HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ne nuk jemi vetėm...

-- nga Pierre-Pandeli Simsia, Nju Jork

Pierre-Pandeli Simsia Jemi larg, shumė larg atdheut tonė, qindra, mijėra kilometra larg. Kemi ardhur nė tokė tė huaj me popuj, kombėsi, kulturė tė ndryshme tė huaj. Edhe pse jemi ndeshur me vėshtirėsitė e fillimit kemi ditur t'i pėrshtatemi shumė mirė vendit ku jetojmė. Kemi gjetur shokė, miq tė shumtė..., qė na bėn tė mos ndjehemi tė huaj, tė vetmuar...
Njė njohje e rastėsishme mes shqiptarėsh nė tren, duke pritur fėmijėt nė shkollė, njė e dėgjuar tė flitet shqip nė rrugė, nė njė dyqan a gjetkė, njė njohje nė aktivitetet e ndryshme kombėtare, kulturore, qė zhvillohen mes komunitetit tė shqiptarėve... janė kėto disa nga mundėsitė qė na ofrohen ne tė bėhemi me shumė shokė e miq bashkatdhetarė.
Tė gjithė jemi dėshmitarė kur marrim pjesė nė njė gėzim familjar qė shoku, miku, bashkatdhetari ynė na ka ftuar tė marrim pjesė nė atė gėzim tė tijin familjar, mė shumė se gjysma e pjesėmarrėsve janė shokė dhe miq, tė njohur nė shtetin ku jetojmė dhe punojmė. Pamundėsinė e pjesėmarrjes tė tė gjithė tė afėrmėve tė mikut dhe shokut tonė pėr tė ardhur nė shtetin ku ne jetojmė, e plotėsojmė ne, shokėt dhe miqtė e tij.
Ashtu siē i gjendemi pranė mikut, shokut, bashkatdhetarit tonė nė gėzimet e tij familjare, ashtu i gjendemi edhe nė ēastet mė tė vėshtira tė jetės sė tij, nė raste fatkeqėsish. Kurrė nuk do ta dėshirojmė t'i shkojmė bashkatdhetarit tonė nė raste tė tilla tė hidhura, por edhe kjo ėshtė pjesė e jetės sonė dhe nė kėtė pjesė tė jetės i lėnduari ka mė shumė nevojė pėr pjesėmarrje, pėr t'i lehtėsuar sado pak dhimbjen e madhe qė i ka rrėnė.
Njė shembull tė shkėlqyer uniteti, ndarrjen e dhimbjes, lehtesimin e saj... bashkatdhetarėt, shqiptarėt e Amerikės e treguan atėherė, kur dhimbja e madhe i rra Familjes Bitri, ku humbėn jetėn 3 breza.
Ėshtė ky shembull i shkėlqyer uniteti qė "tronditi" edhe opinionin e kombeve tė ndryshme qė jetojnė nė Amerikė, duke na vlerėsuar pėr ēfarė bėmė, ndihmėn dhe organizimin vullnetar pėr shėrbimet funerale qė i bėmė tė ndjerave dhe dėrgimin e trupave tė tyre nė atdhe.
Shumė njerėz tė kombeve tė ndryshme e mėsuan mė mirė se ē'do tė thotė tė jesh shqiptar. Kjo ėshtė krenaria jonė, tė cilėn nuk dėshirojmė kurrėsesi ta ndjejmė nė raste tė tilla fatkeqėsie.
Njė tjetėr fatkeqėsi tė rėndė Komuniteti Shqiptar anembanė kudo ndodhet dhe, veēanėrisht Komuniteti Shqiptar i Amerikės pėrjetoi me dhimbje tė madhe para pak kohėsh edhe humbjen e djalit 23 vjeēar Eri Tare.
Dhimbjes sė madhe qė ndjemė tė gjithė pėr atė humbje tepėr, tepėr tė madhe iu bashkua edhe hutimi, shokimi jonė. Askush nuk donte t'a besonte, por gjėma e madhe e papritur kishte ndodhur.
Dhimbjes sė thellė nė shpirt qė ndjenė gjithė familjarėt e tė ndjerit djalė Eri dhe veēanėrisht nėna e tij fatkeqe Julika Prifti iu bashkua mbarė Komuniteti Shqiptar i kudondodhur, duke shprehur keqardhjen dhe ngushėllimet e tyre nėpėrmjet telefonave, e-mail-eve. Sigurisht, kjo ishte edhe njė lehtėsim dhimbje pėr gjithė familjarėt e lėnduar nga ajo vdekje. "...Nuk i kemi njerėzit tanė kėtu..., tė gjithė i kemi atje, nė Shqipėri...", do tė mė thoshte atė ditė tė dhimbjes sė madhe, dita e funeralit, Rafaela Kondi (Prifti), tezja e Erit, tė cilėn e respektoj dhe e vlerėsoj pėr kulturėn dhe inteligjencėn e saj tė lartė...
Familja e lėnduar Prifti nė ato ditė dhimbje kishte mė shumė njerėz se ē'mund tė kishte edhe nė Shqipėri sikur tė ishte.
Komuniteti Shqiptar i Amerikės, veēanėrisht ai i Nju Jorkut, ishte Ai, qė "mbajti" peshėn mė tė madhe pėr lehtėsimin e dhimbjes. Pjesėmarrja e shumtė e bashkatdhetarėve tė ardhur nė ditėn e shėrbimeve funerale si dhe nė ditėn e dhėnies sė lamtumirės sė fundit Erit, ia lehtėsoi pak dhimbjen gjithė familjarėve tė tij.
Nuk kam pėr t'i harruar kurrė fjalėt e zotit Naum Prifti, gjyshit tė tė ndjerit djalė, qė mezi i dilnin nga goja me sytė e tij tė pėrlotur, ndėrsa pėrqafohej me Kryetarin e "VATRĖS" ing. Agim Karagjozi, i thotė: "Shikojeni, shikojeni... A mund tė futet nė dhé ky djalė...?"
Shpesh herė mė trokasin nė vesh kuja vajtuese e nėnės Julika dhe gjyshes Rina...
Nuk kam pėr t'i harruar kurrė gjithė ata sy bashkatdhetarėsh tė pėrlotur atė ditė funerale tė asaj gjėme tė madhe. Nė ē'do kohė mė trokasin nė vesh fjalėt e zotit Petraq Pali kur mė tha: "...Shikojeni sa gjynah..., sikur fle i bukuri djalė..., ēfarė do hajė dheu..."
Ishin bashkatdhetarėt shqiptarė ata, ishin mijėra duar qė u shtrėnguan me familjen e lėnduar nga dhimbja e madhe, ishin mijėra sy tė pėrlotur ata, qė pak a shumė ia lehtėsuan dhimbjen tė lėnduarėve.
Njė dhimbje tė madhe Komuniteti Shqiptar ndjeu edhe kėto ditė Shkurti kur mėsoi pėr ndarjen nga jeta tė nėnės sė bashkatdhetares sonė Kozeta Zylo, aktiviste e kudogjendur mes Komunitetit Shqiptar tė Amerikės. Dhe si pėrherė nė tė tilla raste bashkatdhetarėt tanė tė kudondodhur nuk munguan t'i gjenden pranė Familjes Zylo. Telefonatat e shumta dhe e-mail-et e ardhur nga tė gjitha vendet ku ka shqiptarė lehtėsoi pak dhimbjen e madhe qė po kalonte Familja Zylo nė Nju Jork.
Humbja njėherė e pėrgjithmonė e njeriut tėnd, veēanėrisht e prindit, nėnės, ėshtė e pazėvendėsueshme, por "ardhja" e bashkatdhetarėve tė shumtė nė Familjen Zylo nė ditėt e dhimbėshme, nėpėrmjet telefonatave dhe mesazheve ngushėllues nėpėrmjet e-mail-it ishte njė "ndihmė" lehtėsim dhimbje. Vdekja e nėnės sė zonjės Zylo, tė ndjerės Liri Gjoni, ishte e papritur, pasi ajo kishte ardhur nė Nju Jork para pak muajve pėr tė marrė pjesė nė gėzimin e tyre familjar, martesėn e mbesės sė saj, zonjushes Klodiana Zylo. Nuk ishte fat...
Shėrbimet funerale tė ndjerės iu bėnė nė:
"First Evangelical Free Church", Bay Ridge, Brookly, NY.
Ėshtė e njėjta Kishė qė hapi dyert pėr pritjen e bashkatdhetarėve tė shumtė pėr grumbullimin e ndihmave nė pėrcjelljen e 3 trupave tė Familjes Bitri, ku bashkėshortėt Qemal dhe Kozeta Zylo ishin kryesorėt e atij organizimi pėr grumbullimin e tė hollave pėr transportimin e kufomave nė Atdhe.
Nė raste tė tilla fatkeqėsie ėshtė pothuajse e njėjta situatė, dhimbje dhe lot. Nuk ka rėndėsi nėse e njeh apo jo tė ndjerin-ėn, ndėrsa e shikon tė shtrirė nė arkivol gjysėm kapak hapur, siē ishte vendosur e ndjera Liri Gjoni nė krye tė sallės. Nė tė njėjtin vend pak nga e djathta ishte vendosur njė ekran i madh ku jepeshin foto tė shumta tė ndryshme nėpėr vite nga jeta e tė ndjerės me njerėzit e saj tė dashur. Ishin ato dy pamje prekėse, e ndėrsa sytė tė shkonin njėherė mbi foton e madhe tė tė ndjerės kur shfaqej nė ekran, tė dukej se ishte aty pranė mes nesh e na pėrshėndeste dhe ajo pėrshėndetje kthehej menjėherė nė dhimbje, ndėrsa e shihnim tė shtrirė nė gjumin e saj tė pėrjetshėm.
Menjėherė, sapo hyje nė sallėn mortore, nė krah tė djathtė tė saj ishin fletushkat me fotografinė e tė ndjerės ku shkruhej programi i shėrbimit pėrkujtimor. Ato i shpėrndante amerikani Manny Otavino. Gazetari me karrierė 25 vjeēare pranė OKB-sė Xhim Makswell kishte pėrgatitur buletinin. Heshtjen e varrit e thyente muzika funebre e luajtur nė piano nga Jonathan, njė djalė amerikan. Edhe pse ishin minutat e para tė fillimit tė ceremonisė morrtore, bashkatdhetarėt kishin ardhur mė herėt, t'i qendronin pranė Familjes Zylo. Albana Mėlyshi Lifchin ishte ndėr tė parat qė kishte ardhur dhe me sytė e pėrlotur kishte zėnė vend nė njė nga stolat e sallės.
Bashkatdhetarė tė tjerė tė shumtė vazhdojnė tė vijnė me radhė qė nė minutat e para tė fillimit tė ceremonisė mortore. Bashkatdhetari ynė i nderuar, i palodhuri, i kudogjenduri, i papėrtuari, penėarti qė nuk i mungon kurrė Komunitetit tonė nė raste tė ndryshme, gazetari i mirėnjohur Beqir Sina, ishte edhe ky ndėr tė parėt bashkatdhetarė pjesėmarrės. Vijnė me radhė ku dhimbja i dallohet nė fytyrat e tyre Kryetari i Akademisė sė Shkencave Shqiptaro-Amerikane, Prof. Dr. Skėnder Kodra, Sekretari i kėsaj Akademie Dr. Namik Shehu i shoqėruar nga bashkėshortja e tij zonja Engjellushe, producenti i Televizionit Shqiptar "Kultura Shqiptare" nė Nju Jork, zoti Adem Belliu i shoqėruar nga kolegu i tij Edmond Sherifi, zonja Shqipe Biba, miku i Familjes Zylo z. Edmond Ismailati, z. Besnik Fecanji, arbėreshi, pjesėmarrė nė shumė aktivitetet tė komunitetit tone z. Genario, bashkatdhetarė tė tjerė tė shumtė dhe, ndėrsa i bėnin homazhe tė ndjerės, ktheheshin dhe ngushėllonin ata, anėtarėt e Familjes Zylo qė kishin zėnė vend nė stolat nė rreshtin e parė...
Edhe Familja Zylo ashtu si Familja Prifti, si shumica e mbarė bashkėatdhetarėve tė gjithė tė afėrmit e saj i ka atje, nė Shqipėri, por nė ditėt e dhimbjes sė madhe nuk ishte e vetmuar; miq dhe shokė bashkatdhetarė tė shumtė iu gjendėn pranė pėr lehtėsimin e dhimbjes... Pėr kėtė kemi mė shumė nevojė nė ditė tė tilla tė dhimbėshme dhe tė vėshtira...
E prekshme ishte edhe fillimi i ceremonisė mortore kur Pastor Steve Galegor bėri hyrjen e lutjeve, duke e shoqėruar me kėngė nga librat e shenjtė. Mbesa e tė ndjerės Valbona Zylo ishte mė shumė se prekėse. Me zėrin e saj qė i dridhej dhe sytė qė nuk i pushuan sė lotuari, shprehu dhimbjen pėr humbjen e gjyshes sė saj, duke kujtuar copėza jete tė kaluara me tė. E pėrlotur, Valbona lexoi edhe njė poezi qė nėna e saj Kozeta ia dedikonte nėnės sė saj, tė ndjerės Liri.
Edhe miq dhe tė afėrm tė familjes Zylo sipas dėshirės shprehėn dhimbjen e tyre. Kėshtu folėn Edmond Ismailati, Hajrie Stringa, Lindita Fekushi, Shqipe Biba...
Nė pamundėsi pėr tė marrė pjesė nė atė ceremoni mortore u lexua fjala ngushėlluese e tė pėrndershmit At Artur Liolin, ku ndėrmjet tė tjerash At Liolin shkruante:
"...Nė kėto ditė fillimi tė Kreshmės sė Madhe do ta kujtojmė nė Meshat Liturgjike nė Katedralen tonė dhe do ndezim qiri pėr 40 ditė me radhė pėrpara faltores sė Jezu Krishtit, siē e kemi zakon..."
U lexua gjithashtu edhe njė tjetėr ngushėllim nga njė shoqe e tė ndjerės, qė pėr koincidencė edhe atė e quajnė Liri, Liri Cabiri, Profesore e lėndėve inxhinierike me banim nė Ēikago. Nė fjalėn e saj, pėrveē shprehjes sė dhimbjes sė saj, zonja Cabiri nuk la pa pėrmendur edhe aktin e mbesės sė tė ndjerės, zonjushes Valbona Zylo, e cila pėr dy muaj i ndėrpreu studimet PhD pėr t'i qendruar pranė gjyshes sė saj.
Njė tjetėr zonjė u ēua dhe shprehu ngushėllimet e saja nė gjuhėn angleze. Ishte zonja Krystyna Prystupa; polake-amerikane, bashkėshortja e mjekut nė spitalin e Rochesterit...
Edhe Presidentja e Shoqatės sė Gruas Shqiptaro-Amerikane Dr. Anna Kohen, nė pamundėsi pėr tė ardhur, pasi kishte leksion pėr hebrejtė, kishte dėrguar ngushėllimet e saja...
Arbėreshi Genario recitoi njė poezi nė gjuhėn italiane tė titulluar "Madre", "Nėnė" dhe tė pėrkthyer nga njė bashkėatdhetare.
Nė fund, pasi i dhamė lamtumirėn e fundit tė ndjerės Liri Gjoni hymė nė sallėn e madhe pėr tė pirė kafen e pėrshpirtjes.
Mes njerėzve tė shumtė, zonja Krystyna Prystupa gjen rastin dhe i afrohet zonjės Engjellushe Shehu. "Jeni njohur mė parė ju shqiptarėt me njėri-tjetrin? Kėshtu veproni gjithmonė pėr raste tė tilla...?" - e pyet.
"Edhe jemi njohur mė parė, por mė shumė jemi njohur kėtu nė Amerikė" - ia kthen pėrgjigjen zonja Shehu. "Kėshtu veprojmė pėrherė, nė ēdo rast i ndodhemi pranė bashkatdhetarėve tanė..."
"Ju lumtė dhe jeni pėr tė marrė shembull si komunitet. Do shkruaj nė gazetė pėr kėtė unitetin tuaj..." i thote pėrsėri polakja-amerikane...
Njė tjetėr bashkatdhetar, i cili nuk nguron dhe mė lejon t'ia shkruaj emrin nė kėtė shkrimin tim, Mehmet Dajlani, na thotė: "Kemi ndjekur aktivitete tė shumta edhe nė gazetė kemi lexuar pėr aktivitetet e shumta tė komunitetit, veēoj kėtu promovimet e librave. "Po t'i vėsh re,- na thotė, - nė promovimet e librave janė pothuajse tė njėjtėt njerėz qė marrin pjesė, diskutojnė... dhe shumė mirė bėjnė, sepse nderojnė krijuesin dhe krijimtarinė e tij me pjesėmarrjen e tyre. Por ne tė gjithė kemi nevojė pėr njerėz, si nė raste gėzimi ashtu edhe nė raste hidhėrimi, madje nė kėtė tė fundit duhet t'i jemi mė pranė njeriut tė lėnduar. Nuk mė vjen mirė - thotė zoti Dajlani qė,- shumė shumė pak nga ata tė njėjtėt njerėz qė shkojnė nė promovime librash kanė ardhur sot kėtu... ndoshta kanė edhe tė "drejtė" tė mos vijnė, sepse aktivitetet funerale nuk pasqyrohen nė media...
- Ėshtė ditė jave- i them- dhe njerėzit edhe punojnė...
Mė pa nė sy me njė shikim.... E kuptuam tė gjithė nė sytė e tij pėrgjigjen qė do na jepte...

Mes shokėve, qė disa nga ata unė i shikoja pėr herė tė parė, ndėrsa mbanim nė dorė kupėn e kafesė, pėrballė meje, disa hapa mė tej pash njė djalė. Kush e di se nė ē'botė kishte hyrė tek rrinte i menduar, i hutuar; shikimin e kishte hedhur nė tokė... Ishte Arben Bitri, vėllai i tė ndjerės kėngėtare Anita Bitri. Nuk e di pse m'u dhimbs shumė nė ato ēaste, ndėrsa e shikoja tė menduar. Ēohem, i afrohem dhe e pėrqafoj. "Nuk dua tė shoh tė mėrzitur Beni..." - i them.
Kėto fjalėt e mija, sikur ishin njė pult komandimi pėr tė; menjėherė nga sytė e tij filluan dhe rrodhėn lotė. Me zė tė dridhur mė thotė: "Nuk e mendoja kurrė se do vija pėrsėri nė kėtė vend tė shenjtė qė i jam mirėnjohės... Jeni tė mrekullueshėm. Bravo Komunitetit tonė, qė i ndodhemi njėri-tjetrit nė raste tė tilla tė dhimbėshme... Uroj tė jetė pėrherė ky unitet, tė vazhdojė pėrherė kjo harmoni..."

Dhe vėrtet, ne shqiptarėt jemi tė mrekullueshėm dhe pėr kėtė krenohemi, krenohemi, se nuk jemi vetėm ashtu siē erdhėm nė fillim. Jemi mes miqsh dhe shokėsh, dimė t'i ndodhemi pranė njėri-tjetrit nė gėzime dhe fatkeqėsi, dimė tė ndajmė tė gjithė sė bashku gėzimet dhe hidhėrimet.
Uroj qė pėr gėzime dhe vetėm pėr gėzime t'i shkojmė njėri-tjetrit...

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara