t'i bėjmė veprime konkrete. Andaj qė tė dilet nga retorika e kohės, vizita e Bushit nė Shqipėri dhe qėndrimet tij tepėr miqėsore, nė raport me shtetin shqiptar dhe veēanėrisht Kosovėn, duhet tė reflektojnė fuqishėm qė tė funksionalizohen mė tutje, nė drejtim tė krijimit tė njė frymė mė tė shėndoshė nė shoqėri, krijimin e njė ambienti tė mirėfilltė demokratik, ku vlerat dhe idealet e demokracisė tė mishėrohen nė ēdo segment tė jetės.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara