HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Reportazh

VITET E TMERRSHME DHE DEPERSONALIZIMI

-- nga Pal Rrupa

Pal Rrupa 1.
U nis cjapi te kasapi

Makina me targė BR.
- Pėr ku po shkoni, ju lutem?
- Nė Berat, - u pėrgjigj ushtari.
- Shofer jeni ju?
- Po, - ma ktheu, - do te marrim rekrutė nga Shkodra dhe do t'i ēojmė nė Berat.
Shikimi i tij ishte serioz, fliste me njė ton te prerė, duke mė dhėnė tė kuptoj se me ushtarakėt nuk lejohen biseda tė gjata.
Pas kėtij dialogu te shkurtėr, m'u duk vetja mė i "privilegjuari", sepse unė isha i pari qė replikova me shoferin. Disa emocione mė pushtuan nga Brenda, por u mundova ta mbaj veten.
- Mė falni, shoku ushtar, - thashė dhe u largova duke pėrshėndetur me kokė.
Ai nuk ma vari fare. Hodha vėshtrimin nė karrocerinė e makinės dhe pashė qė nė tė nuk kishe asnjė stol. M'u duk sikur me kėtė makinė pėr nė Berat do transportoheshin viēa dhe jo ushtarė. Ec e gjeje me vonė, po deshe, i thashė vetes.
Njė grumbull i madh njerėzish nė oborrin e degės ushtarake filloi tė lėvizė. Kjo lėvizje nuk ishte e zakonshme. Pashė se lotėt derdheshin rrėke.
- Mos, o Zot, sa keq! - thirri njė plak.
Njė nėnė me flokė tė thinjur ulėriti me tė madhe. Njė nuse e kishte lagur kraharorin me lotėt qė i derdheshin si uji i krojeve. Tė gjithė ishin tė mpirė, tė zbehtė nė fytyrė e pėrpėliteshin si flaka e qirinjve. Nė mes tė asaj zhurme trishtuese, njė oficer barkmadh dhe tėrė nerva, mori qėndrim gatitu dhe filloi tė fliste me ton tė ashpėr.
- Shokė rekrutė, ndahuni nga tė afėrmit, se do tė bėjmė apelin!
Filloi ndarja. Pėrqafime, lotė dhe puthje. Shtrėngime duarsh. Buzėt dridheshin si thupra nė ujė.
- Medet!
- E dimė se ku po na i ēojnė djemtė!
- Nė tunele do tė punojnė dy vjet, - tha njė i moshuar. - Lopatėn dhe burgun do ta kenė pakursim, tė shkretėt!
- Mjerė kėta qė po shkojnė, - bėrtiti njė nuse me zė tė hollė dhe u shkreh nė vaj. Njė skenė trishtuese. Njė nėnė e kishte rrėmbyer djalin e saj pėr xhakete dhe s'donte ta lėshonte.
- Me vrisni dhe mua si burrin tim, por djalin mos ma merrni!
Dy burra ia hoqėn nga duart nėnės djalin dhe u pėrpoqėn ta qetėsonin, por asaj i ra tė fikėt. Rekrutė dhe ushtarė e fėrkuan nėnėn dhe i hodhėn ujė tė ftohtė, derisa ajo erdhi nė vete. Djali e mblodhi veten dhe shkoi me shokėt me zemėr tė thyer.
Apeli vazhdonte dhe karroceria mbushej. Hipa edhe unė. Mendjen e kisha te skena e llahtarshme e nėnės qe i ra tė fikėt. Kur nėna doli nga kllapia, ashtu e trishtuar u afrua dhe pėrqafoi tė birin. U gėzuam, por trishtimi i asaj skene mbeti skalitur nė memorjen e tė gjithėve, por u skalit edhe nė memorjen e oficerit, qė ishte betuar pėr t'u hakmarrė ndaj armiqve tė klasės. Ishim kaq shtrėnguar, saqė s'kishe ku tė hidhje as kokrrėn e orizit, ishim tė puthitur pas njėri - tjetrit, si fishekėt nė vezme. Njė britmė ushtoi nė oborrin e degės ushtarake. Ishte njė britmė qė tė shponte zemrėn, qė dilte nga gojėt dhe buzėt e rrudhura, ngaqė lanė pas, aty nė shesh, prindėr e tė afėrm, dikush tė fejuarėn, dikush gruan. Makina u nis pasdreke vonė, ne mesin e qershorit 1962.
Entuziazėm s'kishte fare. Zemra ma ndiente se do tė shihnim ferrin me sy. Asnjė brohoritje. Kjo ishte e pazakonte. Makina jonė e mbushur grumbull me rekrutė, dukej si ndonjė makinė e pėrmortshme. Ecte me shpejtėsi. Lamė pas qytetin dhe kalanė e Shkodrės, urėn e Baēallėkut dhe pranė kodrave tė Bėrdicės, makina bėri njė stopim tė ēmendur. Pėr inerci rekrutėt e fundit u hodhėn mbi kabinė. Kapiteni tėrė nerva doli nga kabina, duke na hedhur njė vėshtrim tė vrazhdė.
- Pse s'brohoritėt?! Do ta shihni piēkėn e mizės. Me kokrra ju kemi zgjedhur, - vazhdoi kapiteni duke pėlcitur nga zemėrimi.
- I shėrbejmė RPSH-sė, - thirri dikush.
Plasi gazi. Kapiteni i nxirė nė fytyrė, duke shfryrė si i ēmendur u fut nė makinė. Kur filloi makina tė ecte, filluan barcaletat shkodrane. Ca futnin kunja, ca rrinin si nė mort.
- Mos u mėrzitni, lopatėn e keni gati. - Po stėrvitje me arme do tė bėjmė?
- Dėgjuat se ē'tha kapiteni?! Me kokrra ju kemi zgjedhur...
- Ne s'na i besojnė armėt, prandaj na japin lopatėn. - Kam dėgjuar se nė vend tė pushkės sė vėrtetė, ne na japin pushkė druri.
- Ėshtė e vėrtetė. Keni pėr ta parė.
- Vegla pune me frymė do tė jemi pėr dy vjet dhe asgjė me tepėr, - u dėgjua njė zė, qe s'u kuptua se nga erdhi.
Nata kishte hapur krahėt e saj tė zi mbi rekrutėt, ashtu si nė tėrė Shqipėrinė. Ecnim me nxitim dhe "gėzim" ashtu siē "gėzohet" cjapi kur shkon te kasapi. S'kishte tė mbaruar kjo rrugė e gjatė dhe e mundimshme...

2.
Nata e frikshme

Nė orėn 24, makina ndaloi. Arritėm nė njė qytezė tė vogėl tė Beratit. Nė Ujin e Zi ishte ngritur kjo qytezė, qė ndriēohej nga llampa tė rralla. Pasi u bė apeli, ecėm pas kapitenit, qė na pėrplasi tėrė nerva mbi ca dyshekė, qė u vinte era myk, nė njė kapanon me tavan kartoni, ku loznin minjtė tėrė natėn. Sa doli nga kapanoni kapiteni shoqėrues, hyri brenda njė kapter. Mblodha veten, duke i thirrur kujtesės: "Kapter Deda nga Prekali i Shkodrės"!
Mė njohu dhe u pėrqafuam.
- Lėri plaēkat mbi dyshek dhe dalim pak!
Ashtu bėmė. Kapter Deda pėrpara dhe unė pas. Ndonėse kishte kaluar mesnata hymė brenda nė njė bufe tė vogėl, ku shėrbente xha Llambi, njė burrė i vjetėr mbi 60 vjeē. Na priti me pėrzemėrsi.
- Dy dopio me raki "Skrapari", - thirri Deda. Pėrballė kishim disa ofcerė qė ia kishin shtruar pijes. U pėrshėndetėm me ata, duke u mbushur nga njė dopio.
- Kėto i keni nga unė, - thashė.
- Mos u shpenzoni, i paguajmė ne, - tha njėri prej tyre.
- Kemi para, tani sa kemi ardhur nga shtėpia, - thashė dhe i pagova.
Gjate qėndrimit me kapter Dedėn, u njoha me ēdo gjė qė mė interesonte. Hėna filloi tė shpėrdante errėsirėn. Gjithsesi filloi t'i "gėzohet" ditės sė re.

3.
Muzikė onomatopeike

Reparti qe ngritur ne mes te pyllit te virgjėr dhe sapo hėna nxori syrin e saj nė horizont duke derdhur bardhėsi pakursim, ndjeva njė "ėmbėlsi" tė jashtėzakonshme. Shpendėt dhe kafshėt ia nisėn kėngės. Ci, ci cėėrr, cėėrr cicėronin zogjtė. Sorkadhet, ketrat, lėshonin "muzikė" onomatopeike, si ham, ham, ki, kiii etj.
Kapter Deda e kuptoi se e kisha humbur ca logjikėn, por ia kishte lėnė rakisė. Nė heshtje e kuptova edhe unė. Ma preu mendja se pėr dy vjet, pėrveē simfonisė se zogjve dhe hungėrimės se kafshėve tė egra, as unė, as shokėt e mi, s'do tė kishim dėfrim tjetėr. O Zot, ku kishim rėnė!

4.
Kanceri biografik

Kapanonet ndėrtuar me dėrrasa dhe mbuluar me eternit, ishin shumė tė gjatė. Te tillė kishte shumė, ngaqė edhe ushtarėt qė punonin pėr tė hapur rrugėn ishin me shumicė. Ca nga kėto shėrbenin per fjetore. Ishin ndėrtuar thjeshtė, gjysmė metėr mbi tokėn me baltė hidhej njė dysheme me dėrrasa me gjatėsi tridhjetė metėr dhe gjerėsi dy metėr. Mbi dysheme vendoseshin dyzet dyshekė me kashtė, dy ēarēafė e dy batanije. Pastaj mbi kėtė shtrojė ngrihej shtroja tjetėr, po me dyzet dyshekė, ēarēafė e batanije. Tetėdhjetė ushtare flinin mbi njėrėn anė e tetėdhjetė nė anėn tjetėr. Kapanona tė tillė kishte shumė, qė pėrveē si fjetore, pėrdoreshin pėr sallė ngrėnie, magazina, zyra, dhoma politike. Mbi njė breg ishte burgu, rrethuar me dėrrasa dhe ca roje pa shpirtra.
Tėrė reparti ngjante si njė qytezė e trishtė, si njė kamp i mallkuar homolog me njė kamp tė burgosurish, por ndryshe nga burgu, ky quhej repart ushtarak. Si ne dhe te burgosurit, ishim me njė sėmundje kanceroze "kanceri biografik". Kjo "diagnozė" do na shoqėronte kudo, gjatė gjithė jetės sonė: nė familje e farefis kudo qė ndodheshim. Edhe kėtu, nė kėtė qytezė qė nga larg vinte era papastėrti, thartirė, sikur ishin derdhur fuēi tė tėra me uthull. Erė groshe e djegur. Erė prasi. Erė rrobash tė palara.
Nga larg dėgjoheshin britma trishtuese oficerėsh te pashpirt, qė pėrdornin njė fjalor banal, si vetė horizonti kulturor qė kishin marrė nė vitet e Partisė. Kishte nga ata edhe oficerė tė "zgjuar" qė nė orėn e punės politike dollarin e shqiptonin "daudhuri". Lėre mos e nga!...
Eh, ky ferr i vėrtete, futur nė mes tė bukurive mahnitėse tė natyrės shqiptare, qė me plot nostalgji dhe patos u pat kėnduar Naimi. Kjo natyrė e bukur nė kėto male madhėshtore tė Beratit, kishte nė gjirin e vet racėn mė tė mirė shqiptare, mbi tė cilėn godiste pa mėshirė kamxhiku i kuq. Sa keq! O Perėndi, ku je?!...
Ishte kėnaqėsi tė dėgjoje apelin me mbiemra si: Topalli, Beja, Xhaferri, Vrioni, Sharra, Gjonmarkaj, Bushati, Barbullushi, Karafili, Merlika, Qefalia, Bajraktari etj. Ishte krenari dhe dhimbje kur shikoje qėndresėn pėrpara vėshtirėsive tė torturave tė panumėrta, qė u bėheshin kėtyre "primitivėve" tė vėrtetė gjatė kryerjes sė shėrbimit tė dhunshėm ushtarak.
- Toka poshtė e qielli lart! Eh, ē'tė bėsh?! - pėshpėrisnin ushtarėt me zė tė ulėt dhe tėrė nerva. Ky repart kishte privilegjin se nė gjirin e tij kishte poetin dhe shkrimtarin disident Bilal Xhaferri, atdhetarin dhe nacionaistin e madh tė Shqipėrisė dhe Diasporės Ēame.

5.
Mėngjes i trishtė

- Shpejt pėrjashta! - bėrtiste oficeri.
Me kėtė "melodi" fillon dita jonė ēdo mėngjes. - Rregulloni krevatet shpejt!
- Uuuuu..., - ushtonin kapanonet nga britmat e ushtarėve.
Ndėrsa oficeri vazhdonte tė ēirrej si i ēmendur, ushtarėt vazhdonin ritmin e zakonshėm, bile as nuk donin t'ia dinin pėr ēmendurinė e oficerit, qė s'dinte kurrė tė thoshte as "mirėmėngjesi"! Edhe kapterėt bėrtisnin:
- Zgjohuni! A merrni vesh, zgjohuni, se do t'ju pėrplasim nė burg!
Dhe fillonin t'i kapnin ushtaret nga kėmbėt dhe t'u hiqnin batanijet. Ndonjė ushtar e pėrshėndeste kapterin duke i dhėnė njė por..., ndonjė shkelm... Sidoqoftė ushtari pėrfundonte nė burg...
Nė kapanon s'dihej ē'bėhej: ngatėrroheshin kėpucėt, rripat, ndonjėrit i humbte kapelja... Ē'tė shihje? Dilnin nga kapanonet ushtarėt e pėrgjumur e tėrė nerva: xhaketa pa spaleta apo tė zbėrthyera, qė vareshin si veshė gomari, disa kapota pa rrypa mesi, me kapele pa yje, tė tjerė me kėpucė tė grisura nga tė cilat shiheshin gishtėrinjtė e skuqur dhe tė gjakosur. Xhaketat lėshonin erė tė rėndė dhe nė sipėrfaqen e tyre shihje njė cipė tė hollė kripe, nga djersėt e tepėrta gjatė punės sė rėndė.
Me kėtė panoramė rrėqethėse hyrja nė mensė ishte e potershme. Tavolinat pėr tė ngrėnė mungonin. Ushqimi shtrohej mbi dėrrasa tė gjata pa shtrojė, ku mungonte pastėrtia. Mėngjesi fillonte me fasule tė djegura, qė lėshonin njė erė tė neveritshme. Ushtarėt hanin me shpejtėsi. Ushqimi ishte i pakėt dhe lugėt e pjatat e aluminit pėrplaseshin njėra me tjetrėn. Vazhdimisht pėr tė shuar rrėmujėn, ushtarėt dėnoheshin me burg...
Dhe ja, ushtaret me veglat nė duar, tė rreshtuar merrnin rrugėn pėr nė frontin e punės. Vėshtirėsi tė mėdha edhe nė dimėr, edhe nė verė. Nė dimėr, duart tė ngrinin pas bishtit tė lopatės, nė verė tė thahej goja pėr njė pikė ujė. Sa keq! Ē`tė bėnim?! Pėr tė folur, ec e fol, pėr tė duruar, ec e duro!

6.
Mos Zot, mė keq!

Mos Zot, me keq! Kjo shprehje dilte nga goja e ushtareve ne ditėt e vėshtira e te padurueshme. Edhe ushtarėt e donin zhvillimin dhe pėrparimin e Shqipėrisė. E donim Shqipėrinė me rrugė tė asfaltuara, me fabrika dhe zhvillim perėndimor, ku prona private tė jetė mbi mjetet e prodhimit dhe jo kėshtu, duke shfrytėzuar punėn e skllavit nga skllavopronari qė quhej shtet, qė iu merrte shpirtin ushtareve, qe ishin tė "zgjedhur me kokėrr". Ca kishin prindėrit, vėllezėrit, pjesėtarėt e fisit tė pushkatuar, dajat, nipėrit, apo kishin qenė edhe vete nė burgje pėr motive politike, ndėrsa bijtė e bllokmenėve gėzonin nė plazhe, universitete, apo shtete tė ndryshme tė botės. Maskarallėk!
Rruga e re vazhdonte trasenė. Disa oficerė dukeshin se kishin qejf qė tė gjitha proceset e punės tė bėheshin me krah, nga kjo kategori ushtarėsh bashibozukė, siē na quanin ne.
Kur njė oficer kishte kėrkuar njė motokompresor pėr tė ēelur vrimat e minave nė shkėmb, komandanti ishte shprehur:
- Shoku oficer, kjo kėrkesė do t'ju kushtojė shtrenjtė, do t'ju largojė nga radhėt e Partisė. Me krahė t'i hapin vrimat e minave ata tė mallkuar dhe pak e kanė, - hungėroi oficeri shpirtkazėm.
- Po vdesim urie, - tha Marashi nga Shkodra. Gjergji nga Mirdita ishte me temperature 39 gradė dhe s'lejohej tė ulej e tė pushonte. Gjak u pikonin duart ushtarėve. Askush nuk i mjekonte. Oficeri e vuri pėrpara Gjergjin ashtu tė sėmurė, pėr ta ēuar nė arrest.
Bilal Xhaferri u revoltua pa masė dhe iu lut oficerit:
- Ju lutem, shoku oficer, mos e mermi ne qafė ushtar Gjergjin!
- Vazhdo punėn e normistit e mos na bėj llafe, o Xhaferri! Na ke mėrzitur ti, Bilal Xhaferri, ushtar e bėn, shkrimtar e bėn, poet e bėn dhe normist e bėn, mjaft! - bėrtiti oficeri.
- Aaaaaaa!- ia bėnė ushtarėt dhe tė gjithė ndėrprenė punėn.
- Ėshtė me temperature tė lartė, - pėrsėriti Bilali. - Poooooo, - thirrėn ushtarėt nė kor.
- Boll edhe ti normist Bilali, greva kėrkon tė na bėsh?! Do ta shohėsh!
- Unė shoh, ti sheh, ai sheh, ne shohin, ju shihni, ata shohin, - zgjedhuan foljen tė gjithė ushtarėt menjėherė pėr t'u tallur.
Oficeri nuk e kishte parė veten me ngushtė nė kėtė repart.
- Do t'u marrim shpirtin, o kėlysh armiqsh! - thirri duke ikur i diskredituar, duke e lėnė ushtar Gjergjin, ulur mbi njė gur, nė anė tė rrugės.
Posa iku oficeri, ushtarėt bėrtitėn me tė madhe: - Bilali, Bilali, Bilali!
Dhe tė gjithė e pėrqafuan me dashamirėsi.
Ishin lodhur sa s'bėn kėta djem nėnash. Ishin bėrė kockė e lėkurė, sikur t'i kishin balsamosur. Ishin lodhur e uritur sa ishin tė gatshėm tė hanin barishte nė pyll.
Normisti, Bilali, bėnte si bėnte, duke i nxjerrė ushtarėt me tejkalim norme nė hapjen e rrugės sė re. Kur e shihte se i mungonte volumi i punės, me kompetencė ndryshonte kategorinė, qė ia kishin futur kot nė projekt inxhinieret. Shikonte hedhjen e dheut, shembjet e vazhdueshme qė ndodhnin nė trasenė e re, me kėto korrigjime tė faktuara, ushtarėt me kėtė normist dilnin me tejkalime, prandaj e mbėshtesnin Bilal Xhaferrin.
Shumė nga ushtarėt thithnin me endje dhe kėnaqėsi artistike bisedat e tij, lexonin papushim librat e shkrimtarit, nė prozė e poezi, botimet nė "Nėntori", nė "Drita" dhe dorėshkrimet nė fletoren "Puthja", tė shkruar nė frontin e punės, apo natėn nė kapanonet mizerabėl.
Nė kėtė repart, nė kėto kushte kaq te rėnda, ishte kėnaqėsi tė shihje elitėn intelektuale tė repartit, duke lexuar kryeveprat e letėrsisė botėrore. Dhe kėta ishin ushtarė si: Kolec Topalli, Bilal Xhaferri, Xhildo Haxhia, Rudi Bozo, Petro Kuēi, Ernest Sima, Franko Karafili, Eduart Ēurēia, Zef Brushtulli etj. Unė bėhesha organizator dhe shpėrndarės i kėtyre librave, kur ca prej tyre ishin tė ndaluar.
Ushtar Llapushi nuk e duronte dot urinė. Kur shihte ndonjė kuzhinier me bluzė tė bardhė, fillonte e pėrtypej nga uria e madhe, qė i errėsonte arsyen dhe pėr kėtė e thėrrisnin "Llapush".

7.
Jetė e nxirė

Mali i Tomorit pėrballė qėndronte hijerėndė e madhėshtor, atje mbi ne. Nė dimėr lėshonte furtunė, dėborė e ngricė, nė verė rrufe qė tundnin gjithėsinė.
- Abaz Aliu, nga Tomorri, gjuan me rrufe xhelatėt.
-Abaz Ali, Abaz Ali, dėrgoja njė kokėrr kapitenit tonė.
- Hė, mo, se na ēave by...
- Mbaje gojėn, o burrė i keq! Ushtar jam, po mos kujto se jam racė e keqe denbabaden si ju, o zotrote. U nxehen gjakrat. Oficeri si i ēmendur u vėrsul drejt ushtarit. Marashi, qe ishte dy metra i gjatė e shtrėngoi me "dashamirėsi" dhe e bėri petė byreku oficerin gojėndyrė, si raca tė cilės i pėrkiste. Duke fshirė djerset e sikletit, sytė i kishin dale jashtė zgavrave. E bėri zhele. Ushtarėt ia hoqėn nga duart Marashit, oficerin e degjeneruar. Oficeri pasi mori kapelėn qė i kishte rėnė nė tokė, fshiu "tullėn" dhe e ngjeshi nė kokė.
- Po yllin ku e ka? - tha njė ushtar.
- Aaaaaaaa! - ia bėnė ushtarėt me tė tallur.
E meritoi kėtė. "Kush mbjell erėn, korr furtunė", - thotė populli.
Bilal Xhaferrit nuk i pėlqenin fyerjet, sharjet, as veprimet e dhunshme. "Ē'tė bėsh, tė tillė janė kėta", - thoshte me vete. E dinte se nga stani i kuq, ai bulmet do tė dilte. E dinim edhe ne, zemėrimi kishte arritur kulmin, prandaj duhej kujdes...
Ushtarėt ishin gėzuar pa masė, se ushtar Bilal Xhaferri kishte marrė detyrėn e gjeometrit. Tani kompania ku punonte normist dhe gjeometėr ushtar Bilali, kishte njė mbrojtės tė sigurtė, duke dalė me tejkalim plani.
Tek e vėshtroi Bilalin nė atė bregore lagur e bėrė qull, dukej se kishte vendosur qė me ēdo kusht kompaninė ta nxirrte me tejkalime nė pėrfundimin e rrugės sė Ujit teė Zi dhe tė ndėrtimit tė uzinės sė re tė Poliēanit nė Berat. Nė ēdo profil qė ta shikoje Bilalin, tė rrėmbente me shikime tė ėmbla dhe plot respekt. Ishte fjalėpak, i matur e me llogjikė tė pashoqe. Me shumė fliste mimika e tij, sesa goja. Nė vėshtrimin e thellė, tretur diku larg andej nga ku kishte shpirtin e zemrėn, nė trojet stėrgjyshore, tė linte tė kuptoje se ky ishte njė personalitet i madh me jetė tė trazuar dhe plot brenga, me njė karakter titanik, kėmbėngulės nė kapėrcimin e vėshtirėsive.
Bilali kishte njė fytyrė tė hequr e simpatike me sy bojėqielli, me trup elegant dhe shumė tė rregullt. Edhe nė mes tė baltės, ai ēuditėrisht ishte i pastėr, ashtu si raca e tij nga kishte dalė biri i tė ndierit Xhaferr Hoxha, pushkatuar nga regjimi diktatorial, se ishte nacionalist dhe antikomunist i vėrtetė.
Ai vazhdimisht thoshte: "E kam babanė tė pushkatuar". Kanceri biografik pėr ditė ngulte metastazat nė shpirtin e kėtij shkrimtari dhe poeti disident, ndaj edhe regjimi e kishte internuar, censuruar dhe pėrjashtuar nga Lidhja e Shkrimtarėve. Ai vazhdonte tė shkruante edhe kėtu, nė mes tė baltės dhe dėborės, shiut dhe akullit, nė Poliēan, ne Ujin e Zi tė Beratit, mes shokėve dhe intelektualėve te shquar, qė regjimi i pashpirt i kishte pėrplasur me lopatė nė dore, nė mes tė baltės dhe tė pangrėnė. Bilali mendonte dhe vepronte pėr lehtėsimin e ushtarėve nga pesha e rėndė e komandantėve xhelatė. Por nuk ishin tė gjithė tė tillė.

8.
Depersonalizimi

Ishte natė. Ushtarėt flinin. Njė gjumė i rėndė, si pesha e regjimit mbi Shqipėri. Zgjimin nga gjumi na e bėri njė kėngė qe vinte andej nga kodra mbi mensė. Ishte njė kėngė qė thoshte "Mora ēiften, do dal pėr gjah"...
Ishin oficerėt, qė ia kishin shtruar me raki "Skrapari" dhe mish tė pjekur gjahu derri tė egėr, tė vrarė nė Valani. Oficerėt rrufjanė kėsaj here kishin planifikuar tė kryenin njė aksion politik ndaj shtresės sė persekutuar tė Shqipėrisė, grumbulluar nė repartet e punės. Kėtė aksion do ta realizonin nė Poliēan dhe Ujin e Zi te Beratit. Pėr realizimin e kėtij plani ishin mbėshtetur tek disa ushtarė, qė ishin thyer para urisė sė bukės.
- Shoku rreshter!
- Urdhėroni, shoku komandant!
- Merri ushtarėt e caktuar pėr gjah!
- Si urdhėron, shoku komandant!
Rreshteri me shpejtėsi dhe fshehtėsi mblodhi ushtarėt si: Llapushin, Gimin, Taren, etj., gjithsejt njėzet ushtarė.
- Shoku komandant, urdhri juaj u zbatua!
- Bashkė me ushtarėt na prisni andej nga xhadeja!
Komandanti me tre oficere me automatike dhe fishekė, u bashkuan me kapterin dhe ushtarėt, sipas planit. U nisėn nėpėr pyll. Ushtarėt i lanė shtrirė nė fund tė pyllit, me nga njė shkop nė dorė. U dhanė udhėzime, qė mbas njė ore tė rrethojnė pyllin, duke lehur si zagarė dhe goditur shkurret me shkop tė gjatė dhe tė ngjiten drejt shtegut, ku kishin zėnė pusi oficerėt gati pėr zjarr. Derrat e egėr do tė tremben e do tė vinė nė pritė dhe me breshėri automatiku do te vriten me siguri, kėshtu mendonin. Ora e caktuar pėr veprim erdhi. Filluan britmat. Pylli ushtoi nga njėzet zėra, si gryke pushkėsh.
- Ham, ham, ham!
Kapteri ishte me ushtarėt dhe jepte udhėzimet.
- Bejeni zėrin mė tė hollė, se derrat gjuhen me zagarė.
- Ham, ham, ham!
Derrat u ngjiten drejt shtegut ku ishin oficerėt. Tė lehura dhe britma, qe pylli nuk i kishte dėgjuar ndonjėherė.
- Goditni shkurret me shkopinj ! Lehni papushim! - bėrtiste kapteri.
Derrat kishin marrė arratinė nga strofullat e tyre. Shkurret zienin, tė lehurat shtoheshin.
- Disa ushtarėve u ėshtė trashur zėri, duken sikur lehin qentė e jo zagaret, - thoshte kapteri. Mali gjėmonte. Derrat tė zėnė nga paniku, po i afroheshin shtegut tė parashikuar. Sa u shtuan tė lehurat, automatikėt vollėn nga grykat zjarr. Dy derra "ranė nė krye tė detyrės". U mblodhėn nė shtegun e pėrgjakur, nė natėn e zezė si vetė jeta e shqiptarėve, ushtarėt e shqyer e tė gjakosur, me zė tė marrė si gėrnetat e prishura, duke pritur lavdėrimet e oficerėve.
- He, dy derra janė pak, o qafira! Ptu! Paēi faqen e zezė! - gėrthiste komandanti, duke i pėshtyrė nė fytyrė ushtarėt e gjakosur, si derrat e vrarė pėrpara kėmbėve.
- Zagarė! Zagarė! Do t'ju mbesė emri brez pas brezi, o farė e ndyrė! Me ju do ta ndėrtojmė socializmin?! Ju doni plumb, si kėta shokėt tuaj, derra tė gjakosur, pushta!
- Kapter, ngarkoju derrat kėtyre derrave dhe drejt nė repart.
- Tė shkretėt ushtarė! - tha me zė tė mekur kapteri.
I futėn derrat ne thasėt qe kishin me vete dhe u nisėn pėr rrugė nėpėr shkurret plot gjemba. Derrat pikonin gjak, ashtu si edhe ushtarėt. Rruga u la me gjak "zagari" dhe ushtari. Kur arritėn ne repart, qe natė pa hėnė. Nė oborrin e mensės s'kishte njeri. Ushtarėt ishin vėnė nė gjumė.
Komandanti foli pėr "aksionin".
- Njėzet derra me dy kėmbė e dy derra me katėr kėmbė i kemi tė pranishėm.
- Gabove, shoku komandant. - Kėtu kemi njėzet zagarė dhe dy derra tė vrarė, - tha njė oficer.
Ushtarėt ishin bėrė pėr tė vrarė veten nga vuajtjet, por edhe pėr namin e keq qė do t'u dilte nė tėrė Shqipėrinė.
Njėri nga ushtarėt, i shqyer dhe larė nė gjak, filloi tė fliste:
- Shoku komandant! E paē faqen e zezė brez pas brezi, se na nxive fytyrėn!
Duke shtrėnguar grushtat e gjakosura, ishte gati qė t'i hidhej nė fyt pėr t'ia marrė shpirtin. U afruan edhe ushtarė tė tjerė pranė shokut tė tyre guximtar.
- Komandant! Kemi gjak shqiptari nė trup. Ju nuk jeni shqiptar.
- Oficeri i rojės! - thirri komandanti. - Urdhėro, shoku komandant!
- Ushtar Agimin e Hysenin, merri nė arrest e rrasi brenda. Ua tregoj unė trimėrinė atyre! Pėr njė gjysmė ore derrat tė jene gati pėr t'u pjekur nė furrė. Qė tani mėlēitė t'i piqni nė mensė e tė merrni shishet e rakisė, djathė, turshi, qepė. Forcani, merrni pėr ndihme edhe kuzhinierėt!
Oficeret filluan banketin. Ngritėn dolli pėr Partinė dhe shokun Enver. Kėnga mori zjarr. Ushtarėt u zgjuan nga gjumi, por nuk e dinin mirė se ē'kishte ndodhur.
Ushtonte kėnga:
"Pushka bam, ushtari ham.
Aman shoko, aman, aman...
"
Tėrė gjak e tė shqyer nėpėr rroba e trup, tetėmbėdhjetė ushtarėt u futen nė kapanon. Dy ushtarėt, Agimi dhe Hyseni, u futėn nė birucė.
Papritur kapanoni ushtoi:
"Ham ham ham, ham ham ham...
Pushka bam, oficeri ham...
Aman shoko, aman, aman...
"
- Si s'u erdhi turp te dilni pėr gjah e tė luani rolin e zagarit, o vėllezėr?!
- Na u nxi fytyra tė tėrėve, - tha ushtar Pjetėr Shkreli. - Na morėt nė qafė.
- S'kemi fytyrė tė dalim nė dritėn e diellit, - thanė ushtarėt njėzėri.
- Ushtarėt ishin ngrirė si shtatorja e Beratit. Tė vinte keq t'i shikoje.
- Janė mashtruar nga tė pabesėt, - tha njėri.
- Kur e kanė kuptuar gabimin, janė kacafytur me oficerėt, - tha tjetri.
- Dy shokėt e tyre janė nė burg. Ata janė bėrė tėrė gjak, shqyer nga ferrat e kaēubet e Valanit, duke bėrtitur dhe ulėritur si zagarė dhe tė pangrėnė.
- Mos o Zot, ma keq! - thanė te gjithė pėrnjėherė. Njėri, pasi mori pamjen e seriozit mori fjalėn: - Tė shkojnė tre ushtarė e tė kėrkojnė lirimin e shokėve, se u turpėruam.
- Turpi qė u bė nė radhė tė parė do tė bjerė nė organizatorėt e kėsaj tragjikomedie. Ushtarėt janė mashtruar e urdhėruar, - ia priti ushtari i moshuar.
Kur u nis grupi pėr tė kėrkuar lirimin e shokėve kapanoni gjėmoi:
Komandant, o budalla,
Jemi ushtarė, s'jemi zagare...

Oficeret u tmerruan nga ajo potere e madhe, qė shprehte revoltėn e fuqishme tė repartit, batalionit dhe fshatrave pėrreth, qė ishin ēuditur nga kjo ngjarje e padėgjuar nė historinė tonė.

9.
Amanet Ēamėrinė

Shkrimtari Bilal Xhaferri kishte ngrirė. Dukej se kishte nė gjoks tėrė akujt e Tomorit, por heshtte. Mimika e tij na tregonte diēka. Pas njė heshtjeje tė shkurtėr, Xhaferri tha:
- Kjo e ka emrin "Depersonalizim" qė do tė thotė: konvertim i ushtarit nė zagar, jo tė ēdo ushtari, por tė ushtarėve tė reparteve tė punės, qė janė ajka e familjeve tė Kombit Shqiptar...
Sa keq! Ne Shqipėri, tani ka ardhur demokracia, por i ndjeri Bilal Xhaferri fizikisht nuk rron.
Sa keq! Ai edhe nga varri duket se u thėrret fuqishėm bashkėvuajtėsve dhe gjithė shqiptarėve:
"Shpalosni me guxim vlerat tuaja tė madhėrishme qė u pėrdhosen nga bishat e kuqe sllavokomuniste! Udhėtare, kur tė kaloni nė uzinėn e Poliēanit dhe nga Pronoviku ne Ujin e Zi, kujtoni se njė batalion i tėrė, pėr dy vjet rresht u syrgjynos nė rrethin e nėntė tė ferrit komunist.
Nė mos mė besofshi mua, pyetni kė tė doni, pyetni malin e Tomorrit dhe Zotin nė qiell, se janė dėshmitarė okularė, pėr torturat me ēnjerėzore qė kemi hequr!
Shoferė, kur tė shkoni nė uzinėn e Poliēanit, apo nė rrugėn Pronovik - Uji i Zi - Terpan, i bini borisė nė kujtim tė ushtarėve qė pėr dy vjet u torturuan mė keq se nė kampet e tė burgosurve...
Shqiptarė, amanet tė ma keni ĒAMĖRINĖ!"...

Shkodėr, me 25.05.2007

-- marrė nga revista "Krahu i Shqiponjės"

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara