HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ēdo bėhet me ish maturantėt?!

-- nga Pierre-Pandeli Simsia

Pierre-Pandeli Simsia Fillimi i vitit te ri shkollor i gjeti te gezuar dhe me buzen ne gaz gjithe nxenesit e shkollave. Ajo buzeqeshje u ndje me teper tek ata vogelushe, qe u ulen per here te pare ne bankat e shkolles ne klasen e pare dhe tek ata nxenes, te cilet kane kaluar 11 vitet e shkolles mes ankthit dhe gezimit dhe qe ne ate fillim viti te ri shkollor u ndjehen me te pjekur dhe me te lumtur.
Jane ata nxenes qe vete jeta i ka vene emrin: Maturante.
Jane ata nxenes, qe, pasi te mbarojne kete vit mature, do marrin dhe ate, dokumentin, qe i verteton pjekurine e moshes, qe nga te gjithe quhet: Deftesa e Pjekurise, ose Diploma e Matures.
Eshte ajo diplome, qe pas nje "lufte" te gjate per te nxjerre mesatare te larte, duhet te jete nje "arme" e forrte (se per kohen qe jetojme, kesaj arme i ka rene vlera), per te vazhduar studimet me tej, kudo qofshin ato studime, brenda apo jashte vendit. Pavaresisht se numri i kerkesave te maturanteve qe kerkojne te vazhdojne studimet e larta numerohen me mijera, ata qe e kane ate fat e te gezohen jane me te paket ne numer. Kjo humbje qe nuk i lejon ish maturantet te vazhdojne me tej, ka dhe kjo sekretin dhe enigmen e saj, gje te cilen nuk do doja te beja komente ne lidhje me kete, por nje gje eshte fakt se, keta "humbes", me nje brenge te madhe ne shpirt, nuk bejne gje tjeter, veēse sillen rrugeve te qytetit.
Ndoshta dhe ajo diplome mature qe e mbajne ne shtepi u duket e tepert dhe e pa vlere.
Po ku mund ta gjejme kete pergjegjesi per gjithe ata ish maturante qe sillen rrugeve?! Me te drejte prinderit edhe u thone: "Kaq ishte detyra jone, tani ēani vete ne jete" dhe keshtu eshte. Po ku te ēajne dhe me se? Shteti u ka mbyllur rrugen edhe klandestineve, gje te cilen nuk do ta deshironim kurre dhe nuk u ka hapur deren e punes te punojne.
Ku mund ta gjejme pergjegjesine per gjithe ate mase te madhe djemsh e vajzash te shkolluara te papune? Ku mund te trokase gjithe kjo Rini, perveē se ne deren e madhe te shtetit? Po shteti valle ē'po ben? Vetem nje thirrje doja t'i beja shtetit: Shteti im! Ke perpara vetes ate qe te ushqen me gjak te ri, ate lule te bukur qe te jep freski. Hapi deren e punes, te punoje, te jetoje dhe te shijoje jeten, ajo qe do jete neser perfaqesuesi yt, keta njerez te lumtur qe sot quhen Rini...

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara