HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Vajza letrare

- tregim -

-- nga Pierre-Pandeli Simsia, Nju Jork

Pierre-Pandeli Simsia Ajo erdhi nė qytetin e madh e tė zhurmshėm metropolitan, nė qytetin vezullonjės nga miliona drita, nė qytetin qė nuk fle kurrė, ku nata e magjishme nė atė qytet gjigand ngjan me njė qiell tė pafund yjesh xixėllonjės.
Ishte trupimėt, me sy tė zinj tė vegjėl tė futur brenda qė ngjanin si dy shpella tė vogla, me nofulla tė dala, flokėt e zinj tė mbledhura prapa, i krijonin njė bisht tė vogėl. Fytyra e saj ngyrė limoni shėndetligė, e tregonin atė vajzė tė kishte kaluar ndonjė sėmundje tė rėndė nė jetė. Kėtė e pranonte edhe vetė vajza, kur numėronte lloje tė ndryshme sėmundjesh qė kishte kaluar nė vitet e fundit. Tė saponjohurit, duke parė shėndetin e lig tė vajzės dhe duke dėgjuar vuajtjet e saja nė jetė e afruan nė shoqėrinė e tyre qė jeta e kishte goditur pa mėshirė dhe padrejtėsisht.

E porsaardhura pak njihej nga bashkatdhetarėt e saj tė shumtė nė qytetin gjigand, banore e pėrhershme e tė cilit dėshironte tė ishte edhe ajo, megjithėse dėshira e saj e zjarrtė ishte tė njihej dhe tė njihte shumė bashkatdhetarė... Askush nuk e dinte si kishte ardhur ajo nė atė qytet tė madh metropolitan; legale apo klandestine. Disa zėra njerėzish thoshin se ajo kishte ardhur nė atė qytet me tė dashurin e saj tė zemrės, tė cilin, pasi kishin ndenjur tė dy njė javė nė hotel duke thurrur ėndrat e tyre pėr njė jetė tė re nė njė botė tė panjohur mė parė, vajza e mrekulluar nga magjia e atij qyteti vezullonjės, e kishte braktisur tė dashurin e saj. Arėsyet nuk diheshin.

Tri valixhet dhe njė ēantė dore ishin pasuria e saj personale tė sjella nga vendlindja. Mbante edhe njė ēantė tė vogėl, e cila mbeti mister pėr njė kohė tė gjatė.
E parrahur me jetėn e re tė njė vendi tė madh, vajza mendonte se jeta nė botėn e lirė do t'i hapte shumė rrugė nė jetė. Nuk kishte gabuar dhe menjėherė hyri nė kėrkim tė rrugėve tė reja pėr tė gjetur gjithshka. Asaj nuk i interesonin ato gjithshkatė, ajo kėrkonte vetėm dėshirėn dhe ėndrėn e saj tė vjetėr qė vetėm ajo e dinte dhe, pėr t'a realizuar atė ėndėr tė vjetėr qė i trokiste nė ndėrgjegjen e saj, vajza shpesh herė pėrdorte ato qė mbante brenda nė ēantėn e vogėl dhe tė mistershme. Mendonte se ato ishin ēelėsi i ēdo suksesi.Ata pak bashkatdhetarė qė e njohėn nė fillim, me veprimet qė bėnte iu dukej pak misterioze ajo vajzė. Mėnyra e tė folurit dhe e tė shprehurit tė mendimeve tė saja tė linin tė dyshoje, megjithatė bashkatdhetarėt fajin ua vishnin sėmundjes qė kishte kaluar ajo vajzė e vuajtur nė jetė.

- Unė jam e gjithanshme, pranoj tė bėj ēdo gjė nė jetė...- fliste shpesh vajza e porsardhur, - por, talenti dhe profesioni im i preferuar mbetet krijimtaria letrare.
Me dėshirėn e saj pėr tė qenė pėrherė e dashuruar dhe e pandarė me krijimtarinė letrare, e sapoardhura kėrkonte nė atė qytet gjigand tė botės sė lirė tė kapte nė mėnyrė tė rrufeshme majėn e saj tė suksesit dhe pėr t'ia arritur kėsaj, ajo kėrkonte ēelėsin kryesor, qė pėr tė ishin njerėzit e mediave, gazetat e komunitetit qė botoheshin nė atė qytet gjigand.

"Nuk duhet humbur kohė, suksesi duhet tė jetė i menjėhershėm" - mendoi vajza dhe u nis nė rrugėn e kėrkimit tė qellimit dhe dėshirės sė saj. Nė ēantėn e saj tė dorės tė mbushur me libra tė vegjėl, pėrmbledhje me disa nga krijimet e saja, e porsaardhura mendonte qė, pėrveē librave qė do t'u dhuronte gazetarėve pėr t'i vendosur si reklamė nė faqet e gazetave tė komunitetit nga do tė pėrhapej dhe jehona e saj, pse jo, tė shfrytėzonte edhe moshėn e saj.
"E kush nuk do ta dėshironte ta joshte dhe shijonte trupin e njė vajze 30 vjeēare beqare dhe, mrekullia do jetė pėrherė nė favorin tim, sikur njerėzit e mediave tė jenė nė moshė madhore".
Fillimi pėr vajzėn ishte i mbarė dhe fati i mirė kaloi nė anėn e saj. Njė ditė takon nė rrugė njė bashkatdhetarin e saj, tė panjohur mė parė.Ishte vėrtet rastėsi takimi i tyre i papritur, apo dikush e kishte rekomanduar vajzėn pėr t'u takuar me bashkatdhetarin? Kėtė e dinte vetėm ajo.
- Mė falni... zoti bashkatdhetar... gazetar... Mė lejoni t'ju prezantohem. Mė quajnė... Jam krijuese...
Burri, bashkatdhetari i panjohur me mirėsjellje ndaloi hapin dhe iu pėrgjigj zgjatjes sė dorės sė saj.
- Kam kėnaqėsinė... tė njihem me njė gazetar...
- Mė lini t'ju spjegohem. Unė nuk jam gazetar; profesioni im nuk ka lidhje fare me gazetarinė, por mė pėlqen dhe kam talent tė shkruaj.
Vajza e dehur nga suksesi qė e kishte takuar atė qė po kėrkonte dhe qė kishte kohė qė po e mundonte nuk e kishte mendjen ēfarė po fliste ai, prandaj dhe nuk i dėgjoi fjalėt e tija.
- Kam nderin... oh, mė falni, ndjehem tepėr e emocionuar, e gėzuar, megjithėse ne, krijuesit, nuk duhet t'i pranojmė emocionet, ato janė pjesė e jetės sonė tani... Kam kėnaqėsinė e madhe tė njihem me njė ndėr gazetarėt mė tė mirė tė komunitetit...
Vazhdoi tė fliste pa e lėnė tė saponjohurin t'i pėrgjigjej, hapi ēantėn e saj dhe nxorri njė libėr tė vogėl. - Ky ėshtė botimi im i fundit. Kam kėnaqėsinė t'ua dhuroj juve i nderuar gazetar.
Burri, nga ajo e papritur e ēuditėshme e morri librin, i hodhi njė shikim kapakut tė librit, lexoi titullin dhe emrin e autores. Shfletoi shkujdesshėm fletėt e librit pa i kushtuar rėndėsi se ēfarė mund tė ishte shkruar brenda dhe pa e parė atė nė sy e pyet: - I lexoni shkrimet e mija qė botohen nganjėherė nė gazetėn e komunitetit? Besoj se do t'ju ketė pėlqyer shkrimi im i ditėve tė fundit, kam marrė urime pėr atė shkrim.
Ajo, me njė buzėqeshje tė shtirur, lėvizi pak gjoksin para, duke i dhėnė njė lėvizje tė lehtė trupit, me njė shikim lozonjar vajzėror i tha: - Gazetari ynė i nderuar, duhet tė dini vetėm njė gjė; jeni i shumė i njohur nė komunitetin tonė, shkrimet tuaja janė ndėr mė tė pėlqyerat...
- Mė fal, - e ndėrpreu burri. Ndjeu neveri nga ato fjalė tė tepėrta qė po dėgjonte nga njė vajzė e saponjohur. - Nxitoj, mė duhet tė iki - dhe i zgjati dorėn pėr ta takuar.
Vajza u befasua dhe u ndje e ligėsht. Edhe pse nuk e mendonte njė pėrgjigje tė tillė nga burri, vazhdoi me tė njėjtėn buzėqeshje tė shtirur dhe lėvizje tė lehtė tė trupit - Oh, ju tė mė falni mua i nderuar gazetar; nuk dua t'ju pengoj nė punėn tuaj fisnike qė bėni nė shėrbim tė komunitetit. Ndjehem shumė e lumtur qė j'u takova dhe j'u njoha... - I zgjati edhe ajo dorėn pėr ta takuar, duke e parė ėmbėlsisht nė sy.
Burri ktheu trupin dhe eci disa hapa. Nga pas dėgjoi njė zė: - Zoti gazetar, zoti gazetar! - Ktheu kokėn. Vajza e saponjohur ishte shumė pranė tij.
- Zoti gazetar, mė falni... harrova t'ua nėnshkruaj librin.
Burri, qė e mbante nė dorė librin ia dha. Ai po shihte se si ajo, me kėnaqėsi dhe me duart qė po i dridheshin shfletoi kapakun e librit dhe filloi tė shkruajė nė fletėn e bardhė tė tij: "...gazetarit tonė tė nderuar, tė mirėnjohur dhe shumė tė suksesshėm tė komunitetit tonė..."
Ia dha pėrsėri librin dhe pa pritur qė tjetri ta falenderonte me tė njėjtėn kėnaqėsi i tha: - Ju lutem, mund ta kem edhe unė numrin tuaj tė telefonit? Burri nuk foli, futi dorėn nė xhepin e brendshėm tė xhaketės. - Nė kėtė kartėn e biznesit tim janė tė shėnuar numrat e telefonit, i shtėpisė dhe mobile. Vajza sa nuk fluturonte nga gėzimi. I dha njė pėrshėndetje falenderimi me mirėsjellje qė i la burrit tė kuptojė se miqėsia midis tyre do tė vazhdonte edhe nė ditėt nė vazhdim.
" Pak tė ēuditėshme janė nganjėherė veprimet e disa njerėzve qė merren me krijimtari letrare..." - mendoi ai. "Nganjėherė, ndjenja e tė vetėkėnaqurit tė bėn tė humbėsh kontrollin ndaj logjikės sė tė komunikuarit..." - Atij iu duk se nė kėto mendime pėrfshiu edhe veten e tij, meqenėse merrej me shkrime...

Pas njohjes me "gazetarin" gjendja e gėzuar shpirtėrore e vajzės ndikoi edhe nė pamjen e saj tė jashtėme tė ndryshonte. Kėnaqej shumė kur qendronte para pasqyrės dhe shihte veten e saj nė anėn tjetėr tė pasqyrės; I dukej vetja mė e shėndetshme. Edhe pa pėrdorur pudrėn dhe kremin, fytyra i dukej se po i ndryshonte gjyrė. Ngjyra e limontė e fytyrės i kishte ikur...

Kishin kaluar disa ditė qė ishte njohur me "gazetarin"; ndjehej e trishtuar. I dukej se ai e kishte harruar atė. Ai nuk i kishte dėrguar asnjė zile telefoni edhe pse ajo ia kishte shkruar numrin e telefonit tė saj nė fund tė nėnshkrimit nė libėr. Heshtjes sė tij ajo nuk mund t'i pėrgjigjej me tė njėjtėn heshtje. Filloi t'i dėrgonte zile telefoni tė shpeshta, duke e joshur me fjalėt e saja tė ėmbla femėrore. Nuk kaloi shumė kohė dhe midis tyre u krijua njė shoqėri, "njė miqėsi e pėrhershme", do ta quante ajo, e cila ra shumė nė sy edhe tek tė njohurit e tjerė. Bashkėshortja e burrit nuk e pėlqeu atė shoqėri me atė vajzė krijuese. Tė drejtėn pėr tė dyshuar pėr bashkėshortin e saj e kishte edhe ajo, kur shihte nganjėherė veprimet lozonjare tė vajzės, (i kishte shkuar disa herė nė shtėpi si kolegė) pavarėsisht se ata tė dy burrė e grua kishin shumė vite martesė dhe kishin rritur dhe edukuar tre fėmijė tė lumtur, megjithėse vajza me zgjuarėsinė e saj dinte tė sillej kujdeshėm edhe me bashkėshorten e tij. Megjithatė dyshimet vinin dhe vallėzonin nė mendjen e saj edhe pse nuk i shkonte mendja se bashkėshorti i saj mund ta tradhėtonte, por mosha 30-tė vjeēare e vajzės sikur ia fshikte atė mendim.

Nė kafenenė, pronar i sė cilės ishte njė bashkatdhetar, disa klientė me gazetėn e komunitetit nė duar, bėnė qė vajza dhe "gazetari" tė ishin qendra e bisedės.
Nė faqen kryesore tė gazetės ishte botuar njė shkrim pėr vajzėn krijuese, shoqėruar edhe me foton e saj, shkruar nga "gazetari". Gojėkeqėt filluan e tė flisnin...
Vajza nuk ua vinte veshin atyre ēfarė mund tė flisnin; asaj i interesonte qellimi i saj.
Si fillim, si me katapultė, ajo kishte kapur majėn e suksesit qė e mendonte, por ai sukses nuk duhet tė ndėrpritej, majat e sukseseve duhet tė jenė tė njėpasnjėshme. E dehur nga ai gėzim i papritur dhe shumė i vlerėsuar pėr vajzėn, dalja e fotos sė saj nė gazetė dhe njė shkrim dedikuar asaj, e bėnė atė tė pakontrollueshme nė veprimet e saja me njerėzit, veēanėrisht me njerėzit e letrave.

Pėr ēudinė dhe habinė e tė gjithė atyre qė i njihnin, miqėsia e tyre nuk vazhdoi gjatė, pėsoi njė ēarrje tė fortė, deri nė ndarje tė pėrhershme. "Gazetari" e kishte kuptuar me kohė, kur ajo, shpesh herė nė komunikimin me tė pėrdorte ato ēfarė ishin brenda asaj ēante tė vogėl tė mistershme. Ato veprime tė saja atij nuk i pėlqenin, madje pėr karakterin e tij tė pastėr mund tė ishin edhe shkaku i njė prishje tė miqėsisė, por ndarja e vėrtetė e tyre kishte ardhur nga vetė vajza krijuese. Ajo ishte ndjerė e zhgėnjyer me veten pėr qellimin e saj. I kishte pėrdorur kot ato "materialet e mistershme" tė nxjerra nga ēanta e saj e profesionit ndaj atij njeriu qė nuk paska lidhje me gazetarinė...

"Nuk punoj nė gazetė" - i kishte thėnė ai. - Unė shkruaj pėr komunitetin nė ndihmė tė komunitetit vullnetarisht. Kėtė ta kam thėnė qė nė ditėn e parė tė njohjes..."
Vajza kishte shprehur habi dhe zhgėnjim, donte tė largohej sa mė parė nga ai njeri, qė nuk punonte gazetar nė gazetė. Miqėsia e tyre u thye njėherė e pėrgjithmonė.

Si gjithmonė me ēantėn e saj tė vogėl e tė mistershme, vajza u nis pėrsėri nė udhėn e saj kėrkimore pėr tė gjetur miq tė pėrhershėm pėr ta ndihmuar nė ngritjen e emrit tė saj si krijuese. Njė ditė u gjend nė redaksinė e gazetės sė komunitetit. Donte tė takonte nė fillim kryeredaktorin e gazetės; po edhe njė gazetar i thjeshtė, mjafton tė ishte gazetar, punonjės nė atė gazetė. Ajo nuk e njihte kryeredaktorin. Ai ishte njė burrė i gjatė, thatim me flokė tė verdha dhe pak tė rėna. Sytė i kishte pak tė dala nga foleja e tyre. Pozicioni i tij nė punė i kishte dhėnė tė "drejtėn" tė ishte serioz dhe autoritar nė detytrėn e tij ndaj kolegėve tė tjerė gazetarė. Tregonte njė kulturė profesionale tė vjetėruar e tė trashėguar nga atdheu i tij. Pėr t'i dhėnė edhe mė tepėr autoritet personit tė vet, shpesh herė mundohej tė ishte "korrekt" nė detyrėn e tij. Nxehej shpesh dhe pa shkak me kolegėt e tij. Mundohej tė gjente ndonjė shkak tė vogėl nė punė pėr t'u folur ashpėr dhe me ton tė lartė. Ngjyra e fytyrės i skuqej edhe mė tepėr, duke i marrė ngjyrė tė trėndafiltė dhe sytė e tij ngjyrė hiri i merrnin njė zbardhje tė theksuar. Prandaj dhe kolegėt e tij tė punės mes tyre me njėri tjetrin e thėrrisnin "sy macja".
Paraqitja e tij e jashtėme dhe tryeza e tij e punės ku ishte vendosur nė anėn e djathtė, pas derės hyrėse tė sallės sė madhe tė redaksisė, vajzės nuk i dha mundėsinė tė mendojė se ai do ishte kryeredaktori. Nė sallė ndodheshin edhe gjashtė punonjės tė tjerė tė ulur nė tryezat e tyre tė punės. Nė tryezėn pėrballė, rrinte ulur njė burrė i pashėm rreth tė 45-ave me flokė e sy tė zinj. Me buzėqeshjen e saj tė shtirur dhe me njė mirėsjellje pėr ta pasur zili, vajza eci drejt tij. "Sigurisht, ky duhet tė jetė kryeredaktori" - mendoi. Kur kishte hyrė brenda e kishte parė burrin bjond nė anėn e djathtė qė rrinte i pėrqendruar pranė kompjuterit dhe ajo i kishte hedhur njė shikim shpėrfillės, kur ai e kishte pyetur:
U pėrshėndet me burrin e pashėm dhe menjėherė filloi tė flasė, duke pėrdorur materialet e marra nga ajo ēanta misterioze. Mbeti e zhgėnjyer, madje u hidhėrua shumė, kur mėsoi se bashkbiseduesi nuk ishte kryeredaktori ai qė dėshironte ajo tė takonte.
Ishte mjeshtre nė ndėrimin e shprehjes sė fytyrės, nė ndėrimin e buzėqeshjeve dhe shprehjeve tė fytyrės sė saj. Kishte filluar t'i pėrdorte edhe mė shpesh, kur dikush i kishte thėnė: "Tė shkojnė shumė shakatė..."
Kryeredaktori vazhdonte tė lėvizte gishtat e tij nė tastierėn e kompjuterit dhe tė shikonte nė ekran atė ēfarė po shkruante, ndėrsa ajo qendronte nė kėmbė, pėrballė tij.
- Zoti Kryeredaktor; tė mė falni pėr ndėrhyrjen dhe shqetėsimin nė punėn tuaj; edhe vetė nuk e dėshiroj njė gjė tė tillė tė pengoj njerėzit nė punėn e tyre, veē kam nderin dhe mirėsinė, t'ju dhuroj tre nga librat e mi tė botuar, madje ky, ėshtė botimi im i fundit.
Kryeredaktori i hodhi njė shikim tė shpejtė vjedhurazi dhe, pa folur vazhdoi tė shkruajė. "E ēfarė mund tė lexoj unė nė ata libra... tė vegjėl" - mendoi. Ato fjalė qė i mendoi, pa dashur i shkruajti edhe nė materialin e gazetės nė kompjuter.
Kryeredaktoi u nervozua shumė, madje donte t'i fliste me ton tė ashpėr dhe tė lartė, siē e kishte zakon, por u pėrmbajt. Nuk e zgjati shumė; pėr ta hequr qafe i tha: - leri aty dhe, mė falni, por kam shumė punė tani...
- Ju kuptoj i nderuar zoti kryeredaktor dhe pėr kėtė j'u kėrkojė ndjesė, veē tė lutem... kur tė kesh kohė tė lirė mund t'i lexosh dhe besoj se do t'ju pėlqejnė ēfarė ėshtė shkruar brenda.
Kryeredaktori pėrsėri i hodhi njė shikim tė shpejtė njėrit prej kapakut tė librave dhe diēka iu kujtua: - Nuk ka shumė kohė qė gazeta jonė ka shkruar pėr ju dhe...
- E di zoti kryeredaktor dhe pėr atė ēfarė keni bėrė j'u jam tepėr mirėnjohėse dhe ju falenderoj shumė gazetėn tonė tė komunitetit dhe ju personalisht si kryeredaktor i saj.
- Faleminderit - iu pėrgjigj ai me zė tė ulėt pa e parė nė sy, duke vazhduar tė shkruajė. Ajo e kuptoi mosdėshirėn e tij pėr bisedė nė ato ēaste.
U largua nga ai dhe shkoi edhe nė tryezat e tjera pėr t'i dhuruar gazetarėve tė tjerė libra tė saj.

Nė ditėt nė vazhdim, pėr habinė e tė gjithėve, u mėsua se, midis kryeredaktorit dhe vajzės 30-tė vjeēare ishte krijuar njė miqėsi e ngushtė. Edhe vetė punonjėsit e asaj gazete nuk e mėsuan dot "Pse- nė" e asaj miqėsie aq tė rrufeshme. Ata dinin vetėm kėtė se, nė ēdo tre-katėr numra tė gazetės, kryeredaktori urdhėronte tė botoheshin pjesė tė shkėputura nga krijimet e vajzės.
Edhe njė pjesė njerėzish, lexues tė gazetės, nuk po i pėlqente kjo qė po ndodhte me gazetėn e komunitetit. Interesimi pėr tė lexuar gazetėn po zbehej, gjė qė ndikoi nė rrėnien e numrit tė shitjeve tė saja. Punonjėsit e gazetės tė shqetėsuar shumė pėr kėtė qė po ndodhte me gazetėn, duke parandjerė se falimentimi i saj mund t'ė rrezikonte edhe tė ardhmen e tyre nė punė, kėrkuan qė kjo praktikė tė ndėrpritej menjėherė. - Po vazhdoi kėshtu gazeta tė mos shitet, do mbetemi pa punė... Po na merr mė qafė symacja... - pėshpėrisnin me njėri tjetrin punonjėsit.
Kjo praktikė e kryeredaktorit vazhdoi mė shumė se gjysėm viti. Nga rrėnia e shitjes sė gazetės, dy punonjės u shkurtuan nga puna. Botuesi i gazetės u alarmua pėr atė katastrofė qė e priste gazetėn e tij dhe qė po shkonte drejt humnerės. Pėr gjendjen e rėndė tė krijuar nė gazetėn e tij botuesi fajėsoi kryeredaktorin dhe pa u thelluar shumė, e pushoi nga puna.
Lajmi i largimit tė kryeredaktorit nga gazeta u pėrhap rrufeshėm nė mbarė komunitetin. Disa pėshpėrisnin se, shpesh herė kryeredaktori, pėrveē punėve tė tjera..., merrte edhe para nėn dorė nga krijuesit amatorė, vetėm pėr t'u botuar shkrimet e tyre nė faqet e gazetės.
Largimi i kryeredaktorit nga gazeta shqetėsoi shumė edhe vajzėn krijuese. Duhej gjetur njė situatė e re. Si vajzė e zgjuar qė ishte mendoi tė veprojė si gjithmonė nė favorin e saj. Pėrherė i vinin nė ndihmė ato ēfarė ishin brenda asaj ēante misterioze.
Largimi i kryeredaktorit nga gazeta ndėrpreu njėherė e pėrgjithmonė edhe miqėsinė e tij me vajzėn. Ish kryeredaktori kėtė nuk e priste kurrė, pėr vetė miqėsinė qė kishte krijuar me atė vajzė. Ai i kishte dėrguar disa herė zile telefoni, ndėrsa ajo asnjėherė nuk i ishte pėrgjigjur. Kishte rastisur disa herė qė ata tė dy tė shiheshin dhe tė ndodheshin pėrballė njėri tjetrit nė rrugė, por ish kryeredaktori tani pėr vajzėn ishte njė njeri krejt i panjohur, madje i neveritshėm...

Valixhet e vajzės tė sjella me teshat personale nga atdheu i saj nė atė qytet gjigand metropolitan u zbrazėn, sapo ajo u sistemua nė apartamentin pėr tė banuar, ndėrsa ajo, ēanta e vogėl e mistershme mbeti pėrherė e pazbrazur edhe pse vajza e pėrdorte shpesh nė biseda dhe njohje tė ndryshme nė miq dhe shokė.
Ajo ēantė misterioze ishte pjesė e pandarė e jetės sė saj. Nuk mund tė jetonte dot pa tė. Aty brenda ndodhej shpirtushqyesi i saj pėr tė komunikuar me njerėzit.
Pėrsėri vajza u nis nė redaksinė e gazetės sė komunitetit, sigurisht, me ēantėn e saj misterioze, tė takonte gazetarėt dhe tė njihte kryeredaktorin e ri.
Vallė, a do kishte atė sukses tė madh me kryeredaktorin e ri tė gazetės si me kryeredaktorin e parė? Kėtė ajo nuk e dinte, vetėm shpresonte, shpresonte gjithmonė nė arritjen e suksesit tė saj, pėrderisa pėrdorte ato ēfarė ndodheshin brenda ēantės sė saj tė mistershme: gėnjeshtrat, mashtrimet, hipokrizitė, ngritjen e lavdisė sė emrit tė saj si krijuese letrare.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara