HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


In memoriam pėr babain e dashur, intelektualin martir Kostaq Stefa

Ditėlindjet e mija

-- nga Parashqevi Kostaq Stefa

Pierre-Pandeli Simsia A ka gjė mė tė dhimbėshme se ajo, qė ditėn kur ti mbush njė vjeē, kur e gjithė familja pret tė festojė ditėlindjen tėnde tė parė, kur ti s'je veēse njė foshnjė njėvjeēare, njė pafajėsi e gjallė dhe ja pikėrisht atė ditė, qė do tė ishte njė ditė gėzimi i madh pėr familjen tėnde, vjen lajmi kobzi qė atin tėnd tė shtrenjtė, kryetarin e familjes tėnde, e kanė pushkatuar barbarisht, duke qenė i pafajshėm dhe pėr mėse gjashtėdhjetė vjet e lanė pa varr dhe pa emėr! Qė nga ajo ditė, pėr ty s'do tė kishte mė ditėlindje, sepse ajo datė nė familjen tėnde do tė thoshte ditėvdekje e atit tėnd tejet tė pafajshėm.

Kjo mė ndodhi mua, Tinės (Parashqevi Kostaq Stefa) fėmijės mė tė vogėl tė bashkėshortėve Kostaqi dhe Eleni Stefa. U rrita pa njohur atin tim tė shtrenjtė. U rrita pa pėrkėdheljet e tij, pa thirrur njėherė fjalėn e shtrenjtė "baba". U rrita duke patur nė sy portretin e tij tė ėmbėl prej shenjtori vetėm nga njė fotografi e madhe aty, nė dhomėn e gjumit, ku flinim ne tė dyja, unė dhe nėna ime Eleni. Ėshtė ajo fotografi e fiksuar ditėn e martesės sė tyre. Qysh se isha fėmijė, pėrditė rrija ēaste tė tėra duke e parė atin tim dhe mė dukej se edhe ai vetė ishte aty me mua. bashkėmoshtatarėt e mi i kishin etėrit e tyre, tė cilėt i sillnin ēdo ditė nė kopėsht dhe mė vonė, nė ditėn e parė tė shkollės ata ishin pėrsėri pranė fėmijėve tė tyre. Kurse unė? Unė kurrė s'do ta njihja atin tim tė dashur.

Mėsuesja e popullit, Eleni Stefa
Mėsuesja e popullit, Eleni Stefa

Kur fillova tė ndėrgjegjėsohem dhe tė kuptoj se mungesa e atit tim vinte, sepse ishte shpallur "armik" dhe ishte pushkatuar barbarisht nga diktatura komuniste shqiptare si "armik i popullit", atėhere qendroja mė shpesh para portretit tė tij dhe e pėrlotur pyesja: "Pse tė vranė o baba?!"
Ai, me vėshtrimin e tij tejet tė ėmbėl sikur mė thoshte: "Dije mirė moj bijė, kam qenė dhe mbetem i pafajshėm!"

Parashqevi (Tina) Stefa
Parashqevi (Tina) Stefa

Pėr pafajėsinė e tij isha e bindur nga fjalėt e nėnės sime, por atė m'a pėrforconin edhe mė shumė njerėz tė ndryshėm, bashkėqytetarėt tanė beratas.
Kanė kaluar shumė vjet dhe ata njerėz kurrė s'i harrojmė; ndonėse nėn zė, ata sikur ma lehtėsonin atė brengė kur mė thoshin: "Vajza e Kostaqit je ti? Ah i shkreti Kostaq... iku kot..." Dhe unė fėmija, shkoja nė shtėpi, hyja nė dhomėn e gjumit, i afrohesha fotografisė, ku im atė qendronte si njė dhėndėr i bukur, e puthja nė buzė nga malli qė s'e njoha kurrė dhe nga dashuria.

Ditėlindjet e mija! E mjera unė, qė s'u gėzova dot si duhej!
Ku ikėt ju, ditėlindjet e mija nėpėr vite?! Ju ikėt pa u festuar. Pėr vite e vite tė tėra nė datėn e lindjes sime ēdo 3 Mars, unė dhe e gjithė familja ime do ta "festonim" me dhimbje dhe lot, datėvrasjen e atit tonė tė shtrenjtė, qė e kishin lėnė pa varr dhe pa emėr.
Nė vitin 1993 atij iu gjetėn eshtrat dhe sot varri i tij ėshtė nė mes dėshmorėve, ku emri i tij ndrit mes Martirėve tė tjerė tė Demokracisė, ku ēdo ditėlindje time unė kam ku tė shkoj tė vendos buqetėn me lule tė freskėta tė vesuara nga lotėt e vajzės sė tij, qė s'pati fatin ta njohė kurrė.
Ndonėse unė nuk e njoha kurrė atin tim tė shtrenjtė Ai jeton me mua dhe unė jam krenare, qė jam bija e Kostaq Stefės, Martirit tė Demokracisė...!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara