HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Atdheu ynė ashtu siē ishte

-- nga ERMIR HOXHA, gazeta "Shqip"

Robert Elsie Promovohet vepra mė e fundit dhe e rrallė pėr nga lloji e albanologut Robert Elsie, "Dritėshkronja". Ajo pėrmban qindra foto tė papublikuara ndonjėherė nga koleksionet e tė huajve, qė udhėtuan nėpėr viset shqiptare shumė vjet mė parė

Elsie ka pėrmbledhur pėr herė tė parė vetėm koleksionet e tė huajve dhe konkretisht tė Jozef Sekelit, Johan Georg von Han, Maksimilan Lamberc, tė dyshes Franc Nopēa dhe Bajazid Elmaz Doda, si dhe tė misionit holandez qė themeloi xhandarmėrinė shqiptare nė vitet e mbretėrisė

Robert Elsie - Dritėshkronja

Me njė album fotografik tė promovuar dje nė ambientet e Panairit tė Librit "Tirana 2007", albanologu i njohur Robert Elsie ka plotėsuar viganizmin e tij prej studiuesi dhe promovuesi tė kulturės shqiptare. Ai nuk ishte i pranishėm nė ceremoninė e promovimit pėr arsye pune, por ata qė folėn pėr veprėn e tij mė tė fundit, "Dritėshkronja", thanė se Elsie hodhi njė tjetėr hap tė madh nė shpėrfaqjen e kulturės sė kombit tonė, pas njė sėrė veprash studimore e sė fundi si pėrkthyes. Me veprėn fotografike "Dritėshkronja", Elsie ēeli njė epokė tė re tė shqiptarizmės, atė tė pasurisė dhe dėshmisė fotografike. Studiuesi Moikom Zeqo tha se vepra e Robert Elsie ėshtė njė nxitje pėr themelimin e enciklopedisė sė fotografisė shqiptare.

Kuvend burrash - Mirditė Nė parathėnie tė veprės sqarohet fillimisht ngacmimi pėr t'i vėnė emrin "Dritėshkronja", ku thuhet: Dritėshkronja, kjo fjalė e bukur shqipe, u pėrdor pėr herė tė parė nė shekullin e nėntėmbėdhjetė… Historia e fotografisė nė Shqipėri dhe nė jugperėndim tė Ballkanit filloi rreth kohės sė Jozef Sekelit (1838-1901). Komisioni pėr Ballkanin i Akademisė sė Shkencave tė Austrisė e caktoi fotografin e ri vjenez qė tė merrte pjesė nė njė udhėtim nė Shqipėri, nė vitin 1863, njė ekspeditė e drejtuar nga albanologu Johan Georg fon Han. Pesėdhjetė fotografitė, tė cilat rezultuan nga udhėtimi nėpėr viset e Drinit e Vardarit, janė ndėr mė tė hershmet nė Shqipėri, nė Kosovė e Maqedoni. Nė parathėnie pėrmendet edhe saga e Marubėve si themelues i artit fotografik shqiptar, por nė veprėn e tij, Elsie ka pėrmbledhur pėr herė tė parė vetėm koleksionet e tė huajve dhe konkretisht tė Jozef Sekelit, Johan Georg von Han, Maksimilan Lamberc, tė dyshes Franc Nopēa dhe Bajazid Elmaz Doda, si dhe tė misionit holandez qė themeloi xhandarmėrinė shqiptare nė vitet e mbretėrisė.

Gra refugjate nga Gjakova Nėpėrmjet tyre sillen realitete shqiptare tejet grishėse, si fotografia bardhė e zi qė vishet me njė tis magjik. Tek ato ėshtė historia, gjeografia, realitetet urbane, njeriu, heroi, politika, diplomacia, si dhe jeta e pėrditshme nė tė gjitha dimensionet e saj. Studiuesi i njohur i artit fotografik, Ferid Hudhri, tha se vepra e Robert Elsie u shėrben sa historianėve e sa studiuesve nė sfera tė tjera. Pėr shembull, ai pėrmend njohjen nėpėrmjet fotove me urėn e vjetėr tė Bahēallakut apo me kalanė e Prizrenit, qė deri mė sot nuk kanė qenė tė njohura.

Apo dhe kostumet e shumta. Deri mė sot janė marrė pėr bazė veprat nė pikturė me tė tilla realitete, qė kanė qenė produkt fantazie, ndėrsa sot, nėpėrmjet fotove tė veprės "Dritėshkronja", na vijnė dėshmi origjinale. Sipas Hudhrit, pėrveē historianėve, qė tashmė do tė kenė nė dorė tė tilla dėshmi origjinale ilustruese, janė dhe studiuesit, tė cilėt, nėse do tė kenė nevojė pėr modelin origjinal nė njė vepėr restauruese, mundet tė zotėrojnė origjinalin pėr t'iu afruar asaj. Gjithsej nė vepėr janė 248 foto qė u pėrkasin viteve 1863-1917.

Manastiri i Shėn Naumit Nė parathėnie thuhet se dy nga shkencėtarėt mė tė spikatur nė fushėn e albanologjisė sė kohės na lanė leksione tė fotografive tė panjohura deri para pak kohe. I pari ėshtė baroni hungarez Franc Nopēa, i cili, bashkė me sekretarin e bashkėfotografin e tij shqiptar, Bajazit Elmaz Doda, jetoi nė Shkodėr pėr disa vjet dhe udhėtoi shumė nė Malėsinė e Madhe. I dyti ėshtė austriaku Maksimilan Lamberc, i cili vizitoi Shqipėrinė gjatė Luftės sė Parė Botėrore, nė kuadrin e njė ekspedite shkencore tė organizuar kjo nga Komisioni pėr Ballkanin i Akademisė sė Shkencave tė Austrisė. Udhėtarė tė tjerė nė jug tė Ballkanit bėnė fotografi pa menduar qė do tė vinte njė ditė kur fotografitė e tyre do tė kishin njė vlerė tė jashtėzakonshme historike kulturore. I tillė ishte rasti i oficerėve holandezė, tė cilėve iu dhanė jo vetėm pajisje luftarake, por edhe nga njė aparat fotografik.

Ndėrsa J. G. von Han shkruan mė 1863-shin, lidhur me ekspeditėn e planifikuar nga Akademia Austriake: Para se tė ndėrmerrnim kėtė udhėtim, Akademia mundi tė sigurojė gjithashtu pjesėmarrjen e fotografit tė dėgjuar vjenez, zotit kimist dr. Jozef Sekeli, nė mėnyrė qė ai tė pėrgatiste njė album me fotografi nė kėto krahina nė panjohura. Ky i fundit e pėrmbushi detyrėn e tij me njė zell tė jashtėzakonshėm dhe bėri njė seri panoramash, tė cilat mund tė vihen nė njė rang me gjėrat mė tė bukura qė ka mundur tė realizojė arti fotografik nė kėtė drejtim, shkruan kėshtu J.G.von Han.

Vepra "Dritėshkronja" e Robert Elsie ėshtė botuar nga "ATV Media Company", qė drejtohet nga familja Pacolli. Dyshja Selim Pacolli dhe kryeredaktori i revistės "Albanica", Skėnder Bllaka, shprehen se i gėzon fakti qė albumi del si kurorėzim i idesė qė lindi rastėsisht nė verė tė vitit 2006, kur Elsie ishte mysafir te kompania e tyre nė Kosovė. Vepra konsiderohet prej tyre si e pėrmasave qė i tejkalon kufijtė kombėtare. Nė pozitėn e historianit, kėtė vlerėsim dha dhe i shumėnjohuri Kasem Biēoku. Ai tha se kjo vepėr ėshtė pasuese e disa tė tjerave qė del nė njė kohė paksa delikate pėr fatet e kombit dhe specifikisht pėr fatin e Kosovės, kur deri para pak vitesh, tė huajt nuk dinin asgjė pėr realitetin e atjeshėm e jo mė pėr historinė e rajonit. E tashmė, sipas Biēokut, ėshtė sėrish Robert Elsie qė ofron njė vepėr me pėrmasa historike tė mbėshtetur te tė dhėnat vizuale, siē ėshtė fotoja.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara