HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kur fėmijėt nuk e njohin shqiponjėn e flamurit

-- nga Pierre-Pandeli Simsia

Pierre-Pandeli Simsia Kush jeton nė Sh.B.A. dhe i ėshtė dhėnė mundėsia tė aplikojė pėr t'u bėrė qytetar amerikan, ka mėsuar se, njė ndėr 96 pyetjet e testit, ėshtė tė flasėsh pėr Flamurin Amerikan; kush janė ngjyrat e tij, ēfarė tregojnė yjet nė flamur, sa yje, sa viza ndodhen nė flamur...
Kush nga aplikuesit ka fėmijė qė kanė mbaruar shkollėn nė Sh.B.A. apo edhe nga ata, qė fėmijėt e tyre janė akoma nė vazhdim tė shkollės, janė mė me "fat", sepse e kanė mėsuar prej kohėsh kėtė pyetje.
Janė fėmijėt ata qė e dinė mė parė kėtė, pasi Flamurin Amerikan e kanė mėsuar qė nė klasėn e parė.
Pasi i ke mėsuar kėto pyetje, menjėherė tė shkon mendja te Flamuri ynė Kombėtar dhe ndihesh pak nė "siklet" t'ua shpjegosh saktė fėmijve tanė kur kėta tė pyesin: Pse shqiponja mbi flamur ėshtė me dy koka"? Mundohemi t'ua shpjegojmė atyre me metodat e ndryshme, ashtu siē na e kanė thėnė edhe neve, pasi akoma nuk ka njė pėrkufizim tė pėrbashkėt.
Kjo pyetje gjithmonė ka tėrhequr gjithmonė vėmendjen, sidomos tė nxėnėsve tė shkollave, pasi nuk ka njė pėrgjigje konkrete tė botuar, sidomos nė tekstet shkollore.
Vite mė parė, njė ish mėsuesi im nė shkollėn tetėvjeēare i ėshtė pėrgjigjur kėsaj pyetje: "Shqiponja ėshtė me dy koka, sepse vigjėlon nga tė gjitha anėt".
Me kėtė shpjegim prej mėsuesi, u njohėm ne me kėtė pyetje pėr vite me radhė, ndėrsa njė tjetėr pėrgjigje e mėvonshme do tė na e ndėrronte kėtė mendim.
Mendoj se pėrgjigjen e saktė tė kėsaj pyetjeje duhet ta japin historianėt tanė nė bashkėpunim me Ministrinė e Arėsimit, e cila tė jetė e botuar nė tekstet shkollore e tė mėsohet qė nė klasat fillore.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara