HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


"MISTERI" I JETEGJATĖSISĖ SE "VATRĖS" DHE "DIELLIT" *)

-- nga Peter R. Prifti

Peter R. Prifti "Vatra e mbaroi qėkuri missionin e saj historik."
"Vatra dhe DIELLI po i ngrysin ditėt".
Sa herė, vallė, na kanė dėgjuar veshėt fjalė si kėto ?

Fjalė tė kėtilla pėr Vatrėn dhe DIELLIN janė pėrshpėritur poshtė e lart me vite e me dekada. (Neve vetė na ka shpėtuar ndonjė fjalė e tillė nga ndonjė herė). E megjithatė, Vatra dhe DIELLI janė gjallė dhe sot e kėsaj dite. I kanė pėrgėnjėshtruar tė gjitha predikimet e vdekjes sė tyre. Si pėr inat tė pesimistėve, kanė refezuar tė tėrhiqen dhe tė zhduken nga skena e botės shqiptare. Jetėgjatėsia e Vatrės dhe e organit tė saj - tė dyja tash nė dekadėn e tetė tė jetės sė tyre (shėnim: shkrimi ėshtė bėrė kur Vatra dhe Dielli festonin 80-vjetorin) - ėshtė mė tepėr se njė kurreshti. Ajo paraqitete si njė "mister" qė tė ēudit, dhe qė kėrkon shpjegim. Por, po tė rrish e tė mendosh pak, nuk ėshtė vėshtrirė tė kuptosh pse Vatra dhe DIELLI kanė arritur njė moshė kaq tė lashtė.

Pa dyshim, arsyesja numėr njė ėshtė shėrbimi madhėshtor qė i bėri atdheut Vatra gjatė 12 vjetėve, qė kur u themelua mė 1912 dhe deri mė 1924. Me punėn e shkėlyer qė bėri nė atė periudhė, Vatra rrėbeu zemrat dhe mendjet e shqiptarėve dhe u fut thellė nė shpirtin e tyre, madje kaq thellė sa nuk mund t'a harronin sa brezi i imigrantėve tė parė qė e krijoi atė shoqatė, as brezat qė pasuan, 20, 40, dhe 60 vjet mė vonė, deri nė ditėt tona. Vatar dhe DIELLI u bėnė fanar i shkėlqyer qė ndriēonte rrugėn e shqiptarėve nė atė periudhė tė artė, dhe trumbetė e fuqishme qė ndizte zemrat e tyre flakė nme ndjenjat e atdhedashurisė. Oshėtimat e asaj trumbete nuk heshtėn, nuk u tretėn nė hapėsirė, por tingėllojnė edhe sot nė veshėt e shqiptarėve.

Jeta e Vatrės ėshtė paralele me jetėn e Shqipėrisė moderne. Tė dyja kanė njė moshė. Prandaj, kur kujton apo bisedon pėr Vatrėn, shqiptari dshau pa dashur e lidh emrin e saj me kombin shqiptar, me vendin e lindjes ose tė origjinės sė tij. Dhe sikundėr ai dėshiron qė tė rojė Shqipėria, po ashtu dėshiron - ndofta pa e kuptuar edhe ai vetė - tė rojė edhe moshatarja e saj, Vatra. Kjo ndjenjė fisnike i ka nxitur shqiptarėt t'a mbajnė gjallė kėtė shoqatė famėmadhe pėr mė se 80 vjet.

Kur kujton apo bisedon pėr Vatrėn dhe DIELLIN, shqiptari gjithashtu kujton menjėherė emrat e nderuar tė Fan Nolit, Faik Konicės, si edhe veteranėve tė tjerė qė e themeluan Vatrėn dhe punuan natė e ditė pėr Shqipėrinė. Prandaj, respektin dhe admirimin qė ka pėr Nolin dhe Konicėn, ai e ndan me Vatrėn, qė ėshtė krijesa e tyre dhe thesari qė u lanė trashėgim shqiptarėve. Kėtė trashėgim shqiptarėt e kanė rruajtur si amenet, dhe kjo ka ndihmuar pėr t'ia zgjatur jetėn Vatrės nga njė brez te tjetri.

Shqiptari e sheh Vatrėn jo si njė shoqatė tė thejshtė, por si njė institut apo munument historik. Si e tillė, ajo qėndron pėrmbi interesat lokale, tė kufizuara dhe kalimtare tė kėtij ose tė atij grupi. Ndonėse ėshtė marrė me politikė- se me politikė u angazhua edhe Skėndėrbeu dhe Ismail Qemali - ajo shihet gati si simbol kombėtar qė pėrfaqėson dhe bashkon tė gjithė shqiptarėt, pa dallim, ja tjetėr arsye qė shpjegon jetėgjatėsinė e Vatrės dhe DIELLIT.

DIELLI ėshtė regjistri mė i vjetėr i jetės kolektive tė shqiptarėve tė Amerikės. Nė faqet e tij ėshtė shkruar gati gjithė historia e tyre, qė kur zbarkuan imigrantėt e parė dhe deri te imigrantėt e fundit. Vetė ky fakt i lidh ata me DIELLIN dhe Vatrėn nė njė mėnyrė intime, tė ngrohtė, pak a shumė ashtu siē lidhen njerėzit me shokė e miq tė vjetėr dhe tė paharruar. Edhe ky fakt ka luajtur rol nė jetėgjatėsinė e Vatrės.

Ka edhe njė arsye tjetėr qė shpjegon misterin e lashtėsisė sė pashembullt tė Vatrės. Ky ėshtė faktori semantik apo gjuhėsor, qė ka tė bėjė me vetė emrin e Vatrės dhe tė organit tė saj. Fjala"Vatra" tingėllon bukur nė vesh, mbasi na sjell para syve imazhe tė kėndėshme e tė dashura si oxhakun e shtėpisė, zjarrine ngrohtė, rrethin familjar, zakonet e mikėpritjes dhe bujarisė. Po ashtu fjala "DIELLI" na tėrheq si njė magnet, sepse "dielli" do tė thotė dritė, energji e pasosur, jetė e gjallėri. Si "Vatra" dhe "DIELLI" janė emra tė goditur, qė kanė tėrhequr shqiptarėt qysh nga fillimi i Shekullit 20 deri te pragu i Shekullit 21, ku kemi arritur.

Nga diskutimi i sipėrm del se jetėgjatėsia e Vatrės dhe DIELLIT, sado e ēuditshme qė duket nė sipėrfaqe, nuk ėshtė mister i pazgjithėshėm. Vatra dhe DIELLI kanė rrojtur dhe rrojnė mbasi ato janė tė lidhura ngushtė qoftė me jetėn e jashtme, kolektive tė shqiptarėve (ėshtė Fjala pėr punėt e mėdha qė kanė bėrė nėpėrmjet Vatrės), qoftė me jetėn e tyre tė brendshme, me ndjenjat, me gjithė historinė e tyre nė Amerikė.

Shėnim: Ky shkrim ėshtė shkruar me rastin e 80 vjetorit tė krijimit tė Vatrės, dhe ėshtė botuar nė gazetėn DIELLI

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara