HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pavdekshmėria e njė tenori...

-- nga Pierre-Pandeli Simsia

Pierre-Pandeli Simsia Nje e-mail i ardhur ditėt e fundit me ngacmoi ndjenjat pėr tė kujtuar me dhimbje njė ndėr tenorėt mė tė mirė tė Shqipėrisė, tė cilin fatkeqėsisht, vdekja e pamėshirshme e ndau shumė shpejt nga familja, njerėzit, shokėt, miqtė e tij mė tė afėrt, RUZHDI KARAJ.

Edhe pse unė nė njė moshė fare tė re, nė fundvitet 60-tė e mbaj mend kėngėtarin pionier Ruzhdi Karaj tė kėndonte nė skenėn e Pallatit tė Kulturės "Margarita Tutulani" nė Berat, i cili sapo kishte hyrė nė udhėn e gjatė dhe tė bukur tė kėngės.

Nė ato vite, duke u aktivizuar si kėngėtar pranė Shtėpisė sė Pionierit nė qytetin e Beratit, pionieri fare i ri nė moshė Ruzhdi Karaj, i befasoi tė gjithė me zėrin e tij tė shkėlqyer, tė pastėr, tė kthjellėt, timbrik.

Ruzhdi Karaj - Rigoletto

Jo vetėm nė skenėn e Pallatit tė Kulturės qė kishte ēelur njė gonxhe kėngėtari dhe po fillonte tė shpėrrthente, ndoshta mė herėt sa ē'duhej, por ai zė fėmije nė atė kohė "pushtoi" edhe studion e Radio Tiranės. Ishin ato vite, kur disa tė diela me radhė Radio Tirana nė emisionin e pionierit tė orės 8 tė mėngjesit do transmetonte edhe kėngėn e famshme, qe pati jehonė nė ato vite "Gimi dhe topi" tė kėnduar nga pionieri beratas Ruzhdi Karaj: "Babi Gimit i ka blerė / Njė top t'vogėl ngyrė verdhė / Gimi ecėn hop e hop / E rend topin mu nė portė / Gol, gol, gol gooooool!/

Gjithashtu edhe njė kėngė tjetėr qė pati jehonė nė ato vite tė largėta (fundvitet 60-tė ishte edhe kėnmga: "Libri, kazma, pushka" Atė kėngė Ruzhdi Karaj do ta kėndonte me dy kėngėtarė tė tjerė, premtues pėr tė ardhmen e tyre artistike, Kozma Dushi dhe Luējana Laēka: "Mik i fėmijėve jam / Emrin libėr e kam / Mbi bangė e mbi tryezė / Rri me ju pa pėrtesė / Sa herė mė shfletoni / Fletėt njė nga njė / Mėndjen ua ndriēoni / Njerėzve gjithandej / Kazėm njė copė metal / Do stolis fushė e mal / Kodrat unė i ngjall / me tarraca shkallė-shkallė /...

Ruzhdi Karaj - Irini Nikolla

Ruzhdi Karaj u rrit me skenėn, me kėngėn nė buzė. Duke parė njė tė ardhme tė shkėlqyer pėr tė ardhmen tek kėngėtari i ri Ruzhdi Karaj, kompozitorėt beratas Sotir Konēi, Asqeri Kadėna, Xhevdet Dervishi, Teki Luari... do ndjenin pėrgjegjėsinė e tyre profesionale ta linin atė talent, pėr ta lartėsuar nė skenėn mė tė lartė tė artit shqiptar, Skena e Teatrit Shtetėror tė Operas dhe Baletit (TOB).

Ruzhdi Karaj po rritej me kėngėn, me skenėn, pa u ndalur asnjėherė. Si kėngėtar i mirėpritur i Estradės sė Beratit dhe festivaleve tė kėngės qė zhvilloheshin nė qytetin e Beratit, Karaj do tė kėndonte kėngėt

Ruzhdi Karaj Konkurimi pėr tė studiuar nė Akademinė e Arteve tė Bukura nė Tiranė, qė nė atė kohė quhej Instituti i Lartė i Arteve, fitorja pėr tenorin e ri beratas ishte e padiskutueshme.

Komisioni pėrzgjedhės mbeti me gojė hapur; po dėgjonin zėrin e Luējano Pavarotit beratas Ruzhdi Karaj, po dėgjonin Mikelanxhelo Verso-n beratas Ruzhdi Karaj, po dėgjonin Gaqo Ēakon beratas Ruzhdi Karaj, po dėgjonin tenorin Nessun Dorma-n beratas Ruzhdi Karaj,...

Akademia e Arteve tė Bukura nė Tiranė do ta formonte tenorin e ri Ruzhdi Karaj, njė kėngėtar lirik tė sukseshėm, ku mund tė konkuronte nė skenat e mėdha botėrore.

Ruzhdi Karaj dhe Mariana Leka, Itali Pas mbarimit tė studimeve nė Akademinė e Arteve tė Bukura nė vitet 80-tė, tenori beratas Ruzhdi Karaj i duhej asaj Akademie tė punonte pedagog, i duhej TOB si kėngėtar, i duhej gjithė Shqipėrisė pėr tė konkuruar edhe nė skenat e mėdha botėrore.

Me emėrimin e tij nė Tiranė, Beratit po i ikte njė tenor i famshėm dhe pėr kėtė edhe mund tė ndjente keqardhje, por ishte edhe nder qė biri i tij beratas, kishte arritur majat tė larta dhe tė susksesshme nė art.Shumė pedagogė u kujtohet kolegu i tyre Ruzhdi Karaj si njeri i vullnetshėm dhe me talent. Shumė ish nxėnės tė Akademisė sė Arteve nuk mund ta harrojnė ish pedagogun e tyre Ruzhdi Karaj, qė me thjeshtėsi dhe ėmbėlsinė e zėrit dhe shpirtit tė tij u jepte kurajo talenteve tė rinj.

Shkėlqimi i zėrit tė tij do ndjehej edhe nė TOB si kėngėtar pranė atij teatri. Me sopranon e mirėnjohur shqiptare Marjana Leka, tenori Ruzhdi Karaj ka interpretuar nė opera tė ndryshme. Kujtoj Operat "Traviata", "Rigoleto", "Peshkatarėt e Perlave"...

Suksesi i madh i tenorit lirik Ruzhdi Karaj nė interpretimet nė role tė ndryshme tė operave mė tė njohura tė kompozitorėve shqiptarė dhe tė huaj do njihej edhe jashtė kufijve shtetėrorė, nė skenat e huaja.

Papritur, njė sėmundje e pashėrueshme, qė do befasonte dhe do trondiste artin shqiptar, i merr jetėn tenorit Karaj nė moshėn e tij 45 vjeēare, nė njė kohė kur familja, fėmijėt, arti shqiptar ... kishte nevojė mė tepėr se kurrė pėr tė.

E kujtojnė me dashuri dhe dhimbje partnerėt dhe kolegėt e tij, Marjana Leka, Mjeshtria e Madhe e Punės Edit Mihali, Sopranoja me famė botėrore Inva Mula, Gjergj Suljoti, Petrika Rėmbeci, Gjoni Athanas, Ylber Gjini, Shqipe zani, Agim Duro...

Tenori Ruzhdi Karaj u nda shumė shpejt nga jeta, duke lėnė pas bashkėshorten e tij Mukades Karaj (Vojvoda) dhe dy fėmijėt e tij Mario dhe Arbėri.

Ruzhdi Karaj dhe Edit Mihali

Tenori Karaj na mungon fizikisht, por ai ka lėnė tė pavdekshėm zėrin e tij, veprėn e tij dhe atė zė me cilėsi tė larta vokale e teknike e ndjejmė pėrherė pranė, ndėrsa dėgjojmė "Kėngėt e pakėndueme", "Arien e Lekės nga opera Skėnderbeu", Arien e Lenksit nga opera ruse "Eugene Onegin", Arien nga opera"Il Faccendiere"...

Ruzhdi Karaj do tė kujtohet pėrherė edhe si njeri me karakter dhe shpirt fisnik...
Fjalėt dhe vlerėsimet janė pak pėr tė pėrshkruar kėtė figurė tė operės, i cili la gjurmė tė pashlyeshme nė historinė operistike shqiptare.

Kam pasur fatin e mirė ta njoh nga afėr Ruzhdiun, nga ku pėrfitoje cilėsitė mė tė mira dhe tė virtytshme tė njė njeriu me shpirt dhe zemėr tė madhe, sa ē'ishte e madhe vepra e tij artistike qė Ai na la pas.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara