HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kanarina e kėngės shqiptare, Afėrdita Laēi

-- nga Pierre-Pandeli Simsia, Nju Jork

Pierre-Pandeli Simsia Shumėkush e kanė quajtur kanarina e kėngės shqiptare, shumėkush e quajnė zėbilbili, shumėkush e quan... Dhe ajo vazhdon tė mbetet ashtu, si tridhjet e ca vite tė shkuara kur filloi sė kėnduari, kanarina, zėbilbili shqiptar, Artiste e Merituar. Qė kur filloi tė kėndonte pėr herė tė parė nė aktivitetet e rėndėsishme kombėtare tė kėngės, atėhere nė moshėn e saj 16 vjeēare e deri tani edhe pse ėshtė njė periudhė e gjatė kohe mbi 30 vjeēare, zėri i saj i veēantė dhe tepėr melodioz vazhdon tė mbetet i njėjtė, i pacėnuar. E papritura qė na solli kėngėtarja me zėrin e saj tė veēantė nė mesin e viteve 70-tė bėri qė tė besonim se njė Tefta Tashko Koēo e re kishte lindur nė skenėn shqiptare.

Dhe nė tė vėrtetė nuk kishim gabuar; zėri i saj pėrafėrsonte mė zėrin e artistes sė madhe jetėshkurtėr, Tefta Tashko Koēo. Kėngėt e kėnduara nga artistja e madheTefta asaj jo vetėm qė i shkonin pėr shtat pėr t'i kėnduar, por kėngėtarja e re edhe do t'i interpretonte pothuajse me tė njėjtin nivel... Nė fundvitet 1975-1976 Radiotelevizioni Shqiptar do tė organizonte konkurset e zėrave tė bukur. Kėngėtarėt fitues tė atij konkursi automatikisht merrnin pjesė nė festivalin e kėngės sė dhjetorit; ky ishte edhe qellimi i atij konkursi. Kėshtu nė fundvitin 1975 ndėrmjet kėngėtarėve tė rinj konkurues, dy nga ata, Eduard Jubani nga qyteti i Shkodrės dhe Orhan Zeneli nga kryeqyteti u shpallėn fitues, duke iu dhėnė e drejta pėr pjesėmarrje nė festival. Dhe ishte Festivali i 14-tė qė kėta dy kėngėtarė morrėn pjesė pėr herė tė parė nė festivale. Njė vit mė vonė, mė 1976 njė tjetėr kėngėtare e re dhe tepėr simpatike nga qyteti i Korēės morri pjesė nė atė konkurs dhe u shpall fituese e atij konkursi, e cila interpretoi kėngėn fituese tė ēmimit tė tretė nė Festivalin e 14-tė tė Kėngės nė RTV "Si lule nė bjeshkė", kompozuar nga Naim Gjoshi me teks tė Basir Bushkashit./ O kjo bjeshk' e lartė na priti krahhapur/ me korre bilbilash dhe me plot' aromė/ si kristal ujvarash thurrte me ngjyra ylberi/ mirseardhėt, mirseardhėt ju tek ne.../ Afėrdita Laēi.

Pasi u shpall fituese e atij konkursi hyri automatikisht si kėngėtare pjesėmarrėse nė Festivalin e 15-tė tė Kėngės nė RTV 1976 me kėngėn "Shokė jete", kompozuar nga Aleksandėr Lalo. ... / Nė lėndina kish' rrėnė kos' e parė / shlodhej mesdita nė mezhda / pran' meje u ule ngadalė, ngadalė / solle erė ti o luleshqera /.../ dorėn ti ma shkove nė ballė/ dora mbi djersė rrėshkiti / u lodhe? mė pyete ngadalė, ngadalė / e lėndina diēka pėshpėriti.../ Edhe pse ajo kėngė nuk ishte nė nivelin e duhur dhe sidomos kur flitet pėr njė kompozitor tepėr tė suksesshėm A. Lalo, kėngėtarja e re iu pėrshtat shumė bukur asaj kėnge. Mbaj mend, njė intervistė qė Afėrdita ka dhėnė kohė mė parė, kujtonte. Pas Festivalit tė 15-tė, kur kthehet nė qytetin e saj nė Korēė, atėhere nxėnėse nė shkollėn e mesme, shokėt dhe shoqet e saj tė klasės i kishin pėrgatitur njė tė papritur. Menjėherė, sapo Afėrdita hyn nė klasė, ata fillojnė e kėndojnė kėngėn e saj pjesėmarrėse nė festival... Sa gjė e bukur! Tė kesh pranė, shoqe klase, shoqe banke, njė kėngėtare... qė tė tjerėt e shohin nėpėrmjet televizionit... Rrugėn pėr tė kėnduar nė aktivitetin mė tė rėndėsishėm artistik tė vitit kėngėtarja Laēi tashmė e kishte tė hapur.

Njė vit mė vonė, Festivali i 16-tė i Kėngės nė RTV, Dhjetor 1977 ishte viti i dytė pėr kėngėtaren e re si pjesėmarrėse nė festival dhe Afėrdita do kapte suksesin e saj tė parė. Njė nga dy kėngėt qė ajo kėndoi u vlerėsua me ēmimin e dytė. Ishte kėnga "O moj shamishpalosura" kompozuar nga Alfons Balliēi me tekt tė Koēi Petritit dhe dubluar nga Pėllumb Elmazi. Kėnga e dytė qė ajo kėndoi nė atė festival ėshtė ajo me tutull:"Grurė dhe gėzim", kompozuar nga Flamur Shehu me tekst tė Betim Muēos. Njė vit mė vonė nė Fest. e 17-tė kėngėtarja Laēi do tė kėndonte pėrsėri dy kėngė; "E dua unė njė shok", nga tė njėjtėt autorė Balliēi-Petriti dhe dubluar nga i njėjti kėngėtar, P. Elmazi, si dhe kėngėn tjetėr "Vatėr bujare" kompozuar nga Spartak Tili me tekst tė Foto Malos / Miq kemi dashur dhe duam/ o mirėse tė vini nga ēdo anė/ j'u kemi pritur dhe j'u presim/ siē pret nėna bijt, vėllai-vėllanė/ o sofėr bujare, o vatėr shqiptare/ pėr miqtė ēel lule nė ēdo stinė/ po pėr ata qė deshėn t'na shkelin tokėn, besėn, kjo vatėr ngriti zjarr e suferinė/... Kėtė kėngė Afėrdita e kėndoi nė duet me Petrit Lulon dhe dubluar nga Agim Duro dhe Emirjeta Ēela nėn shoqėrimin e Grupit "Na bashkoi kėnga popullore" Nė ato vitet e saj tė para, pėrveē se kėngėtare nė festivale, ajo do tė kėndonte edhe kėngė nė anketat muzikore tė radios.

Pėrmend kėtu kėngėn fituese tė njė ankete muzikore nė ato vite "Shiko Mėmėdhenė", kompozuar nga Limoz Dizdari me tekst Robert Shvarc / Shihi bir-o dallėndyshet, se si shkojnė e vijnė/ nė kėrkim folesh tė ngrohta / flatrat si u ndrijnė / shihi bir-o nėnat edhe gjyshet / prindėrit nėpėr botė / qė e ngjyejnė kafshatėn e vogėlushėve / nė maraz e lot/..., si edhe njė tjetėr kėngė fituese nė Anketat Muzikore tė muajit. I pėrket muajit korrik 1978 me kėngėn pėr rininė: / Moj rinia ime syrin plot me dritė e ke/ rruga jote ndrit nga drita e Lirisė/ o kjo dora jote lule ēel kudo n'Atdheun tonė.../ Kulmin e saj tė suksesit kėngėtarja korēare do ta arrinte nė Fetivalin e 18-tė tė Kėngės nė RTV, Dhjetor 1989, ku sė bashku me kėngėtaret Zeliha Sina dhe Liliana Kondakēi do tė fitonin ēmimin e parė me kėngėn "Festė ka sot Shqipėria", muzika A. Prodani me tekst tė Zh. Jorganxhiut. / Sa bukur ngrihet njė lagje e re / dhe sheshi ngjan si det me valė / o mbledhur sot tė gjithė ne/ me ballin lart faqebardhė.../ Gjatė atyre viteve Afėrdita nuk mund t'i mungonte aktiviteteve tė shumta artistike qė zhvilloheshin edhe nė qytetin e saj, Korēė. Kėnga "Ky liqeni i malit" kėnduar nė njė nga festivalet e kėngės nė Korēė u bė shumė shpejt e njohur, jo vetėm nė qytetin e Korēės. Serenatat e pavdekshme korēare me tė cilat ajo ishte rritur do interpretoheshin me mjeshtėri nga zėri i saj i bukur dhe i hollė.

Qytetarėt korēarė edhe sot u kujtohet kėngėtarja me zėrin e saj tė hollė e tė ėmbėl si kanarinė nėn interpretimin e serenatave tė shumta korēare si: "Perėndeshė e bukurisė", O ky bilbili i malit, ... Vite mė vonė edhe pse studente nė Akademinė e Arteve tė bukura nė Tiranė, "streha" e saj e tė kėnduarit do mbetej skena e festivaleve tė kėngės nė RTV. Kėshtu vit pas viti ajo nuk do t'i mungonte skenės sė festivaleve. "Prehėri yt o nėnė" ishte njė kėngė tjetėr fituese e ēmimit tė dytė nė Fest. e 21-tė nė RTV., kompozuar nga Alfons Balliēi dhe e dubluar nga Kozma Dushi, si edhe kėngėn tjetėr fituese e ēmimit tė dytė, kompozuar nga Apostol Simoni dhe dubluar nga Liliana Kondakēi. /... S'mund tė shuhet kurrė ky zjarr i zemrave / qė u ndezėn nėpėr sulmet pėr liri / le tė bjer' dėborė e bardhė e viteve / djaloshare zemrat janė dhe tani.../ Njė nismė e re dhe e guximshme, nė ballafaqim me regjimin komunist nė ato vite, lindi edhe Festivali i Interpretuesve tė Kėngės nė RTV.

Njė ndėr ata nismėtarė ishte edhe poetja e mirėnjohur e talentuar, mbretėresha e teksteve tė kėngės shqiptare Zhuliana Jorganxhi. Ishte ky festival qė do tė vazhdonte edhe nė vitet e tjara tė ardhme njė nismė e rrezikshme, sepse ndėrmjet kėngėve tė shumta, do tė sillte edhe kėngėt e bukura tė kėnduar vite mė parė, por qė regjimi komunist i kishte burgosur, pėr tė mos u kėnduar. Ajo nismė ishte edhe njė e papritur gėzimplote pėr tė gjithė kėngėdashėsit, kur pamė tė rikėndoheshin pėrsėri ato kėngė tė kėnduara vite mė parė nga Vaēe Zela, Alida Hisku, Sherif Merdani, Justina Aliaj, Franēesk Radi, Kleopatra Dokle (Skarēo), Nevruz Yzeiri, Zija Saraēi, ..., por qė nė ato festivale do tė kėndoheshin nga kėngėtarė tė tjerė, nganjėherė edhe me versione pak tė ndryshuara. Kėngė tė tilla ishin: "Fqinja" kėnduar nga Luan Zhegu, "Molla"kėnduar nga Kozma Dushi, "Fėmija i parė" kėnduar nga Afėrdita Zonja,"Lemza"kėnduar nga Parashqevi Simaku, "Dashuria" kėnduar nga Irma Libohova, "Stacioni i dashur" kėnduar nga Kristina Pėrbasha, "Vajzat e fshatit tim" kėnduar nga Eranda Libohova,"Shokė tė pandarė" kėnduar nga Spiro Katundi, "Nėnė dhe shoqe" kėnduar nga Nazmie Kasmi, ... Nė atė festival tė parė tė interpretuesve Afėrdita Zonja u vlerėsua me ēmimin e parė me kėngėn "Fėmija i parė", kompozuar nga Abdulla Grimci.

Sipas njė interviste tė dhėnė kohė mė parė nga vetė Afėrdita mėsuam se, menjėherė pas festivalit vetė Legjenda e Kėngės Shqiptare Vaēe Zela qė e kishte kėnduar atė kėngė nė kohėn e artė tė rinisė sė saj, i kishte telefonuar pėr t'a uruar. E bashkė me urimin i kishte thėnė: "Mė solle njė "fėmijė" tjetėr sonte..." Edhe nė Fest. e 23-tė tė Kėngės nė RTV.

Afėrdita do "rrėmbente" ēmimin e dytė me kėngėn: "Fjala e ngrohtė", dubluar nga Ema Qazimi. Nė Koncertin e Pranverės 1987, pėrsėri fituese e ēmimit tė parė me kėngėn: "Mirėse vjen ditė e re", kompozuar nga David Tukiqi. Nė vitin 1988 nė Fest. e 27-tė nė RTV kėnga e kėnduar nga Afėrdita Zonja "Eja me ne", kompozuar nga Gazmend Mullaj edhe pse nuk u vlerėsua me ndonjė ēmim, nga kritika muzikore u vlerėsua si kėnga mė e mirė e festivalit. Pėr zėrin e saj tė bukur dhe melodioz, Afėrdita Zonja ėshtė nderuar me ēmimin: "Artiste e Merituar" Edhe sot, nėna e dy fėmijėve, kėngėtarja me zėrin e ėmbėl si kanarinė Afėrdita Zonja vazhdon tė kėndojė me tė njėjtin vokal si atėhere, nė fillimin e karrierės sė saj si kėngėtare, si atėhere, nė moshėn e saj tė rinisė, si atėhere nė vitet e largėta dhe tė suksesshme tė festivaleve tė kėngės dhe aktiviteteve tė tjera muzikore, me tė njėjtin timbėr, me tė njėjtėn ėmbėlsi zėri... I uroj suksese nė jetė kėngėtares sė mirėnjohur Afėrdita Zonja pėr kėngėt e bukura qė na dhuroi t'i dėgjonim nga zėri i saj i ėmbėl pėr vite e vite me radhė...

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara