Nė kėrkim tė varrit
- tregim
-- nga Pierre-Pandeli Simsia
"Hallė Nafija!" Kėshtu i thėrrisnin asaj gruaje qė sapo i kishte kaluar tė 60-tat e moshės sė saj tė dėnuar nga jeta e rėndė pėr t'u plakur para kohe. Nė fytyrėn me rrudha tė hallė Nafijes, tek ata sytė e saj ngjyrė kafe tė futur thellė brenda, sy qė i dukeshin si dy zgavra, shihje vetėm vuajtje dhe hidhėrim.
Qė nga dita kur i kishte vdekur i shoqi aksidentalisht i duhej tė pėrballonte njė jetė plot vėshtirėsi. Vdekja e papritur e djalit tė saj tė tretė, ridvanit, e kishte vrarė shumė thellė nė shpirt. Pas kėsaj, jeta e saj i dukej e pakuptimtė.
Megjithėse kishte edhe tre djem tė tjerė tė martuar dhe me fėmijė, Nafijes i qante zemra, kur kujtonte birin e saj tė shtrenjtė, Ridvanin e vdekur. Asgjė nuk e mbushte vendin bosh tė tij...
Njė nėnė e plagosur nga vdekja e tė birit. Njė nėnė qė nuk e pa kurrė tė
vdekur djalin e saj. Njė nėnė qė nuk e qau te koka birin e saj tė dashur. Njė
nėnė qė nuk dinte akoma se ku ndodhej varri i tė birit. Njė nėnė qė vdekja e
djalit tė saj e la me "turp". Njė nėnė...!
- Ah ai nėntor i mallkuar, nėntori i zi" - mėrmėriste shpesh hallė Nafija,
pėr nėntorin e atij viti qė i kishte marrė Ridvanin dhe i kishte nxirrė jetėn.
Nusja e Qemalit, djalit tė dytė tė Nafijes, katėr vjetė pas vdekjes sė
Ridvanit kishte lindur djalė dhe i kishin vėnė emrin e tij; po hajt e tė flisje me
hallė Nafijen. A mund ta zėvendėsonte ai engjėll i vogėl i sapoardhur nė
jetė azganin e nėnės?!
- Aaah! - Kjo psherėtimė e thellė i dilte nga thellėsia e shpirtit tė saj.
Megjithėse kishin kaluar vitet, hallė Nafija vazhdonte tė mbante thellė
shpirtit tė saj atė brengė, qė vazhdonte t'i rrinte si mish i huaj dhe e ngacmonte
ēdo ditė.
Kėrkonte vetėm tė dinte se ku ndodhej varri i djalit tė saj. Tė shkonte,
sikur vetėm njėherė, tė qante mbi varrin e tij e tė zbraste gjithė atė helm
dhimbje qė i ishte mbledhur nė shpirt, pastaj le tė vdiste.
Me kėtė shpresė i kalonte ditėt hallė Nafija, me shpresėn se njė ditė do tė
shkonte e tė vajtonte mbi varrin e Ridvanit.
Familja e hallė Nafijes nuk do t'a harronte kurrė atė ditė tė ftohtė
nėntori, kur nė portėn e shtėpisė sė tyre trokiti korrieri i policisė me njė letėr
ku ishte shkruar se duhet tė paraqiteshin nė Degėn e Punėve tė Brendėshme.
Ē'tė kishte ndodhur vallė?!
Sapo Skėnderi, djali i madh i Nafijes u kthye nė shtėpi nga Dega e Punėve tė
Brendėshme, atė ditė tė zezė fundvjeshte, nė shtėpinė e tyre do tė
"shpėrthente" bomba. Dhimbja do prekte tė gjithė familiarėt, por ajo qė do ta ndiente
mė tepėr dhimbjen ishte zemra e nėnės Nafije. Ishte ajo ditė e zezė nėntori,
kur jeta nė atė familje do ndryshonte papritur. Ishte dhimbja e madhe qė
kishte pushtuar atė familje dhe frika se si do rridhte jeta e tyre nė ditėt e ardhėshme.
Ajo ditė e zezė nėntori me atė lajm tė kobshėm mė tė zi se tė korbit nuk
duhet tė kishte ardhur kurrė.
Ridvani, djali i tretė i Nafijes, qė kryente shėrbimin ushtarak prej 22
muajsh nė njė fshat kufitar, nė tentativė pėr t'u arratisur nga Shqipėria, sė
bashku me dy shokė tė tjerė, ishin vrarė nė tokėn shqiptarė nga rojat e kufirit.
Lajm mė tė zi nuk kishte.
Nafija, me shpirtin e pėrvėluar prej nėne, me dhimbjen e madhe qė i kishte
hyrė deri nė palcė, i duhej tė pėrballonte edhe njė dhimbje tjetėr; nuk duhet
tė qante e tė mbante zi pėr njė tradhėtar, duke e braktisur edhe shėrbimin
ushtarak, paēka se ai tradhėtar ishte djali i saj.
Nuk dihej edhe fati i asaj familjeje. Zėra tė ndryshėm flisnin edhe pėr njė
internim tė tyre nė fshatrat e thellė.
Ku tė gjente njė vend e tė zbraste gjithė atė lėmsh tė madh dhimbje qė i
ishte mbledhur nėnės Nafije.
Mbyllej nė dhomėn e saj tė fjetjes. Merrte fotografitė e Ridvanit. I shihte,
i puthte, i shtrėngonte fort pas gjoksit tė saj. I lagde me lotėt e saj tė
nxehtė dhe i dukej se kishte aty pranė djalin e saj tė shtrenjtė Ridvanin.
- Vetėm kėtė tė mos ma kishe bėrė more bir... - Fliste mes vajit tė tė
qarave, duke shtrėnguar fort fotografinė, me frikėn se dikush nga jashtė shtėpisė
mund ta dėgjonte.
- Ushtari i nėnės, - i thoshte ajo njė fotografie ku Ridvani kishte dalė
ushtar. - Tė thonė armik more bir, tė thonė tradhėtar. Po ēfarė armiku tė ka
nėna ty more bir qė kam kaq kohė pa tė parė? Po kur do tė shohė nėna pėrsėri ty
more bir. Ah ta dish sa shumė mė ka marrė malli! Nėna as vetė nuk e di se ku
tė kanė hedhur more djali im. Oohh, si duron kjo zemra ime tani more bir,
vetėm Zoti e di...!
Zėri i saj ngrihej pa e kuptuar as ajo vetė, sa qė shpesh herė, duhej
ndėrhyrja e djemve pėr ta qetėsuar.
Dy muaj kishin kaluar qė kur Nafija kishte marrė mandatin e tė birit.
Njė dhimbje tė fortė ndjeu nė kokė, sikur ta kishin qelluar me plumb. Me
plumb! Sa do dėshironte Nafija dikush ta qellonte me plumb e ajo tė mbyllte
sytė njėherė e pėrgjithmonė. Vdekja e Ridvanit e kishte vrarė mė shumė se njė plumb.
- Pse ndejta sot kėtu?! Tė kisha ikur larg, larg. Larg tė ikja, nė male,
sikur edhe prapa diellit tė kisha ikur, vetėm kėtu tė mos rrija sot. O Zot! Pse
po ma lėndon pėrsėri kėtė plagė tė madhe qė mė ėshtė hapur?! Pėrse o bir...?!
- Ulėrinte Nafija nėn vete, tek dėgjonte nga dritarja e dhomės sė saj zėrin
e njė grup ushtarėsh, qė po ktheheshin pėrfundimisht nga kryerja e shėrbimit
ushtarak, pranė familjeve tė tyre.
Makina tė tjera kalonin nė rrugė me ushtarė. Zėra ushtarėsh dėgjoheshin,
duke brohoritur tė gėzuar. Zemra tė gėzuara nėnash po rrihnin me furri nė ato
ēaste, kur ato kishin dalė tė pėrmalluara tė prisnin djemtė e tyre qė
ktheheshin nga ushtria.
Ah, si do ta priste Nafija atė ditė po tė lirohej Ridvani i saj, ushtari i
nėnės. Ai nuk do tė kthehej mė kurrė dhe kjo i rrinte nėnės si njė kob
dhimbjeje nė gji, si njė makth prej tė cilit nuk do tė lirohej dot kurrė! - Ah, sa
mė ka marrė malli! - psherėtiu thekshėm dhe ra gati pa ndjenja mbi divan.
Vetėm zėri i njė ushtari, biri i njė nėne me zemėr tė vrarė, mungonte nė ato
ēaste nė korrin e zėrave tė ushtarėve tė tjerė. Vetėm njė zemėr nėne
vajtonte nė ato ēaste; njė zemėr nėne e pėrmalluar pėr djalin e saj, rrihte
kraharorin, sikur donte tė ikte prej andej e tė nisej pėr rrugė, pas tė birit tė
dashur! Kjo ishte zemra e vrarė e nėnės Nafije.
E dhimbėshme ishte ajo ditė e diel, kur njė makinė e madhe e shoqėruar me dy
policė dhe disa burra civilė erdhi nė shtėpinė e hallė Nafijes.
Eh ata policė sa hije tė frikshme qė kishin! Njėri nga djemtė e Nafijes, dy
nga ata tre burrat civilė i njihte. Ishin ata, qė sorrollateshin rrugėve tė
qytetit, qė futeshin mes grumbullit tė njerėzve, nėpėr stacionet e autobusave,
nė radhat e gjata tė dyqaneve, nė vende ku kishte grumbuj njerėzish, pėr tė
mbledhur informacione nga bisedat e lira tė njerėzve, qė pastaj t'i spiunonin
atje ku kishin marrė udhėzimet dhe nga ku pagoheshin.
Eh sa njerėz tė pafajshėm ishin marrė mė qafė nga ata njerė tė poshtėr!
Pas vendimit tė organeve partiake, atė tė diel, familja e hallė Nafijes do
internohej nė njė fshat tė thellė malor.
Jeta e re nė internim pėr Nafijen dhe familjen e saj ishte shumė e vėshtirė.
"Ah ky i mallkuar internim kush e shpiku, qė mos i pastė shpirti rehat" -
mėrmėriste shpesh hallė Nafija.
T'i lindėsh e t'i rritėsh fėmijėt nė qytet, nė atė lagje, tek ajo shtėpi ku
kanė lindur fėmijėt dhe janė nisur brezat nė rrugėn e tyre tė pakthyeshme
dhe papritur, tė vijė njė ditė qė tė detyrojnė tė ikėsh me dhunė prej aty, tė
shkosh diku, ku duhet tė kėrkosh leje nė kėshillin e fshatit pėr tė shkuar nė
qytetin tėnd, kjo pėr Nafijen ishte mė shumė se ēmenduri.
Nuk mjaftonte vetėm kjo. Pėr tė vizituar qytetin tėnd me orar tė kufizuar
njėherė nė 2-3 javė, 4-5 orė nė ditė, kur 3-4 orė tė duhen pėr tė mbėrritur
atje, duhet tė paraqitesh pranė policisė sė qytetit tėnd, nė orėn e hyrjes dhe
nė orėn e daljes nga qyteti.
Puna nė fshat, sidomos periudha e korrjes sė grurut pėr Nafijen, djemtė e
saj dhe nuset e tyre ishte shumė e vėshtirė.
- Ndryshe ėshtė korrja e grurit nė fusha, se atje shkon edhe autokombajna,
po kėtu nė mal..., na griu duart drapėri... - ankohej shpesh Nafija.
Nafijes i vinte shumė keq kur shihte banorėt e atij fshati tė hanin bukė
misri nė kohėn e pushimit tė drekės. "Tė zinjtė kėta si bėjnė njė jetė tė tėrė.
Ėshtė mėkat i madh, gjynah nga Zoti pėr kėta njerėz fatkeqė e tė vuajtur. E
mbjellin grurin dhe e korrin me shumė mundime dhe lodhje dhe, mė nė fund, u
mohohet e drejta pėr tė ngrėnė gjatė gjithė vitit bukė gruri. Ja, "shpėrblimi"
qė u jep kooperativistėve sistemi komunist shqiptar dhe partia-Pushtet qė i
shėrben kėtij sistemi".
Nafijen nuk e linin rehat edhe "mizat", siē i quante ajo disa fshatarė
injorantė qė shkėmbenin fjalė me njėri tjetrin, ndėrsa punonin me kazmė dhe
shikonin nga Nafija dhe djemte e saj: - Heej, punoje ore tokėn mirė. Kujt i
shėrben ti, armikut? Ėshtė Parti e Punės kjo partia jonė. - Ore, - ia kthente
tjetri. Mos mė fol mua ashtu ti. Nuk jam unė as armik e as kulak. E kam tė pastėr,
qelibar biografinė unė. Nuk jam familje unė qė tė kem njerėz tė arratisur
dhe nėpėr burgje...
- Hahahaha! - Ia kthenin tė tjerėt me tė qeshurat e tyre.
Kishin tė "drejtė" tė qeshnin. Kishin gjetur vendin e pėrshtatshėm t'i
jepnin argėtim vetes nė atė pllajė mali, duke e shpyllėzuar.
Pas rrėnies sė komunizmit, kur ēdo gjė po shkonte drejt shkatėrimit dhe
ekonomia shqiptare kishte rėnė tėrėsisht, dy djemtė e mėdhenj tė Nafijes,
emigruan edhe ata jashtė Shqipėrisė.
Nafija rrinte nė shtėpi me djalin e saj tė vogėl.
Dy djemtė e saj tė mėdhenj nė emigracion, tek shihnin atė qytet tė bukur qė
vezullonte nga dritat e panumėrta, menjėherė, mendja u shkonte tek nėna e
tyre e vuajtur. Dėshironin ta kishin pranė. Tė shihte edhe ajo botėn e jashtėme
me sy. Tė hynte edhe ajo nė supermarketet e mėdhenj, qė Shqipėrisė i kishin
munguar. Tė zgjidhte vetė me duart e saja tė gjitha ato mallrat e shumta qė i
nevojiteshin njė shtėpie.
Djemtė e saj i kishin bėrė tė gjitha pėrpjekjet, kishin gjetur edhe mėnyrėn
me pagesė pėr ta sjellė nėnėn e tyre nė atė shtet. Nafija njė gjė tė tillė
nuk e dėshironte, aq mė tepėr, ku djali i saj, i ndjeri Ridvan, kishte lėnė
kockat pėr tė shkuar deri atje.
Ja qė Nafija ishte ishte nėnė dhe gjyshe. Ashtu siē kishte pranė fėmijėt e
djalit tė vogėl dhe i shihte, donte tė ishte pranė edhe me fėmijėt e dy djemve
tė tjerė nė emigracion. E kishte marrė shumė malli dhe ishte ai mall i
zjarrtė, qė e "detyroi" Nafijen tė vendoste tė shkonte pranė djemve tė saj nė
shtetin e huaj pėr pak kohė.
Tek njė shesh i bukur nė lagjen ku banonin djemtė e saj, Nafija dilte
mbrėmjeve. Ishte njohur me disa moshatare tė saja nga Shqipėria. Ajo sapo kishte
ardhur aty nga Shqipėria ku kishte filluar tranzicioni i njė sistemi tjetėr
politik dhe ēdo gjė i dukej edhe e bukur, por edhe e ēuditėshme. Ajo nuk kishte
parė nė Shqipėri vajza tė reja nė moshė tė pinin cigare. I dukej e turpshme
dhe e neveritshme, kur shihte djem dhe vajza tė putheshin nė rrugė nė sy tė tė
tjerėve. Tek shihte njė vajzė nė grumbullin e tė rinjve pak metra larg ku
rrinin gratė qė kishte veshur njė fustan tė hapur prapa, deri nė mesin e
trupit, thoshte me vete: "Kujt ia nxjerr gjithė atė kuriz jashtė kjo zuskė? Tė
keqen e Shqipėrisė, nuk kemi ne nga kėto gjėra qė po shoh unė kėtu."
Shihte djem e vajza tė reja qė argėtoheshin me njėri tjetrin dhe mendja i
shkonte tek mbesat e saja...
Duke biseduar me njė shoqe, moshataren e saj, pa tė afrohej njė vajzė e re
qė i foli gruas nė gjuhėn shqipe.
Ndėrsa vajza u largua pėrsėri pranė shoqeve tė saja, Nafija dalloi se ishte
e njėjta vajzė qė kishte parė me kurrizin e "nxjerrė" jashtė. E habitur pyeti
shoqen: - Shqiptare ėshtė kjo? - Po iu pėrgjigj ajo, - me zė tė ulėt, si e
zėnė nė faj, - ėshtė mbesa ime. - "E zeza unė, tha Nafija me veten e saj.
Shyqyr qė nuk thash ndonjė fjalė pak mė parė". Nuk dallohet fare... - Eh, ia preu
bisedėn shoqja, pak sa e turpėruar. Ėshtė vajzė e vetme. Edhe prindėrit e
saja kanė vuajtur shumė. I kanė vdekur tre fėmijė para kėsaj. Jetonin deri pa
mbushur dy vjetė dhe vdisnin. Shyqyr Zotit qė e kanė edhe kėtė.
- Sa vjeēe ėshtė ajo? - e pyeti Nafija
- 17 - iu pėrgjigj ajo menjėherė.
- T'ia falė Zoti, t'i rrojė - tha Nafija. Duke ulur sytė pėrdhe foli me
vete: "Janė bėrė edhe shqiptarėt jashtė shtetit, nuk dallohen fare nga tė huajt."
Jeta nė atė qytet tė huaj Nafijes nuk i jepte kėnaqėsi tė madhe. Ajo ndjente
dhimbje nė shpirt kur shihte djemtė dhe nuset e tyre tė vinin tė lodhur nga
puna. "Lekė gjaku janė. Jo jo, ta dija se si u nxjerrkėrka paraja jashtė
shtetit nuk do t'i pranoja kurrė ato lekė qė mė dėrgojnė djemtė. Mė mjafton lekėt
e pensionit qė marr nė Shqipėri.
Nuk i vinte mirė Nafijes kur dėgjonte nga shoqet e saja se si punonin njerėz
tė ndryshėm, qė kishin pasur profesione tė ndryshme nė Shqipėri. Nuk i vinte
mirė, kur dėgjonte se si njė pjesė e mirė e intelektualeve shqiptarė punonin
duke i shėrbyer pleqve tė moshuar, ose edhe pastronin shtėpitė e dyerve tė
huaja. "Ah! psherėtinte thellė nėn vete hallė Nafija, "Si u katandisėn
njerėzit, punojnė dyerve tė botės..."
Ajo ndjente kėnaqėsi edhe kur dėgjonte nipėrit dhe mbesat e saja tė flisnin
gjuhėn e atij shteti tė huaj. "E bukur kjo gjuha e huaj, po, se si merren
vesh me njėri-tjetrin, unė asgjė s'kuptoj..."
Pėrveē se gėzimit, ajo kishte njė maraz nė shpirtin e saj. Nuk i pėlqente
kur dėgjonte t'i thėrrisnin fėmijėve me emra tė krishterėsh. Ajo nuk e dinte as
pėr veten e saj qė djemtė e kishin prezantuar tek e zonja e shtėpisė qė
jetonin me qera, me njė emėr tjetėr tė krishterė.
- "Kanė vajtur dhe kanė ndėruar emrat, - thoshte shpesh. - Kanė vėnė emrat e
kaurėve! Ē'kishin me emrat?! Pse duhet t'i ndėronin?! Pse ia kanė ndėrruar
emrin Marjolės dhe ia kanė kthyer nė Marie?! Entela ka goxha emėr tė bukur,
shkojnė e i thėrrasin Eleni. Ēfarė nuk u bėkėrka jashtė shtetit! Ja edhe
djalit, Skėnderit, i thėrrasin Spiro. Po me Ridvanin ē'kishin?! Ai ka emėr tė
bukur, emrin e tė ziut qė po ha dheu, kėta i thėrrasin Vangjel. Nga i gjejnė kėto
emra?! Nunaja, thonė. Shkuan e i pagėzuan. Nuk shkuan tė bėjnė synet ēunat,
po i pagėzojnė. I gėzohen kryqit tė florinjtė qė e mbajnė varur nė qafė!"
Kėto mendime e lodhnin shumė hallė Nafijen.
Ditėt kalonin. Ajo nuk ndjente gėzim nė shpirtin e saj. Ishte nė tokė tė
huaj, nė shtėpi tė huaj.
Tek shihte nipėrit dhe mbesat tė hanin, sikur edhe njė kokėr portokalli,
mendja menjėherė i shkonte tek djemtė e djalit tjetėr qė jetonte nė Shqipėri. E
kishte marrė shumė malli edhe pėr ata.
Nuk po i rrihej. Brenda shpirtit ndjente njė peshė tė madhe dhimbjeje qė
kishte vite qė po i rėndonte; donte tė dinte ku ndodhej varri i Ridvanit.
Kishte shkuar disa herė nė dyert e Degės sė Punėve tė brendėshme tė qytetit
ku banonte, tek ajo derė, ku vite mė parė i kishin dhėnė mandatin e tė birit
dhe ishta larguar me fjalėt refren shpresėdhėnėse: "Po interesohemi".
Duke menduar kėto e shumė gjėra tė tjera e vendosi: Do ikte. Do kthehej nė
atdheun e saj, nė shtėpinė e saj, pranė djalit tė saj, duke lėnė pas dy djemtė
e tjerė nė tokė tė huaj. Do ikte, po si do ikte? Pėr Nafijen ishte mirė tė
ktheheshin edhe dy djemtė e tjerė me familjet e tyre nė tokėn e tyre...
Nga thellėsia e shpirtit tė saj dėgjoi njė zė t'i fliste pėrsėri: "Ridvani!
varri i tij! Ē'pret akoma, pse rri? Duhet tė ikėsh menjėherė. Tė interesohesh
pėr tė gjetur varrin e tij, ku prehet trupi i tij. Tė shkosh e t'i marrėsh
eshtrat e t'i vendosėsh atje, ku prehet edhe trupi i bashkėshortit tėnd, nė
varrezat publike...!
- Po, - tha Nafija, - do iki qė nesėr. Do kthehem nė atdheun tim, nė
shtėpinė time, nė tokėn time, nė Shqipėri.
Do kthehem, tė shkoj e tė gjej varrin e djalit, Ridvanit. Vetėm atėhere do
tė mė lehtėsohet dhimbja e madhe e plagės, qė kurrė nuk do tė mė mbyllet.
Vetėm atėhere do iki e qetė nga kjo jetė.