HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


"Toka e re" estetike e shqiptareve

-- nga Nazire Veizi, Tirane

Rreth veprave te shkrimtareve Pierre-Pandeli Simsia, Ilir Borova dhe Skifter Kellici qe jetojne e punojne ne SHBA.

Te tre keta shkrimtare, me botimet e tyre gjate kohes se qendrimit ne SHBA, sjellin nje pervoje te re jo vetem ne qemtimin e materialit bruto, por dhe ne perpunimin e strukturimin e tij, duke shkrire ne nje perjetimet individuale ne kete vend kampion te lirise e te vlerave, me kujtesat e trasheguara ideoemocionale nga prej kah vijne.
Eshte e njohur ideja se ridimenisonimi psiko-gjeografik i shkrimtarit, ne rrethana te reja te vezhgimeve dhe eksplorimeve te tij, fiton mjaft ne raport me kredon e tij artistike, aq sa mund tė thuhet se tjetersohet ne kuptimin e pasurimit dhe persosjes se eperme tharmi estetik. Vete Nicja pohonte se ky ridimensionim, ne kuptimin e levizjes fizike dhe transhendentale ne kohe dhe hapesire, eshte nje pasurim i spektrit vezhgues dhe meditativ te krijuesit te vertete, te cilin e ndihmon ta shohe "lenden e pare" estetike ne nje raport te ri, me struktura dhe afeksione te reja rrefimtare.
Ne kete kuptim, shkrimtaret shqiptare, te rinj e te vjeter, qe per arsye ekonomike u larguan nga vendi i tyre ne kerkim te nje eldoradoje te re poetike, ata qe perbejne te ashtuquajturen diaspore te re te letrave tona, e pasuruan kameren e tyre vezhguese e meditative me ndjesi e raporte te reja, duke i bere nje vend te dukshem mungeses se kujteses premordiale te vendlindjes, duke e kthyer ate ne nje kujtese te re, qe shkon nga miti historik deri te metafizika e kulluar.
Vecanerisht shkrimtaret qe punojne, jetojne e krijojne ne SHBA, ne kete "toke te re" planetare, sic e ka quajtur dikush, ne kete toke te lirise shembullore, qe permbledh ne vetvete lirine fizike, lirine ekonomike, lirine morale e mendore, lirine e plote te lulezimit te ndergjegjes dhe te prehjes se trupit, ne token frytdhenese te talentit e te punes njerezore, kanė gjetur n veten e tyre mundesi te reja shprehjeje e afirmimi, kane rrokur tema e motive te begata artistike, te cilat i kane perpunuar e ngritur ne sistem vlerash estetike te mirefillta.
Kushtet e reja ekonomike, clirimi nga barra e mbijeteses se semure shqiptare, mundesia financiare per t?i vetesponsorizuar veprat e tyre, dhe mbi te gjitha liria e aplikuar ne sistemin e vlerave te mirefillta, i kane vene keta shkrimtare ne kushte te reja pune e krijimi, i ka pasuruar ne kuptimin shpirteror te fjales, duke iu ofruar tema e motive te reja, qe nen shtresimet e motiveve te se kaluares, kane fituar vlera polivalente shprehjeje e meditimi, qe nga narrativja deri te dramatikja e lirikja (poezia)

Tre shkrimtare, tre prirje ne "Token e Re"

Ne kete ese do te flasim per tre shkrimtarė, qe te tre banues ne SHBA, por qe ne artin e tyre ruajnė gjurmet e pathosit te vendlindjes, problematiken shqiptare.
Pierre-Pandeli Simsia, me origjine nga Berati, publisist, tregimtar dhe romancier befasues.
Ilir Borova, poet qe me tharmin e tij alegorik e sarkastik te ben menjehere per vete.
I treti eshte i mirenjohuri Skifter Kellici, i njohur e, deri diku, i afirmuar, autor i shume prozave kualitative, midis te cilave mund te veconim romanin "Atentat ne Paris", aq te njohur e aq te mirepritur nga lexuesi shqiptar e me gjere.

Te tre keta shkrimtarė, me botimet e tyre gjate kohes se qendrimit ne SHBA, sjellin nje pervoje te re jo vetem ne qemtimin e materialit bruto, por dhe ne perpunimin e strukturimin e tij, duke shkrire ne nje perjetimet individuale ne kete vend kampion te lirise e te vlerave me kujtesat e trasheguara ideoemocionale nga prej kah vijne.

Pierre-Pandeli Simsia, pas botimit mjaft te suksesshem te vellimit me tregime "Le te jem une Zamira", liber qe u prit shume ngrohte nga lexuesi dhe qarqet letrare ne Shqiperi e ne diasporen shqiptare ne Amerike, vjen me romanin ? Nje dashuri e vrare?, botim i Shtėpise Botuese "Arberia", Tirane 2006. Tendenca per te mos anashkaluar problemet e theksuara sociale te tranzicionit shqiptar, ketij tranzicioni primitiv shekullor, eshte i spikatur ne rrefimin e autorit Simsia, i cili kete teme e pėrcjell edhe ne librin e tij te pare. Romani ?Nje dashuri e vrare? nuk eshte nje histori sentimentale, perkundrazi, eshte nje drame e gjalle per shumicen e personazheve te tij, nje tragjedi e dhimbshme, aspak e merituar e heroines. Te kjo e fundit perplaset endrra me realitetin, meskiniteti i rrethanave provinciale dhe mentaliteti idiot me botekuptimin e nje idealisteje moderne, ne kerkim te vizionit tė kulluar per jeten e saj sociale dhe dashurore.
Dorina engjellore, e pershkruar bukur dhe mjeshterisht nga Simsia, duke enderruar fluturimin drejt qiellit te lumturise, fluturon ne te vertete drejt vdekjes me te zeze, drejt nje humnere t pakthyeshme. Historia e saj nuk eshte nje histori e shkeputur, por pjese e nje realiteti dramatiko-tragjik qe prodhon nje shoqeri ende ne krize, e cila nuk vlereson vlerat njerėzore dhe morali kallp i se ciles ushqen rrenjet e tragjedive dashurore dhe te gjithefarshme.
Proza e Simsise eshte nje akuze per klasen e papergjegjshme politike shqiptare, e cila dashje pa dashje, eshte motivuesja e kesaj strukture kriminale, qe vret qe ne embrion endrrat dhe nxit tutoret, banditet, mafiozet, llumin e shoqerise per te uzurpuar te drejtat legjitime njerezore, ku padyshim bashin e vendit, e mban dashuria e lire...

Ne vellimin e tij peotik ?Me respekt per...?, autori Ilir Borova na percjell nje suprize te kendshme lirike, plot befasime e situata te fresketa, ku zoteron nje humor i holle, qe e pershkon cdo varg te poezive te tij. Relacioni mes shijes poetike dhe relativitetit me kohen dhe vendin e duhur, raporti mes unit te trazuar e plot thyerje te eperme me relacionet meditative lirike, shkrihen ne nje me strukturat e vargjeve te punuara me kujdes, te lemuara deri ne persosje. Ai, duke u rrotulluar ne balonat e oreve, nuk mund te bej dot pa to, ne menyre qe herepas'here t?i shpoje e t?i sjelle ne nje forme sa me reale. Domethene, nuk mund te shkel ate fryme respekti per frymen e harxhuar dikur. Relativiteti i tij me kohen dhe njerezit kthehet ne metafore te kerkimit te lirise inidividuale dhe kolektive.
Sfondet e pasura figurative, te veshura me qyrkun e ngrohte te alegorise e sarkazmes, i bejne poezite e tij te lexohen me nje fryme, duke mos t?u ndare nga fytyra nje buzeqeshje e ngrohte, rrezellitese.

Ne nje vendosje tjeter rrefimtare, ne nje lende mitiko-historike, i vendos ngjarjet e tij shkrimtari Skifter Kellici ne romanin e tij me titull "Dashuri e gdhendur ne shkemb", sipas motiveve te romanit te famshem "Pertej largesive" te shkrimtarit disident Bilal Xhaferi. Kerkimi ne te kaluaren thuajse prehistorike, ne kohen e kryengritjeve ilire te Batos, eshte nje pretekst per te hequr nje paralele te nenkuptuar me realitetin aktual, ku edhe pse ne kushtet e nje ekzistence te dyzuar e problematike, te shqiptaret nuk eshte bjerre arketipi i lirise.
Stili i tij i mirenjohur lakonik, pa teprime, lajle e lule te teperta, pa retorike e patetike, sjell ne syte e lexuesit pamje te virgjera te kujteses historike.
Ne arketipin historik te luftetarit te etur per liri e drejtesi sociale, Kellici, kerkon rrenjet e kujteses se deformuar historike si rezultat i pushtimeve nga jashte e nga brenda, qe kane pasuar njera-tjeren ne kete vend.

E pėrbashkėta
E perbashketa e ketyre tre shkrimtareve me prirje, tendenca e format te ndryshem estetik eshte ndjesia e clirimit nga tabute dhe kerkimi ne zonat heshtjes njerezore, duke u vete-cliruar nga autocensura dhe makthi i opinionit, qe here-here e mberthen shkrimtarin ne nje gracke fatale.
Si Pierre-Pandeli Simsia, ashtu dhe Ilir Borova e Skifter Kellici, perjetojne nje revolucion psiko-estetik, pasi jo vetem ne tematiken e perzgjedhur, por dhe ne ndertimin e ngrehines estetike te veprave te tyre ndihen komode e te pergjegjshem.
"Toka e re", psikolgjia e re e nje komuniteti qe ka qindra vjet qe kerkon ne rrugen e lirise e te progresit, i ka bere ata me kerkues ne shpalosjet e tyre.
Ne lenden e perzgjedhur prej tyre ka nje prirje per te depertuar ne "zonat latente": Simsia ne tabute dhe makthet ekzistenciale dashurore, Borova ne alegorine qe e shikon deri te shfaqjet me serioze njerezore, Kellici ne tabute historike, ku zbulon mekanizmin e mistifikimit dhe keqkuptimit historik. Te tre e dine mjaf mire se cfare kerkojne dhe, ne kete kerkim, procedojne me mjete te begata estetike: me struktura moderne rrefimi e lirizmi, me thyerje te eperme te situatave e te rrethanave ku i vendosin ngjarjet, personazhet dhe objeksionet e tyre poetike...

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara