HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Rinas: "Xha Refati" mbyt ushtarin me gur nė kokė!

Sami Repishti

-- by Sami REPISHTI, New York (ShBA)

"...Nė verė tė vitit 1955, u trasferuem ne Rinas, jo larg kryeqytetit. Aeroporti i ri do tė ishte ma i madh se ai i Urės Vajgurore, e do tė shėrbente pėr detyra civile e ushtarake, njikohėsisht.
Nė Rinas, barakat e kampit ishin tė rrethueme me dėrrasa. Brenda kampit, tė burgosunit ndėrtuen rrugė tė ngushta tė shtrueme me zhavor e kanalizime me pengue inondimin e kampit e baltėn e dimnit. Uji ishte i mjaftueshėm, e pėr tė parėn herė, u dha mundėsia e nji pastrimi ma tė mirė e rrobeve. Ishte nji kėnaqėsi e veēantė. Komanda e kampit paguente 10 pėrqind tė vlerės monetare tė normės, me nji llogari tė mbajtun nė nji dyqan brenda kampit. Me tė hollat e grumbullueme, u ba e mundshme blemja e disa artikujve ushqimorė. Pagesa pėr nji javė pune na siguronte afėrsisht nji kilogram sheqer. Metoda e re shėrbeu pėr nxitjen nė punė. Nė mesin tonė, kishte mjaft nga ata qė plotesojshin dy norma nė ditė.

Zona e punės ishte nji pyll i degjeneruem, mbulue me ferra e druj tė vegjėl. Filloi gėrmimi i thellė i tokės qė te nxirrshim jashtė e mirė tė gjitha rranjet e tė shkatėrrohej ēdo vegjetacion qė mund tė rrezikonte betonimin. Rreth e pėrqark ishin rojet e shumta, me pushkė automatike e mitroloza.
Nji ditė, ngjau diēka me tė vertetė tragjike dhe revoltuese e gjendjes nė tė cilėn jetojshim. Nji ish-ushtar, i burgosun sepse kishte tentue kalimin nė Jugosllavi, i denuem rishtas e pru nė kampin tonė, tentoi arratisjen. Ishte rreth njizetė e dy vjeēar, i qetė e shumė i njerzishėm. Nuk kishte shokė, qendronte i vetmuem, e me rrobet ushtarake dukej jashtė vendit nė mesin tonė. I deshpruem nga burgimi e vuejtja, uli lopaten nė shesh, e filloi me ecė drejt rojeve tė jashtme, me hap tė rregullt. Roja i drejtoi pushkėn. Viktima nuk u ndal. Kishte vendosė me dekė.

Sami Repishti - Nėn Hijen e Rozafės

Tė gjithė ndaluem punėn, e ndoqem me ankth zhvillimin e kėsaj drame qė do tė perfundonte nė tragjedi. Ndigjuem zanin e Aspirant Refatit, komandant i rojeve tė jashtme qė thirri: "Mos shtini! Mos shtini!" e vraponte kah ushtari, qė vazhdonte largimin me hapa tė rregullta, pa thanė asnji fjalė. Aspirant Refati u afrue, e kapi tė burgosunin pėr cverku, i ra nė kokė me dru, derisa viktima ra nė shesh. Aspiranti shfrynte, shante rrihte me shkelma trupin e shtrimė e gjysėm tė vdekun. Mandej ai shikoi pėrreth, gjeti nji gur tė madh, e mori, u afrue pėrsėri pranė trupit tė shtrimė, e tue ngritė me dy krahė tė fuqishėm, e lėshoi me forcė mbi kokėn e ish-ushtarit pa ndjenja. Nga kampi, nji britėm e fuqishme u ngrit deri nė qiell. Mandej, ra nji qetėsi e plotė. Askush nuk foli! Askush nuk lėvizi! "Xha Refati", siē e quejshin rojet, e shikoi tė vdekunin pėr nji ēast, i ra me shkelm kufomės, u sigurue qė kishte dhanė shpirt, e tue u kethye nga na bėrtiti: "Punoni derra, ēfarė shikoni?"

Mbylla sytė e zuna veshėt me dorė tue ulė kokėn para kėsaj skene tė hatashme. Dojsha me hy i gjallė nė dhé. Gjesti i "xha Refatit" mė delte pėrpara me fuqi, e klithma e mprehtė e shokėve, nuk me largohej nga mendja. Nji heshtje vorri, si ajo qė ndoshta bota do tė ketė provue mbas pėrmbytjes biblike, mbuloi gjithēka. Kur hapa sytė, motorri i kampit punonte si pėrpara me zhurmėn e randė e lodhėse tė tijėn, sikur donte me u thanė punėtorve tė shtangun nė vend, se asgja nuk kishte ndryshue…

Te kėputun nga tmerri i dėshmuem, ndigjuem pėrsėri qė vinte nga ferri i krijuem me vullnet tė njeriut tė pazemėr, nji za i njohun, i ējerrun, i shkėputun, i ashper qė njihshim mirė. Me nji dru nė formė krrabe, tė mbajtun nalt si trofe fitorje, "xha Refati" bėrtiti me gėzimin djallzor tė gjaksorit: "Kjo ėshtė diktatura e proletariatit!"

"Xha Refati" ishte nji "desperado". Ata qė e njihshin mirė, na treguen se kishte vra kushėrinin, me qėllim qė t'i marrė gruen. I bashkuem me ēetat partizane gjatė luftės, ishte ofrue vullnetarisht pėr veprime qė i jepshin mundėsi me torturue fshatarėt e zonės sė Kolonjes, ku qėndronte njisiti i tij partizan. Mbas "ēlirimit", ishte ngarkue me mbikqyrjen direkte tė qelive tė burgut tė Tiranės, dhe si kujdestar i seksionit tė posaēem tė torturave kundėr tė arrestuemve politikė.

...Tė nesėrmen, xha Refati ishte nė krye tė kolonės se burgosunve, si gjithėherė, me shkopin nė formė krrabe, si gjithėherė, e me nji ecje tė rregullt, si gjithėherė. Asgja nuk kishte ndryshue te ky monstėr, qė vrau nji tė ri dje, e qeshej sot. Me gjestet e tij, dukej sikur thonte: "Unė jam zoti juaj kėtu. Dėgjoni? Jeta juaj ėshtė nė dorėn time!"

Pjesė nga "Nėn hijen e Rozafės",
Narrativė e jetueme - (faqe 256-259) e Profesor Sami Repishtit.
Titulloi dhe postoi Paul Tedeschini, 07.06.2007

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara