HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Zonjusha...

-- nga Pierre-Pandeli Simsia

Pierre-Pandeli Simsia

( Tregim )

- E kam me ngut punėn shofer... - u dėgjua njė zė burri nga mesi i autobusit.
Ai bėri sikur nuk e dėgjoi, vazhdonte shikimin e tij nė pasqyrėn anėsore.
Vajza jashtė nė vrapimin e saj tė lehtė po i afrohej autobusit; flokėt e saja kaēurela ngyrė gruri i ledhatoheshin poshtė supeve tė saja, duke vallėzuar herė majtas e herė djathtas.
Njė vajzė tjetėr nė tė njėjtin stacion po priste autobusin e linjės tjetėr. Po e shihte dhe, seē ndjeu njė gėzim kur ajo iu afrua derės sė autobusit. I kishte ndodhur vetė disa herė qė nė ēastin e mbėrritjes pranė derės sė autobusit, shoferi e kishte mbyllyr derėn dhe ishte nisur, duke e lėnė atė jashtė, prandaj dhe nuk e dėshironte t'i ndodhte edhe asaj vajze.
Ajo mbėrriti te dera e pasme, ndaloi pak, shumė pak, sa pėr tė qetėsuar frymėmarjen dhe me delikatesė ngriti pak cepin e fundit nė anėn e djathtė tė tij, sa pėr t'i dhėnė mundėsi tė ngjiste hapin e parė nė shkallėt e autobusit. Hipi dhe qendroi mes grumbullit tė njerėzve nė fund tė autobusit. Era e mirė e parfumit tė saj u pėrhap menjėherė. Ishte e pashme; sytė i kishte gjyrė blu. Me njė shikim tė ėmbėl vėshtroi pėrreth, pastaj u pėrqendrua. Kėrkoi me sy tė shihte shoferin nė pasqyrėn sipėr timonit si pėr ta falenderuar. Njerėzit e shumtė nė autobus nuk ia lejuan njė gjė tė tillė.
Disa pasagjerė pranė saj po i dėgjonin frymėmarrjen e shpeshtė. Fytyra i kishte marrė ngjyrė tė trėndafiltė. Tualeti i lehtė nė fytyrėn e saj e bėnte dhe mė tėrheqėse atė vajzė rreth tė 20-ave. Njė burrė rreth tė 55-ave me flokė pak tė rėna gjyrė hiri qė ishte pėrbri saj i hodhi njė shikim me bisht tė syrit. Edhe ajo e kuptoi atė shikim tė tij dhe me delikatesė, me gishtat e saja tė hollė, preku majat e flokėve, duke i dhėnė kokės majtas. Askush nuk e pa buzėqeshjen e lehtė tė saj, kur shikimin e hodhi tek ai burrė.
Pak mė tutje, dy burra tė tjerė mė tė moshuar, nuk po ia ndanin shikimin. - Shikoje, - i bėri njėri me shenjė pasagjerit tjetėr tė panjohur, moshatar me tė, duke i dhėnė pak kokės sė tij para. Tjetri nuk foli; bėri sikur nuk kuptoi ēfarė i tha i panjohuri.
Ajo e kuptoi shikim e tyre dhe u buzėqeshi ėmbėl. Tė njėjtėn ėmbėlsi ia ktheu edhe Ai qė i bėri shenjė.
- Ah! Moshė e pleqėrisė, tė dhjefsha t'ėmėn, - foli pėrsėri Ai nėn vete. Menjėherė e imagjinoi atė vajzė tė zhveshur nė shtratin e tij, duke luajtur me tė gjitha pjesėt e trupit tė saj. Ah! - tha pėrsėri, duke e joshur me shikimin e tij.
Burri i moshuar, i futur thellė nė imagjinatėn e tij, i pavetėdijshėm, lėvizi buzėt dhe dhėmbėt, ndėrsa sytė nuk i hiqte nga gjoksi i saj i ngritur pėrpjetė. Bluza hollė pambuku ngjyrė qielli i rrinte ngjitur pas trupit, qė ia tregonte format e gjoksit nė mėnyrė eksituese.
Vetėm njė grua pranė saj, qė po rrinte e shtrėnguar mes njerėzve, ndoshta e shqetėsoi zhurma e lehtė e frymėmarrjes sė saj tė shpejtė, ktheu kokėn nga ajo, i hodhi njė shikim tė rreptė dhe mėrmėriti me vete nėn zė: "Pėr kėtė surrat e mbajti kaq orė autobuzin shoferi pa e nisur?!" Vajza, si tė mos e kishte parė shikimin kritik tė asaj gruaje, vėshtronte me sy njerėzit brenda si tė kėrkonte njeri tė njohur. Nga mesi i autobusit ishte njė djalė rreth 25 vjeē. I pa profilin e tij dhe mendoi se duhet shpejtuar, pa i humbur ky rast, ndoshta djali mund tė zbresė nė stacionin ardhės.
- Mė falni, mund tė kaloj pak, ju lutem? - tha, pa iu drejtuar askujt dhe hyri mes dy burrave tė moshuar. Ata nuk folėn; e panė me kėrshėri, duke i dhėnė trupit pak prapa, pėr t'i krijuar asaj hapėsirė tė kalojė.
Nė ēantėn personale, ajo mbante gjithmonė disa copėra tė vogla letre tė palosura nė mes.
- Faleminderit, - foli me ngadalė, duke ecur nė mes tyre. Ata tė dy, nė tė njėjtėn kohė ndjenė diēka tė prekėshme nė pjesėn e zinxhirit tė pantallonave. Duart e saja ledhatuan tre herė pjesėn e pėrparme tė pantallonave tė tyre, si tė kėrkonte diēka. Vazhdoi tė ecė mes njerėzve tė tjerė, gjithmonė duke pėrsėritur fjalėt "Mė falni, mund tė kalojė pak ju lutem?"
Burri nga ana e majtė e saj ndjeu neveri nga ai veprim i papritur dhe tepėr i guximshėm nga njė vajzė e panjohur dhe e re nė moshė. E shoqėroi me sy nga pas, duke u mėdyshur nė pamjen e saj tė jashtėme qė tė impononte respekt. Menjėherė po e brente zhgėnjimi pėr atė vajzė. Po e shikonte i ēmeritur me atė ē'i ndodhi. Shkulme mendimesh tė ēuditėshme i vėrshuan menjėherė: "Pse kanė ndryshuar kaq shumė njerėzit?! Pse veprojnė kėshtu disa vajza tė reja sot, kėrkojnė tė shesin trupin e tyre me cilindo mashkull pėr tė siguruar mjetin e jetesės?! Nuk ke kujt t'i besosh... ! - mėrmėriti nėn vete mes dhimbjes, habisė dhe urrejtjes pėr atė vajzė.
Tė kundėrtėn e moshatarit tė tij, mendoi burri nga ana e djathtė e saj: - Hė, ē'mė ndezi... zogėza, - mėrmėriti. - Nuk e lė kėtė ngjalė kaq tė bukur tė mė shkasė nga dora sot - dhe mendoi t'a shoqėrojė nga pas.
Djali nė mes tė autobusit rrinte me shikim nga dritarja. Nė dy veshėt mbante tė puthitura dy kufjet e njė kasetofoni tė vogėl. Ai dukej se po kundronte natyrėn, ndėrsa ishte pėrhumbur i tėri nė muzikėn qė po dėgjonte.
Ajo iu afrua nga pas. E hetoi me njė shikim tė shpejtė dhe e preku lehtė nė supin e tij. - Mė fal - i tha, me buzėqeshjen e saj tė ėmbėl. Ajo po fliste me gjeste lozonjare, duke i shoqėruar fjalėt edhe me gjeste padurimi. Djali ktheu kokėn. - Ka shumė njerėz nė autobus. - Ai nuk i dėgjoi fjalėt, vetėm pa lėvizjen e buzėve tė saja. - Ēfarė thatė, ju lutem? - dhe hoqi kufjet nga veshėt. Shikimi i tij shkoi te buzėqeshja e saj e ėmbėl. I pėlqeu ajo buzėqeshje, ato sy tė kthjellėt si dy burime kristali, ato buzė femre pak tė fryra, forma e gjoksit dhe ai shikim plot delikatesė i saj.
- Mė duhet tė zbres nė ... Edhe sa stacione janė? - Ajo e njihte shumė mirė zonėn pėrreth, por tė tilla pyetje pėrdorte shpesh pėr tė hyrė nė bisedė me djem tė panjohur.
- Edhe tre, - tha djali. - Mua mė duhet tė zbres nė stacionin e dytė, ndėrsa ti, duhet tė zbresėsh nė tė tretin.
- Oh, - tha ajo dhe mblodhi pak buzėt.
Pas pak autobuzi bėri njė tronditje tė vogėl dhe ajo e shfrytėzoi atė rast. U mbajt te djali duke vėnė dorėn e saj tė majtė nė brezin e pantallonave tė tij. Djali e zhbiroi atė me sy, uli sytė dhe me njė buzėqeshje tė lehtė lėvizi pak kokėn majtas-djathtas.
Autobusi ndaloi nė stacionin e radhės. Njerėzit lėviznin pėr tė zbritur dhe ajo e shfrytėzoi pėrsėri atė rast. Pa e hequr dorėn nga brezi i pantallonave tė tij, trupin e saj e afroi edhe mė pranė trupit tė djalit, kur njė grua prapa saj me vėshtirėsi po kalonte tė dilte jashtė.
- Nė cilėn lagje banoni? - e pyeti ajo me zė tė ulėt, - dhe i preku zinxhirin e pantallonave tė tij. Nė ēdo fjalė qė nxirrte nga goja, dukej se ishte e zalisur nga padurimi.
Djali nė fillim nguroi tė fliste, sikur kėrkonte fjalėt e pėrshtatshme pėr t'i pėrgjigjur asaj pyetjeje.
- Unė banoj tek ... lagjja e sallamit, - tha pastaj me njė humor rrėzėllitės dhe i dha pjesės sė belit para. - Ju ku banoni?
Ajo ndjeu njė pjesė tė trupit tė djalit t'i preknin kofshėt e saja. Nuk foli. Njė buzėqeshje e lehtė ia vijosi fytyrėn. Lėvizi lehtė dorėn nė pjesėn e zinxhirit tė pantallonave tė tij duke ndjerė diēka. - Ju lutem, nėse dėshironi..., mund tė mė telefononi nė ēdo kohė.
- E ardhur jeni nė kryeqytet, apo vendase...? - e pyeti pėrsėri Ai, pa marrė pėrgjigjen e pyetjes sė parė.
Ajo e kuptoi se ai ia zbuloi menjėherė mendimet dhe qėllimin.
- Mund t'ua jap numrin tim tė telefonit? - tha pa u menduar. Hapi me delikatesė ēantėn, duke e hequr dorėn nga aty ku po e mbante dhe nxorri letrėn e vogėl tė palosur mė dysh. - Kėtu ėshtė shkruar numri i telefonit tim - dhe ia dha atij. Mbi fytyrėn e saj rrėshkiti pėrsėri buzėqeshja e saj e lehtė. Djali e hapi letrėn e vogėl dhe po lexonte numrat e shkruar nė tė. - Telefoni ėshtė pėr herė tjetėr, tani, nuk mundesh tė zbresim tė dy, ta vazhdojmė rrugėn bashkė? - Menjėherė ndjenjat e tij tė zjarrta po zienin si vullkan dhe ishin gati tė shpėrrthenin. Tė gjithė trupin po ia mbysnin hove zjarrmie. Fytyra i kishte marrė pamje tė ngazėllyer. - Mund ta bėjmė rrugėn bashkė tani, mund tė shkojmė...?
- Tani jo! - i tha prerė ajo. Mė duhet tė shkoj... E kam me shumė ngut punėn. Mė telefono, tė lutem.
Djali nėnqeshi. E kuptoi qė ajo po tregonte njė fodullėk tė pėshtirė. - Mos ndoshta dėshironi qė unė t'ju pėrgjėrohem dhe tė mė mbushen sytė me lot, pėrse nuk mund ta bėjmė rrugėn bashkė tani? - i foli Ai me zė tė ulėt dhe me njė humor rrėzėllitės.
Ajo ishte lajkatare e sprovuar. E pa nė sy; nuk foli, vetėm i preku lehtė gishta e duarve tė tij.
Burri i moshuar disa hapa larg saj, ndėrsa po i shikonte, ndjeu xhelozi dhe njė revoltė e brendėshme ndjenjash nuk po e linin tė qetė. Ishte gati edhe ai nė ato ēaste tė shpėrrthente... "Mė duket se ma rrėmbeu rrufjani ngjalėn" - mendoi. I bėhej t'i afrohej vajzės dhe tė hakėrrehej ndaj djalit. "Sado qė je djalė i ri nė moshė dhe karemin, sigurisht, e ke mė tė fortė se unė pėr tė kuar grepin, por dije se pėrvojėn time nuk e ke kurrė, o bukurosh, qė kėrkon tė peshkosh ..." - mendoi.
- Oh! - tha djali dhe afroi pėrsėri pjesėn e belit pranė trupit tė saj. - Nė kėtė stacion mė duhet tė zbres tani; mund tė zbrisni edhe Ju?
Ajo nuk foli, donte tė "peshkonte" edhe me burrin e moshuar, sikur edhe numrin e telefonit t'ia jepte atij.
- Ti zbrit kėtu - i tha, me zė tė mekur dhe me njė buzėqeshje joshėse, duke lėvizur edhe ajo trupin pranė trupit tė tij. - Ndėrsa unė po zbres nė stacionin ardhės, takohemi... - dhe i dha shenjėn e puthjes me buzė.
Djali e dėgjoi; zėri i saj iu duk se nuk shprehte bindje, megjithatė, mendoi ta vazhdonte lojėn e saponisur.
- Mirė - i tha me zė tė vendosur - dhe eci mes njerėzve nė drejtim tė derės, duke mbajtur duart nė pjesėn e pėrparme tė pantallonave tė tij.
Burri i moshuar, duke e shoqėruar me sy djalin, lėvizi edhe ai mes njerėzve, si tė donte tė zbriste nė atė stacion. Mendoi se edhe ajo do zbriste me djalin. Kur pa qė ajo nuk lėvizi, sikur u ēlirua nga ai makth qė e kishte kapur. Iu afrua vajzės fytyrėqeshur.
- Nė kėtė lagje banon edhe ti? - e pyeti ajo e buzėqeshur dhe me zė tė ulėt, duke lėvizur lehtė dhe hijshėm trupin e saj.
- Nė kėtė lagje banoj moj t'u bėfsha unė ty. Nuk e kam shumė larg shtėpinė, por, ēfarė tė bėj unė i ziu tani qė kam plakėn nė shtėpi.
- Tė kuptoj xhaxhi, mos u shqetėso, - i tha ajo dhe hapi ēantėn e saj tė vogėl. Nxorri njė letėr tjetėr tė palosur mė dysh. Duke ia dhėnė i tha: - Kėtu ėshtė shkruar numri im i telefonit. Mund tė mė merrni nė ēdo kohė, qė tė flasim; do t'ju pėrgjigjem xhaxhi. Ka plot shtėpi tė tjera pa plaka...
Burri i moshuar skėrmiti dhėmbėt, si tė donte t'ia kafshonte atė gjoksin, qė ajo bluze e hollė ia tregonte aq bukur format e tij. - Ah tė keqen unė ty moj shpirt, - mėrmėriti burri. " Ah tė ishte kjo kohė atėhere nė kohėn tonė tė rinisė..." - mendoi. - Sot mbasdite, je e lirė, tė tė telefonojė xhaxhi, tu bėfsha?
- Jam xhaxhi, jam e lirė. Mė telefono.
Burri i moshuar nuk po i besonte asaj rastėsie qė i kishte ardhur krejt papritur. Vetja nė ato ēaste po i dukej se po avullonte nė ngrohtėsinė e asaj dashurie, mes ndjenjave qė po zjenin si vullkan.
Autobusi qendroi nė stacionin tjetėr. - Mė duhet tė zbres nė kėtė stacion, xhaxhi, - i tha ajo burrit dhe i preku brezin e pantallonave. - Nėse ke mundėsi, mė telefono pasdite, pas orės 6.
Lėvizte shtrėnguar mes njerėzve tė shumtė nė autobus dhe nė mėnyrė tė kulturuar pėrdorte fjalėt: - Mė falni, mund tė kaloj, ju lutem?
- Zbriti nė stacionin tjetėr. Eci nė drejtim tė kundėrt tė lėvizjes sė autobusit. Katėr djem tė rinj nė moshė rreth tė 20-tave po vinin nė drejtim tė saj.
Kur u pėrballėn, ajo me njė shikim ledhatues i buzėqeshi ėmbėl. Vetėm dy nga ata e panė buzėqeshjen e saj. Njėri nga ata ktheu kokėn kur u shkėmbyen dhe seē mėrmėriti me vete.
Edhe djali i saponjohur qė zbriti nga autobusi po vinte nė drejtimin e saj, nuk ishte shumė larg. Po ecnin pėrballė njėri-tjetrit. Ai seē ndjeu njė gėzim naiv nė vetvete kur e pa qė ajo po vinte nė drejtim tė tij; kishte menduar se do ishte njė lojė e gėnjeshtėrt, ashtu siē ndodh rėndom nga vajzat pėr t'i shpėtuar ngacmimeve tė rastit.
- Je shumė e bukur - i tha, kur u takuan. - Besoj se nuk je e shtrenjtė nė pagesė sa ē'ke dhe bukurinė ... Nė cilin motel do shkojmė?
Ajo e vėshtroi me sytė qė i shkrepėtinė, sikur donte t'i thoshte: "Pse, ėshtė problem pėr motele apo hotele private?" - Pastaj me njė lėvizje tė gjoksit dhe me njė buzėqeshje joshėse, qė i shkėlqeu fytyrėn tha: - Nė njė nga ata tė periferisė nė rrugėn kryesore qė lidh dy qytetet... Na duhet tė marrim njė taksi.
Ata po rrinin tė dy nė kėmbė nė pritje tė ndonjė taksie.

Ditėn tjetėr ajo doli nga shtėpia dhe eci nė drejtim tė stacionit tė autobusit. Njė burrė dhe njė grua, qė kuptohej se diēka po kėrkonin e ndaluan dhe e pyetėn: - Ju lutem, ku ndodhet spitali i ri...? - e pyeti gruaja.
Ajo, siē e kishte zakon kur takohej me njerėz tė panjohur, me njė mirėsjellje pėr ta pasur zili, iu drejtua burrit: - Jeni pak larg pėr tė shkuar deri atje, po ju ndihmoj unė; shkojmė bashkė. Jeni pėr vizitė nė spital, apo...? - pyeti pa iu drejtuar asnjerit pasi ecėn disa hapa.
- Jo ne, njė mbesa ime ėshtė operuar dhe duam t'i bėjmė njė vizitė nė spital - u pėrgjigj gruaja.
- Nuk jeni nga kryeqyteti?
- Jo - tha burri.
"Eh, sa mirė do ishte, sikur tė ishe vetėm ti..." - mendoi ajo, sapo burri u pėrgjigj.
Kur mbėrritėn tek porta hyrrėse e spitalit, para se tė largohej, ajo nxorri nga ēanta letrėn e vogėl tė palosur dhe ia dha burrit. - Kėtu ėshtė shkruar numri i telefonit tim. Mund tė mė telefononi nė ēdo kohė, ose mė lini mesazh, nėse nuk j'u pėrgjigjem, pėr ēdo rast qė mund t'ju nevojitem.
- Rrofsh moj bijė - tha gruaja. - Shumė faleminderit dhe me njė fat tė mirė.
- Sa vajzė e mirė dhe e bukur ishte, - i tha gruaja burrit, kur ajo u largua. - E mirė, e edukuar dhe shumė e sjellshme ishte, - u pėrgjigj menjėherė ai.
- E di si po mendoja? - tha gruaja. - Njė nuse si kjo tė fusėsh nė shtėpi. Sa mirė do shkonte me djalin tonė, sikur tė jetė fat tė martohen tė dy.
- Nuk do ta lė me kaq, - tha burri. - Do t'i telefonoj dhe do ta falenderoj mė vonė...

Pas dy ditėsh, vajza pa nė telefonin celular tė saj t'i kishin ardhur dy mesazhe. Njėri mesazh ishte tekst i shkruar dhe tjetri ishte me zė. Mesazhet vinin nga i njėjti numėr telefoni dhe kishin tė njėjtėn pėrmbajtje. Ata tė dy, burrė e grua, nė mesazhet e dėrguar vajzės i shprehnin mirėnjohje dhe falenderime dhe vazhdimin e lidhjes sė njohjes sė tyre nė tė ardhmen.
Mesazhet fillonin me fjalėt: "Shumė e nderuara zonja ..." dhe pėrfundonin: "Me shumė respekt pėr ty..."
Vajza e lexoi, e dėgjoi mesazhin disa herė dhe me njė nėnqeshje ironike, duke shtrirė pak buzėt, foli nėn vete: "Zonjė e nderuar", "E nderuara zonjushė"..., "Me shumė respekt pėr ty zonjė e nderuar"...
"Kėto janė shprehjet e pėrditėshme qė na vrasin veshin ngado, nė rrugė, nė institucione tė ndryshme, nė biseda me shokė dhe miq, tė njohur e tė panjohur, nė dėrgimin e njė letre, mesazhi tė njė e -mail...
"Unė jam njė vajzė e re. Pėr arsyet e mija personale subjektive unė kam zgjedhur njė rrugė tė jetės pėr tė ecur, njė profesion tė lirė pėr tė ushtruar, njė mėnyrė pėr tė jetuar... Nuk e di, nėse kėta njerėz tė mirė dhe tė panjohur, do t'ua lejonte ndėrgjegjja e tyre tė mė drejtohen me kėto shprehje nė emėr tė qytetarisė sė kulturuar, nėse do dinin tė vėrtetėn e profesionit tim qė unė ushtroj?
Kėtė tė jep shoqėria demokratike; edhe pa e njohur tjetrin ēfarė soji ėshtė t'i drejtohesh me fjalėt "Zonjė e nderuar..., Shumė e nderuara zonjushė..., Me shumė respekt pėr ty ..." Nuk mė interesojnė dhe nuk dua t'i dėgjoj kėto shprehje, sidomos nga njerėz tė panjohur, qė nė jetėn tonė tė pėrditėshme janė bėrė shumė tė pėrdorshme, t'i drejtohesh dikujt nė emėr tė sjelljes sė kulturuar dhe qė pėrdoren pothuajse nga shumica e njerėzve...
I shuajti mesazhet nga telefoni dhe mendoi tė mos i pėrgjigjej mė atyre njerėzve, qė nuk e njihnin tė vėrtetėn e saj.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara