HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Drejtuar kryetarėve tė shoqatave shqiptare nė Mbretėrinė e Bashkuar

-- nga Petrit Kuēana, Londėr mė 05 Tetor 2007

Pėr dijeni Ministrit tė Punėve tė Jashtme tė Republikės sė Shqipėrisė, Shkėlqesisė sė tij, Z. Lulzim Basha.

Ne ndėrtuam njė model
Tė nderuar kryetarė tė shoqatave shqiptare nė Mbretėrinė e Bashkuar, tė gjithė ju qė keni marrė pėrgjegjėsinė pėr tė qenė pėrfaqėsues tė mėrgimtarėve nė kėtė shtet. Dėshirojmė qė t'iu pėrgėzojmė pėr kurajėn dhe guximin qytetar qė treguat me qėndrimin tuaj, pėr solidaritetin nė mbrojtje tė dinjitetit, jo vetėm tė gazetės "The Albanian", por edhe tė atyre pėrfaqėsuesve tė shoqatave, qė nuk u ftuan nė takimin e datės 4 Tetor 2007, parashikuar si takim i Ambasadorit tė ri nė Mbretėrinė e Bashkuar Z. Zef Mazi me komunitetin e kėtushėm shqiptar. Me modesti mund tė konstatojmė se tė gjithė sė bashku tė nderuar Kryetarė, bėmė qė nė historinė e diplomacisė shqiptare tė shėnohet mbase rasti i vetėm, unikal nė llojin e tij; reagimin kolektiv ndaj politikave selektive, pėrēarėse dhe tepėr tė dėmshme, qė zbatohen nga stafet e pėrfaqėsive diplomatike tė shtetit shqiptar.

Tė gjithė jemi tė bindur se qėndrimi ynė, nuk ishte njė braktisje ndaj institucionit tė ambasadės. Tė gjithė ne e dimė, se sa shumė i respektojmė institucionet, jo vetėm ne qė kemi marrė pėrgjegjėsinė pėr tė qenė pėrfaqėsues, por edhe tė gjithė qytetarėt e thjeshtė shqiptarė qė jetojmė nė shtetin Britanik, qė njihet si djepi i demokracisė perėndimore. Neve nuk na pėlqen qė qėndrimin tonė ta quajmė bojkot, por reagim qytetar normal pėr mbrojtjen e dinjitetit tonė. Me kėtė qėndrim ne dėshmuam se nuk jemi pėr ndarje dhe pėrēarje. Ne jemi pėr bashkėpunim, por nuk mund tė tolerojmė ndarjen, fyerjen, pėrbuzjen, pėrēmimin qė na bėhet, nga kushdo qoftė ai. Tė gjithė sė bashku ne i thamė Jo ndarjes, cilado qoftė ajo, krahinore apo fetare, ideologjike apo politike, klienteliste apo preferenciale. Me qėndrimin tonė ne nuk lejuam tė injorohet puna e kolegėve tanė. Nuk lejuam qė tė pėrbaltet puna e kėtyre organizatave shqiptarėve, qė kanė shėrbyer prej kaq kohėsh nė Britani dhe qė kontributi i tyre ėshtė shumė i ēmueshėm, por qė mjerisht nuk ishin ftuar nė kėtė takim.

Ne nuk lejuam qė shumė prej kėtyre organizatave qė kanė shėrbyer si ambasada tė shqiptarėve nė Britani, nė momentet kur kėtu nuk kishim pėrfaqėsi diplomatike dhe aktivistėt e kėtyre shoqatave u shndėrruan nė ambasadorė tė shkėlqyer tė kombit shqiptar, tė liheshin mėnjanė, tė poshtėroheshin kaq paturpėsisht. Ne nuk lejuam qė tė pėrbaltet misioni i arkitektėve qė pėr vite e vite me radhė, ngritėn urat e fuqishme tė bashkėpunimit Shqiptaro-Britanik. Por mbi tė gjitha, me qėndrimin tonė ne shembėm njė tabu. Shembėn modelin e idhullit, modelin e komandantit, modelin e shefit tė ngritur deri nė piedestal. Ne tė gjithė sė bashku i thamė jo, komandės, i thamė jo vullnetit tė lig, i thamė jo interesave meskine.

Qėndrimi ynė nuk dėmtoi aspak institucionin e ambasadės, pėrkundrazi e ndihmoi atė. E ndihmoi Ambasadorin dhe stafin e tij qė tė pėrmenden. E ndihmoi qė tė vetėdijesohen pėr misionin pėr tė cilin janė caktuar. Qėndrimi ynė u kujtoi atyre detyrimin kushtetues qė kanė ndaj nesh, nenin numėr tetė tė Kushtetutės sė Shqipėrisė. Qėndrimi ynė u kujtoi atyre se mėrgimtarėt nuk mund tė harrojnė premtimet pėr ndryshim, u kujtoi se ka perėnduar koha e urdhrave, se ėshtė koha e bashkėpunimit.

Qėndrimi ynė nuk ishte aspak i padenjė. Ne nuk kemi qenė pėr braktisje as pėr bojkote, por u detyruam qė ta ndėrmarrim njė qėndrim. Tė gjithė sė bashku krijuam njė model krejt tė ndryshėm, atė tė mosnjohjes sė shefave, por tė bashkėpunėtorėve. Ne i mėshirojmė tė pa-dinjitetshmit.

Me qėndrimin tonė ne dėshmuam se nuk u pėrkasim klaneve, as interesave klanore. Ne nuk u pėrkasim atyre qė vrapojnė tė rezervojnė lokalet e shtrenjta pėr ambasadorėt, apo stafet e tyre. Nuk u pėrkasim as atyre qė mbajnė makina luksoze, as atyre qė na ftojnė darkave dhe na kėshillojnė qė tė mos injorojmė ambasadorin, as atyre qė na japin leksione se si duhet tė luftojmė me armiqtė e brendshėm dhe tė jashtėm... Ne kurrė nuk kemi pretenduar tė jemi padronėt e komunitetit, por shėrbėtorė tė tij. Ne dėshmuam se nuk jemi as raportues tė fshehtė, servilė apo suflerėve, as sekserė vizash apo interesash, por qytetarė shqiptarė qė dėshmojmė nė mėnyrėn mė demokratike vullnetin tonė. Ne e mbajtėm kėtė qėndrim pasi besuam tek e vėrteta, besuam tek e drejta. Ne dėshmuam se nuk udhėhiqemi nga shefa, as nga klane apo interesa tė ngushta meskine apo ekonomikisht tė leverdishme, por udhėhiqemi nga parime dhe principe. Ne besojmė se shėrbyem pėr krijimin e njė modeli tė ri.

Tė gjithė neve nuk na shqetėsoi mungesa e kėtij lajmi nė media, pasi e dimė se nuk ėshtė shumė e lehtė pėrballja me luanėt, tė rinj apo tė vjetėr qofshin. Ne nuk e morėm kėtė qėndrim pėr tė bėrė lajm gazetaresk, por pėr tė mbrojtur tė drejtėn dhe dinjitetin tonė. Ne ndjejmė keqardhje pėr ata qė sugjeronin gazetarėt dhe bashkėpunėtorėt tanė, pėr parėndėsinė e kėtij lajmi. Ne i mėshirojmė tė gjitha ata qė ēanė telefonat e redaksive tė mediave, qė ky lajm tė mos transmetohet. I mėshirojmė ata qė kontaktuan miqtė e vjetėr e tė rinj, tė majtė, tė djathtė apo tė qendrės, deputetė, pronarė mediesh apo biznesmenė, pėr t'u siguruar se ky lajm nuk do tė transmetohet, apo nuk do tė botohet. Sepse vetėm kėshtu do ta kishin mė tė lehtė detyrėn, sepse vetėm kėshtu do tė kishin njė telash mė pak, sepse kėshtu do tė mund tė komandonin mė mirė, sepse kėshtu nuk do tė prekej personaliteti i tyre i padiskutueshėm. Ne ndjejmė keqardhje pėr ta. Kjo ne nuk na dekurajon, pėrkundrazi ne motivohemi mė shumė dhe ndjejmė mė shumė pėrgjegjėsi, dhe bindemi edhe mė tepėr nė shenjtėrinė e misionit tonė. Por ne falėnderojmė tė gjitha shoqatat dhe organizatat e mėrgimtarėve, qė nga Australia e largėt, Kanadaja, Amerika dhe Evropa qė na pėrkrahėn dhe qė na pėrshėndetėn nė qėndrimin tonė.

Ne pėrshėndesim ēdo mbėshtetje edhe nga shoqatat e tjera, pasi mendojmė se ky mund tė jetė modeli i duhur edhe pėr ta. Ne besojmė se ky ėshtė njė model i ri i thyerjes sė tabuve, njė model i ri ndryshimi, njė model qė do tė pėrqafohet nga tė gjithė mėrgimtarėt, nga tė gjithė kolegėt tanė, pėrfaqėsues tė shoqatave shqiptare nė diasporė. Ne besojmė se ka perėnduar koha, kur ambasadorėt ishin menaxherė biznesesh tė fshehta, koha kur ambasadat shėrbyen si zyra tė interesave tė mėdha ekonomike, jo tė shtetit shqiptar, por tė klaneve, tė farefisnive. Besojmė se ka ikur koha kur ambasadat shėrbyen, jo si pėrfaqėsuese tė shtetit shqiptar, por si makineri vjelėse parash pėr emigrantėt. Ne besojmė se ėshtė koha e pėrfaqėsimit dinjitoz tė Shqipėrisė, tė aspiratave tė saj pėr nė NATO dhe BE. Ne dėshirojmė qė ambasadorėt dhe stafet e tyre tė jenė nė lartėsinė e duhur, sidomos nė kėto momente historike pėr ēėshtjen e Kosovės.

Ne besojmė nė vizionin tonė, ashtu siē besojmė se mėrgimtarėt meritojnė mė shumė. Meritojnė mė shumė dinjitet, meritojnė mė shumė pėrkrahje, meritojnė mė shumė pėrkujdesje. Ne besojmė se institucionet e shtetit shqiptar do tė pėrkrahin qėndrimin tonė, vizionin pėr partneritet me ambasadorėt dhe me ambasadat, ashtu siē gjithsecili nga ne ėshtė i bindur nė domosdoshmėrinė e kryerjen sė detyrės qytetare dhe kombėtare qė ka si mėrgimtar.

Me konsideratėn mė tė lartė
Petrit Kuēana
Drejtor i gazetės "The Albanian"
Kryetar i shoqatės "Edith Durham"
www.gazetaalbania.co.uk
www.edithdurham.com

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara