HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


In memoriam tė Tadej Rodiqit

IKJA NĖ AMSHIM E MIKUT

-- nga Rrok BERISHA

Ishte mik i mirė nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės. Baba qė ngriti njė familje intelektuale, por edhe koleg i mirė. I dalluar edhe nė jetėn publike. Nė rrethana tė vėshtira tė shtetrrethimit, ishte kryetar i Komisionit Republikan Zgjedhor nė zgjedhjet Parlamentare dhe presidenciale tė vitit 1992 dhe 1998. Pati fatin tė nėnshkruajė vendimin, nė bazė tė vullnetit tė popullit, tė dalė nga kėto zgjedhje, pėr Dr. Ibrahim Rugovėn, president tė Kosovės. Mė 1999 ishte pjesėtar i delegacionit tė Kosovė nė Paris (si ekspert juridik) dhe pėrfaqėsues i PSHDK-sė me rastin e nėnshkrimit tė Marrėveshjes sė Rambujesė.

Kur dėgjon lajmin pėr vdekjen e mikut, tronditet shpirti nga dhembja. Miku ėshtė shumė i ēmuar dhe i afėrt, se vetėm me tė mund tė ndash tė mirat e tė kėqijat, shqetėsimet e kohės dhe tė jetės. Nė orėt e vona tė 27 qershorit ndėrroi jetė njė mik i mirė, atdhetar dhe njeri i urtė i politikės. Ndėrroi jetė nė moshėn 79-vjeēare njeriu qė la gjurmė nė jurisprudencėn e skenės politikė tė Kosovės, z. Tadej Rodiqi. Largimi nga kjo jetė i z. Rodiqi, pa dyshim se shkaktoi dhembje tė madhe jo vetėm tė familjareve Tė tij, por edhe te bashkėpunėtorėt e tij tė jurisprudencės nė Kosovė, dhe tė politikės, gjegjėsisht tė aktivitetit tė tij politik nė PSHDK- plot 17 vjet. Dhembje ndien edhe njerėzit e shumtė qė e kanė njohur, gjė qė u dėshmua edhe nė aktin final tė pėrcjelljes sė tij pėr nė banesėn e pėrhershme-nė varrezat e qytetit tė lindjes, Prizren.

Dhembja e madhe qė shkakton humbja e mikut, tė jep tė kuptosh sesa i shenjet ėshtė miku i vėrtetė dhe i sinqertė, njeriu qė pėrherė me urti dhe butėsi kurrė nuk diti qė tė lėndojė e ofendojė, por vetėm qė tė japė kėshilla dhe tė ndihmojė, duke u bėrė shembull i vėrtetė i njeriut me shpirt tė madh, tė sinqertė qė secilit nė vend tė urrejtjes dhe sharjeve e fyerjeve iu ofroi rastin e mirėkuptimit dhe tė afrimit, duke i dhėnė pėrherė pėrparėsi bisedės, dialogut dhe mirėkuptimit.

Virtytet prej njeriut tė madh me shpirt human dhe pėrparimtar, tė bėjnė tė kuptosh se mikun nuk mund ta pėrfitosh, ta gjesh apo ta blesh me para, e as ta pėrdorėsh si letėr xhokeri pėr nevojat personale. Por atė (mikun) siē ishte i nderuari z. Tadej Rodiqi, mund ta gjesh nė kalim kohėsh dhe vetėm nėse ke tipare tė vėrteta njerėzore, e para sė gjithash atdhetare, vetėm nėse mund ta frenosh veten dhe tė kuptosh drejt tė vėrtetėn dhe qėndresėn.
Z. Tadej Rodiqi rrjedh nga njė familje patriotike e Prizrenit, sė cilės pesha e rėndė e fatit tė kombit si nė tė kaluarėn e largėt, dhe nė atė tė renė, e pėrcolli deri nė frymėn e fundit. Pėr tė dhe familjen ishin tė rėnda vitet e okupimit tė Kosovės nga partizanėt ēetnikė.

Z. Tadej Rodiqi, me kėnd takohej, linte mbresa tė thella tė njė miku tė mirė, me karakter tė njė burri me virtyte vėrtet shqiptare, me dinjitet tė lartė, kuptim dhe dashuri pėr familjen dhe njeriun, dhunti qė ia kishte dhuruar zoti. Kjo bėri qė Tadeja tė jetė i dashur pėr tė gjithė. Tė ketė njė familje tė mirė, tė madhe dhe tė edukuar, por edhe tė shkolluar.

Kujtimi mbetet pėr mikun! Fjalėt e mira dhe tė ėmbla gjithherė afruese dhe shumė herė kėshilluese. Ishte gjithmonė i qetė dhe gjithēka e peshonte me maturi. Edhe kur e rėndonin me fjalė, ai vetėm me buzė nė gazė thoshte: Mirė bre, le tė flasin... nuk ka dert! Kurrė nuk kishte gjuhė tė urrejtjes e as mendime tė hakmarrjes ndaj asnjėrit, pra kishte fuqinė e unitetit dhe tė ofrimit-bashkimit, gjė qė e bėri shumė tė dashur edhe nė jetėn shoqėrore - qė nga vitet 90-ta edhe nė atė politike, si funksionar i lartė dhe i nderuar i PSHDK-sė.

Z. Tadej Rodiqi me miq shpesh herė rikujtonte edhe kohėn e rėndė pas vitit 1945. Pėrkujtonte maltretimet dhe burgosjen e vėllait Seb Mateja dhe motrės Gjyliane Mateja, tė burgosur nė grupin e Marije Shllakut. Tortura dhe maltretime tė papara nga pushteti i asaj kohe. Nga torturat qė i bėhen vėllait, Matejės, nė burgun e Prizrenit, ai pas disa muajsh vdiq. Motra Gjyliana e akuzuar se vėlla kishte njė armik tė Jugosllavisė, pėr shumė kohė qėndroi nė birucat e burgjeve jugosllavė. Z. Tadeja shpesh me fshamje pėrkujtonte edhe vitet e rėnda tė familjes Rodiqi. Andaj porosia e tij ishte: "Njeriu nuk duhet ndalė sė kėrkuari fatin e vet, atė qė i takon". E kjo familje si gjithė familjet tjera patriotike shqiptare gjithmonė ishin nė kėrkim tė lirisė dhe tė sė drejtės kombėtare, qė kishte sjellė pėrplasje te mėdha.

Nė rrethana tė vėshtira tė shtetrrethimit, ishte kryetar i Komisionit Republikan Zgjedhor nė zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale tė vitit 1992 dhe 1998. Pati fatin qė tė nėnshkruajė vendimin, nė bazė tė vullnetit tė popullit, tė dalė nga kėto zgjedhje pėr dr. Ibrahim Rugovėn, president i Kosovės. Mė 1999 ishte pjesėtar i delegacionit tė Kosovės nė Paris (si ekspert juridik) dhe pėrfaqėsues i PSHDK-sė me rastin e nėnshkrimit tė Marrėveshjes sė Rambujesė, qė dėshmon se Tadej Rodiqi ishte doajen i Gjyqėsisė sė Kosovės. Pas ēlirimit, mė 12 qershor 1999, ai angazhohet nė Komisionin e Pėrkohshėm tė UNMIK-ut pėr emėrimin e gjyqtarėve dhe tė prokurorėve emergjentė, pėr t'u caktuar mė vonė anėtar i Komisionit Gjyqėsor e mė vonė edhe anėtar e nėnkryetar i Kėshillit Gjyqėsor dhe Prokurorisė sė Kosovės, duke dhėnė kontribut tė ēmuar pėr krijimin e sistemit gjyqėsor tė Kosovės deri nė vdekje, duke mbetur pėr kolegėt e gjeneratės, por edhe tė tjerėt, por edhe pėr historinė e gjyqėsisė sė Kosovės, njėri me vlerė dhe i respektuar, si jurist i urtė, profesionist i njohur dhe i guximshėm.

Edhe pse vdekja e mikut ėshtė e rėndė dhe shkakton dhembje, zbrazėti, mungesė, ajo kompensohet me kujtimet e mira pėr tė. Atė e mbajnė tė gjallė kontributi dhe veprat dhėnė ēėshtjes sė kombit. Kujtimet dhe veprat jetojnė gjatė edhe pas kalimi tė njeriut nė amshim.

BOX:
Tadej Rodiqi lindi mė 28 tetor 1928 nė Prizren. Pasi kreu gjimnazin dhe shkollėn e lartė pedagogjike, fillimisht punoi si mėsues nė Glloboqicė.
Pastaj drejtor i Gjimnazit tė Ulėt nė Podujevė, ku ligjėroi shtatė lėndė. Mė 1945 ia burgosin motrėn Gjulianėn dhe vėllanė Seb Matejė Rodiqin - qė burgoset me grupin e Marije Shllakut bashkė mė 27 tė rinj tė Prizrenit.

Mė 1957 u diplomua nė fakultetin juridik. Punoi nė administratėn Komunale nė Prizren pėr t'u zgjedhur gjyqtar i Gjykatės. Mė 1967 zgjidhet gjyqtar nė Gjykatėn e Qarkut tė Prishtinės. Ishte udhėheqės i degės penale tė Gjykatės Supreme tė Kosovės. Mė 1989 Kuvendi i Kosovės e zgjedh kryetar tė Gjykatės Supreme tė Kosovės – por Serbia suprimoi Gjykatėn dhe tė gjitha organet e pushtetit tė asaj kohe nė Kosovė. Tadej Rodiqi radhitet nė anėn e popullit tė tij. Zgjidhet kryetar i Komisionit Zgjedhor tė Republikės sė Kosovės nė vitin 1992 dhe 1999. Nga viti 1992 ėshtė funksionar i lartė i PSHDK-sė. Mė 1999 ishte edhe nė Paris anėtar i delegacionit tė ekspertėve, pėr marrėveshjen e Rambujesė. Mė 12 qershor 1999 angazhohet nė Komisionin e pėrkohshėm gjyqėsor tė UNMIK-ut pėr emėrimin e gjyqtarėve dhe tė prokurorėve emergjentė. Ishte nėnkryetar i Kėshillit Gjyqėsor dhe Prokurorial tė Kosovės, ku kontribuoi nė krijimin e sistemit gjyqėsor tė Kosovės.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara