HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pėr tė vlerėsuar njė krijim letrar, fjalėt dhe mendimet janė tė pashtershme...

-- nga Pierre-Pandeli Simsia, Nju Jork

Pierre-Pandeli Simsia Ndėrsa po lexoja njė vepėr letrare, krijim i fundit, dėrguar nga njė mik i panjohur,seē mė erdhėn nė mendje disa nga vargjet e mija qė i kam shkruar para pak vjetėsh: "... E-mail, ti zog magjik i padukshėm/ qė ēon e sjell mesazhe pambarim/ ē'ma mbushe sofrėn me miq dhe shokė/ ē'ma ngrohu zemrėn gjaku i gjakut tim.../ Mė erdhėn pranė shokėt, miqtė e vjetėr,/ sa shumė vite kisha pa i parė/ pimė gjithė natėn, pimė e s'u dehėm/ nga vargjet e krijuesėve, me humorin tonė tė rrallė.../" Ēdo ditė, ēdo mbrėmje, sofra e shtėpisė sonė "mbushet" plot me miq dhe shokė, tė njohur e tė panjohur... Flasim, kuvendojmė, shmallemi... me njėri tjetrin. "Zogu" i padukshėm e-mail, mė i shpejti ndėr "zogjtė" fluturues ēdo ditė na i mbush shtėpinė plot me miq dhe shokė...

Falė Internetit, listave dhe forumeve tė ndryshme nė tė, nėpermjet komunikimit, mesazheve dhe mendimeve tė ndryshme qė japim e marrim me njėri tjetrin pėr probleme, krijimtari letrare tė ndryshme... jemi bėrė me shumė miq dhe shokė, anembanė kudo janė, pavarėsisht njohjeve tona fizike.Pėrveē shokėve dhe miqve tė mi kėtu nė Nju Jork po permend disa nga marrėdhėniet e mija tė shkėlqyera, miqėsore dhe paqėsore qė kam me bashkatdhetarėt e mi nė shtete tė tjera si: Faruk Myrtaj, Vasil Qesari, Vitore Leka, Mirela Bogdani, Alida Hisku, Nestor Kotte, Rozi Theohari, Fatmir Velaj, Ilir Borova, Petraq Pali, Denada Sopiku, Mardena Kelmendi, Raimonda Moisiu, Mėhill Velaj,Valter Lazėri, Sillo Muēko, Lindita Dede, Adnan Mehmeti, Merita Dabulla, Albert Zholi, Gazmend Gramatiko', Gjeto Turmalaj, Mimoza Ibrahimi, Mina' Papajorgji....,qė, pėrveē diskutimeve tė ndryshme, shkėmbim mendimesh nė listat e internetit, vazhdojmė tė mbajmė edhe lidhje private, nėpėrmjet mesazheve tė urimit me e-mail dhe me telefon...

Njė mrekulli tė shoqėruar me shumė emocione dhe dashuri, jetuam unė dhe familja ime kėto ditėt e fundit. Para pak kohėsh njė ēift shqiptarė larguar nga Shqipėria pas viteve 90-tė dhe sot me banim nė Gjermani, Bardhyl dhe Mereme Beguli, mė dėrguan e-mail, ku ndėrmjet tė tjerash mė shkruanin se nė muajin Janar tė vitit 2007 do tė vinin tek vajza e tyre nė Nju Jork dhe kishin dėshirė tė mė takonin edhe mua... Nuk mund ta pėrshkruaj atė lumturi-mrekulli qė pėrjetuam ne tė gjithė si familje, kur nė derėn e apartamentit tonė na erdhėn miqtė e panjohur. Atė ditė mė kishte "ardhur" i gjithė Berati im, pavarėsisht se ata miq nuk janė nga Berati, mė kishte "ardhur" e gjithė Shqipėria... Njohja jonė me Familjen Beguli qė tashmė ėshtė njė miqėsi e vėrtetė, sepse folėm e biseduam si tė ishim miq tė vjetėr tė njohur prej kohėsh, u bė, falė "zogut" magjik tė padukshėm, e-mail, Internetit, shkrimeve, mesazheve dhe diskutimeve tė ndryshme qė ne shkėmbejmė me njėri tjetrin...

Njė njohje tjetėr e kohėve tė fundit, pėrsėri falė Internetit ėshtė njė tjetėr njeri, intelektual, krijues shqiptar me banim nė Korfuz, Greqi. Robert Martiko. Edhe pse ėshtė emėr jo shumė i dėgjuar mė parė nė gjininė e prozės, por i dėgjuar dhe i respektuar pėr qytetarėt dhe qytetin e tij, Vlora e bukur, ku u rrit dhe kaloi vitet e nxirra tė fėmijėrisė sė tij si fėmijė i njė familjeje tė persekutuar me baba tė burgosur ku edhe vdiq nė qelitė e ftohta tė burgut, Martiko, kohėt e fundit ka nxjerrė nė dritė veprėn e tij letrare, Romanin "Dritėhije shpirtrash tė humbur". Ndėrmjet vuajtjeve tė shumta tė njė fėmijėrie tė sterrosur nga njė regjim kriminel gjakatar komunist shqiptar, Robert Martikos ėshtė tepėr e vėshtirė pėr t'iu hequr nga mendja edhe viti i zi i tmerrshėm 1979 kur babait tė tij Dino Martiko gjatė torturave tė tmerrshme nė burg i pėrfshihet edhe njė inskenim i gėnjeshtėrt vrasjeje pa gjyq, ai tregoi njė karakter tė ēeliktė, duke iu bėrė shpesh thirrje hetuesve tė mos mundoheshin...??

Tė varrnin para syve tė tij edhe djalin e tij tė vetėm, Robertin..." Edhe pse ėshtė vepra e tij e parė, romani "Dritėhije shpirtrash tė vdekur" e rendit Robertin nė njė krijues me tė ardhme tė shkėlqyer, shumė premtues nė krijimtarinė e tij letrare. Robert Martiko ka gjetur njė gjuhė tjetėr pėr tė komunikuar me lexuesin e tij, krejt tė ndryshme nga ē'lexojmė pothuajse ēdo ditė nė pafundėsinė e prozės shqiptare. Edhe pse ėshtė vepra e tij e parė, edhe pse profesioni i Martikos ėshtė ai i inxhinierit mekanik, kjo vepėr e radhit atė nė tė quajturit shkrimtarė pėr vetė vlerat e larta qė ka ky libėr, pėr vetė mėnyrėn se si e ka fantazuar dhe gjuhėn qė ka zgjedhur Martiko pėr tė shkruar kėtė libėr. Siē edhe thuhet nė biografinė e Robert Martikos: "...Ėshtė pėr tė shėnuar se Roberti nuk shkroi nė vitet e para tė rinisė sė tij: porsa ndjeu vokacionin e tij tė parė pėr letėrsinė, ngaqė nuk donte tė ndjehej i perzier me sistemin. Tė njėjtin parim vijon tė ndjekė edhe sot. U edukua prej prindėrve dhe veēanėrisht prej tė atit me ndjenjėn e vlerėsimit tė lartė pėr idealen, tė pastrėn, tė bukurėn, madhėshtoren, nė radhė tė parė pėr heronjtė mė tė mėdhenj tė botės, ndėrmjet tyre: Krishtin, Leonidhėn, Sokratin, Skėnderbeun, Vilhelm Telin, Zhan D?Arken, Masaniellon, Thanas Dhjakun, heronjtė e Revolucionit Grek, tė Luftės sė Dytė Botėrore... dhe gjithė botės..."

Pra siē shihet edhe nga ky shkrim Robert Martiko nuk shkruajti nė kohėn e kolerės diktaturė ashtu siē kanė shkruar ata, tė pėrkėdhelurit, shėrbėtorėt e atij regjimi, ata "krijues-e, qė i shėrbyen me devotshmėri me punėn dhe propagandėn e tyre, qė sot ēirren dhe bėrtasin... E ndėrsa lexoja librin "Dritėhije shpirtrash tė humbur", si lexues i thjeshtė qė mė ka tėrhequr shumė ky libėr, jo nė rolin e kritikut letrar, mė vinte tė shkruaja e tė shkruaja radhė pafund fjalėsh, mendime tė mijat, vlerėsime pėr librin dhe autorin e tij Martiko pa pasur asnjė dilemė, pikėpyetje apo pikėzgjidhje nė veten time, pėr tė kėrkuar nėse ka mbetur ndonjė fjalė a gjysmėfjalė pa u thėnė nga tė tjerėt. Fjalėt, mendimet, janė tė pafundme pėr t'i shprehur e pėr t'i shkruar nė vlerėsimin e njė krijimi letrar dhe, askush, pėr tė shprehur mendimet e tija nuk duhet tė ndodhet nė pikėpyetje nėse ato fjalė apo gjysma fjalė janė vjedhur nga "kalemxhinjtė" apo shėrbėtorėt e kalemxhinjve, siē lexojmė tė shkruhet nganjėherė, kur ėshtė fjala pėr pėlqimin dhe dhėnien e mendimit pėr njė krijim letrar dhe autorin-en e tij. Ėshtė njė hipokrizi e madhe dhe dyfytyrėsi e atyre njerėzve kur shprehen se dashje pa dashje vihen nė dilemė tė madhe, sepse fjalėt pėr tė vlerėsuar krijuesit e vėrtetė na i paskan vjedhur kalemxhinjtė dhe shėrbėtorėt e kalemxhinjve, duke i shėmtuar ata ose ato tė vetėquajtur shkrimtarė-e apo poetė-e.

(Harrojnė ata-ato, mjeranė-e qė jane bėrė vetė objekt diskutimi nė forume tė ndryshme Interneti pėr vjedhje mendimi dhe vargu nga krijuesė-e tė tjerė me shembuj dhe fakte konkretė). Kemi lexuar me qindra dhe mijėra shkrime tė ndryshme edhe nėpėr forumet e ndryshme nė Internet dhe deri tani nuk kemi dėgjuar ndonjė njeri tė vetėquhet shkrimtarė-e apo poetė-e, as ndonjė kalemxhi qė tė jetė shėrbėtorė tė ndonjė kalemxhiu. Kjo qė thuhet dhe shkruhet nga njerėz hipokritė, ziliqarė dhe servilė ėshtė fantazia dhe imagjinata e tyre e sėmurė e atyre meraklinjve dilemaxhinjve krijuesa, qė nuk kanė me se tė merren, por kėrkojnė tė gjejnė nėse ka mbetur ndonjė fjalė apo gjysmėfjalė pėr tė thėnė njė tė vėrtetė...

Fjalėt janė ato qė janė, me mijėra dhe, disa njerėz nuk kanė pse tė vihen nė kėrkim nėse u ka mbetur ndonjė fjalė a gjysmėfjalė pa u thėnė pėr tė shprehur mendimet e veta; as nė dilemė nuk kanė pse tė jenė. Ajo qė dimė dhe qė ėshtė fakt ėshtė se, njohim disa dilemaxhinj qė me ndihmėn e servilizmit tė tyre kėrkojnė ngritjen e lavdisė sė tyre, dikush tė shkruajė pėr ta. Me njė buzėqeshje tė tyren tė shtirur dhe tė pėshtirė tė dalė boje qė vetėm ata dinė ta pėrdorin mjeshtėrisht, me atė takt servili dhe lajkatari qė vetėm ata dinė ta pėrdorin tė futen vend e pa vend nėpėr shoqata tė ndryshme ku edhe kanė dėshtuar, nė persona, nė familje,orar e pa orar, tė hyjnė tė ulen, tė shtrohen tė hanė e tė pijnė alla shqiptarēe nėpėr familje me fėmijė tė vegjėl, pa menduar se ka shkuar ora 2 e mėngjesit e ditės tjetėr, duke ngritur dollira me urime dhe lavde pėr tė zotin e shtėpisė krijues, hipokrizia dhe dyfytyrėsia e tyre del fare hapur kur flasin sot, duke i rekomanduar lexuesit edhe pėr shkrimtarėt e vėrtetė tė mirėfilltė, qė sipas tyre duhet tė zenė vendin nė letėrsinė shqiptare, kur deri pak kohė mė parė kanė folur tė kundėrtėn e asaj qė flasin sot...

Porta e Letėrsisė Shqiptare ėshtė e hapur dhe kushdo mund tė hyjė nė atė portė dhe ėshtė letersia e vėrtetė shqiptare ajo, ėshtė lexuesi, nėse tė pranojnė apo jo. Letėrsia e sotme shqiptare nuk ka nevojė pėr rekomandime kush duhet tė jetė dhe kush nuk duhet tė jetė shkrimtarė-e apo poetė-e Krijuesi-et e rinj sot duhen pėrkrahur, stimuluar, kurajuar...,Bėje edhe ti dilemaxhi ziliqar kėtė dhe mos u shqetėso nėse ka mbetur ndonjė fjalė apo gjysėmfjalė pėr tė thėnė tė vėrtetėn pėr shkrimtarėt e vėrtetė" ashtu siē i mendon ti dhe qė ta thotė imagjinata jote. Ēdo lexues ka shijet e veta pėr tė vlerėsuar veprėn dhe krijuesi-en e veprės sė shkruar dhe nuk ka nevojė pėr rekomandime dyfytyrė njerėzish. Sot ēdokush mund tė shkruajė, sipas deshirės, shijes,vullnetit, xhepit, fantazisė ... sė vetė qė ka dhe askush nuk ka tė drejtė tė gjykojė nėse ai-ajo krijues-e ėshtė apo jo shkrimtarė-e apo poetė-e. Askush nuk do ta dėshironte t'a quante veten shkrimtarė-e apo poetė-e edhe pse mund t'i jenė botuar dy apo edhe mė shumė libra, krijime tė tij, nėse nuk mirėpritet nga lexuesi, ashtu siē mund tė quhet shkrimtarė-e apo poetė-e njė krijues, sikur edhe njė libėr tė vetėm t'i jetė botuar dhe mirėpritet dhe ka sukses nga lexuesi. Krijuesin-en e thjeshtė e etiketojnė nė pseudoshkrimtarė-e vetėm dilemaxhinjtė, ziliqarėt, tė papunėt...

Nuk duhet tė na duket ēudi e madhe nėse lexojmė njė krijim tė njė krijuesi-e tė ri-re, pavarėsisht se nuk ėshtė i moshės sė re. Krijuesi-ja mund tė nxjerrė edhe veprėn e tij-saj tė parė nė moshėn e tij-saj 60 vjeēare. Kjo nuk duhet tė na shqetėsojė, as tė na ēudisė, sepse jo ēdokush qė ka talent dhe dėshirė tė shkruajė dėshiron tė quhet shkrimtarė apo poetė-te. Ēdo krijues ka familjen, fėmijtė e vetė dhe si pasuri, ndoshta dėshiron t'i lėrė pasardhėsve tė vetė krijimtarinė e tij letrare, pa e menduar ndonjėhere se ėshtė shkrimtarė-e apo poetė-e, pa e menduar nėse i pėlqen dokujt krijimtaria e tij-saj apo jo. Ē'rėndėsi ka kjo pėr t'u shqetėsuar tė tjerėt dhe pėr tė rėnė nė dilemė...?! Ēdo krijues ka profesionin e vetė, tė cilin e ka tė mbrojtur nėpėrmjet shkollės qė ka kryer dhe diplomės qė ka si dhe punės qė ka bėrė dhe bėn. Sot, kur e drejta e fjalės dhe e krijimtarisė letrare ėshtė e lirė, lexojmė shumė krijimtari letrare edhe nga ata ish oficerėt e djeshėm tė ushtrisė, ish sigurimsat, ekonomistat, inxhinierėt, artistėt, punėtorėt e thjeshtė, bujqėrit, mekanikėt ... qė kanė talent pėr tė shkruar... dhe nga askush nuk ėshtė dėgjuar qė ndonjėri tė vetėquhet shkrimtarė-e apo poetė-e, apo pseudoshkrimtarė-e, siē u pėlqen t'i quajnė dilemaxhinjtė hipokritė... Kjo, po e pėrsėris edhe njėherė ėshtė fantazia e sėmurė e njerėzve hipokritė, ziliqarė dhe tė papunė. Po pėrse vallė shqetėsohen kėta dilemaxhinj nga ata qė sot i etiketojnė si tė vetėquajtur shkrimtarė-e, poetė-e, kur nė tė vėrtetė nuk ėshtė dėgjuar dhe lexuar nga asnjė krijues-e tė vetėquhet shkrimtarė-e...?! Kjo ėshtė vetėm imagjinata e sėmurė e njė njeriu nė dilemė....

Besoj se ndonjė ditė tė shkuar ata dilemaxhinj me servilizmin, buzėqeshjen e tyre tė shtirur dhe tė pėshtirė tė dalė boje, kanė trokitur nė ndonjė derė shtėpie tė ndonjė krijuesi-e apo gazetari-e dhe i kanė kėrkuar tė shkruajnė pėr ta, t'i thurrin lavde pėr krijimtarinė e tyre letrare ... Dhe sigurisht, me tipat qė kanė edhe e kanė bėrė dhe duhet tė kenė patur sukses nė atė ēfarė kanė dėshiruar tė bėjnė, tė shkruhet pėr veten dhe krijimtarinė e tyre, pėrderisa lavdia dhe mbivleresimi i tepruar dhe i pamerituar qė ata-ato krijues, gazetarė i kanė thurrur me shkrimet e tyre atyre dilemaxhinjve nuk ka munguar tė mbushė faqe tė gazetave... Dhe falenderimi, sigurisht, duhet tė ketė ardhur i menjėhershėm, pse jo edhe i ka ritrokitur pėrsėri "gazetarit-es", "shkrimtarit-es" nė derėn e shtėpisė me torten e urimit, si "shpėrblim" pėr atė ēfarė ka shkruar, duke i kthyer reston t'i thurrė lavde, "si njė shkrim i pėrkryer, i palexuar ndonjėherė deri mė sot, se je i-e rrallė nė tė shkruar, me njė fantazi pėr t'u patur zili, ke shkrirė gjithė talentin tėnd, ėshtė ky ai shkrim qė doja unė... Hajt ta pimė edhe njė gotė tjetėr pėr miqėsinė tonė tė pėrjetshme..." Miqėsi e pėrjetėshme! Nga njerėz me shumė fytyra miqėsia e shtirur me buzėqeshje tė dalė boje nuk mbetet kurrė e pėrjetėshme...

Mos vallė servilizmi dhe dyfytyrėsia e tepruar e dilemaxhiut ka arritur ndonjė ditė kulmin e pėshtirosjes sė tij ndaj ndonjė krijuesi-e dhe tani s'i ka mbetur gjė tjeter dilemaxhiut, vetėm ish mikun-en e tij-saj tė hershėm krijues tė rrallė, siē kanė dashur ta quajnė mė parė, tani dalin me njė gjuhė tjetėr, duke i etiketuar tė vetėquajtur shkrimtarė-e apo pseudo shkrimtarė-e?!... Neveri...! Duke lexuar romanin e Robert Martikos "Dritėhije shpirtrash tė humbur" edhe pse nuk ėshtė emėr i dėgjuar mė parė nė gjininė e prozės edhe pse ėshtė vepra e tij e parė, mėnyra se si e ka trajtuar dhe shkruar Ai kėtė libėr, shpreh mendimin tim personal se Martiko ėshtė njė krijues qė duhet lexuar, pavarėsisht mendimit dhe opinioneve tė tė tjerėve qė mund tė kenė kur tė lexojnė atė libėr. Aspak nuk ndodhem nė pikėpyetje, as nė dilemė nuk jam, nėse ka mbetur ndonjė fjalė a gjysmėfjalė pėr tė shprehur mendimet e mija personale pėr kėtė libėr dhe autorin e tij. Nuk dua t'ia heq lexuesit interesin e tij pėr ta gjetur dhe lexuar kėtė libėr, veēse e rekomandoj ta bėjė njė gjė tė tillė. Vetė lexuesi, pasi ta ketė pėrfunduar sė lexuari kėtė libėr, do tė jetė i aftė tė gjejė jo gjysmafjalė, por fjalė tė shumta pambarim pėr tė komentuar dhe vlerėsuar librin dhe autorin Robert Martiko.

"Mos ndėrto lumturinė me fatkeqėsinė e tjetrit" "Kėtij parimi i kanė mbetur besnikė ai dhe gjithė familja e tij. Ky parim qė bėhet edhe ideal i romanit konsiderohet prej shkrimtarit si parimi mė hyjnor dhe mė i lartė njerėzor..." shkruhet nė Biografinė e autorit Robert Martiko. Parathėnien e Romanit "Dritėhije shpirtrash tė humbur" e ka shkruar nje njeri tepėr i njohur i letėrsisė shqipe; poeti i mirėnjohur, botues i disa librave, fituesi i shumė ēmimeve tė dyta dhe tė treta nė festivalevet e kėngės nė RTVSH, Foto Malo. I uroj autorit Robert Martiko suksese nė rrugėn e gjatė, tė bukur dhe tė vėshtirė tė prozės, faleminderit pėr kėtė vepėr qė na dhuruat. Mirėpresim vazhdimin e dritėhijeve...

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara