HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Intervistė me Poeten Zhuliana Jorganxhi

Brezi i ri sot, ka nevojė tė ushqehet me tė bukurėn, tė moralshmen...

-- nga Pierre-Pandeli Simsia

Pierre-Pandeli Simsia Kishte kaluar njė periudhė e gjatė kohe, 21 vjetė, qė nuk isha parė me miken, "motrėn", poeten tonė tė talentuar, "Mbretėreshėn" e Teksteve tė Kėngėve tė Muzikės Shqiptare Zhuliana Jorganxhi.
Shpesh herė ndjeja boshllėk nė shpirt dhe, pėr tė shuar sado pak mallin gjatė kėtyre viteve qė jetojmė nė largėsi nga njėri-tjetri, nga miqtė dhe shokėt, tė afėrmit tanė edhe pse shpesh herė kam shpėrndarė nė forume tė ndryshme nė Internet tekstet e kėngėve tė krijuara nėpėr vite nga poetja jonė, pėrsėri diēka mė ngacmonte brenda shpirtit tim.
Doja tė shkruaja pėr Zhulianėn tonė, tė madhen poete tė talentuar me njė karrierė tė pasur krijuese dyzet vjeēare dhe pėr ēudi, pena, vargjet, rreshtat mė dukeshin pak, shumė pak, tė vegjėl, pėrpara talentit, shpirtit, vargut tė saj tė thjeshtė, tė ėmbėl, tė fuqishėm, tė dalė nga shpirti i saj i pasur poetik.
Ashtu e gjeta poeten tonė tė qeshur, tė dashur nė Triesten e bukur ku ajo jeton prej vitesh... Edhe pse vitet dhe mosha bėjnė tė tyren, fisnikėria, thjeshtėsia, dashuria pėr mikun dhe shokun, kultura e saj e lartė, trashėgim nga familja e saj, vazhdojnė tė jenė pjesė e pandarė shoqėruese e jetės sė poetes. Vargu i saj poetik vazhdon akoma tė dalė nga shpirti i saj dhe tė rrjedhė lirshėm nė buzėt e saja. Kujtuam vargje dhe tekste tė pafundme kėngėsh tė krijuara nėpėr vite nga ajo dhe kolegėt e saj.
E lindur dhe e rritur nė njė familje intelektuale artistėsh, nė njė qytet, djep i Kulturės sė Lashtė Shqiptarė, nė Korēėn e bukur dhe tė ftohtė, nė qytetin e serenatave dhe blireve, nė qytetin e rrugicave tė pastra tė shtruara me kalldrėm, nuk kishte si tė ndodhte ndryshe; edhe Zhuliana do tė vazhdonte tė ecte nė udhėn e ndritur dhe tė bukur tė artit.
Ajo, me krijimtarinė e saj t; pasur letrare ka lėnė emrin e saj tė artė nė Letėrsinė Shqiptare, bashkė me poetė tė tjerė tė sukseshėm dhe tė vlerėsuar si: Agim Shehu, Xhevahir Spahiu, Fatos Harapi, Dionis Bubani, Lirim Deda, Sadik Bejko, Jorgo Papingji, i ndjeri Alqi Boshnjaku...
Brezi i rinisė i viteve 70-tė-80-tė i kujtohet edhe sot emri i poetes Zhuliana Jorganxhi, kėngėt e bukura qė Ajo na dhuroi pėr vite e vite me radhė. Edhe pse kanė kaluar shumė vite, pėrsėri ato kėngė e ruajnė thjeshtėsinė, madhėshtinė, bukurinė, freskinė..., ashtu siē ėshtė edhe vetė shpirti i poetes sonė tė madhe.
Me njė karrierė tė pasur krijuese mbi dyzetė vjeēare poetja Jorganxhi e suksesshme, e vlerėsuar, e nderuar me ēmime tė ndryshme, ku numri i teksteve tė kėngėve ėshtė afėrsisht 2000 (dymijė) e meriton tė quhet "Mbretėresha e Teksteve tė Muzikės Shqiptare"
Faleminderit poetja jonė Zhuliana Jorganxhi
Ju uroj jetė tė gjatė, shėndet dhe lumturi, dritė dhe mbarėsi tė keni pėrherė.

Intervistė me Poeten Zhuliana Jorganxhi
Intervistoi
Pierre-Pandeli Simsia

1) Poete, si e gjetėt veten tuaj nė poezi, duke qenė se Ju vini nga familje artistėsh, babai juaj, i ndjeri Gaqo Jorganxhi, kėngėtar, Artist i Merituar dhe motra juaj Rozmari, kėngėtare lirike, Mjeshtre Kori?
Si e gjeta unė veten time nė poezi? Vėrtet jam lindur dhe rritur nė njė familje me tradita tė hershme artistike, tė cilat vijnė qė nga stėrgjyshi im nga babai, vazhduan pastaj tek xhaxhallarėt e mi, njėri prej tė cilėve Ice Jorganxhi ka qene flautist nė "Bandėn e Lirisė" qė nė vitin 1909 dhe mė vonė ai sė bashku me xhaxhain tjetėr Aleksin kanė qenė anėtarė tė bandės muzikore "Vatra". Ati im, Gaqo Jorganxhi "Artist i Merituar" nuk iu nda kėngės pėr 65 vjet deri sa mbylli sytė. Vėllai im i madh Rikardi ėshtė dirigjent simfonik dhe kompozitor. Motra siē thatė dhe ju mė lart, Rozmaria ėshtė dirigjentja e parė shqiptare e korit dhe mexosoprano, qė pėr gati 30 vjet ka kėnduar nė Teatrin e Operės dhe Baletit nė Tiranė dhe mė vonė kėndoi pėr 10 vjet nė Teatrin e Operės "Xhuzepe Verdi" nė Trieste (1993-2003). E rritur pra, nė kėtė mjedis artitik s'kishte sesi qė unė tė mbetesha jashtė. Studiova 10 vjet pianoforte dhe pak kitarė, por nė rininė time tė hershme mė erdhi frymėzimi poetik mė trokiti nė zemėr dhe shpirt dhe unė u dhashė e gjitha pas poezisė. Pėr kėtė them se, ka ndikuar shumė nėna ime Natali, e cila ishte njė grua me kulturrė tė gjerė, sepse kishte mbaruar gjimnazin grek. Ajo lexonte shumė gjer nė pleqėrinė e saj tė thellė 85 vjeēare. Njihte shumė mirė gjithė autorėt e letėsisė sė lashtė greke, filozofėt dhe letėrsinė e re greke dhe atė ndėrkombėtare tė pėrkthyer nė kėtė gjuhė dhe nė gjuhėn tonė

2) Cilės moshė tuajėn i pėrket poezia juaj e parė qė keni shkruar? Nėse ju kujtohet titulli dhe disa nga vargjet e saj.
Poezia e parė qė kam shkruar ka qenė njė lirikė dashurie "Mirėseerdhe dashuri!". Natyrisht kjo ka qenė si tė thuash nga belbėzimet e mia tė para nė rrugėn e vėshtirė dhe tė bukur tė poezisė. Ajo sė bashku me njė poezi tjetėr me titull "Pėrse?!" u botua nė gazetėn "Drita" mė 28 qershor 1964 kur unė ende s'kisha mbushur tė 18 vjetėt.
Mbaj mend disa vargje tė kėsaj poezie:
Ti erdhe pa pyetur dhe me rrėmbim
Buēite fort. "Unė jam dashuria!"
Ti e gjete naiv shpirtin tim
Ndaj dhe m'i dehe gjithė ėndėrrat e mia

3) Jeni autore e shumė teksteve tė kėngėve tė Muzikės Shqiptare; nė cilin festival kėnge keni qenė pjesėmarrėse si autore teksti pėr herė tė parė?
Pėr herė tė parė kam marrė pjesė nė festivalin e 8-tė tė kėngės nė Radio, se atėhere festivali jepej vetėm nė Radio. Isha ende studente dhe kėnga titullohej "Nėntori" me muzikė tė veteranit tė muzikės sonė dhe mikut tė atit tim,"Artistit tė Popullit" Gaqo Avrazi, e kėnduar nga Ramiz Kovaēi "Artist i Popullit" dhe Zihni Dino. Ajo kėngė fitoi atėhere ēmimin e tretė.

4) Nga Festivali i 8-tė i Kėngės ju keni pasur njė shkėputje prej pesė vjetėsh, pėr t'u rikthyer pėrsėri nė Fest. e 13-tė me kėngėn fituese tė ēmimit tė parė "Vajzat e fshatit tim". Pse ajo shkėputje dhe ai rikthim?
Nuk them se jam shkėputur nga kėnga, se kam marrė pjesė herėpashere nėpėr anketat e muajit nė Radio, por nė atė periudhė unė kam punuar si gazetare pranė revistės "Shqiptarja e Re" dhe puna si gazetare mė zinte shumė kohė, pasi mė duhej tė shkoja anembanė Shqipėrisė. Nuk kam lėnė qytet dhe fshat pa shkelur vetėm nė Tropojė dhe Pėrmet nuk kam qenė.

5) Pa u shkėputur nga ai festival, pra i 13-ti; si ndodhi bashkėpunimi juaj me kompozitorin Enver Shėngjergji pėr tė na dhėnė atė kėngė aq tė bukur, tė thjeshtė, qė u pėlqye shumė dhe u popullorizua?
Rikthimi im nė festivalin e kėngės nė Radiotelevizion u bė fare rastėsisht. Zonja Liri Ēeli, nėndrejtoreshė e Radios nė atė kohė mė ftoi nė Radio dhe mė tha se kompozitori Enver Shėngjergji kishte njė kėngė qė kishte mbetur pa tekst. Unė u takova me kompozitorin nė njė nga studiot e Radios dhe sapo ai mė luajti kėngėn e tij nė piano unė kam krijuar shumė shpejt tekstin. As gjysėm ore s'na u desh pėr atė bashkėpunim. Kėnga ishte e thjeshtė dhe shumė e bukur, e ngritur mbi fymėn popullore. Pastaj mos tė harrojmė interpretimin e shkėlqyer tė sė madhes Alida Hisku, qė me zėrin e saj bilbil rrėmbeu zemrat e gjithė artdashėsve tanė. Atė kėngė mbaj mend e kėndoi dhe kėngėtari tjetėr Petrit Dobjani, qė dhe ai i dha kėngės njė ngjyrė tjetėr interpretimi. Pas fitimit tė ēmimit tė parė me kėtė kėngė unė fillova punėn si redaktore letrare pranė redaksisė sė Krijimtarisė dhe Inēizimeve muzikore nė Radiotelevizion.

6) Jeni bashkautore nė shumė kėngė me kompozitorė tė ndryshėm si: Enver Shėngjergji, Agim Krajka, Kujtim Laro, Agim Prodani, Alfons Balliēi, Limoz Dizdari... Si ka qenė ai bashkėpunim, j'u kėrkonin ata juve tekste kėngėsh, apo i zgjidhnit Ju vetė kompozitorėt pėr t'u dhėnė tekstet tuaja?
Asnjėherė nuk ka ndodhur tė kem "zgjedhur" unė kompozitorin. Gjithmonė kanė ardhur kompozitorėt tek unė. Unė kam bashkėpunuar me plejada tė tėra kompozitorėsh, numeri i tė cilėve arrin gati 100. Gjithmonė kam punuar mbi muzikėn e krijuar nga kompozitori.

7) Nė Festivalin e 16-tė tė kėngės nė RTV. keni qenė bashkautore teksti me poetin Robert Shvarc nė kėngėn "Gonxhe nė Pemėn e Lirisė", ku edhe keni fituar ēmimin e parė. Si ndodhi ai bashkėpunim midis dy poetėve tė mirėnjohur Jorganxhi-Shvarc?
Kam qenė dhe jam shumė e nderuar dhe e lumtur qė kam bashkėpunuar me mikun tim tė shtrenjtė dhe tė ndritur, me poetin, princin e pėrkthimit Robert Shvarc. Ai kishte arritur tė krijonte disa vargje nga strofa e parė dhe refreni dhe kėrkoi si tė thuash "ndihmėn" time. Ka qenė njė bashkėpunim i shkėlqyer, sepse muzika ishte krijuar nga i shumėtalentuari Limoz Dizdari "Artis i Merituar" dhe do kėndohej nga e madhėrishmja Vaēe Zela "Nderi i Kombit dhe kėngėtarja atėhere e re Shpresa Spaho. Nuk e harroj atė bashkėpunim, se kemi punuar deri nė orėt e vona tė natės dhe tekstin e kam mbaruar pastaj tė nesėrmen duke punuar nė shkallėt e Teatrit tė Operės dhe Baletit, se nuk gjenim dot njė dhomė tė lirė... Pas tre ditėsh ishte Festivali!

8) Nė aktivitetet e ndryshme tė kėngės nėpėr vite shumė herė kėngėt me tekstet e kėngėve tė krijuara nga Ju janė vlerėsuar me ēmimin e parė. Si jeni ndjerė pas atyre sukseseve?
Kam fituar shtatė ēmime tė para nėpėr festivale dhe katėr ēmime tė para nė konceritn "Kur vjen Pranvera", duke lėnė mėnjanė ēmimet e para nė festivalet nėpėr rrethe, nė ato pėr fėmijė dhe Koncertet e Majit. Natyrisht ēdo sukses e kėnaq artistin dhe i shton forca pėr tė ardhmen.

9) Ėshtė folur, se disa tekste i kaloheshin autorėsisė njė tjetri poet. Juve ju ka ndodhur njė gjė e tillė, nėse ėshtė e vėrtetė kjo qė them, pra teksi i shkruar nga Ju t'i ketė kaluar njė tjetėr autori.
Duke qenė redaktore letrare natyrisht qė kam falur vargje dhe pse jo edhe tekste, tė cilat kanė marrė ēmime nganjėherė dhe tė para. Por, nuk dua t'i pėrmend autorėt sepse janė miqtė e mi tė mirė.

10) Pėr shumė vite keni punuar Redaktore Letrare nė Radio Tirana. Dihet, tė punoje nė atė kohė nė Radio ishte njė punė me shumė pėrgjegjėsi, sepse ēdo gjė udhėzohej dhe komandohej nga partia pushtet. Mund tė na thoni diēka, ndonjė kujtim rreth atyre viteve si redaktore letrare?
Mbi brezin tim u ushtrua njė trysni e tmerrshme, qė e kishte emrin ēensurė. Por, mė e tmerrshme se kjo ishte autoēensura qė kėrkonte ta deformonte shpirtin e artistit. Derisa tekstet i nėnshtroheshin njė kontrolli si ai i organizatave tė partisė tė Rtvsh, Komitetit Qendror nė Sektorin e shtypit, Kryeministrisė, Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve, Ministrisė sė Kulturės, Komitetit tė Partisė sė rrethit, komitetit tė Rajonit tė partisė qė i pėrkiste Rtvsh, mendoni se ē'hiqja unė si redaktore letrare. Prish e ndreq gjithė ditėn deri nė orėt e vona tė natės, duke punuar pėr muaj tė tėrė deri 12 orė nė ditė! Nisej teksti pėr lulediellin, bėhej pastaj pėr vjelėset e pambukut dhe pėrfundonte pėr njė brigadė nė hidrocentralin e Komanit!...

11) Si i kujton sot poetja Zhuliana punėn e ngjeshur si redaktore letrare nė prag tė ēdo festivali kėnge tė ēdo fundviti?
Vėrtet ka qenė njė cfilitje pėr mua, por megjithatė ajo punė mė ka dhėnė kaq miq tė mirė kompozitorė dhe poetė sa unė atė punė s'do ta ndėrroja me asnjė!

12) Nė fundin e viteve 80-tė keni pasur njė bashkėpunim tė shkėlqyer dhe tė suksesshėm me nipin tuaj, kompozitorin Gjergj Leka, kėngė tė cilat u vlerėsuan me ēmime tė ndryshme dhe qė sot e ruajnė freskinė e atyre viteve. Na thoni diēka, ju lutem, rreth atyre kujtimeve tė atyre viteve.
Gjergji i pėrkiste atij brezi qė solli njė frymė tė re dhe shumė tė bukur nė muzikė. Me Gjergjin ishte dhe Ardit Gjebrea, Valentin Veizi, Edmon Zhulali,Shpėtim Saraēi etj. Fryma qė ata sollėn ishte njė fllad nė muzikėn e atyre viteve. Ata sikur e parathanė atė qė do tė ndodhte nė dhjetor tė 1990. Gjergjin e kisha si tė thuash rritur vetė. Kishte krijuar kėngėn e parė qė 11 vjeē. Kur Gjergji ishte 12-13 vjeē fitoi ēmimin e parė nė Anketėn e Muajit. Ai mė kishte si tė thuash nė shtėpi dhe rastiste qė i vinte frymėzimi nė mesnatės dhe rrinim punonim gjer nė tė gdhirė pėr tekstin. Kėnga "Nė duart e nėnės" u krijua shumė shpejt. Gjergji kishte krijuar muzikėn dhe mė tha: "Dua kėtė kėngė t'ja kushtoj Mamit (motrės sime Rozmarisė), se ti e di unė ia kam ngrėnė shpirtin me "prapėsitė" e mia qysh kur kam qenė fėmijė." Se Gjergji ka qenė gjithmonė njė rebel dhe mė duket se ashtu ka mbetur. Kėshtu u krijua ai tekst, por aty s'ėshtė vetėm Gjergji qė flet, jam dhe unė, ne tė gjithė fėmijėt e nėnave tona, se nuk bėsoj qė ka fėmijė mos t'ja ketė thyer qoftė dhe njėherė zemrėn nėnės sė tij. Ndaj unė shkrova vargjet. "dhe veten qortova tė zėnė nė gabime, zemrėn kur ta theva, o e shtrenjta ime!" Ta dini sa letra kanė ardhur nė atė kohė nė redaksi, me mijėra dhe nga njerėz tė moshave tė ndryshme! Ajo u interpretua nė mėnyrė tė shkėlqyer dhe plot ndjenjė nga kėngėtari i mirėnjohur Bashkim Alibali.Po kėshtu dhe kėnga "Bashkėmoshatarėve", qė dhe kjo fitoi ēmimin e parė nė koncertin "Kur vjen Pranvera" ishte ideja e Gjergjit. Ishte koha kur nė kufi vriteshin tė rinjtė shqiptarė. Natyrisht ne nuk mund tė dilnim hapur nė atė kohė, por mjaftojnė vargjet "Mė thotė gjaku mos harro moshatarėt qė nga plumbat bijen, ėshtė ky gjak o trėndafil lirie…" Edhe kjo kėngė u kėndua shkėlqyeshėm, plot pasion nga kėngėtarja e mirėnjohur Parashqevi Simaku.
Me Gjergjin kam punuar pėr shumė kėngė. Mund tė bėhen 20 dhe mė shumė, se siē iu thashė ai me kishte nė shtėpi. Por, si me Gjergjin dhe me moshatarėt e tij si Arditi, Shpėtimi etj unė kam ndjerė njė kėnaqėsi tė veēantė dhe vargjet mė dilnin shpejt dhe nga shpirti. Ishin dhe janė vėrtet tė talentuar.

13) Kėnga "Nė duart e nėnės", pėr tė cilėn folėt, u kėndua nė Koncertin e Pranverės nė Prill 1985. Pa kaluar shumė kohė, nė Festivalin e Dhjetorit tė po atij viti, Ju sė bashku me Gjergjin na sollėt kėngėn tjetėr tė shkėlqyer "Pėr ty baba", vargjet e sė cilės fillojnė: "Ndodhi sot, qė nga dridhja e dorės tėnde, tė kėndoj baba/ ajo dorė, sa herė mė fali ledhatim, o i mirė baba.../ Ka edhe kjo kėngė ndonjė kujtim tė saj, siē folėt mė sipėr pėr kėngėn "Nė duart e nėnės"?
Kėtė herė idenė na i dha kunati im, babai i Gjergjit, Kostandini. "Pėr babain, tha ai nuk ėshtė kėnduar ndonjėherė, kurse nėnės i kanė kėnduar shpesh, sikur tė krijonit njė kėngė pėr ne baballarėt kėtė herė…", na tha ai dhe unė me Gjergjin ia filluam punės. Ai krijoi nė fillim strofėn. Unė kisha krijuar pak mė parė njė poezi pėr atin tim, tė cilin e kisha botuar nė gazetėn "Drita". Mbi vargjet e saj ndėrtova strofėn, por rastisi qė nė 2 nėntor 1985, ati im ra sėmurė nga njė grip dhe kėnga ende nuk ishte mbaruar. Gjergjit ēuditėrisht nuk po gjente dot refrenin qė ai dėshėronte. Erdhi takoi atin tim dhe u trishtua sepse shėndeti i tij kishte fillua tė rėndohej. Pashė Gjergjin tė pėrlotej. Im atė e donte atė shumė, sepse ishte nipi i tij i parė dhe mbi tė gjitha ishte ai qė po vazhdonte traditėn muzikore tė familjes sonė dhe Gjergji ishte i lidhur ngushtė me tė. Sa herė kishte marrė nga ai motive tė ndryshme popullore ose qytetare! Edhe im atė gėzohej kur shikonte qė Gjergji po bėnte emėr si muzikant i talentuar.
I thashė babait atė ditė, se Gjergji po krijonte njė kėngė pėr tė dhe si tani mė kujtohet kėshillla qė i dha: "E dua tė jetė kėngė e shtruar, melodioze , jo nga ato me xhik-xhik, do me thėnė ritmike." Tė nesėrmen Gjergji kishte arritur tė krijonte refrenin. Ai refren mbante dhimbje. Pas tri ditėsh, duke u gdhirė 10 nėntor 1985, ati im mbylli sytė pėrgjithėmonė. Kėnga doli nė festivalin e atij viti, por fatkeqėsisht ati im nuk arriti ta dėgjonte dhe ky ėshtė njė nga pengjet e mia pėr tė. Me gjithė atė them se kam hequr njė peng me atė kėngė. Sa herė e dėgjoj tė kėnduar me aq ndjenjė nga Bashkim Alibali pėrlotem. Nė tekstin e asaj kėngė, si dhe tek ai "Nė duart e nėnės" kam vėnė shpirtin tim prej bije, kam shprehur dashurinė dhe respektin tim tė pėrjetshėm pėr ata prindėr, qė pėr mua kanė qenė dhe janė si ėngjėj mbarojtės.

Oh, sa tė dua, s'e thotė dot asnjė fjalė,
Nė ēdo rrudhė mbi ballė,
Nė ēdo thinjė tė bardhė
Dhe meraku pėr mua rri.
Me hapin tėnd un' hodha hapn' e parė,
Kur mė dhe njė qortim,
Ndjeva thellė njė pendim,
O, shtrenjti im!
Tė kam nė zemėr dhe larg kur jemi
Mall'i madh pėr ty baba mė djeg si zjarr
Ēdo ditė mė pranė tė gjithė tė kemi
Fjalėn tėnde tė urtė dėgjoj baba, o i shtrenjtė baba! etj.

14) Kur diktatura komuniste ishte nė grahmat e fundit tė jetės sė saj, Ju sė bashku me Gjergjin na sollėt kėngėn "Ne bijtė e Lirisė", e cila u bė himn nė atė kohė , madje pothuajse i gjithė populli nė atė kohė revoltėn e tij kundėr diktaturės e shoqėronte me atė kėngė... Na flisni pak ju lutem.
Pėrsėri ishte Gjergji ai qė mė dha idenė pėr kėtė kėngė, qė unė e quaj nga mė tė bukurat qė ai ka krijuar. Gjergji lexonte shumė poezinė qė botohej dhe shumė kėngė i ka krijuar mbi poezitė e Ismail Kadaresė, Alen Boske, Zhak Prever etj. Por, kėtė herė ai vjen njė mbrėmje dhe mė thotė, se kėngėn e ka gati dhe dėshronte njė tekst ku tė flitej mbi luftėn e rinisė pėr liri dhe demokraci nėpėr botė. Ishte shkurt i vitit 1990. Diēka kishte filluar dhe tek ne. Gjergji ishte student nė Institutin e Arteve dhe aty rinia zjente…Ne s'mund tė dilnim fare hapur, se ndryshe rrezikohej kėnga dhe ne tė dy…Tekstin e bėmė pėrsėri shumė shpejt. Kėnga pothuaj se ishte gati.Si zakonisht ua treguam dhe prindėrve tė Gjergjit, tė cilėt si pėr Gjergjin dhe pėr mua kanė qenė dhe mbeten "kritikėt"mė tė mirė tė krijimtarisė sonė. Babai i tij, kunati im, Kostandin Leka, qė ėshtė jo thjesht njė dashamirės i hershėm i muzikės klasike dhe atė tė lehtė, por edhe njė studiues i tyre i apasionuar, na bėri njė vėrrejtje tė drejtė: Ta vinim fjalėn liri edhe nė gjuhėn gjermane dhe megjithėse ishte ora 11 e natės mori nė telefon njė mikun e tij, qė dinte gjermanisht dhe ne vendosėm fjalėn liri edhe nė gjuhėn gjermane (frajhajt). Gjithashtu ai dha mendimin qė kėnga tė mbaronte me pėrsėritjen e refrenit. Kur kėnga u paraqit nė komision, filluan vėrrejtjet. Dikush tha se Zhuliana me Gjergjin kanė bėrė "Hymn" Kavajės. Nė ato ditė kishin filluar "trazirat" nė kėtė qytet…Ishin duke na i ndėrruar fare tekstin dhe Gjergji tha, se ai e hiqte kėngėn po t'i ndėrrohej teksti. Atėhere pėr "tė shpėtuar" kėngėn unė bėra disa ndryshime tė vogla: Aty ku bėhej aludimi pėr vendin tonė fjala "Dikush" u zėvendėsua me "diku" Kėnga u interpretua shumė bukur dhe me pasion nga Frederik Ndoci i madh. Suksesi i saj u ndje mė vonė nė dhjetor kur nė sheshin "Demokracia" buēiste kjo kėngė para dhe pas ēdo mitingu tė studentėve.

15) Nė njė periudhė tė gjatė dyzet vjeēare tė krijimtarisė suaj poetike, sa mendoni se duhet tė jetė numri i teksteve tė kėngėve tė krijuara nga Ju?
Sa pėr numėrin e kėngėve tė them tė drejtėn nuk kam bėrė ndonjė "inventar", por afėrsisht pėr kaq e kaq vite sa kam krijuar bėhen afėrsisht 2000 tekste. Janė anketat muzikore tė muajit (18 vjet), festivalet e funddhjetorit, festivalet nėpėr rrethe, festivalet e fėmijėve, koncertet e majit ( vetėm tek kėto pėr secilin unė mund tė kem krijuar nga 15-20 tekste ēdo herė), koncertet "Kur vjen Pranvera" dhe "Kėngėt e stinės", bashkėpunimi me kompozitorėt kosovarė si Pranvera Badivuku, Mejdi Bajri, Reshat Randobrava, Estradat e ndryshme te vendit etj.

16) Poete, pse u larguat nga Shqipėria?
Kam jetuar nė familjen e motrės sime pėr vite me rradhė dhe kur ajo u riatdhesua nė Trieste tė Italisė (gjyshja e Gjergjit nga i ati, Jolanda Arxhentin Leka, ishte italiane) unė erdha si vizitore nė fillim kėtu nė Trieste, por u ndjeva shumė mirė kėtu dhe kjo ishte arsyeja qė lashė vendin tim tė shtrenjtė. Lidhjet me tė i kam tė ngushta deri mė sot. Kam marrė pjesė nėpėr festivalet e fundvitit dhe nė aktivitete tė ndryshme si festivali i "Kėngės Magjike", "100 kėngė tė shekullit" etj. Kam lėnė aty njė jetė dhe kjo s'ėshtė pak, ndaj jam pėrherė e lidhur me vendin tim.

17) Mendoni se jeni e harruar nga Shteti i sotėm Shqiptar?
Njė ēast m'u duk se mė harroi ai shtet, kur nė vitin 2001 mė nxorri nė pension me njė pagesė minimale. Mė vonė mėsova nga shtypi se mė ishte akorduar "Pension Special", por deri mė sot ky pension nuk mė ka ardhur…Pse?! Nuk e di.

18) Gjergj Leka, pas njė qendrimi disa vjeēar nė Itali morri vendimin dhe u kthye nė atdhe. Mendoni se vendimi i tij duhet tė jetė njė shkėndijė pėr t'u ndezur edhe pėr shumė artistė tė tjerė tė larguar nga Shqipėria qė tė kthehen?
Gjergji ka rigjetur pėrsėri veten nė Shqipėri dhe pas organizimit artistik tė variantit tė parė tė "StarAkademisė", tani po pėrgatit njė serial koncertesh me titullin "Kthehem tė dielėn" nė TVSH. Shpresoj dhe i uroj suksese! Ka shumė artistė, qė si Gjergji janė kthyer e po bėjnė punėn tė mira. Uroj qė arti dhe muzika tė ngrihen lart nė vendin tonė dhe kthimi i artistėve patjetėr qė do t'i shėrbejė kėsaj. Vendi ynė ka nevojė pėr kulturė qė t'i paraprijė pėrparimit tė tij.

19) Keni lidhje me poetėt dhe krijuesit shqiptarė anembanė kudo ndodhen?
Lidhja me krijuesit e diasporės sonė mė ka dhėnė gjithmonė kėnaqėsi. Kam redaktuar disa libra si tė autorėve Vitore Stefa Leka, Eleni Stefa, Merita Bajraktari, ArditaJatru, Valter Lazeri, Mina Papajorgji etj. Kam punuar tekstet e kėngėve pėr CD e tė madhes Alida Hisku etj.

20) I dėgjon poetja Jorganxhi kėngėt e sotme shqiptare dhe ēfarė mendon pėr tekstet e tyre qė e kanė tejmbushur tregun e sotėm shqiptar?
Kur kėto tekste i kanė punuar njerėz qė e dashurojnė poezinė dhe janė poetė atėhere them se teksti qėndron dhe jep mesazh, por kur teksti bije nė banalitet them se ėshtė shkruar nga grafomanė qė ē'edukojnė brezin e ri, i cili ka nevojė tė ushqehet me tė bukurėn, tė moralshmen, qė ta bėjė tė bukur shpirtėrisht.

21) Keni ndonjė mesazh pėr poetėt e sotėm dhe veēanėrisht ata qė dėshirojnė tė krijojnė vargje pėr t'u bėrė kėngė?
Nuk dua tė marr pozėn e "kėshilltares" ose "moralizueses", gjė qė s'mė ka pėlqyer dhe s'e kam bėrė kurrė, por them se, duhet qė vargjet tė dalin nga shpirti, tė kėrkohet fjala e bukur dhe mjeshtra tė penės Shqipėrisė nuk i kanė munguar kurrė. Kemi shėmbuj tė shkėlqyer tė poezisė popullore dhe tė poetėve tanė tė tė gjithė kohėrave. Vargu del i bukur kur ai del nga njė shpirt i bukur.

Ne bijtė e Lirisė
(Kėnduar nga Frederik Ndoci, fituese e Koncertit tė Pranverės 1990)

Jo, ti mos mė pyet, pse derdh lot?
Nė takim diku nuk shkoi dashuria.
Rininė vranė, Romeon rivranė,
Rininė vranė, Zhulietėn rivranė
Mbi mėrinė e dimė do fitoj'
Do fitoj' dashuria.
Syt' e bukur kudo i ka rinia,
Por ja dikush kėrkon t'ia verboj'
Ajo vetėm me dy gishtat ngritur lart
Me at' heshtjen qė kumbon nė botė
Kėrkon demokraci.
Liri! Zjarr i zemrės
Liri! Gjuhe e nėnės
O liri! Krahu i ėndrės
Nė ēdo gjuhe tė kuptojmė
Liberta, Liberte, Libėti, Frajhajt
Liberta, Libėte, Libėti, O Liri.
Jemi ne o moj botė
Bijtė e bukur tė Lirisė.
Ndaj dhe s'duam qė tė shohim
Nėpėr botė dhunė dhe lot.
Liberta, Liberte, Libėti, Fridom
Liberta, Libėte, Libėti, O Liri.


Nė duart e nėnės
(Kėnduar nga Bashkim Alibali, fituese e Koncertit tė Pranverės 1985)

Nė duart e tua u rrita o nėnė,
Nė netėt pagjumė pikoi drit' e hėnės.
Dhe veten qortova tė zėnė nė gabime
Zemrėn kur t'a theva, o e shtrenjta ime.
Vij nga rrugė e gjatė
Ti mė pret e para,
T'i puth ato duar
Mbushur plot me mall.
Nė ēdo rrudhėn tėnde, nė ēdo flok' tė bardh'
Unė shoh fėmijėrin', hapin tim tė par'.
Dhe nga unė fėmija kėrkove nė jetė
Tė rritem i mbarė pėr k'tė tokė tė shtrenjtė.


Bashkėmoshatarėve
(Kėnduar nga Parashqevi Simaku, fituese e Koncertit tė Pranverės 1986)

Ja, buzėmbrėmje ėsht' tani
Un' me ty jam pėrsėri
Ē'lumturi.
Po, nė njė moshė pranvere jan'
Globit tonė anemban'
Me mijėra zemra bashkmoshatar'.
Ja, rra njė shok diku atje
Globi ndjen t'i happen plag'
Dhe qielli skuqet nga gjaku i tyre
Si njė flamur i madh.
Mė thot' gjaku, mos harro!
Moshatarėt qė nga plumbat bien
Ėshtė gjaku trėndafil Lirie
Dritė shprese pėr atdhe kush ngrihet
Nė botė
Drejt sė ardhmes ti vrapo,
Se zjarr ke zemrėn,
Flamur ke kėngėn,
Bashkohen zemrat si vargmal
Iu ndrin njė ideal.
Jo, globi s'fle i qetė sot,
Kontinentet ndizen zjarr,
Ėshtė zemra jonė me ty, moshatar.
Ja, rra njė shok diku atje
Globi ndjen t'i happen plag'
Dhe qielli skuqet nga gjaku i tyre
Si njė flamur i madh.
Mė thot' gjaku, mos harro!
Moshatarėt qė nga plumbat bien
Ėshtė gjaku trėndafil Lirie
Dritė shprese pėr atdhe kush ngrihet
Nė botė
Drejt sė ardhmes ti vrapo,
Se zjarr ke zemrėn,
Flamur ke kėngėn,
Bashkohen zemrat si vargmal
Iu ndrin njė ideal.
O o o o o mos harro!


Djalli i bardhė
(Kėnduar nga Alida Hisku dhe djali i saj Albini)

Nėnė e shtrenjtė tė shkruaj tani,
Kur vdekja mbi mua krahėt po shtrin,
Ti je dashuria qė kurrė s'mė braktis
Por djalli i bardhė nė humner' mė gremis.
O bir i nėnės tė kam dritė nė sy,
Si mund, mė thuaj, tė rrojė unė pa ty?
Si unė mijėra nėna mallkimin e madh
Rrėzojė si njė mal mbi djallin e bardhė.
Ti drogė, ti helm, ti djall i bardhė
Mallkuar pėrjetė kush ty tė shpėrndan
Ti jetėn e vret dhe botėn e plak
Rrėmben ti rininė nė lulen e saj.
Nėnė e shtrenjtė, tė lutem mė fal,
Vdekjen do desha dhe unė ta ndal.
Por hyra padashur nė ferrin e tyre
Kush hyn aty nėnė, lehtė nuk del.
O bir para nėnės, a ka mė faj?
Tė ikėsh nga jeta kėshtu para saj?
Ndaj zemra mallkimin rrufe e lėshon
Kush ty, n'atė ferr njė ditė tė rrėzoj?
Ti drogė o helm, o djallė i bardhė,
Mallkuar pėrjetė kush ty tė shpėrndan.
Ti jetėn e vret dhe botėn e plak,
Rrėmben ti rininė nė lulen e saj.
O nėnė e shtrenjtė, tė them lamtumirė!
Kush vjen pas meje do t'kisha dėshirė,
Fytyrėn e vdekjes tė shohė nė ēdo drogė
Mbi tė tė pėshtyjė e tė mallkojė.
O Zot! Dėgjo nėnat kudo nėpėr botė,
Ky zėri i tyre mban dhimbje dhe lotė,
Se droga vret jetėn dhe botėn e plak
Rrėmben sot rininė nė lulen e saj.



Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara