HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


U festua 10-tė vjetori i TV KULTURA SHQIPTARE

Mbrėmje madhėshtore, spektakolare nė Bronx tė Nju Jorkut

-- nga Pierre-Pandeli Simsia, Nju Jork

Pierre-Pandeli Simsia Komuniteti shqiptar nė Nju Jork, ditėn e diel, mė 28 Tetor 2007, jetoi ēaste tė gėzuara, tė paharuara dhe tepėr mbresėlėnėse qė do mbetet pėr njė kohė tė gjatė nė kujtesėn e tij; festimin e 10-tė vjetorit tė Televizionit Shqiptar "KULTURA SHQIPTARE" me qendėr nė Nju Jork, producent i tė cilit ėshtė bashkatdhetari ynė i nderuar, zoti Adem Belliu.
Pėr festėn e Kulturės Shqiptare, erdhėn bashkėkombas tė shumtė nga lagjet e ndryshme tė Nju Jorkut dhe tė shteteve fqinjė Nju Xhersi, Connecticut, Pensilvania.
Mbrėmja u mbajt nė njė nga sallat e mėdha dhe luksoze nė Restorantin e njohur luksoz "Maestro's Restaurant" nė Bronx tė Nju Jorkut.
Tė pėrshkruash atė ceremoni tepėr tė gėzueshme, qė zgjati 4 orė, me pjesėmarrje mbi 800 bashkėkombės, nuk mjaftojnė dy apo katėr faqe gazete. Kultura Shqiptare bashkoi nė Bronx bashkėkombas tė shumtė, artistė, regjisorė, kėngėtarė, instrumentistė, shkrimtarė, poetė... me emėr qė i kanė dhėnė shumė pėr vite e vite me radhė Artit, Skenės, Kinematografisė Shqiptare.
Ambient tepėr i kėndshėm dhe i gėzuar, emocionant, tek takohemi me miq bashkatdhetarė, e ndjen veten tė lumtur kur takon dhe njihesh pėr herė tė parė edhe me bashkėkombas tė tjerė tė panjohur mė parė.
Ēfarė nuk i mungoi asaj mbrėmjeje tė paharuar, do jetė kjo pėrgjigjja, nėse dikush mund tė na pyes: "Hė, si ia kaluat..."?
Ndjejmė gėzim, emocione, ndėrsa shohim nga afėr njerėzit e shquar tė artit tonė, pjesėmarrės nė atė mbrėmje; Regjisori i madh shqiptar, Artisti i Popullit Pirro Mani kishte ardhur me bashkėshorten e tij, aktore-regjisoren e mirėnjohur Pavlina Mani (Teta Pavlina, siē edhe njihet ndryshe nga fėmijėt shqiptar tė asaj kohe, kur Pavlina ishte ēdo tė shtunė me fėmijėt e "saj" tė dashur...), shkrimtari dhe regjisori i mirėnjohur dhe i suksesshėm, Pėllumb Kulla, shkrimtari i mirėnjohur, zoti Naum Prifti bashkė me bashkėshorten e tij zonja Rina, aktori i mirėnjohur i humorit shqiptar, Koēo Devole, zoti Prenjo Imeraj, bashkatdhetari ynė i nderuar, kryeredaktor i revistės "Jeta Katolike" zoti Mark Shkreli, aktor-regjisori i suksesshėm, Xhevat Limani, ish-drejtori i Divizionit Evropian nė Radion "Zėri i Amerikės" zoti Fran Shkreli, Botuesi i tė vetmes gazetė shqiptaro-amerikane qė botohet nė Nju Jork "ILLYRIA", zoti Vehbi Bajrami, Presidentja e Shoqatės sė gruas shqiptaro-amerikane "Motrat Qiriazi", Dr. Anna Kohen me bashkėshortin e saj, ish punonjėsja dhe folėse nė Televizionin Shtetėror Shqiptar, Elmira Muja, poeti Mėhill Velaj, shkrimtari Genc Leka, poetja Kozeta Zylo me bashkėshortin e saj Qemal Zylo, poeti, piktori, ish-luftėtari i batalionit "ATLANTIKU" pėr ēlirimin e Kosovės, Nexhat Imeraj...
Nė mbrėmje kishin ardhur edhe kėngėtarė tė njohur tė skenės shqiptare; bilbili i kėngės popullore shqiptare, kėngėtarja Merita Halili, kėngėtarja e mirėnjohur Morena Reka, kėngėtari i suksesshėm, i mirėpritur nga bashkatdhetarė tė shumtė, i nderuari Gėzim Nika, kėngėtari i talentuar Kino Gara, kėngėtarja, pėrfaqėsuese e shqipėrisė nė Eurovizion Aida Ndoci, kėngėtarja dhe biznesmenia Eli Rizo-Gjezo me bashkėshortin e saj, Minella, kėngėtarėt Dile Gecaj, Leti Vokshi dhe grupi i djemve qė e shoqėronin, kėngėtarėt Xhelal Gjurkaj dhe Luljeta Pėllumbi...
Pjesėmarrės gjithashtu ishin edhe regjisorė dhe aktorė tė "Albanian Film", bashkatdhetarė tė ndryshėm, si: Luigj Shkreli, Tomė Ulaj, i pėrndershmi Dom Viktor Dedaj, Kreshnik Fekushi, Neritan Bejleri, Adelina dhe Imer Laēaj...
Moskorrektėsia e orės sė fillimit tė ēdo mbrėmje dhe aktiviteteve tė ndryshme nė komunitet, qė tashmė ėshtė bėrė e njohur, nuk i shpėtoi as asaj mbrėmje tė gėzuar dhe kėtė, sikur e kėrkonin edhe vetė tė pranishmit nė atė sallė luksoze. "Le tė vonohet edhe pak hapja e programit. Edhe kjo ėshtė njė kėnaqėsi kur takohemi me miq dhe shokė nė aktivitete tė ndryshme gėzimi, kur bėjmė edhe fotografi tė ndryshme kujtimi, pėr t'u mos harruar kurrė..."
Organizatorėt e kishin menduar qė asaj mbrėmje tė mos i mungonte asgjė.
Pjesa e parė e programit kishte kėngė dhe humor, ndėrsa pjesa tjetėr, muzikė, kėrcim, vallėzim.
Vajza simpatike nga qyteti i Elbasanit Matilda Ndreēka, bashkė me djaloshin e pashėm Valdez Murati, njė ēift i zgjedhur, ishin prezantuesit e asaj mbrėmjeje tė paharuar.
Televizioni Shqiptar "KULTURA SHQIPTARE" me qendėr nė Nju Jork ka dhjetė vjetė qė ka hyrė nė ēdo familje shqiptare. Producenti i atij televizioni, i palodhuri dhe i kudogjenduri Adem Belliu, me punen e tij, ėshtė bėrė pjesė e ēdo familjeje shqiptare kėtu nė USA.
Sa shumė bashkatdhetarė tė ndryshėm, politikanė, njerėz tė shkencės dhe tė artit... kanė qenė mysafirė, tė ftuar nė "shtėpinė", studion e tij televizive.
Dhe njė pjesė tė atyre aktiviteteve gjatė kėtyre dhjetė viteve i pamė nė ekranin e madh nė monitor, nė sekuencat filmike. Pamė ish presidentėt e Shqipėrisė Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu, politikanėt Lublin Dilja, Joe Dio Guardi, intelektualė tė ndryshėm Gjekė Gjonlekaj, Kozeta dhe Qemal Zylo, Elmira Mujo, Dr. Anna Kohen, ish luftėtarė tė UĒK-sė...
TV KULTURA SHQIPTARE i shikuar nga pesėdhjetė mijė teleshikues ėshtė vlerėsuar me ēmim nga TV Bronx Net. Gazeta tė ndryshme qė botohen nė Nju Jork shpesh herė kanė shkruar pėr tė.
Pas pėrshėndetjes sė prezantuesve tė mbrėmjes Ndreēka - Murati, tė cilėt i uruan mirėseardhje tė pranishmėve, filloi festa. Kėngėtarja Leti Vokshi kėndoi me grupin e saj.
Njė yll, qė po shkėlqen nė skenat shqiptare nė Amerikė, ėshtė dhe aktori humorist nga qyteti i Fierit, Arjan Rrapushaj.
Humoristi Rapushaj ėshtė njė aktor i suksesshėm dhe i talentuar, me njė tė ardhme tepėr premtuese. Humori i tij i kėndshėm u mirėprit dhe u duartrokit disa herė, ndėrsa Rrapushaj vazhdonte tė interpretonte. Njė tjetėr humorist i suksesshėm, i mirėnjohuri Koēo Devole, bėri qė duartrokitjet dhe tė qeshurat e pjesėmarrėsve tė mos kishin tė pushuar.
Me humorin e tij, tashmė tė njohur, Devole na solli pranė aktorėt e ndjerė Tano Banushi, Mentor Xhemali, Sandėr Prosi, Ndrekė Luca. Ndėrsa humori me artistin e popullit Avni Mula, siē e tha edhe vetė humoristi Devole, i urojmė jetė tė gjatė, ishte me i kėndėshmi, duke u shoqeruar me duartrokitje dhe te qeshura nga pjesėmarrėsit.
Tė papriturat ishin te njepasnjeshme. Zeri i bukur dhe melodioz i kengetares se mirenjohur Dile Gecaj, do t'ia linte radhėn kanarinės se kėngėve tė muzikes popullore Merita Halili.
"Artistja e Popullit" Vaēe Zela "erdhi" ne ate mbrėmje me Valsin e lumturise, kenduar mjeshterisht nga Morena Reka.
Tė pranishmit ishin pėrqendruar tė gjithė tek kėngėtarja, ndėrsa ajo e kėndonte kėngėn nė lartėsinė e zėrit tė vetė Vaēes.
U mirėpritėn dhe u duartrokitėn kėngėtarja Aida Ndoci, dueti Luljeta Pėllumbi dhe Xhelal Gjurkaj, humoristi Bashkim Berisha...
Aktor-regjisori i mirėnjohur i skenės dhe kinematografisė Xhevat Limani, si gjithmonė, erdhi me njė "meze" tė zanatit tė tij, siē u shpreh edhe vetė artisti Limani. Vargjet e pavdekshme nga poema "Bagėti e Bujqėsi" rrodhėn plot ndjenjė, tė kthjellėta, tė pastra, tė kristalta, siē ėshtė vetė natyra e magjishme shqiptare, sė cilės i kėndojnė ato vargje.
Shkrimtari i mirėnjohur Naum Prifti, pati nderin t'i jepte ēertifikatėn e mirėnjohjes kėngėtares Merita Halili. "Kam nderin sot kėtu t'i jap ēertifikatėn e mirėnjohjes, pėr tė vlerėsuar punėn e saj tė palodhur..." - tha ndėrmjet tė tjerash shkrimtari Prifti.
Njė tjetėr vlerėsim ishte edhe dhėnia e ēertifikatės sė nderit Presidentes sė Shoqatės sė Gruas Shqiptaro-Amerikane "Motrat Qiriazi" Dr. Anna Kohen.
Doktoreshės Kohen, ēertifikatėn ia dhuroi Konsulli Albert Jerasi me motivacionin:
"For suporting NYACTV to Accomplish ITS Duty of Servicing the Albanian-American Community".
Si gjithmonė, kėngėtari i mirėnjohur, bilbili i kėngės shqiptare Gėzim Nika u mirėprit dhe u shoqėrua me duartrokitje gjatė gjithė kohės, ndėrsa kėndonte "O sa mirė qė jam shqiptar", "N'Dardani bjen tupanėt" Njė zė tjetėr shpėrthyes ishte edhe zėri i kėngėtarit Kino Gara, si pėrherė i suksesshėm nė skenė.
Festimi i 10-tė vjetorit tė Televizionit "KULTURA SHQIPTARE" ishte me tė vėrtetė njė mbrėmje e gėzueshme dhe festive, njė koncert varriete, njė spektakėl mbresėlėnės dhe i paharuar.
Jemi popull i mrekullueshėm, kemi artista tė aftė dhe me pėrvojė, tė lindur pėr art, qė dinė tė krijojnė dhe tė bėjnė art.
E ndėrsa minutat, orėt iknin pa u ndjerė, pjesėmarrėsit kėndonin, kėrcenin, hidhnin valle. Sa mbaronte vallja e Napolonit, fillonte vallja e Shotės, pastaj vallja Pogonishte... e kėshtu me radhė.
Orkestrina tashmė e mirėnjohur dhe e shumėkėrkuar nė dasma dhe gėzime tė tjera familiare "Grupi Muzikor ALBA" nėn drejtimin e kitaristit Edi Xhani, si pėrherė ishte nė formėn e saj. Instrumentisti Sokol Asllani e bėnte klarinetėn e tij me tingujt e saj tė "ndizej" zjarr.
Vogėlushja 5 vjeēare Dea Bejleri kėndoi kėngėn "Dhuratė pėr Ditėlindjen" (Globi rrotullohet)e cila pa druajtje dhe me zėrin e saj fėminor emocionoi pjesėmarrėsit.
I zoti i shtėpisė, qė na kishte mbledhur pėr tė gėzuar dhe festuar nė atė mbrėmje, Adem Belliu, falenderoi tė gjithė pjesėmarrėsit dhe Komunitetin Shqiptar nė Amerikė pėr ndihmėn e madhe qė i kanė dhėnė TV Kultura Shqiptare.
Bashkatdhetari ynė i nderuar, zoti Ukė Camaj vlerėsoi TV Kultura Shqiptare dhe punėn e palodhur dhe tė suksesshme gjatė kėtyre dhjetė vjetėve tė producentit Adem dhe gjithė Familjes Belliu.
Kėshtu kaluan ato katėr orė tė kėndėshme me pjesėmarrjen e Komunitetit Shqiptar nė Maestro's nė Bronx, NY. Kėshtu u mbledhshim pėrherė me njėri tjetrin, nė gėzime dhe vetėm nė gėzime. Dhe pėrsėri do mblidhemi, sė shpejti nė muajin Nėntor, po nė Bronx, zhvillohet Festivali i 17-tė Kombėtar i Kėngės popullore; pėrpara kemi Festėn e madhe tė Flamurit.
Mbrėmja u pėrcoll nga njerėzit e medias dhe televizionit, gazetarėt Beqir Sina, Dalip Greca, Elmira Mujo, TV Shqip, zoti Halil Mula, Alan Cariton dhe Robert Bach.
Faleminderit TV KULTURA SHQIPTARE
Faleminderit artistėve tanė tė talentuar qė na japin kėnaqėsi me artin e tyre tė larmishėm.
Faleminderit zoti Adem Belliu dhe Familja e tij.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara