HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Stambolli im: Mbi shpirtin e njė qyteti

-- nga Orhan Pamuk

Nobelisti nuk erdhi nė Gjermani. Pak ditė para se Orhan Pamuku tė pranonte titullin "Doktor Nderi" tė Universitetit tė Berlinit (Freie Universität Berlin) dhe tė merrte pjesė nė njė takim pėr nder tė tij nė shtėpinė e Ansamblit tė Berlinit, ai anuloi udhėtimin dhe shkoi nė New York, pas kėrcėnimeve me jetė nė Turqi. Gazeta gjermane "Süddeutsche Zeitung" ka dokumentuar fjalimin e tij tė pėrgatitur pėr kėtė vizitė, i cili nė mungesė tė tij u lexua nė Ansamblin e Berlinit.

Kam lindur nė Stamboll dhe atje kam kaluar 50 vjet tė jetės sime. Duke pėrjashtuar tri vite nė New York unė nuk kam jetuar askund tjetėr. Pėr mua Stambolli ėshtė bosht dhe pikė ankorimi, prej sė cilės i krahasoj shtėpitė, qytetet, vendet dhe botėt e njerėzve tė tjerė. Nganjėherė kufizimin tim ndaj Stambollit e ndjej si mangėsi.

Ka autorė si Conradi, Nabokovi apo Naipauli, tė cilėt ia dalin tė ndėrrojnė qytetin dhe vendin, t'ia kthejnė shpinėn kontinenteve dhe kulturave dhe tė vėshtrojnė botėn pėrmes dritares sė njė gjuhe tjetėr. Unė, ndėrkaq, pas kalimit tė 50-viteve jam kthyer madje nė shtėpinė e njėjtė, nė tė cilėn kishte filluar jeta ime dhe ne fasadėn e sė cilės ėshtė shėnuar mbiemri i familjes sime. Nė mbrėmje shikoj sėrish nga e njėjta dritare nė rrugėn e njėjtė. Pėrmes degėve tė rrapit 70-vjet tė vjetėr, shkėlqen turbullt drita e dyqanit tė Aladinit, nė tė cilin tashmė 50 vjet ka ēikėrrima tė llojllojshme, cigare dhe pothuaj gjithēka tjetėr pėr tė blerė. Kur gjatė mbrėmjeve tė verės fryn era e freskėt, unė nganjėherė,- pėr shkak tė pėrkushtimit tim ndaj vendit tė njėjtė, ndaj rrugės sė njėjtė, madje ndaj shtėpisė sė njėjtė,- ndjej njė therje tė lehtė nė zemėr.

Njė ndjenjė faji mė helmon brendėsinė si dikur katrani i cigareve tė pira pakujdesshėm. Nuk ėshtė pendim, mbase ėshtė rezignim; a janė vetėm banorėt e Stambollit kėshtu, tė cilėve gjatė vėshtrimit tė qytetit tė tyre u bėhet e qartė se jeta ėshtė kėshtu dhe jo ndryshe? Mbase nė Stamboll ėshtė e pashmangshme qė me shqetėsim tė shikosh se si gjithēka ndryshon pamėshirshėm dhe pa asnjė rregull, derisa njėkohėsisht thuhet se kurrė nuk po ndodhė asgjė si dikur tė rritur nga koha ime e fėmijėrisė, tė cilėt rrinin ulur duke pirė cigare dhe ankoheshin pėr gjėra, pjesė pėrbėrėse e tė cilave ata ishin vetė.

Brenda 50-vitesh popullsia e Stambollit ėshtė rritur prej njė milioni, nė dhjetė milionė. Qyteti tani ka lagje tė largėta, tė ēuditshme, nė tė cilat nuk kam qenė kurrė, bile as emrat e tyre, kur i lexoj nė gazetė, nuk mė thonė asgjė. Megjithatė, gjatė shikimit nga dritarja ime sė paku mund tė merret me mend se qyteti im i lindjes ėshtė plotėsuar me fshatra tė largėta, tė huaja. Rrugėt e fėmijėrisė sime sot janė aq tė gjalla, siē nuk kam mundur t'i pėrfytyrojė as nė ėndrra. Nė rrugėn Tesvikiye, tė cilėn unė si fėmijė e shikoja nga dritarja pėrmes gjethnajės sė rrapit dhe blirit, ndėrkohė tė prerė, atėbotė lėvizte njė tramvaj. Mė vonė kalldrėmi dhe shinat e tramvajit u mbuluan me asfalt. Gati dhjetė vjet mė vonė, pasi ishin hequr telat e tramvajit, u instaluan tė rinj, kėsaj radhe pėr omnibusėt e importuar nga Italia, pranuesit e rrymės tė tė cilėve vazhdimisht binin teposhtė. Njė ditė, bashkė me omnibusėt, u zhdukėn sėrish edhe kėta tela.

Heroi ėshtė koleksionist

Tė jesh i lidhur me njė qytet ashtu siē jam unė, kur e merr atė si nafakė, atėherė me mish e shpirt bėhesh pjesė e atij qyteti. Ndryshimet, tė cilat janė kryer nė rrugė, sheshe, dyqane, njeriu sė pari i pėrjeton si plagė nė trupin e tij, si tė thatė dhe dukuri tė harxhimit, tmerrohet nė mėnyrė fėmijėrore (kinematė mė tė rėndėsishme janė mbyllur, libraritė janė zhdukur, dyqanet me lodra fėmijėsh), kridhet nė to ashtu sikur nė ndryshimin e formės sė trupit tė tij. Pėr ēfarė dua tė flas, ndėrkaq, ėshtė shpirti i Stambollit, tė cilin e kam bėrė pėr zemėr si njė dashnore tė ēmuar, ndonėse ajo kryesisht mė shumė mė sjellė nė kujtesė melankolinė apo gėzimin se sa pasurinė dhe thellėsinė e saj.

A kanė qytetet shpirt? Nėse po, prej ēka pėrbėhet ai? Nga madhėsia e qytetit, historia e tij, nga pėrshtypja qė na ngjallin rrugėt dhe ndėrtesat e tij? Nga rrėmuja apo zbrazėsia nė rrugicat e tij, nga mjegulla, vapa? Nga lumi apo - nė rastin e Stambollit - nga deti, i cili rrjedh mes qytetit? Ku e ndjejmė kėtė shpirt? Duke kundruar qytetin nga njė kodėr apo mė shumė nga njė nėnkalim duhmėrėndė dhe shurdhues nga zhurma e komunikacionit? Ndoshta shpirti ėshtė ai qė ne ndjejmė bashkė me gjithė qytetin, kur natėn nė shtratin tonė lėvizim nė kllapi si njė kafshė e lodhur nga ndodhitė e qytetit dhe nė veshin tonė depėrton si buria e alarmit tė mjegullės.

Stambolli mė kujton vazhdimisht vetminė brenda turmės. Nė shushurimat e pafundme dėgjojė fjalėt dhe frymėmarrjen e njerėzve tė lodhur. Nga rrugėt mė kaplon hijeshia e jetės dhe njėkohėsisht ndjenja e zbrazėtisė dhe kotėsisė. Njė ndjenjė vetėlėshimi nga bindja se asgjė nuk mund tė jetė e mbaruar dhe pėrkryer. Njė ndjenjė tejngopjeje, e nxitur nga kundrimi se nė lėvizje tė pafrenueshme dhe nė rrėmujėn e shumėllojshme shkatėrrohet gjithēka, tė gjithė njerėzit dhe gjėrat, dyqanet dhe rrugėt, ėndrrat dhe shpresat, harxhohen dhe gjithnjė e mė shumė i pėrngjajnė njėra-tjetrės. Kur nė mbrėmjet e verės qetė-qetė pushon zhurma e veturave dhe e autobusėve tė mbushur pėrplot, tė cilėt nė njė tymnajė prej pluhuri dhe gazrash i sjellin nė shtėpi njerėzit e lodhur dhe tė djersitur, kur gjatė perėndimit tė diellit njė dritė portokalli mbi qytet errėsohet dhe nė miliona dritare bėn dritė vezullima e kaltėr e televizorėve (dhe gratė fillojnė tė fėrgojnė patėllxhanėt), befas krijohet njė qetėsi, e cila mė tregon se Stambolli ka shpirt. Kur unė nė njė ditė tė ftohtė, tė qetė vjeshte, kur i gjithė qyteti ėshtė tėrhequr nė jetėn e tij tė brendshme, mes tė gjitha anijeve nė Bosfor kundroj punėn e njė peshkatari tė vetėm nė njė lundėr tė vogėl, edhe atėherė nė mua regėtin ky shpirt.

Qytetet vėrtet kanė shpirt. Nė shikim tė parė ai mund t'i duket ndryshe secilit prej banorėve tė tij, varėsisht sa gjatė jeton aty dhe nė cilat rrugė, shkolla, zyra dhe mjete transporti ēfarė ndjenje jete dhe ēfarė kujtimesh janė bėrė pjesė e tij. Por, ashtu siē fillojnė t'i ngjajnė dikur njėri-tjetrit njerėzit nė Stamboll, ashtu ėshtė edhe ky shpirt, tė cilėn e bart nė vete si njė mik tė mirė, thellė nė vete ngjashėm pėr secilin.

Nėn hijen e rrapit

Ēdokush nė Stamboll ėshtė i huaj, prandaj edhe vetėm. Turqit, apo mė saktė, osmanėt (ushtrisė osmane, e cila pushtoi Stambollin, i pėrkisnin edhe tė krishterė) nė Stamboll ishin tė huaj, sepse ata gjetėn njė qytet plotėsisht tė theksuar. Elita osmane, e cila pastaj do tė sundonte Stambollin pesė shekuj, ishte po ashtu e huaj, sepse rridhte nga njė kulturė krejt tjetėr. Edhe sot, pėrballė rritjes sė shpejtė tė popullsisė 90 pėr qind e njerėzve tė kėtij qyteti ē'ėshtė e vėrteta, janė tė huaj. Kėshtu, unė qė nga fėmijėria ime, prej secilit qė e takoj nė dollmush (furgon) apo nė rrugė, menjėherė pas ankesės pėr motin, pyetem prej nga jam. Kur dikush si unė, pothuaj i turpėruar, thotė se ėshtė stambollas, ai menjėherė me mosbesim, pyetet se prej nga i rrjedh babai ose nėna.

Por, vetėm kjo nuk e pėrbėn tėhuajėsinė apo vetminė, pėrmes tė cilave qytetit i jepet shpirti. Fshehtėsia e Stambollit gjendet mbase nė atė se qyteti ėshtė i paklasifikuar, i parregulluar dhe i pahulumtuar dhe nuk kuptohet tamam madje as nga banorėt e tij. Kėtu ėshtė pikėpamje e pėrgjithshme e jetės, qė pasuria e qytetit, e cila buron nga historia, dhe dėshmitė e civilizimeve qė kanė pasuar njėri-tjetrin tė perceptohen me parandjenjė, por pa i identifikuar me to. Qėmoti nė Stamboll e dėgjoj fjalėn: "Tė huajt na njohin mė mirė se ne vetveten". Kjo i referohet zakonisht turistėve, tė cilėt enden me doracak nė dorė, por mė pak ėshtė njė psherėtimė dhe mė shumė njė qėndrim skeptik, madje pėrēmues kundrejt synimit pėr t'i dalė zot nė mėnyrė strukturore rrėmujės sė qytetit.

Nė Stamboll nuk ka muze mbi historinė e qytetit. Disa muze padyshim mirė tė pajisura tė qytetit shėrbejnė mė shumė pėr ruajtjen e eksponateve tė vlefshme se sa qėllimit pėr tė kuptuar tė kaluarėn dhe pėr ta bėrė atė tė kuptueshme. Kur nė vitet '50-tė historiani i popullarizuar, Reshat Ekrem Koēu, i cili ishte dashuruar nė Stambollin, bėri pėrpjekjen heroike pėr tė shkruar njė "Enciklopedi tė Stambollit", prej saj nuk doli njė enciklopedi, por njė diēka qė pikėrisht pėr shkak tė papėrsosurisė i pėrngjante Stambollit: Kur Koēu pas 10 vėllimesh mbėrriti tek te shkronja H, ai u dorėzua; nė vend qė tė klasifikonte dijen pėr qytetin, ai vetėm e pėshtjelloi edhe mė shumė dhe nė bashkėpunim me shokėt e tij tė gotės dhe i nxitur nga pasionet e tij tė fshehta (pėr djem tė bukur dhe kėmbėzbathur, pėr marinarė tė hijshėm osmanė dhe pėr ēuna tė brishtė me veshje femrash) ky autor i zellshėm prodhoi njė mishmash jokonvencional popullarizues-kulturor.

Frymėn, e cila refuzon skematizmin e qytetit dhe nė fund tė fundit i bėn manar edhe ata, tė cilėt kanė marrė pjesė nė pėrpjekjen e tillė, unė e ndjej qėmoti nė dyqanet e vjetra. Dyqanet nė Beyoglu, nė tė cilat si fėmijė mė kishte marrė pėrherė nėna ime, tregonin ashtu si edhe pakicat qėllimisht tė heshtura greke, armene dhe tė tjera se prej sa shumė burimeve dhe prej ēfarė pasurie tė pamatshme ushqehet ky qytet. Ashtu si njerėzit, tė cilėt prej disa mijėra vitesh vijnė nė qytet, mugullojnė dhe bėhen pjesė e tij, pėrjashtohen, asimilohen, dėbohen nė nėntokė, harrohen dhe pėrndiqen apo shkrihen me ardhės tė tjerė, ashtu edhe nė Stamboll gjėrat kanė historinė e tyre tė fshehtė. Gjėsendet mė tė ēuditshme, tė cilat pėrfundojnė nė dyqanet tona prej Ballkanit, Evropės, nganjėherė Orientit dhe kohėve tė fundit, gjithnjė e mė shumė prej ish-Republikave Sovjetike dhe nė vitrina gjenden kuturu pranė njėra-tjetrės, mė bėjnė mua, kur gjatė shėtitjes qėndroj gjatė para vitrinės, tė ndjej qartė se kėtu shumė afėr regėtin shpirti i qytetit.

Nga gjermanishtja: Enver Robelli

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara