HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Durrėsi sot ka mė shumė nevojė pėr gjelbėrim

-- nga Pierre-Pandeli Simsia, Nju Jork

Pierre-Pandeli Simsia Qyteti bregdetar Durresi, sot ndodhet ne nje gjendje ekologjike teper kritike, qe duhet vene dore menjehere.
Kete te vertete e dine dhe e shohin cdo dite te gjithe qytetaret durrsake te cilet jo pak here kane shprehur shqetesimet e tyre. Vetem kryetaret e bashkive te Durresit qe jane nderruar ne 15 vitet e fundit nuk jane shqetesuar per ate ndotje te madhe qe po kalon Durresi sot, madje jane edhe bashkefajtore per ate gjendje te krijuar atje.
Durresi sot vuan mungesėn e gjelberimit. Edhe ato pak lulishte te bukura te dikurshme qe kane qene, jane shkaterruar. Kazma dhe betoni, ndertimet e shtepive pa leje ne vitet e demokracise, ia kane zene frymen, duke i shkaterruar dhe zhdukur edhe ato lulishte te vogla te dikurshme ndermjet pallateve te banimit. E vetmja lulishte sot ne Durres e mbijetuar eshte lulishtja perballe Stacionit te trenit me disa peme ekualipti qe edhe ato jane ne moshen e tyre te pleqerise, disa nga ato edhe kane "vdekur".

Lulishtja perballe Stacionit te trenit ne Durres me disa peme ekualipti

Dikur ne qender te Durresit, perballe merkatos, tregut fshatar te fruta perimeve, qe sot ngrihet Telekomi i qytetit, perballe Hotel Durresit, rrethuar nga bulevardi kryesor qe te shpie drejt Portit dhe bulevardit tjeter qe te shpie te Muzeumi i Deshmoreve, ndodhej nje "ishull" i blerte i bukur i quajtur "Lulishtja 1 Maji".
Gjithe banoreve te Durresit u kujtohet me nostalgji ai vend i bukur ne natyre i rrethuar me tavolina te shumta, ku pervec aromes se mire te gatimit qe joshte cdo qytetar vendas apo te huaj qe kalonte andej, ishte edhe muzika e bukur ajo qe te terhiqte pas, e te ftonin per t'u ulur e per te shijuar disa ore te kendeshme nen ajrin e paster dhe gjelberimit te pemeve perrteth qe rrethobnin ate "ishull" te vogel.
Ato pasdite dhe mbremjet pranverore jane ende te paharuara dhe nostalgjike per qytetaret durrsake.

...................................................................
Po sot, cfare po ndodh me ate ish "ishull te dikurshem te blerte" ne qender te qytetit te Durresit?
Ai "ishull" sot ndodhet teresisht i shkaterruar, i piste, i zhurmshem, me dhera dhe papasterti te tjera te pasistemuara. Ai shesh dherash sot eshte edhe vendi me tipik i kambizmit.
Sot ai vend vazhdon te quhet me te njejtin emer, "1 Maji".
Partite politike ne Shqiperi ne fushatat e tyre elektorale vleresojne punen e kryetareve te bashkive te partise se tyre qe perfaqesojne ne Durres si kryetarin me te suksesshem...
Asnje kryetari bashkie ne Durres nuk i falet, madje jane edhe pergjegjes perpara qytetareve te tyre qe e kane shnderuar ate vend "ishull" ne mes te qytetit te jete nje gangrene e qytetit.
Ish-Lulishten e famshme "1 Maji", qe eshte edhe prone publike, ditet e fundit jane hedhur zera per ta shnderuar ne shesh ndertimi, duke ndertuar pallate te medha.
Ja dhe nje plage tjeter qe po e lendojne Durresin. Ne vend qe t'ia permiresojne frymemarjen e tij po ia bllokojne edhe me shume mushkerite e tij tejet te ndotura.

Qendra e Durresit sot, ku ndodhet edhe ai shesh eshte teper e zhurmeshme dhe e ndotur edhe per vete faktin nga qarkullimi i madh i njerezve dhe mjeteve te shumta te udhetimit.
Nese do te rehabilitohet dhe duhet me urgjence te rehabilitohet ajo lulishte e dikurshme e gjelberuar dhe e rrethuar me peme do jete nje mushkerize e vogel per qendren e qytetit te Durresit.
Durresi sot ka me shume nevoje per gjelberim.
Firmat e fuqishme te ndertimit ne Durres jane lakmitare te atij vendi per te ndertuar pallate shumekatesh. Durresi u ofron mundesi te tjera dhe te medha per sheshe ndertimi.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara