HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pranverė Shqiptare nė Lehman Center for the Performing Arts,
Nju Jork

U zhvillua Festivali i 17-tė Folklorik i Diasporės Shqiptare nė ShBA

-- nga Pierre-Pandeli Simsia, Nju Jork

Pierre-Pandeli Simsia

Mijėra bashkatdhetarė mbushin plot sallėn e madhe mbi tremijė vendėshe nė Lehman Center for the Performing Arts, nė Bronx tė Nju Jork-ut.

Edhe nėse Qendra Kulturore "Nėnė Tereza" e Kishės Katolike me qendėr nė Harrtsdale nė Nju Jork, si dhe zotėria i nderuar i Komunitetit Shqiptar tė Amerikės, zoti Mark Shkreli tė mos kishin njoftuar para pak kohėsh pėr Festivalin e 17-tė Folklorik Kombėtar tė Diasporės Shqiptare nė Amerikė, Komuniteti Shqiptar e di vetė tani atė Aktivitet Kulturor-Artistik-Folklorik nė pragmbyllje tė ēdo viti, sa tė larmishėm aq edhe tė rėndėsishėm, pėr tė mos munguar. Si ēdo vit edhe ditėn e diel, mė 11 Nėntor 2007 Qendra Kulturore "Nėnė Tereza" e Kishės Katolike me qendėr nė Harrtsdale nė Nju Jork, zhvilloi Festivalin e 17-tė Folklorik tė Diasporės.
Arti, Kultura, Folklori Shqiptar u shpalosėn nė sallėn e madhe tė koncerteve mbi tremijė vendėshe nė Lehman Center for the Performing Arts nė Bronx tė Nju Jorkut.
Mijėra bashkatdhetarė nga tė gjitha trevat e Shqipėrisė, jo vetėm nga Nju Jorku, por edhe nga shtete tė tjera tė Amerikės kishin ardhur pėr tė marrė pje sė nė Festėn e madhe tėKulturės dhe Folklorit Shqiptar.
Nė atė skenė tė madhe, pranvera shqiptare erdhi e larmishme me tė gjitha ngjyrat e saja. Gjithė ngjyrat e jetės shpalosi Shqiptaria nė atė aktivitet artistik.
Xhubletat, fustanellat, tirqet, opingat me xhufka, kostumet e ndryshme kombėtare shqiptare, jataganėt, ... krijonin njė lėndinė tė bukur shumėngjyrėshe, pėr tė shijuar tingujt e ėmbėl tė ēiftelive, fyejve, lahutave, sharkive, daulleve, zėrat e ėmbėl dhe melodiozė tė kėngėtarėve, hapat e valltarėve dhe kėrcimtarėve si flutura nė mes asaj lėndine lulesh shumėngjyrėshe, ku nė sfond tė skenės i printe Ai, Flamuri ynė i Shenjtė Kombėtar me Shqiponjėn dykokėshe krahėhapur.

Edhe vetė Flamuri ynė Kombėtar dukej sikur qeshte nė atė mbrėmje tė gėzuar, nė festėn e madhe dhe tė larmishme tė kulturės shqiptare.
Organizatorėt e festivalit, Mark Shkreli, Gjon Chota, Palok Rudaj, ... si tė "zotėt" e shtėpisė, para se tė fillonte festivali, ishin ata qė i uronin mirėseardhjen spektatorėve, qė grupe grupe ecnin drejt sallės sė koncerteve, duke ecur mes kopėshtit tė bukur dhe tė gjelbėruar qė tė ofrojnė ambientet e kėndėshme dhe shlodhėse tė Lehman Center for the Performing Arts. Pėrpara hyrjes pėr nė sallė mijėra bashkatdhetarė kanė ardhur dhe rrinė nė radhė pėr tė hyrė.
E ndėrsa hyjmė nė sallė, pak para se tė fillojė festivali, takohemi me miq dhe shokė artistė, disa nga tė cilėt janė nė provat e fundit nė skenė. Aktori i mirėnjohur i Humorit Koēo Devole ėshtė ndėr tė parėt qė ka ardhur. Gazetarja Mimoza Dajēi bashkė me vajzėn e saj simpatike ėshtė nėn "ethe". Edhe pse kėtė vit nuk ėshtė regjisore e festivalit si vitet e kaluara, pėrsėri Mimoza jeton me festivalin...
Zotin Mark Shkreli, qė ėshtė edhe drejtor i festivalit e shohim pėrherė nė lėvizje, sa nė skenė, nė sallė. Nė lėvizje ėshtė i gjithė grupi organizues i festivalit, skenografi Fran Shala, drejtori i skenės Ludvig Ēotaj, drejtori organizativ Gjon Chota, koordinatorja e reklamave Lule Gjokaj, Astrit Tota, ... Salla vazhdon tė mbushet me spektatorė; shohim tė vijnė personalitete tė larta, pėrfaqėsues tė Shtetit Shqiptar, kryetarė dhe anėtarė tė shoqatave tė ndryshme. Vijnė Ambasadori i Shqipėrisė pranė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara me seli nė Nju Jork, zoti Adrian Neritani me bashkėshorten e tij, Kryetari i "Vatrės", zoti Agim Karagjozi, zėvendėsi, zoti Agim Rexha, Presidentja e Shoqatės sė Gruas Shqiptaro-Amerikane"Motrat Qiriazi", Dr. Anna Kohen me bashkėshortin e saj, nga Shoqata "Ēamėria", zonja Vera Gjata, zoti Sali Bollati me bashkėshorten, Sekretari i Akademisė sė Shkencave Shqiptaro-Amerikane Dr. Namik Shehu, Avni Mustafa, Famulltari i Kishės Katolike "Zoja e Shkodrės" i pėrndershmi dhe i respektuari Dom Pjetėr Popaj, Dom Nikolin Pergjini, Dom Viktor Dedaj, ..., bashkatdhetarė tė ndryshėm, zotėrinjtė Gjeto Sinishtaj, Dedė Dedvukaj, Zef Bala, Pashk Dedvukaj, Gjon Dedvukaj, Kolė Popaj, Nue Camaj, Gjergj Kalaj, Prel Sinishtaj, zonjat Nermin Daja, Myrvete Shehu, Margarita Salani, Kadrie Nela, Jorgjia Prenka, Mimoza Tahiri, Mimoza Mėhilli, aktori i humorit Arjan Rrapushaj, Skėnder Liēo, Shyqyri Rapi...
Festivali i 17-tė Folklorik i Diasporės u mbajt nė vitin e 10-tė vjetorit tė vdekjes sė Shenjtores Shqiptare Nėna Tereze, shpirti dhe personifikimi i vetė Kombit Shqiptar.

Salla ėshtė e mbushur plot me pjesėmarrės. Fiken dritat e sallės dhe ndriēimi i vetėm i skenės tregon fillimin e festivalit. Pas njė heshtjeje tė shkurtėr, salla shpėrthen nė duartrokitje. Vogėlushėt shqiptarė valltarė, si zogj tė bukur, si flutura krahėlehta vallėzojnė dhe fluturojnė nė skenė, tė veshur me kostume kombėtarė. Koreografja Angjelina Nika, sigurisht, ka jetuar emocione tė mėdha, kur ndiqte lėvizjet e vogėlushėve tė "saj" nė skenė tė shoqėroheshin me duartrokitje tė spektatorėve.
Njė grup tjetėr fėmijėsh, nėn drejtimin e kompozitorit Agim Kola, kėndoi njė kėngė tė shoqėruar me lėvizjet e tyre; na dhuruan kėnaqėsi.
Prezantuesit tashmė tė njohur, avokatja Angela Zagreda dhe tenori Kreshnik Zhabjaku nga skena, njoftojnė fillimin e festivalit.
Nė skenė u ngjit Famulltari i Kishės Katolike "Zoja e Shkodrės", i pėrndershmi dhe i respektuari, oratori Dom Pjetėr Popaj. "Vėllezėr e motra! ... Falenderojmė tė madhin Zot qė jemi shqiptarė... Gjuha Shqipe ėshtė e jona, jo e huaja, prandaj tė gjithėve ne me forcė na takon ta rruajmė dhe ta kultivojmė pėr ta pėrcjellė brez pas brezi. Nėse ne shqiptarėt, nė familjet tona i mėsojmė fėmijėve gjuhėn tonė tė bukur, jemi zot shtėpie, ndėrsa kur i flasim vetėm gjuhėn e huaj, mbetemi mysafirė... Ne jemi vetė jeta e kombit , e kulturės dhe e gjuhės... Sakrificat e mėdha qė janė bėrė nė pėrgatitjen e kėtij festivali dhe komisionit organizativ, ka ndikuar edhe tek juve tė gjithė spektatorė tė dashur, tė ndodheni sot nė kėtė sallė tė madhe tė festivalit... Nė javėn tjetėr kėtu nė Amerikė ėshtė festa e falenderimit; ne sonte e kremtojmė atė festė, duke e falenderuar tė madhin Zot e duke frymėzuar njėri tjetrin me fjalėt e bukura O sa mirė qė jam shqiptarė..." - tha ndėrmjet tė tjerash i pėrndershmi, oratori, Dom Pjetėr Popaj.
Festivali ishte ndarė nė tre pjesė. Nė pėrfundim tė pjesės sė tretė, pas tėrheqjes sė jurisė, nė pjesėn e katėrt kėnduan kėngėtarėt e njohur tė komunitetit, Kreshnik Zhabjaku, Arbėrie Ethemi, Morena Reka, Paulin Trieshi. Nė pjesėn e parė tė festivalit u ngjitėn nė skenė grupi i valleve "Rozafati" me koreografi Angjelina Nika, kėngėtarėt Haxhi Zeneli, Luljeta Pėllumbi, Xhelal Gjurkaj, Klementina Morina, Dile Gecaj, Mirlinda Bytyēi, Valentina Dedvukaj, Grupi "Bashkimi" me koreografi Bashkim Jaho.
Nė pjesėn e dytė u ngjitėn nė skenė "Sh.K.A. Kelmendi", Ansambli "Rugova", duke interpretuar disa valle popullore, melodi me gjethe (fletė), lojė me tepsi, kėngė lirike, kėngė humoristike, kėngėtarja Agime Lajēi Sinanaj dhe Grupi "Bashkimi".

Valltarėt e Ansamblit "Rugova" vallėzonin nė skenė, valltari prijės mbante nė duar njė flamur ku ishin shkruar "Ansambli Artistik Rugova" .Duke parė lėvizjet e tyre me flamurin nė dorė tė dukej se ndodheshim nė krahinėn e Rugovės, nė Grykėn e asaj natyre tė magjishme, me ata njerėz tė mrekullueshėm. Nė pjesėn e tretė tė festivalit u ngjitėn nė skenė kėngėtarėt Nik Carku, Geris Duma, John Krasniqi, humoristi i mirėnjohur Koēo Devole, Grupi i valleve "Rozafati", instrumentistėt nė ēifteli dhe fyell E. Rexhaj dhe K. Smalaj. kėngėtari vogėlush Albert Stanaj dhe pėrsėri Grupi i Valleve "Bashkimi" Kėngėtari vogėlush Albert Stanaj me zėrin e tij klasik, tė kthjellėt, voluminoz, timbrik, pėr vetė moshėn e tij, bėri qė spektatorėt t'i dhuronin duartrokitje tė fuqishme dhe tė pandėrprera.
E bukur dhe interesante ishte edhe loja me tepsi. Njė grua e Ansamblit "Rugova" Agime Lajci-Sinanaj rrotullonte pa ndėrpreje tepsinė me gishtat e saja, ndėrsa grupi i grave e shoqėronin nė kėngė.

Si gjithmonė i suksesshėm dhe plot humor ishte edhe nė atė festival edhe i mirėnjohuri Koēo Devole, i cili gjatė gjithė kohės sė interpretimit u shoqėrua me tė qeshura dhe me duartrokitje. "Mirėmbrėma gra!" - e filloi humorrin e tij Devole, "Epo, gjithė jetėn themi mirėmbrėma burra. Pa ta kthejmė njėherė Mirėmbrėma gra..."
E papritur dhe tepėr emocionante ishte edhe pėrshėndetja e Kryetares sė Parlamentit tė Shqipėrisė, zonjės sė nderuar Jozefina Topalli. "Tė nderuar organizatorė tė festivalit! Ju falenderoj pėrzemėrsisht pėr ftesėn qė mė keni bėrė pėr tė qenė edhe unė aty mes jush, por mė vjen keq, angazhimet e shumta tė punės shtetėrore ma bėjnė tė pamundur ardhjen time..., Jam e bindur se pjesėmarrja nė kėtė festival tė organizuar nga Kisha Katolike "Zoja e Shkodrės" si festivali i mbarė bashkatdhetarėve tanė nga tė gjitha Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nga tė gjitha trevat shqiptare, nga Shqipėria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Ēamėria, do tė jetė e madhe ...Gjej rastin tė vlerėsoj ndihmesėn tuaj... - tha ndėrmjet tė tjerash nė pėrshėndetjen e saj zonja Topalli.

"Nėnė moj do marr njė udhė, moj nėna ime/ do kaloj male me gurė moj nėna ime/ ... kėndonte Luljeta Pėllumbi. Tė gjithė e ndjemė atė kėngė, sepse tė gjithė e kemi lėnė atdheun tonė, njerėzit tanė. Kemi kaluar jo vetėm male me gurė, por shtete tė tėrė, dete oqeane...
Interpretimi dinjitoz i kėngėtares Dila Gecaj me kėngėn pėr pavarėsinė e Kosovės ishte si njė ogur i mirė pėr tė shumėpriturėn, shumėėndėruarėn, Pavarėsinė sė shpejti tė Kosovės sė vuajtur...
"Valle me motive tradicionale",... "Valle Ēame" u interpretua nga Grupi i Valltarėve "Bashkimi" me koreografi tė Bashkim Brahos. Ata djem dhe vajza valltarė, tė rinj nė moshė, herė tė qeshur nė fytyrat e tyre e herė tė dhimbshėm, siē ishin edhe vetė vargjet qė shoqėronin vallen, na bėnė edhe neve, spektatorėve tė bėheshim njė trup me valltarėt, tė ndjenim dhe tė jetonim dhimbjen ēame: /Ēamėri na morri malli, se neve u ndamė pėr sė gjalli/ U ndamė pėr sė gjalli, s'njohim njėri-tjetrin/ Motra s'njeh vėllanė, i riu tė vjetrin/ Ēamėri, moj Ēamėri, na mbeti loti nė sy/ Pėrjetė tė ndarė, s'ka mbet lot pa tė qarė.../

Plot dhimbje dhe humor ishte edhe pjesa humoristike-sarkastike "Fukarai" e interpretuar mjeshtėrisht nga dy bashkatdhetarė, ku ishin pėrballė dy shqiptarė tė ardhur nė Amerikė me dy jetė ekstreme; njėri ishte i pasur me biznese tė ndryshme, ndėrsa tjetri shėtiste rrugėve me karrocėn e tij tė mbushur me thasė plastike me kanaēe pijesh freskuese. I papunė, pa shtėpi, fukaraja kėrkon ndihmėn e bashkatdhetarit tė tij tė pasur. Por, siē doli edhe vetė nga ajo pjesė humoro-satirike, e luajtur me mjeshtėri nga dy bashkatdhetarėt tanė, nuk duhet tė ketė midis nesh ndarje dhe pėrēarje fetare, krahine... Shqiptarėt janė njė, pavarėsisht se janė nga Shqipėria, nga Kosova, nga Maqedonia, nga Mali i Zi, nga Ēamėria, pavarėsisht se me cilėn kulturė fetare janė edukuar pėr tė besuar edhe pse ka shumė shqiptarė qė i besojnė dhe i respektojnė tė gjitha fetė...

Kėngėt e festivalit u shoqėruan nga orkestrina tashmė e njohur dhe famoze e Komunitetit "Grupi Muzikor "ALBA" nėn drejtimin e kitaristit Edi Xhani. Nė pozita tė "vėshtira" u ndodh edhe Juria e Festivalit e pėrbėrė nga Fadil Berisha, Kryetar, Pierre-Pandeli Simsia, Valentina Gorvokaj Curanaj, Agim Kola dhe Adem Belliu.
Duheshin zgjedhur "katėr" lulet nga ajo "lėndinė" e bukur shumėngjyrėshe pėr tė vlerėsuar vokalistin mė tė mirė, koreografinė mė tė mirė, kostumin mė tė mirė, grupin valltar mė tė mirė.

Juria e Festivalit vlerėsoi:
Kostumi mė i mirė: Grupi "Rozafati"
Grupi mė i mirė: Grupi "Bashkimi", Koreografia Bashkim Braho
Koreografia mė e mirė: Angjelina Nika
Kėngėtari mė i mirė: Albert Stanaj

Festivali i 17-tė Folklorik i Diasporės Shqiptare u pėrcoll nga njerėzit e njohur tė shtypit dhe televizioneve shqiptare kėtu nė Sh.B.A. dhe nga media dhe televizionet e tjera amerikane.
Pėrveė pjesėmarrėsve nga Komuniteti Shqiptar i Diasporės, kishin ardhur edhe amerikanė.
Organizatorėt dhe artistėt pjesėmarrės nė atė festival na sollėn pranė Shqiptarinė, sepse Shqiptaria vjen atje ku ka shqiptarė, Shqiptarinė e sjellin vetė shqiptarėt, atje ku punojnė dhe jetojnė shqiptarėt.
Zėrat e kėngėtarėve, kostumet popullore shumėngjyrėshe, hapat e lehtė si fllad pranvere tė valltarėve, tingujt e ėmbėl tė instrumenteve popullorė, skenografia..., duke krijuar atė mozaik brilant ngjyrash dhe tingujsh, artistėt e mrekullueshėm shqiptarė tė diasporės na sollėn pranė nė atė sallė tė madhe gjithė Shqiptarinė, pėr tė na "shėtitur" nė tė gjitha trevat shqiptare. Festivali i 17-tė Folklorik i Diasporės, si rruajtės dhe pėrkrahės i traditave tė shkėlqyera folklorike dhe muzikore shqiptare, tregoi edhe njėherė vlerat e larta kulturore-artistike qė kemi ne si Komb, folklorin tonė tė pasur, humorin e "kripur" shqiptar, kėngėt dhe vallet tona pambarim me Gurėn e pashtershme Popullore.
Qendra Kulturore "Nėnė Tereza" e Kishės Katolike me qendėr nė Nju Jork ka njė meritė tė jashtėzakonshme, njė vlerėsim tė veēantė nga mbarė Komuniteti Shqiptar i Amerikės me kėtė aktivitet kaq tė larmishėm dhe tė rėndėsishėm qė zhvillon ēdo vit, dhe aktivitetet e tjera kombėtare, duke mbajtur pėrherė gjallė vlerat e larta tė Kulturės dhe Folklorit tonė, duke na bashkuar tė gjithė sė bashku pa dallim feje dhe nga cila krahinė jemi.
Ai aktivitet i rėndėsishėm ishte njė organizim i shkėlqyer nga organizatorėt e festivalit. Urimi qė del nga thellėsia e shpirtit: "J'u lumtė! Urime! Suksese! Keni bėrė njė punė tė shkėlqyer! J'u jemi borxhlinj dhe mirėnjohės pėr gjithshka bėni..."
Faleminderit gjithė organizatorėve tė Festivalit, tė cilit, sapo i festuam moshėn e tij tė bukur tė 17-tė.
Faleminderit Qendra Kulturore "Nėnė Tereza" e Kishės Katolike me qendėr nė Harrtsdale nė Nju Jork.
Faleminderit gjithė artistėve pjesėmarrės nė festival.
Faleminderit gjithė pjesėmarrėsve qė mbushėn plot atė sallė gjigande nė festėn e kulturės, traditės, folklorit tonė.
Faleminderit punonjėsve tė palodhur dhe tė kudogjendur tė shtypit dhe tė televizioneve tė ndryshme tė diasporės sonė dhe tė huaj, qė pėrcollėn atė aktivitet tė rėndėsishėm kulturor.
Mirutakofshim nė festa dhe gėzime tė tjera nė Komunitet.

Komisioni Organizativ i Festivalit tė 17-tė.

Famulltar: Dom Pjetėr Popaj, Drejtor i festivalit: Mark Shkreli, Drejtor organizativ: Gjon Chota, Regjisor: Gėzim Nika, Kėshilli Artistik: Edi Xhani, Astrit Tota, Fran Ēotaj, Drejtor i skenės: Ludvig Ēotaj, Koordinator i mediave: Simon Vukel, Koordinatore e reklamave: Lule Gjokaj, Skenografia: Fran Shala, Prezantues: Angela Zagreda dhe Kreshnik Zhabjaku, Orkestra "ALBA", Drejtues Edmond Xhani.

Anėtarė:

Prena Berisha, Marjam Cubi, Idriz Ēelaj, Flamur Husaj, Alex Lulaj, Elsa Lulaj, Tonin Lumaj, Luc Malota, Ismer Mjeku, Angjelina Nika, Fran Pllumaj, Hila Popaj, Palok Rudaj, Gjok Selca, Gjergj Simolacaj.

Thanė pėr festivalin:

Dr. Namiku: Dėshiroj tė jap mendimin tim pėr Festivalin e 17-tė mbarėkombėtar qė sapo mbaroi dhe qė ne ndjemė njė kėnaqėsi tepėr tė veēantė. Pėr mua, ky festival ka qenė mė i mirė, mė i plotė, vallet, kėngėt e bukura popullore...
Dua tė pėrmend tė pėrndershim famulltar Dom Pjetėr Popaj. kam pasur disa herė rastin ta dėgjoj nė shumė aktivitete qė zhvillon komuniteti ynė. Ėshtė njė njeri jashtėzakonisht i pėrgatitur. Dua ta falenderoj dhe kam kėnaqėsinė ta dėgjoj shpesh nė aktivitete tė ndryshme. Ndėrsa pėr drejtorin e festivalit zotin Mark Shkreli, pasi e njoh nėpėrmjet aktiviteteve tė ndryshme dhe shkėmbimit tė e-mail-eve, dua tė them se e kam njė dobėsi tė madhe. Si vazhdues i festivaleve, zoti Mark Shkreli ka meritėn e tij se ēdo vit sjell tė reja tė veēanta..."

Zoti Sali Bollati: "Ishte njė kėnaqėsi e veēantė qė na solli ky festival dhe e ndjemė veten tonė pėr aq orė sa ndodheshim nė atė sallė, sikur ishim atje, nė atdheun tonė, sepse, qė nga Kosova e deri nė Ēamėri, artistėt ishin pėrfaqėsuar nga tė gjitha anėt. Kjo ėshtė merita e organizatorėve tė festivalit, e Kishės katolike "Zoja e Shkodrės", sepse, tė them tė drejtėn gjatė kėtyre kohėve tė fundit kam marrė pjesė nė tre takime qė ka zhvilluar Kisha, si pėrvjetori i Nėnė Terezės e deri tek ky i sotmi. Kėto aktivitete Kisha Katolike i zhvillon me njė frymė kombėtare bashkimi, pa dallim feje. Ashtu siē ishte vetė Nėna Tereze, nėna e tė gjithėve edhe kėtu Kisha Katolike e Nju Jorkut po tregohet nėna e tė gjithė bashkatdhetarėve.
Na kėnaq shumė me kėto aktivitete qė zhvillon... I uroj suksese..."

Lule Jonuzi:" Kam ardh nė Amerikė qysh nė vitin 1999 nė kohėn e luftės nė Kosovė. Due me falenderu tan organizatorėt e ktij festivali... Nuk di ē'a me thanė. Jena knaq shumė, shumė..
Ishte vėrtet nji festė shumė e bukur. Suksese organizatorėve tė festivalit..."

Shkurte Avdija:" Edhe unė kam ardh qysh nė vitin 1999 nė Amerikė. Na ka pėlqy shumė ky festival. Jena kėnaq. urime organizatorėve tė festivalit, urime Kishės katolike..."

Elisabet Stein (Stain): ..."Edhe pse nuk e kuptoj gjuhėn tuaj u mrekullova me ē'pashė sonte kėtu nė kėtė sallė tė madhe, me veshjet e artistėve shqiptarė... Arti i bukur dhe i vėrtetė di tė flasė vetė edhe pa e njohur gjuhėn e shtetit se nga vjen ai art... jeni popull i mrekullueshėm... Edhe tani qė po flas me Ju, i kam parasysh ata djem e vajza tė bukura me moshė tė re qė vallėzonin... Congratulation!

Debi Anderson: "...Ėshtė viti i tretė qė vij e shoh festivalin shqiptar... Nė zyrėn e punės sonė punon edhe njė shqiptare, Adelina... Ajo na ftoi tė shihnim njė festival shqiptar. Mė ka pėlqyer shumė festivali i para tre vjetėve dhe ēdo vit nuk mund tė rri pa ardhur e tė shoh artin e bukur shqiptar. edhe sonte ky festival ishte njė kėnaqėsi, befasi, mrekulli... Congratulation!

Nju Jork, 13 Nėntor, 2007

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara