HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


BIOGRAFIA

- tregim
-- nga Pierre-Pandeli Simsia

Pierre-Pandeli Simsia Nė ēdo fillim tė vitit shkollor, nxėnėsit e asaj shkolle kishin njė "merak": Kush do ishte mėsuesi i matematikės?
Atyre qė u binin tė kishin mėsues Kiēon ishin me "fat", por edhe mė me fat ishin nxėnėsit e klasės qė mėsues Kiēoja do t'i kishte nėn kujdestari.
Lėnda e Matematikės, qė pėr vetė natyrėn e saj ėshtė e vėshtirė dhe imponuese, pėr shumicėn e nxėnėsve bėhet edhe mė e vėshtirė, pėr shkak tė karrakterit tė ashpėr dhe strikt tė mėsuesit tė matematikės. Por mėsues Kiēoja, duke patur njė praktikė tė tij kishte ditur ta "mposhtėte" karakterin e vėshtirė tė lėndės sė mėsimit qė jepte, duke "triumfuar" mbi atė. I tillė ishte mėsues Kiēoja.
Fotografia e tij kishte dalė disa herė nė stendė nė qendėr tė qytetit si ndėr mėsuesit mė tė mirė. Mėsues Kiēoja ishte edhe familje dėshmori. Djali i xhaxhait tė tij ishte vrarė nė luftėn kundėr fashizmit. Nė ditėn e pėrkujtimit tė dėshmorėve tė vrarė Ai ishte ndėr tė zgjedhurit, kur njerėzit shkonin pėr tė bėrė homazhe pranė varreve tė dėshmorėve. Dera e shtėpisė sė tij atė ditė rrinte e hapur pėr njerėzit e partisė dhe tė qeverisė qė i shkonin pėr vizitė. Megjithatė, mėsues Kiēoja kurrė nuk e shfrytėzonte atė privilegj, pėrkundrazi!

Jeta, ka edhe ajo tė papriturat e saj.

E pabesueshme ishte ajo qė i ndodhi mėsues Kiēos.
Pas disa mbledhjesh tė gjata tė kėshillit pedagogjik tė shkollės, sekretari i partisė dhe i dėrguari nga komiteti morrėn vendimin: "Mėsues Kiēo pezullohet pėrkohėsisht nga dhėnia e mėsimit deri nė njė urdhėr tjetėr me motivacionin: "Duke mos qenė i sinqertė pėrpara Partisė, ka fshehur tė vėrtetat qė ajo kėrkon tė dijė..."
Ēfarė kishte ndodhur?
Gruaja e mėsues Kiēos, Marjeta, kishte njė dajė tė arratisur nga Shqipėria, i cili ishte vendosur pėrfundimisht nė Sh.B.A. Ajo kėtė e kishte dėgjuar nga nėna e saj, pasi kur kishte ndodhur ajo ngjarje, kishte qenė vetėm 5 vjeēe. Pothuajse ēdo gjė ishte harruar. Vite mė vonė, nipi i gruas sė tij, e shfrytėzoi kėtė rast. Sė bashku me 4 shokė tė tjerė kapen nga rojat e kufirit nė njė fshat kufitar shqiptar, ku arrestohen pėr tentativė arratisje jashtė atdheut.

Pasi u mor vendimi qė mėsues Kiēo tė pezullohej pėrkohėsisht nga dhėnia e mėsimit, disa javė mė vonė e thirrėn nė Komitetin e Partisė tė qytetit. Njeriun qė i fliste nė emėr tė partisė, Kiēoja e njihte disi, sepse u kishte rėnė nė sy tė gjithėve ardhja dhe emėrimi i tij nė Komitetin e Partisė. Ishte njė burrė rreth tė dyzetave; kishte ardhur nga njė fshat para disa vjetėsh. Nuk kishte ndonjė diplomė fakulteti; e vetmja "diplomė" e tij ishte se kishte mbaruar njė kurs partie nė kryeqytet. Kjo ishte edhe "arma" e fortė qė mbante ai njeri "intelektual", qė i ishte hapur rruga pėr tė ardhur nė atė qytet e tė punonte nė Komitetin e Partisė.

Kiēoja ishte i detyruar tė dėgjonte atė njeri injorant qė e kishte thirrur nė zyrėn e tij dhe po i fliste nė emėr tė Partisė me ato shprehjet bajate qė u kishte dalė boja, qė sa e sa herė ishin pėrsėritur nga njerėz dogmatikė e pa kurfarė shkolle, por nuk kishte ē'tė bėnte. Ishte i detyruar tė rrinte para tij, ashtu siē rrinin nganjėherė nxėnėsit e tij, kur vinin nė shkollė pa bėrė detyrat. Zyrtari i fliste herė me tone tė ashpra, herė me tone tė qeta, pastaj, duke i kujtuar edhe biografinė, i kujtoi Kiēos se ishte familje dėshmori dhe ndihmėn qė i jepte partia.

- Tė drejtėn e mėsimdhėnies nuk po ua heqim, kėshtu qė do punoni atje ku ka nevojė atdheu dhe partia... Do punoni mėsues nė X fshat.
Kiēoja kur dėgjoi emrin e fshatit u drodh i tėri. U mendua pak, pastaj tha:
- Ai ėshtė fshat malor, ėshtė shumė larg. Mosha ime e ka tė vėshtirė tė shkojė deri atje.
Zyrtari qė i komunikoi detyrėn e re e pa fort nė sy, sikur donte t'i thoshte: "Nuk e sheh qė partia po ju ndihmon...?" U mendua pak dhe i tha: - Do shkoni tė punoni atje ku ju kemi caktuar. Si fillim do flini atje si tė gjithė arsimtarėt e tjerė, mė vonė do shohim."
I dha njė letėr emėrimi pėr drejtorin e shkollės dhe duke i dhėnė vetėm majat e gishtave i uroi edhe punė tė mbarė.

Gjatė rrugės pėr nė shtėpi, Kiēoja ndjehej tepėr i mėrzitur dhe po mendohej pėr kėtė ters qė i zinte rrugėn e jetės.
E kishte vendosur qė nuk do shkonte. Pasi e bisedoi me gruan dhe dy fėmijėt e tij, me djalin Yllin dhe me vajzėn Almėn, vendosi tė shkonte edhe pse ishte nė njė moshė afėr pensionit dhe nuk ia kishte as ngenė dhe as fuqinė rrugėve tė gjata dhe jetėn e konviktorit.

Transferimi i Kiēos mėsues nė fshat u pėrcoll me diskutime tė ndryshme nė qytetin e vogėl. Familja e Kiēos morri njollė tė keqe nė biografi.
Gruas sė Kiēos, Marjetės, i ra pesha mė e madhe e fajit, meqenėse ishte nipi i saj shkaktari. Nga sekretare nė njė shkollė tė mesme ku ajo punonte, e ēuan punėtore tek sera e luleve.
Kishte edhe nga ata njerėz qė donin ta "ndihmonin" Kiēon. I thoshin se edhe mund tė ndahej nga Marjeta, pėr t'i shpėtuar kėsaj tė keqeje qė i kishte ardhur andej nga s'e pati pritur. Kiēoja nuk pajtohej kurrė me ato mendimet e atyre njerėzve. Marjeta pėr Kiēon, ishte bashkėshortja, qė e bėnte atė tė ndjehej njeriu mė me fat nė jetė. Tė dy sė bashku gjatė atyre viteve jete kishin kaluar njė jetė tė bukur bashkėshortore pėr t'u pasur zili dhe kishin rritur dhe edukuar dy fėmijė shembullorė. Qė tė dy ishin intelektualė me shkollė tė lartė. Ja qė erdhi njė ēast dhe jeta nė familjen e tyre tė ndryshonte papritur.

Puna e mėsimdhėnies nė fshatin malor ishte e vėshtirė. Ai kėtė e kishte provuar njėherė vite mė parė. Nė atė kohė, sapo kishte lėnė bankat e universitetit dhe me diplomėn e mėsuesit nė xhep, e kishin emėruar nė njė fshat tjetėr malor. ishte ajo praktikė e sistemit komunist tė asaj kohe, qė tė emėroheshin mėsuesit dhe mjekėt e rinj tė sapo dalė nga shkolla.

Djali i Kiēos, Ylli, pasi mbaroi shkollėn e mesme, filloi punė nė njė ndėrmarje tė qytetit. Ylli kishte talent tė madh pėr pikturė. Gjithmonė e kishte ėndėruar tė vazhdonte shkollėn e lartė tė artit pėr pikturė. Kjo dėshirė e tij i ishte prerė nė mes nga e "mallkuara" biografi e keqe.
Ndryshe nga i vėllai, Alma, vajza e Kiēos, kishte njė talent tė jashtėzakonshėm. Ajo shkėlqente nė lėndėn e matematikės dhe fizikės. Letėrsia ishte njė tjetėr lėndė, ku ajo shkėlqente me njė talent tė pashembullt rinor.
Nė dhomėn e saj, nė sirtaret e dollapeve, kishte fletore tė shumta, ku ajo kishte shkruar proza dhe poezi tė ndryshme. Megjithatė, dėshira e saj pėr tė vazhduar shkollėn e lartė mbetej matematika.

Pas mbarimit tė shkollės sė mesme, Alma aplikoi pėr tė vazhduar shkollėn e lartė. Komisioni e rrėzoi menjėherė kėrkesėn e saj, duke parė si pengesė kryesore, "biografinė e keqe". Kjo pėr Almėn ishte njė goditje shumė e rėndė. Fillimin e atij viti te ri shkollor, Alma e jetoi me dhimbje tė madhe. Tek shihte shokėt dhe shoqet e saja tė shkonin drejt universitetit, ajo sa nuk ēmendej nga dhimbja qė ndjente pėr veten e saj. Atė vit ajo ndejti nė shtėpi, pa punė dhe pa shkollė. Qante. Nganjėherė ulej dhe shkruante diēka. Shkruante vjersha dhe pėr tė tjerėt. Mė vonė e rralloi edhe tė shkruarit. Oreksi pėr tė ngrėnė po i ikte. Dalėngadalė filloi tė dobėsohej. Prindėrve, tek e shikonin nė atė gjendje vajzėn e tyre, u pikonte shpirti, por nuk kishin ēfarė tė bėnin dhe nuk e jepnin veten para vajzės. Edhe Alma nga ana e saj, mundohej tė mos shfaqte shenja mėrzitje para prindėrve. Kishte edhe njė shpresė tjetėr pėr tė shkuar nė shkollėn e lartė. Tė priste deri vitin tjetėr e tė aplikonte pėrsėri. I vėllai ylli, pėrveēse motėr, e trajtonte dhe si shoqe. Ashtu ishin rritur qė nė fėmijėri. Shpesh herė, mbrėmjeve, nė shėtitoren e qytetit dilnin bashkė.

Ditėt kalonin, por Almės i dukeshin shumė tė gjata, derisa erdhi sezoni pėr tė aplikuar pėrsėri pėr nė universitet.
Tė njėjtat proēedura u pėrdorėn nga Alma, po tė njėjtat proēedura pėrdori edhe komisioni pėr ta rrėzuar njėherė e pėrgjithmonė kėrkesėn e saj.
Goditja qė ajo pėsoi kėtė herė ishte pėrfundimisht fatale. Ajo pak shpresė qė e mbante u "kėput", duke e rrėzuar pėrtokė njėherė e pėrgjithmonė, qė ajo tė mos ngrihej mė.
Pas kėsaj gjendja shpirtėrore e Almės po keqėsohej ēdo ditė. Po i fillonin edhe shenjat e para tė keqėsimit tė gjendjes shėndetėsore tė saj.

Njė natė, kur tė gjithė po flinin, Alma nė mes gjumit tė thellė, pas mesit tė natės, papritur u gjend nė mes tė dhomės ku flinte. Ishte ēuar nė kėmbė, qante dhe bėrtiste. Tė bėrtiturat e saj shqetėsuan jo vetėm familiarėt, por alarmuan edhe komshijtė pėrreth. pas pak, nė dhomėn e saj u grumbulluan shumė njerėz. Prindėrit, Kiēoja dhe Marjeta, tek e shihnin nė atė gjendje ndjeheshin tepėr tė shqetėsuar. I shqetėsuar ishte edhe i vėllai, Ylli. Tė gjithė mundoheshin ta qetėsonin. Marjeta mes tė qarave vinte duart nė kokė dhe nuk dinte ē'tė bėnte pėr ta qetėsuar vajzėn e saj. Kiēoja i pėrlotur, siē rrinte nė kėmbė, ia merrte kokėn nė kraharorin e tij dhe mundohej ta qetėsonte. Tė njėjtat veprime si i ati bėnte edhe Ylli.

Nė atė dhomė tė vogėl, nė atė orė tė natės shihje vetėm dhimbje dhe lot. Disa komshinj qė kishin ardhur, tė pėrlotur, shihnin njėri-tjetrin nė sy, sikur donin edhe ata ta largonin dhimbjen qė ndjenin. Alma, duke mos i kuptuar veprimet e saja qė bėnte pa vetėdije, vazhdonte tė bėrtiste e tė qante, duke i larguar njerėzit qė po mundoheshin ta qetėsonin.
Njė ambulancė erdhi tek porta e shtėpisė sė tyre. Njė mjek dhe njė infermiere hynė nė dhomė. Alma kur i pa, u bėrtiti:

- Po ju kush ju tha tė vini kėtu? Ēfarė jeni ju, mjekė apo profesorė? Ha ha ha, - filloi tė qeshė me zė tė lartė.
Tė gjithė mbetėn tė shtangur. Jo vetėm mjeku, por tė gjithė njerėzit qė ishin nė dhomė e kuptuan ēfarė sėmundje po kalonte ajo.
- Do t'i bėj njė qetėsues, - i tha mjeku Kiēos, duke iu afruar Almės me njė shiringė nė dorė.
- Jo, jo, - bėrtiste ajo. Iu drejtua mjekut qė ndodhej pėrballė dhe filloi ta qellonte me shkelma.
Mė vonė Almėn e ēuan nė spital me makinėn ambulancė qė kishte ardhur. Nė spital mjekėt konstatuan sėmundjen e rėndė depresive.

Gjatė ditėve nė vazhdim, gjendja shėndetėsore e saj, herė normalizohej, herė acarohej. Edhe pse kurohej rregullisht, shpresat pėr njė shėrim sė shpejti tė saj ishin tė pakta. Nė momentet, kur sėmundja e acaronte shumė, veprimet e saja ishin tė rrezikshme.
Kur Alma nuk jepte shenja depresioni prindėrit e lejonin tė dilte pak jashtė, pranė shtėpisė. Njė ditė, kur ajo u duk se ishte e qetė, doli jashtė dhe po rrinte. Disa nxėnės dolėn nga shkolla dhe gjithėsecili morri rrugėn drejt shtėpisė. Ajo e pėrqendroi shikimin e saj tek njė vajzė; e shoqėroi me sy, i shkoi nga prapa, e kapi prej flokėsh dhe nuk e lėshonte. Nxėnėsja e shkollės e trembur dhe nga dhimbja qė ndjeu, bėrtiti fort. Disa njerėz tė rastėsishėm pėrreth, ndėrhynė dhe e shpėtuan vajzėn nga "kthetrat" e duarve tė Almės. Mė vonė, Almėn e morrėn dhe e izoluan disa muaj nė spital.

Me gjithė tatėpjetėn qė kishte marrė jeta nė familjen e Kiēos, ishte Marjeta ajo, qė kishte filluar ankesat pėr gjendjen e saj shėndetėsore. Ajo ankohej pėr dhimbje nė gjoksin e saj tė majtė.
Sėmundja e Marjetės e shqetėsoi shumė Kiēon. I shqetėsuar ishte edhe Ylli. Ē'tė bėnte Kiēoja? Sėmundja e tė shoqes nuk i pėlqente. Mundohej tė bėnte gjithshka pėr shėrimin e saj.
Marjeta u shtrua nė spital, nė kryeqytet, larg qytetit ku ata banonin.
Ēdo gjė nė shtėpinė e tyre po shkonte drejt shkatėrrimit. Njė shtėpi me dy meshkuj, me njė vajzė tė sėmurė dhe me gruan e shtėpisė tė shtruar nė spital.

Kiēoja mendohej dhe shpesh herė qante si fėmijė, nganjėherė edhe me ngashėrim. Herė mendonte Marjetėn tė shėruar nė shtėpi, herė mendonte veten e tij pa grua... Mundohej tė mos e shihnin tė pėrlotur fėmijėt e tij.
Pas disa muajve qė Marjeta ishte shtruar nė spital, mjekėt thėrrasin Kiēon nė zyrėn e tyre, ku i tregojnė atė, qė Kiēo e kishte menduar disa herė, por qė nuk e dėshironte kurrė dhe nuk e priste kaq shpejtė: - Sėmundja ėshtė e pashėrueshme... Marjeta duhet tė dalė nga spitali, duhet ta keni pranė..., tė jeni tė pėrgatitur pėr ēdo gjė...
Kiēoja pas kėsaj, ndodhej nė udhėkryq. Vajza e tij e sėmurė, ndėrsa e shoqja kishte hyrė nė rrugėn e gjatė pakthim, nė rrugėn e vdekjes. Mendoi njėherė ta bisedonte me djalin, Yllin. Po si do t'i thoshte?! Ai ishte djali i tij, por ishte edhe djali i Marjetės dhe Kiēoja e dinte se ē'ėshtė dashuria e fėmijės pėr nėnėn. Kiēoja e bisedoi me Yllin ashtu siē dinte ai, me urtėsinė e tij dhe me mėnyrėn e tė komunikuarit.

Pasi doli nga spitali, gjendja shėndetėsore e Marjetės po keqėsohej shumė. Tek rrinte shtrirė nė shtratin e saj, shihte Kiēon dhe fėmijėt dhe pa dashur as vetė ajo, lotėt i rrėshkisnin mbi faqe. Nuk donte tė qante nė sy tė tyre edhe atėhere kur sėmundja i jepte dhimbje tė forta, por Marjeta ishte nėnė dhe shumė mendime i vinin nė kokė. Edhe vetė e kishte kuptuar tė ardhmen e saj tė hidhur. Si tė mos qante ajo Marjeta nėnė, tek shihte Kiēon, Yllin, Almėn e pafat, Almėn e pafajshme, qė i kishte ardhur jeta si njerkė e keqe.

Njė mėngjes tė ftohtė dimri ndodhi ajo qė nuk duhej tė ndodhte. Alma ende nuk ishte zgjuar nga gjumi. Kiēoja si gjithmonė i rrinte tė shoqes pranė shtratit tė saj. Ylli si zakonisht ēdo mėngjes, para se tė ikte nė punė pėrshėndetej me nėnėn e tij. Sapo ai hyri nė dhomė Marjeta i foli:
- Po ikėn bir? Mė jep njė gotė ujė para se tė ikėsh. Ylli e mbushi gotėn me ujė, ia dha sė ėmės dhe po priste. Kiēoja ishte ēuar nė kėmbė, pėr t'u pėrshėndetur edhe ai me djalin. Siē po rrinin at e bir nė kėmbė para Marjetės, ajo i hodhi njė shikim Kiēos, pastaj Yllit. Duart qė i kishte nxjerrė jashtė kuvertės iu drodhėn dy herė. Koka iu var nga ana e majtė e saj. Buzėt iu hapėn pak, sa pėr tė dalė prej andej njė psherėtimė e thellė dhe njė frymė e lehtė. Ishte fryma e saj e fundit qė i doli nga thellėsia e shpirtit tė saj...
Ylli nuk po e kuptonte ē'po ndodhte me nėnėn e tij.

- Mama! - i foli- dhe iu afrua. - Mama! je mirė?! - Iu afrua edhe mė pranė. Duart i vuri mbi fytyrėn e Marjetės, duke i fėrkuar ballin dhe me gishta mundohej t'i hapte sytė. - Mama! Jam Ylli. Si po ndjehesh? - Zemra po i rrihte fort. Fytyra i kishte marrė ngjyrė dylli. Mundohej tė pėrtypej, por mė kot. Pėshtyma nė gojė i ishte tharė. Ēdo gjė pėrreth e shihte si nė mjegull. Dhoma i dukej se po i rrotullohej. Vendosi kokėn nė kraharorin e s'ėmės. Nuk po i dėgjonte frymėmarjen.
- Babi - dhe iu drejtua Kiēos. - Mami nuk po merr frymė!
Kiēoja i pėrlotur u afrua, u pėrkul pranė Marjetės, e puthi nė ballė, i morri duart e saj dhe po ia shtrėngonte mes duarve tė tij:
- Jo Marjeta, jo! Nuk duhet tė ikje kaq shpejt. Marjeta ime, bashkėshortja ime!

Lotėt e nxehtė i rridhnin mbi fytyrėn e Marjetės. Ajo grua e shtėpisė tani rrinte e shtrirė mbi shtratin e saj me sy tė mbyllur, pa folur, pa lėvizur.
- Babi! - i foli pėrsėri Ylli Kiēos. - Ēfarė ka mamaja?
- Biri im! Mbahu i fortė. Je i rritur tani. Mbahu i fortė, ashtu siē po mundohem edhe unė tė mbahem tani. Mamin duhet ta lėmė tė qetė.
- Babi! Mos mė thuaj qė mami... - Zėri po i dridhej dhe nuk po i nxirte dot fjalėt.
- Po bir! Mami juaj dhe gruaja ime... - Nuk mundi dot Kiēoja t'i fliste tė birit. Nga brenda vetes ndjeu njė forcė tė brendėshme dhimbje, qė nuk e lejonte tė fliste me tė birin. U pėrqafuan tė dy dhe qanin nė krahėt e njėri-tjetrit.

Ylli nuk donte ta besonte qė nėna e tij nuk jetonte mė. Iu afrua pėrsėri tė ėmės dhe e puthi. Mbėshteti faqen e tij mbi faqen e saj.
Kiēoja i shihte veprimet e tė birit dhe thoshte me vete: "Le tė shmallet edhe pak pėr tė fundit herė. Nuk do ta shohė mė."
I pėrlotur, Kiēoja iu afrua tė birit:
- Ylli! Biri im. Duhet tė mė kuptosh edhe mua. Duhet tė shpejtojmė, nuk kemi kohė.
Ylli e pa Kiēon nė sy dhe mes dhimbjesh qė ndjente, duke parė edhe dhimbjen nė sytė e tė atit, gjeti forca pėr tė thėnė:
- Po babi! Tė kuptoj. Mami iku. Mami nuk jeton mė. Ku do shkojė mami tani...?
Dhe pėrsėri at e bir tė pėrqafuar nė krahėt e njėri-tjetrit qanin dhe vetėm qanin.

Marjeta ndėroi jetė!
Dhimbja e humbjes sė Marjetės pėr familjen e Kiēos ishte shumė e madhe.
Familja e tij kishte kaluar shumė dhimbje gjatė viteve tė fundit, por vdekja e Marjetės ishte njė tragjedi me njė dhimbje mė tė madhe nga ato qė kishin kaluar.
Marjeta iku nga jeta pa thėnė asnjė fjalė. Ajo donte tė thoshte shumė nė ato ēaste tė fundit tė jetės sė saj, por nuk mundi. Ajo donte tė kishte pranė nė ēastet e fundit tė jetės sė saj edhe Almėn, vajzėn e saj tė shtrenjtė, ta shihte pėr herė tė fundit, siē pa tė shoqin dhe tė birin, por vdekja nuk e la. Donte t'i thoshte shumė gjėra edhe asaj. Donte tė fliste pėr pafajėsinė e saj, se gjithė kohėn, qė nga dita kur familja e tyre morri tatėpjetėn, ajo e ndjente veten "fajtore" pėr gjithė ato vuajtje qė kaloi nė jetė ajo dhe familja e saj...
Marjeta ndėrroi jetė! Ajo bashkėshorte e ndershme. Ajo grua, ajo nėnė, qė jeta e dėnoi pa tė drejtė... Marjeta ndėroi jetė si njė fajtore pa faj.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara