HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Mbresa nga promovimi i dy librave tė autores Diana Seitaj nė Chicago

-- nga Pierre-Pandeli Simsia

Pierre-Pandeli Simsia Ftesėn nga Familia Seitaj nė Chicago pėr tė marrė pjesė nė promovimin e dy librave tė autores Diana Seitaj "Pafajėsia e largimit" dhe "Nė krahet e njė ėndre" e prita me kėnaqėsi tė madhe; vetėm kisha njė merak, nėse promovimi i librave do tė bėhej nė fundjavė, nuk do tė mė jepej mundėsia pėr tė fluturuar nė Chicago, pasi ditėt e pushimit javor i kam nė mesjavė. Fati e donte qė ceremonia e librave do tė mbahej nė mesjavė dhe pikėrisht nė ditėt e mija tė pushimit.

Nuk kisha shumė kohė qė kisha pėrfunduar sė lexuari kėto dy libra tė autores Seitaj dhe, falė kėsaj dhe shkėmbimit tė disa mesazheve me e-mail me autoren, nuk kisha njohuri tė tjera pėr tė.
Bota e madhe dhe e magjishme e Internetit, pėrveē mrekullisė qė ka, na ka dhėnė mundėsinė edhe tė njihemi dhe tė kemi shokė dhe miq bashkatdhetarė, anembanė kudo janė, pavarėsisht njohjeve tona fizike nga afėr. Ishte edhe njė kėnaqėsi tjetėr e imja qė do fluturoja pėr nė Chicago, sepse autorja ėshtė edhe motra e Ilir Borovės, anėtar i mirėnjohur i disa listave nė Internet, me tė cilin doja tė njihesha fizikisht nga afėr, pavarėsisht se me tė flas shpesh nė telefon dhe shkėmbej mesazhe nė e-mail, jemi miq tė mirė me njėri tjetrin.

Diana Seitaj Sapo avioni u ul nė pistėn e Aeroportit O'HARE nė Chicago mė bie zilja e celularit, ku mė njoftonte se kisha disa thirrje telefonike dhe mesazhe. Ato vinin nga zoti Marsel Seitaj, bashkėshorti i Dianės, i cili kishte dalė nė aeroport pėr tė mė pritur dhe herėpashere mė kishte marrė nė telefon gjatė kohės qė avioni ishte nė ajėr.

Nuk njiheshim; pas bisedės me Marselin i dhamė njėri tjetrit disa shenjat tona fizike pėr ta bėrė mė tė kollajtė njohjen. Unė zakonisht, pėrfitoj nga shtatlartėsia e trupit tim si shenjė, kėshtu qė tė panjohurit e kanė mė tė kollajtė pėr tė mė dalluar.

Takohemi dhe pėrqafohemi me njėri tjetrin si dy shokė, miq, si dy vėllezėr. Pas bisedave rutinė qė shkėmbejmė zakonisht dhe veēanėrisht kur njihesh me njerėzit pėr herė tė parė, pyetjet pėr shėndetin, familjen, punėn, fėmijėt..., ndėrmjet tė tjerash, Marseli mė dha edhe tė papriturėn e parė. "Pėr tė marrė pjesė nė ceremoninė e promovimit tė librave vjen edhe shkrimtari i mirėnjohur Naum Prifti..." - mė thotė.

Diana Seitaj - Libra tė botuar

M'u shtua gėzimi dhe vetvetiu nėnqesha, si tė ishte koincidencė, sepse me shkrimtarin Naum Prifti nuk ėshtė hera e parė tė jemi pėrkrah njėri tjetrit. Me zotin Naum Prifti kam bėrė disa herė udhėtime jashtė Nju Jorkut, duke iu pėrgjigjur ftesave qė bashkatdhetarė tė ndryshėm na kanė bėrė pėr tė marrė pjesė nė gėzimet e tyre tė ndryshme familiare.

Ndėrsa dėgjoja Marselin tė mė jepte kėtė lajm mė mbeti edhe pak "merak" qė tė kisha biseduar mė parė me shkrimtarin e mirėnjohur, meqenėse banojmė nė tė njėjtin vend, Nju Jork, pėr tė shkuar tė dy bashkė nė njė kohė nė Chicago, megjithėse unė atje shkova njė ditė mė parė se tė vinte zoti Naum. Familja e nderuar Seitaj i kishte marrė tė gjitha masat pėr ne, duke filluar qė nga sistemimi nė hotel...

Duke u larguar nga Aeroporti O'HARE, nė makinėn e Marselit, i ulur nė ndenjėsen pėrbri tij, dėgjoja shpesh herė tingullin e ziles sė telefonit tė tij celular. Dėgjoja gjithashtu Marselin t'i pėrgjigjej kėrkuesve herė nė gjuhėn shqipe, herė nė gjuhėn angleze, herė nė gjuhėn spanjolle.

Mendova: "Ky njeri duhet tė jetė i rėndėsishėm nė punėn e tij, pėrderisa ka shumė thirrje telefonike..." Dhe ashtu ishte vėrtetė; Marseli, jo vetėm qė ėshtė njeri i rėndėsishėm dhe punėtor nė punėn e tij, por Ai ėshtė edhe i dashur dhe i respektuar nga bashkatdhetarėt dhe tė huajt qė e njohin. Ndėrmjet thirrjeve tė herėpashershme telefonike ishte edhe njė..., qė, sipas pėrgjigjes kur dėgjoja Marselin, kuptova se nė linjė ishte miku im i mirė Ilir Borova.

Edhe pse ishte ora qė Iliri nė atė kohė gjendej nė punė nė Radio Jeta, shfrytėzonte rastin, kur nė radio transmetohej njė kėngė, tė kėrkonte Marselin nė telefon.
As Iliri nuk kėrkoi, as edhe unė nuk kėrkova t'i flisnim njėri tjetrit atė ēast nė telefon. Dėshira e ne tė dyve, sipas intuitės sonė, ishte tė takoheshim e ta shihnim njėri tjetrin nga afėr.

Takimi me Ilirin ishte njė kėnaqėsi tjetėr e veēantė, sepse Iliri ka natyrėn e ēiltėr dhe popullore prej artisti tė tė bėjė pėr vete.
Tė dyve na vlonte gėzimi dhe kėnaqėsia nė shpirt. Na dukej e pabesueshme tek ndodheshim pranė, i dėgjonim zėrin njėri tjetrit, atė zė tė dėgjuar shumė herė nė telefon.

Mė vonė njihem edhe me pjesėtarė tė tjerė tė Familjes Seitaj. Takohem dhe njihem me atė, autoren e librave, pėr tė cilėn kisha fluturuar nga Nju Jorku nė Chicago, Diana Seitaj.
Nuk mund t'i pėrshkruaj dot mbresat e shumta gjatė takimit dhe njohjes me tė. Ajo nėnė, bashkėshorte, motėr, bashkatdhetare e shkėlqyer dhe e respektuar nga tė gjithė, me kulturė dhe njė edukatė pėr t'a patur zili, e trashėguar nga familja ku ėshtė lindur dhe rritur dhe vazhduar nė familjen ku hyri nuse vite tė shkuara, personifikimi i vėrtetė i femrės shqiptare, qė gjatė bisedave dhe njohjes me tė tė "impononte" respekt.
Si mik u nisa pėr nė Chicago, por afrimi, respekti, popullariteti... qė gjeta tek tė gjithė ata njerėz tė mirė e tė nderuar, mė bėnė qė shumė shpejtė edhe unė tė ndjehesha si pjesėtar i asaj familje.

Dita e dytė nė Chicago ishte disi mė e ngjeshur, sepse ēdo gjė ishte e programuar. Ishte dita e promovimit tė librave dhe dihet interesimi dhe pėrgjegjėsia e organizatorėve pėr ta bėrė sa mė tė kėnaqshme atė ceremoni pėr tė gjithė pjesėmarrėsit.

Na duhej tė shkonim nė aeroport pėr tė pritur zotin Naum Prifti. Gjithashtu Iliri kishte bėrė planet e tij; nėpėrmjet Radios "JETA" kishte njoftuar dėgjuesit pėr vajtjen tonė nė Chicago si dhe njė bashkėbisedim me ne nė studion e kėsaj radioje. Ftesėn e Ilirit pėr nė Radio, si unė edhe zoti Naum e pritėm me kėnaqėsi.

Vajtja jonė nė studion e Radios Jeta ka mbresat dhe kujtimet e saja tė paharuara, pėr tė cilat do shkruaj njėherė tjetėr, por nė kėtė shkrim nuk mund tė lė pa pėrmendur zotėrinė e nderuar, bashkatdhetarin tonė Samedin Mehmeti nga Kranje e Prespės.

Zoti Mehmeti sė bashku me djalin e tij Novruz Mehmeti, qė ėshtė edhe president i Kompanisė "Freedom Mortgage", kompani e cila ėshtė sponsorizuese e Radios Jeta, kanė nė kompaninė e tyre edhe bashkatdhetarė tė shumtė shqiptarė me profesione ekonomistė..., tė cilėt i takuam me pėrzemėrsi.
Zyrat e kėsaj kompanie sė bashku me studion e Radio Jeta ndodhen nė katin e shtatė tė ndėrtesės "Van Kompen Building", "One Parkview Plaza".

Sa shpejtė ikėn ora nė raste tė tilla kur gjendesh mes bashkatdhetarėve! Po afronte ora pėr tė qenė nė vendin ku do tė behej edhe promovimi i librave. Megjithėse koha nuk na premtonte shumė pėr t'u shtruar "alla shqiptarēe", Marseli kishte njė merak dhe dėshironte patjetėr ta realizonte nė atė orė tė ngutėshme; tė shkonim tė gjithė sė bashku (veēanėrisht pėr zotin Naum, se unė kisha qenė atje njė natė mė parė) nė shtėpinė e tij. Tė pinim pak raki, tė zjerė vetė nga Marseli... Hmmm, raki rrushi! Kujt shqiptari nuk i lėshon goja lėng kur dėgjon emrin e asaj tė uruare raki rrushi, "ujin e bekuar", si e quajnė disa?

Nuk mund t'ia prishnim dėshirėn Marselit, por nuk mund t'ia prishnim edhe rakisė...
Nė shtėpinė e tij, ndėrsa kishim pėrpara gotat me raki rrushi, dėshirėn tjetėr tė Marselit, pėr tė pirė edhe pak raki mėni, qė Marseli edhe atė e bėnte vetė, e refuzuam, sepse nuk donim t'ia prishnim rakisė sė rrushit. Atje mėsuam se familja Seitaj vazhdonte traditėn e bukur shqiptare prodhimin, zierrjen vetė tė rakisė...

Njė nga sallat e mėdha dhe tė bukura tė lokalit luksoz "Diplomat Wes" pėr bashkatdhetarėt shqiptarė nė Chicago ėshtė kthyer nė njė "qendėr kulturore artistike".
Shpesh herė, ai komunitet shqiptar atje i zhvillon aktivitetet e ndryshme kulturore.

Atje do tė bėhej edhe promovimi i dy librave tė Dianės.
Edhe pse ishte mesi i javės dhe njė pjesė e njerėzve punojnė, shohim qė nė atė sallė tė madhe tė hyjnė njerėz tė ndryshėm, bashkatdhetarėt tanė. Takohem dhe njihem me bashkatdhetarėt tanė: Thanas Hoda sė bashku me dy djemtė e tij, Minella Aleksi, Liri Cabiri bashkė me djalin e saj, Naim Beshiri, Odise Prifti, Jani Bepo, Eli Sulari, Mirela Peēini, Fanol Camaj, Kostaq Duka, Menisha-Memo Gjonzeneli, Kris Maranda,Ilir Numani, Qemal Hasani nga Prishtina, Xhafer Halilaj nga Gjakova, Tahir Perēini, Aleks Iskali, Mynyr Bega, Petrika Lipi, Pėllumb Tarka, Samedin Mehmeti, Renato Zotaj...

Kishte edhe nga ata bashkatdhetarė qė vinin direkt nga puna pėr tė mos munguar nė atė ceremoni promovimi dhe pėr tė nderuar Familjen Seitaj. Familja Seitaj i kishte marrė tė gjitha masat qė ēdo gjė tė shkonte mirė, e kėnaqshme,... edhe pėr ata, tė sapoardhurit direkt nga puna. Kishte menduar qė tė gjithė pjesėmarrėsit nė fillim tė hanin darkėn, pastaj tė fillonte promovimi i librave.

Avulli i ngrohtė dhe aroma e kėndėshme qė lėshonin prodhimet e ndryshme tė detit, mishi i qengjit tė pjekur, biftekė viēi..., dhe qė ishin pėrhapur nė tė gjithė sallėn, mezetė dhe pijet e ndryshme "detyronin" edhe atė qė nuk kishte oreks pėr tė ngrėnė, tė merrte diēka.
Takohemi me pėrzemėrsi me bashkatdhetarė tė shumtė, qė pėr mua ishin qė tė gjithė tė panjohur, por jo pėr zotin Naum. Njerėz tė mrekullueshėm. Ai ambient i bukur dhe i ngrohtė shqiptar nė atė sallė tė madhe mė bėri qė tė bisedoja me bashkatdhetarėt tanė si tė njohur prej kohėsh. Ishte vėrtet njė Shqipėri e vogėl nė Chicago.

Tė vetmit njerėz tė njohur pėr mua ishte njė ēift bashkėshortor, me tė cilėt jam njohur fillimisht nė listat e internetit nė shkembimin e mendimeve dhe mesazheve, pastaj nė njė gėzim familiar tė njė tjetėr bashkatdhetari tonė tė nderuar, njohur edhe me tė nėpėrmjet listave nė Internet; ishin bashkėshortėt Raimonda dhe Llukan Daka.

Megjithėse bashkėshortėt Daka, siē edhe kam lexuar nė shkrime tė ndryshme, mundohen tė mos i mungojnė aktiviteteve tė ndryshme tė komunitetit nė Chicago, pėr mua ishte e papritur kur mė vijnė e mė takojnė. Takohemi dhe pėrqafohemi si motra me vėllanė, si vėllai me vėllanė.
Si unė, ashtu edhe zoti Naum Prifti ndjenim kėnaqėsi tė madhe, kur bashkatdhetarėt tanė na thoshin: "Ju faleminderit shumė qė keni ardhur. Na keni nderuar tė gjithėve. Ju lumtė..."

E kujt mė tepėr se vėllait tė autores Seitaj, artistit Ilir Borova do t'i besohej drejtimi i atij aktiviteti?
Dhe Iliri me shpirtin e tij prej artisti diti ta drejtojė me mjeshtėri dhe me kulturė profesionale atė mbrėmje tė bukur dhe tė paharuar. Iliri ėshtė artist, por dashuria e vėllait pėr motrėn, e motrės pėr vėllanė, e "mposhti" artin e tij.

Gėzimi qė ndjeu nė ato ēaste pėr motrėn e tij, duke parė edhe atė pjesėmarrje tė madhe, nuk mund t'i fshihte dot lotėt e tij tė gėzimit. Ishte shikimi dhe buzėqeshja e ėmbėl e motrės pėr vėllanė qė ajo ia dha gjatė shkėmbimit tė shikimeve, e bėnė Ilirin t'i largonte emocionet dhe tė "shpėrrthente" me humorin e tij gjatė gjithė kohės sė drejtimit tė asaj ceremonie tė bukur dhe mbresėlėnėse tė atij promovimi.

Pothuajse tė gjithė pjesėmarrėsit e kishin lexuar librin. Kjo bėri qė qė edhe diskutimet tė ishin tė nivelit profesional. Ashtu si unė dhe zoti Naum kėrkuam qė nė fillim qė tė mos ishte ajo rutinė e njohur nė promovime tė ndryshme libri; lėvdata dhe vlerėsime pėr librin dhe autorin.
Akullin e "theu" nė fillim zoti Naum Prifti i cili i bėri njė analizė tė hollė librit me profesionalizmin e tij prej shkrimtari, ku pėrveē urimit dhe vlerėsimit pėr autoren, i bėri tė njohur disa "piketa" ku duhet tė ecė nė tė ardhmen krijuesja e talentuar Diana Seitaj. Fjala e shkrimtarit tė mirėnjohur Naum Prifti u prit me shumė interes dhe u duartrokit disa herė nga pjesėmarrėsit.

Diskutantė tė tjerė tė shumtė folėn pėr dy librat e Seitajt, pėr vlerat e tyre dhe mesazhet qė jep autorja nėpėrmjet krijimeve tė saja.
Atmosferėn e bėri tė kėndėshme gjithashtu, duke i dhėnė edhe mė tepėr ngjyra poetike edhe interpretimi befasues dhe mjeshtėror i artistit tė lindur pėr tė bėrė art, Pajazit Murtishi, i cili gjatė interpretimit tė vargjeve tė tij u duartrokit disa herė.

Bashkėshorti i autores sė librave, Marsel Seitaj, foli nė emėr tė familjes sė tij, duke falenderuar tė gjithė pjesėmarrėsit, si dhe bashkėshorten e tij Diana, e cila, siē tha Ai, Diana, qė nė rininė e saj tė herėshme ėshtė marrė me shkrime dhe krijimtari letrare. Fjalėn e tij zoti Seitaj e pėrfundoi: "Nė jetėn time kam njohur dhe kam shumė shokė e miq..., por shoku mė i mirė i jetės sime mbetet bashkėshortja ime, Diana...

Edhe vetė autorja e librave Diana Seitaj falenderoi pjesėmarrėsit pėr respektin qė kishin treguar me pjesėmarrjen e tyre dhe kėnaqėsisnė qė i dhanė. Ajo iu pėrgjigj gjithashtu edhe disa pyetjeve tė ēastit qė iu drejtuan rreth krijimtarisė sė saj letrare.
Ajo falenderoi gjithashtu edhe Shtėpinė Botuese "Albin" dhe botuesin e saj, z. Spiro Dede.
Nė fund Ajo recitoi dy poezi tė reja tė krijuara nga ajo kohėt e fundit tė pabotuara.

Drejtuesi i asaj mbrėmje tė bukur dhe mbresėlėnėse artisti Ilir Borova, i cili gjatė gjithė kohės shkėlqeu, duke treguar si pėrherė vlerat e tij tė larta prej artisti, pėrveē humorit tė tij tė kėndshėm qė na shoqėroi gjithė kohėn, recitoi edhe disa poezi nga libri i autores, "Pafajėsia e Largimit". Kėshtu pėrfundoi ajo mbrėmje e bukur dhe e paharuar nė Chicago, promovimi i dy librave tė autores Diana Seitaj.

Pėrveē kėnaqėsisė qė na dha ai takim, na bėri tė kemi edhe shokė e miq tė tjerė tė rinj.
Tė gjithė u ndamė tė kėnaqur me gėzim nė shpirt, me buzėn nė gaz, duke marrė me vete ato mbresa tė bukura dhe tė paharuara gjatė asaj ceremonie promovimi tė dy librave tė autores Seitaj; duke marrė me vete si kujtim i paharuar fotografitė e ndryshme qė bėmė me bashkatdhetarėt tanė shqiptarė. Tek tė gjithė dėgjohej shprehja: "Kėshtu, nė gėzime dhe festa tė tejra u mbledhshim pėrherė...".

Tė gjithė thamė njė refren tė pėrbashkėt: "Tė lumtė Diana, suksese dhe urime! Faleminderit familja e nderuar Seitaj!"

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara