HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Rruga e mundimshme e Kosovės drejt Pavarėsisė

-- nga ROMEO GURAKUQI*

Objekti i trajtesės sė mėposhtme ėshtė tė risjellė nė vėmendje tė opinionit, historinė e trajtimit juridik tė: 1. procesit konstitucional tė shkėputjes sė Kosovės nga Serbia; 2. tė procesit tė heqjes “konstitucionale” tė autonomisė federative tė Kosovės nga ana e Serbisė; 3. tė ballafaqojė kėto dy procese juridike tė pėrkundėrta me tre parime themeltare tė sė drejtės ndėrkombėtare nė njohjen e pavarėsisė sė njė shteti: parimin e vetvendosjes, mbrojtjen e njė populli nga genocidi dhe doktrinėn e uti possidetis. 4. tė argumentojė se statusi i ardhshėm i Kosovės, nuk mund tė ketė fill tė ndryshėm shqyrtimi nga diplomacia perėndimore nga startet e ndjekura edhe pėr njėsitė e tjera federative tė ish RSFJ. 5. se kuadri legal i krijuar mbi Kosovėn nė kornizėn e tė drejtės ndėrkombėtare nga Rezoluta 1244 ka qenė vetėm njė situatė e pėrkohshme juridike dhe plotėsisht paradoksale nga pikėpamja teknike, e ndėrtuar nga nevoja e kompromisit politik me Rusinė postdiktatoriale; 6. se paketa e Presidentit Ahtisaari ėshtė vetėm njė rikthim logjik i tė drejtės ndėrkombėtare mbi Kosovėn afėrsisht nė tė njėjtat linja qė kjo e drejtė ėshtė zbatuar edhe pėr njėsitė e tjera shtetformuese tė ish RSFJ.

A. Disa konsiderata politike pėr situatėn aktuale
Procesi vijues 120 ditor i bisedimeve tė pėrsėritura u ka dhėnė mundėsi shqiptarėve dhe ekipit tė tyre negociator, tė argumentojnė jo vetėm se plani i President Martti Ahtisaari ėshtė rruga e kompromisit tė mundshėm pėr t’u pranuar prej shqiptarėve, por njėkohėsisht kjo mund tė kosiderohet si njė periudhė e artė pėr tė filluar procesin e njohjes ndėrkombėtare tė Kosovės si shtet i pavarur, bazuar nė pretendimin dhe faktin e tė sjellurit si shtet. Pra, ka ardhur momenti pėr njė argumentim, tė bazuar nė parimet e tė drejtės ndėrkombėtare, dhe nė logjikėn e ndjekur nga komuniteti ndėrkombėtar edhe pėr rastet e shteteve tė tjera tė ish Jugosllavisė, se Kosova, aktualisht protektorat i OKB, zotėron de facto, tė gjitha elementet e shtetėsisė. Kėto elementė, qė nė planin e brendshėm kosovar kanė filluar tė krijohen nga momenti i shpalljes sė Republikės sė Kosovės, nė planin e jashtėm ndėrkombėtar janė njohur deri nė nivelin e kushteve tė veēanta tė krijuara nga Rezoluta 1244 e Kėshillit tė Sigurimit (mė tej K.S.) tė OKB dhe mė vėshtirėsi po zgjaten drejt projektit Ahtisari.

Tė njėjtėn gjė, por nė kahun e kundėrt, po bėn Serbia dhe institucionet e saj: ajo po pėrpiqet te argumentojė se Kosova, nė bazė tė tė drejtės ndėrkombėtare, ėshtė pjesė integrale e Serbisė. Serbia, e ndodhur nė pozicionin e vėshtirė tė humbjes de facto, tė territorit tė fituar si plackė lufte nga vendimet e Konferencės sė Ambasadorėve nė Londėr mė 1913 (Rezoluta 1244 e KS tė OKB pėrjashtoi autoritetin e Serbisė mbi Kosovėn, por pranoi tėrėsinė territoriale tė RFJ), po pėrpiqet tė shpėrbėjė pėrgjegjėsinė shtetėrore tė Serbisė aktuale nga ajo e Serbisė sė drejtuar nga Sllobodan Millosheviq. Dhe kjo shpėrbėrje mund tė ndodhė vetėm nė rast “harrese” tė etnocidit shtetėror tė Serbisė, 1998-1999, dhe tė historisė politiko-juridike tė shkėputjes sė Republikės sė Kosovės nga RSFJ. Vetėm kjo “harresė” mund ta shpėtojė, mund ta nullifikojė tė drejtėn e njė populli pėr shkėputje.

Njė objektiv mjaft i vėshtirė, por jo i pamundur, kur mendon se Serbia ka nė krah njė aleat aq tė rėndėsishėm dhe aq tė fuqishėm si Rusia, trashėgimtare e denjė e Perandorisė Cariste. (Kujtoj se njė objektiv tė ngjashėm me atė qė nė axhenden e tij ka Vuk Jeremiq, ka pasur ministri i Jashtėm i Francės sė Luigjit tė XVIII nė Kongresin e Vjenės 1814-1815 Talleyrand: shpėrbėrja e pėrgjegjėsisė sė Francės sė epokės sė Restaurimit nga pėrgjegjėsia e Francės sė pėriudhės Napoleoniane, i cili edhe ia pat arritur, por kuptohet, nė kushtet e reaksionit restaurues post-napoleonian. Sot jemi nė kushte historike krejtėsisht tė ndryshme, dhe nė tė drejtėn ndėrkombėtare, shkėputja dhe formimi i njė shteti tė ri mund tė pranohet kur sė paku, konstatohet genocidi, shpėrngulja e dhunshme dhe shfarosja pa lėnė gjurmė e popullsisė civile, kur qeveria qendrore nuk pėrfaqėson mė prej dekadash popullin e njė entiteti shtetformues).

Serbia mund ta realizojė objektivin e saj vetėm nėse SHBA dhe BE do tė detyrohen tė lėshojnė terren nė mbrojtjen e parimeve tė sė drejtės ndėrkombėtare tė pranuara botėrisht pėr njohjen e shteteve tė reja tė ēliruara nga zgjedhat kolonialiste, tė shpėtuara nga genocidi dhe shteteve tė tjera tė lindura nga shpėrbėrja e ish Jugosllavisė, para presioneve anakronike tė Rusisė.

B. Kosova de facto shtet
Megjithėse Kosova nė kėtė moment, nė aspektin ndėrkombėtar nuk njihet si shtet, ajo zotėron karakteristikat materiale dhe ato tė brendshme juridike tė shtetėsisė. Shtetėsia, vertetė ėshtė njė koncept i rregulluar prej tė drejtės ndėrkombėtare dhe jo njė ēeshtje materialisht faktike, por tė qenurit materialisht dhe faktikisht shtet ėshtė thelbėsisht njė cilėsi ligjore, e cila e bėn njė entitet parimisht shtet. Shteti, si njė pėrson i tė drejtės ndėrkombėtare, duhet tė zotėrojė cilėsimet e mėposhme:1.tė ketė njė popullsi tė pėrhershme; 2. njė territor tė pėrcaktuar qartė; 3. njė qeveri sovrane; 4. kapacitetin pėr tė hyrė nė marrėdhėnie me shtetet e tjera.

Rezoluta 1244 e KS tė OKB, pas etnocidit tė viteve 1998 dhe 1999, dhe ndėrhyrjes sė NATO-s pėr shpėtimin e popullit shqiptar nga spastrimi etnik, ka krijuar mbi Kosovėn, si njėsi e veēantė federative i ish RSFJ, kushtet pėr zhvillimin e njė qeverisjeje tė strukturuar sovrane. Kosova, nga 15 maji 2001, ka njė “Constitutional Framework for Provisional Self-Government." Kjo “kornizė kushtetuese pėr vetqeverisjen e pėrkohshme” e pėrcakton Kosovėn njė entitet tė veēantė, njė protektorat nėn administrimin e pėrkohshėm ndėrkombėtar dhe njė territor tė pandashėm. Kosova ka njė sistem ligjor tė veēantė, ka njė sistem qeverisjeje qendrore dhe lokale tė zgjedhur nė mėnyrė demokratike, ka njė sistem tė drejtėsisė tė veēantė dhe kapacitetin de facto pėr tė pritur misionet diplomatike tė shteteve tė tjera. Sovraniteti i kėtyre institucioneve ėshtė i kufizuar vetėm nga pozicioni i kreut tė Misionit tė UNMIK dhe funksioni mbrojtės i KFOR. Ėshtė e vertėtė qė Rezoluta 1244 respekton sovranitetin dhe integritetin territorial tė RFJ pėrfshi Kosovėn, por natyra e kėtij sovraniteti ka qenė pastėrtisht nominale, pėrderisa kjo rezolutė, nepėrmjet konsiderimit “popull” tė banorėve tė kėsaj krahine, ka njohur nė fakt edhe tė drejtėn pėr vetvendosje tė kėtij entiteti. Kosova ėshtė de facto protektorat i OKB dhe protektoratet e deritanishmee tė OKB kanė pėrfunduar me pavarėsi.

Territori mbi tė cilin ushtron aktivitetin qeveria e zgjedhur e Kosovės ėshtė gjegjėsisht territori i njėres prej 8 njesive tė barabarta federative tė ish RSFJ, Krahinės Socialiste Autonome tė Kosovės, bazuar nė kushtetutėn e vitit 1974, qė pėrkon me territorin qė Serbia pushtoi nga tokat e konsideruara shqiptare tė Perandorisė Osmane mė 1913. Me Rezoluten 1244, u ndėrmor vetėm hapi i parė pėr shkėputjen e njėsisė federative tė radhės sė ish Jugosllavisė nga Serbia. Kjo sepse ndarja konsensuale e kėrkuar nga shqiptarėt, si njė opsion i pranuar nga e drejta ndėrkombėtare, u kapėrcye nga terrori i viteve 1998-1999. Duke njohur realitetet konstitucionale tė ish RSFJ, Rezoluta 1244 u pėrpoq ta trajtonte Kosovėn si njė prej shkėputjeve tė radhės sė njėsive pėrbėrėse tė Federatės jugosllave, por u detyrua tė ndiqte njė rrugė tė ndėrmjetme nga nevoja pėr tė bėrė llogari me kundėrshtimin sistematik tė Rusisė. D.m.th., nevoja e njė kompromisi politik me Rusinė, krijoi njė realitet tė pangjashėm juridik nė marrėdhėniet ndėrkombėtare pėr Kosovėn, me tė cilin po duhet sot tė bėjė llogari jo vetėm Kosova, por edhe fuqitė perėndimorė nė kėtė moment final vendimarrjeje.

C. PROCESI INSTITUCIONAL I SHKĖPUTJES SĖ KOSOVĖS NGA SERBIA, 1990-1998
Duhet tė kujtojmė se, njėlloj si tė gjitha njėsitė e tjera pėrbėrėse federative tė ish Jugosllavisė, Kosova, nėn drejtimin e urtė tė presidentit tė saj legjendar Ibrahim Rugova, ndoqi deri mė 1999, rrugėt normale tė vetvendosjes, duke u udhėhequr nga ky parim udhėrrefyes i tė drejtės ndėrkombėtare, pėr krijimin e Shtetit dhe pėrcaktimin e njohjen e kufijve tė saj. Delegatėt e Kuvendit tė Krahinės Socialiste Autonome tė Kosovės mė 2 korrik tė vitit 1990 miratuan shpalljen e Deklaratės Kushtetuese pėr Kosovėn, si njėsi e pavarur dhe e barabartė nė kuadėr tė Federatės Jugosllave. Materializimin kushtetues kjo deklaratė e mori me 7 shtator 1990 nė Kaēanik, ku Kuvendi i Kosovės (pas shpartallimit qė i bėri Serbia ligjit kushtetues tė saj), shpalli Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės. Pas fillimit tė proceseve dezintegruese tė Jugosllavisė, mė 26-30 shtator 1991, nė Kosovė u mbajt njė referendum mbarėpopullor, i cili njohu konstituimin e Kosovės si shtet i pavarur dhe sovran. Kuvendi i Kosovės, mė 18 tetor 1991, miratoi mė pas Rezulutėn pėr Kosovėn si shtet sovran dhe i pavarur, amandamentet kushtetuese nė kushtetutėn e Republikės sė Kosovės (19 tetor 1991), ndėrsa zgjedhjet e lira shumėpartiake pėr Kuvendin e Republikės sė Kosovės, u mbajten mė 24 maj 1991 dhe pėr tė dytėn herė mė 22 mars 1998.

Siē mund tė vėrehet qartė, tėrėsia e rregullave ligjore tė tė drejtės sė vetėvendosjes ka pasur dhe ka njė impakt tė thellė nė idenė dhe praktikėn e shtetėsisė. Ndaj rruga e ndjekur nga liderėt historikė tė Republikės sė Kosovės, fillimisht si njėsi e barabartė e RSFJ e mė pas si shtet i shkėputur nga Jugosllavia, mund tė themi ishte njė rrugė e vlefshme nga pikpamja juridike, por politikisht dhe ushtarakisht e pamundur nga pikpamja praktike, pėr shkak tė pėrmasės sė turbulencės qė shkaktoi nė politikėn globale procesi tėrėsor dezintegrues i Jugosllavisė dhe vonesa qė liderėt botėrorė bėnė nė dhėnien e pėrgjigjeve tė vlefshme kėtij procesi mjaft tė ndėrlikuar, juridik, politik dhe mbi tė gjitha ushtarak. Rruga e ndjekur nga udhėheqėsit kosovarė u nullifikua nga regjimi ushtarako-policor qė Serbia vendosi nė Kosovė, qė imponoi de facto njė pėriudhė tė gjatė dypushtetesh: pushtetit tė krijuar nga liderėt e Republikės sė Pavarur tė Kosovės dhe atė tė imponuar ushtarakisht nga regjimi i Millosheviqit, nepėrmjet njė sėrė aktesh me veshje kushtetuese. Pėr 9 vite, nė mes tė Europės, ndodhi qė qeveria qendroree njė shteti nuk pėrfaqėsonte dot njė entitet tė pėrbėrė nga mė shumė se dy milion banorė.

D. PROCESI I HEQJES SĖ AUTONOMISĖ FEDERATIVE TĖ KOSOVĖS NGA ANA E SERBISĖ, 1989-1991
Dhunimi i pozitės juridike kushtetuese tė Kosovės, tė kushtetutės sė 1974, ėshtė bėrė me njė mori veprimesh dhe aktesh antikushtetuese nga pala serbe duke filluar qė nga viti 1981. Projekti i shkatėrrimit tė pozitės konstitucionale ėshtė mbėshtetur nė tė ashtuquajturin "Libri i Kaltėr", ku nė kuadėr tė udhėheqėsisė politike tė Serbisė, pėrcaktohej strategjia e veprimit politik pėr ta ngushtuar dhe rrėnuar mėvetėsinė kushtetuese dhe politike tė Kosovės. Sulmet ndaj pozitės kushtetuese tė Kosovės u intensifikuan pas demostratave tė vitit 1981. Qė nga viti 1981, e sidomos pas debateve kushtetuese tė vitit 1988-89, nė opinionin serb dhe jugosllav u trajtua e ashtuquajtura "padrejtėsi", qė i ishte bėrė Serbisė nė raport me njėsitė e tjera federale tė Jugosllavisė. Aktet mė tė rėndėsishme antikushtetuese tė Serbisė, mbi bazėn e tė cilave ajo e rrėnoi ushtarakisht subjektivitetin politik tė Kosovės, janė si mė poshtė vijon: amandamentet 4-49, tė Kushtetutės sė Serbisė, 28 mars 1989; ligji mbi veprimin e organeve republikane nė rrethana tė veēanta, 26 qershor 1990; Kushtetuta e Republikės sė Serbisė, 28 qershor 1990; Ligji mbi Ndalimin e Punės sė Kuvendit tė Kosovės dhe tė Kėshillit Ekzekutiv tė Kuvendit tė Kosovės, 5 korrik 1990; Ligji mbi Pezullimin e Punės sė Kryesisė sė KSA tė Kosovės, 18 mars 1991; vendimi i Kuvendit tė Serbisė pėr shkarkimin e pėrfaqėsuesit tė Kosovės nė kryesin e RSFJ-s, 18 mars 1991, Kushtetuta e RFJ 27 prill 1991.

E. RRUGA E MUNDISHME DREJT NJOHJES DJE
Nė fillimet e procesit tė dezintegrimit tė ish Jugosllavisė, vendet e Komunitetit Europian (mė tej KE) qenė fillimisht pro ruajtjes sė unitetit tė Jugosllavisė dhe me lejen e autoriteteve federative, u pėrfshinė nė proceset politike tė trajtimit tė situatės. Shtetet e KE synonin nė kėtė fazė fillestare, njė Jugosllavi tė re mė pak tė centralizuar nga pikpamja konstitucionale. Pėr tė mbėshtetur lėvizjet politike, shtetet e KE themeluan Komisionin Badinter, njė njėsi vlerėsuese, qė ndihmonte me kėshilla pėrfaqėsuesit e vendeve tė KE pėr Jugosllavinė. Mirėpo, zhvillimet e vrullshme jugosllave, e bėnė gjithnjė e mė evidente shpėrbėrjen e federatės, e kjo ndikoi qė nė vjeshtėn e vitit 1991, vlerėsimi i vendeve tė KE tė ndryshojė. Kėto vende u pėrpoqėn tė ushtrojnė njė lloj ndikimi mbi mėnyrėn se si do tė duhej tė menaxhohej procesi. Kjo sepse ishte e qartė qė shtete tė reja do tė lindnin, e me kėtė rast do tė duhej tė krijoheshin disa linja bazore mbi tė cilat do tė duhej tė mbėshtetej identifikimi shtetėsisė. Pėr kėtė, mė 16 dhjetor 1991, ministrat e jashtėm tė vendeve tė Komunitetit Europian shpallėn tė ashtuquajturen “Declaration on the Guidelines on Recognition of New States in Eastern Europe and the Soviet Union”.

Nė bazė tė kėtij dokumenti, vendet anėtare shprehen gadishmėrinė pėr tė njohur si subjekte shtetet e reja, bazuar nė standartet normale tė praktikės ndėrkombėtare dhe realiteteve politike nė secilin rast. Deklarata asokohe vendosi njė numėr kushtesh, pėr garantimin e minoriteteve, respektimin e kufijve, tė cilėt mund tė ndryshoheshin vetėm me mjete paqėsore, nepėrmjet marrėveshjeve tė pėrbashkėta, pranimit tė njė marrėveshjeje pėr kontrollin e disa armėve, dhe angazhimit pėr tė zgjidhur nėpėrmjet marrėveshjes tė gjitha ēėshtjet e trashėgimisė shtetėrore tė RSFJ. Nė fund, deklarata pėrfundonte se shtetet e KE nuk do tė njihnin entitetet, tė cilat ishin krijuar si rezultat e agresioneve. Ėshtė pėr tė ardhur keq qė vendet e KE dėshtuan aso kohė nė artikulimin e frazės finale qė mund tė kishte shmangur shumė orekset nacionaliste tė Serbisė, jo vetėm mbi Kosovėn: ata ndoshta do tė duhej tė deklaronin se nuk do tė njihnin edhe sovranitetet e shteteve pasuese tė Jugosllavisė, tė shtrira mbi entitetet e veēanta federative tė Jugosllavisė, nepėrmjet agresionit ushtarako-policor dhe jo nepėrmjet veprimit demokratik dhe konstitucional.

Me kalimin e kohės, vendet e KE paraqiten njė element tjetėr tė ri pėr sa i pėrket Jugosllavisė. Nepėrmjet “Declaration on Yugoslavia”, kėto vende propozuan njė procedurė pėr tė pėrcaktuar kushtet qė duhet tė plotėsoheshin pėr njohjen: sė pari, duhej qė vetė entitetet tė dėshironin njohjen si shtete tė pavarura; sė dyti, kėto entitete duhej tė pranonin angazhimet e pėrcaktuara nė “Guidelines...”; sė treti ata duhej tė pranonin qė mbrojtja e tė drejtave njėrėzore tė minoriteteve tė merrej nė shqyrtim prej Konferencės mbi Jugosllavinė; sė katėrti, qė kėto entitete tė pėrshtasnin garanci kushtetuese dhe politike, se nuk paraqisnin pretendime territoriale pėrkundrejt ndonjė vendi tė KE.

Nė kėto rrethana, njėlloj sikurse Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Maqedonia, qeveria kosovare e drejtuar nga Rugova, pavarėsisht se nė kushtet e pushtimit ushtarak, qė nė fillimet e veprimtarisė sė vet, aplikoi pėr njohje pranė shteteve tė KE. Kėrkesa pėr njohje u shqyrtua nga Badinter Commission. Megjithėse komisioni i lartėpėrmendur dha mendimin se statusi si shtet ishte njė ēėshtje fakti dhe njohja njė ēėshtje deklarative, dhe megjithėse komisioni shkoi pėrtej pozicioneve tradicionale duke vendosur theksin nė tė drejtėn e popujve pėr vetvendosje mbi bazat e kufijve ekzistues territorialė, vendet e KE, nėn presionin e vendeve mike tė Serbise brenda kėsaj bashkėsie (Greqia dhe disa lobe drejtuese tė politikės italiane), hodhėn poshtė kėrkesen e qeverisė kosovare. Nė kėtė rast, jo e drejta ndėrkombėtare, por arsyet e nevojave politike pėr kompromis brenda KE ndėrhynė nė dhėnien e njė pėrgjigjeje, qė duhej tė ishte plotėsisht juridike, nė njė kohė qė pėrgjegjėsia politike duhej tė ishte para sė gjithash humanitare.

F. RRUGA E MUNDISHME DREJT NJOHJES, SOT
Duke kapėrcyer tėrėsinė e ngjarjeve tė mirėnjohura nė historinė e vėshtirė tė mėvetėsimit tė Kosovės, nga 1991 deri mė 1999, mė duhet tė sjell trajtesėn edhe njė herė nė kohėn tonė. Dy janė ēėshtjet me tė cilat tashmė po merret intensivisht diplomacia lėvizėve dhe jo lėvizėse e aktorėve kryesorė tė politikės globale, pas shpalljes sė planit Ahtisaari: 1. Njohja ose jo e pavarėsisė sė mbikqyrur; 2. territori mbi tė cilin do tė duhet tė njihet kjo lloj pavarėsie.

Para sė gjithash duhet tė nėnvizojmė se pėr arsye historike, juridike dhe politike, tė dyja ēėshtjet janė tė lidhura dhe tė ndėrvarura. Ato janė pjesė e aktit tė fundit tė shpėrbėrjes sė ish Jugosllavisė, krijesės qė Franca realizoi nė pėrfundim tė Luftės sė Parė Botėrore, dhe mund tė them pa ndrojtje, lindjes sė vėshtirė tė shtetit tė fundit nga ish RSFJ. Si pasojė e kėsaj lindjeje tė mundishme, Serbia do tė mund tė kthehet nė kufijtė e saj natyrorė duke pritur procesin integrues nė BE, ndėrsa Kosova, e banuar historikisht pėrhershmėrisht nga shqiptarė, serbė dhe tė tjerė, do tė mund tė konstituohet si shtet europian, qė respekton njimendėsisht standardet europiane e tė drejtat politike dhe kulturore tė barabarta tė tė gjitha popujve dhe pakicave.

Kostituimi i kėtij shteti nuk mund tė ndodhė ndryshe veēse brenda territorit tė ish KSA tė Kosovės. Kjo sepse nė tė gjithė historinė 16 vjeēare tė dezintegrimit tė Jugosllavisė, linjat territoriale dezintegruese dhe shteformuese janė bazuar tėrėsisht dhe pa asnjė pėrjashtim nė parimin e tė drejtės ndėrkombėtare tė UTI POSSIDETIS. Uti posidetis ėshtė njė parim i pėrgjithshėm, i cili ėshtė logjikisht i lidhur me fenomenin e fitores sė pavarėsisė, kudo ku ky fenomen shfaqet. Qellimi i tij i vetėm ėshtė qė tė parandalojė qė pavarėsia dhe qendrueshmėria e shteteve tė reja tė dėmtohet prej luftrave vėllavrasėse tė shkaktuara prej ndryshimit tė kufijve qė pason tėrheqjen e ish administruesve tė dikurshėm. Ky parim, i formuluar kėshtu, nuk ėshtė vetėm njė parim teorik i shkencėtarėve tė sė drejtės ndėrkombėtare, por ka gjetur zbatim edhe nė njė interpretim i Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, i mirėnjohur nga tė gjithė, realizuar mė 1986 nė kohėn e shqyrtimit tė ēėshtjes Burkina Faso-Mali.

Pėr tė qenė mė tė qartė le tė ndjekim pak historinė: Pas Luftės sė Dytė Botėrore, nė pėrgjithėsi, shtetėsia u njoh ose u vendos brenda territoreve tė secilės njėsi administrative koloniale, kufijtė e tė cilave ishin nganjėherė kufijtė ndėrkombėtare nė mes kolonive tė shteteve tė ndryshme, ose ishin kufijtė e brendshėm administrativė tė njė fuqie tė vetme koloniale. Kjo praktikė e ndjekur pėr njohjen e shtėtėsisė dhe kufijve ishte njė adoptim i parimit tė sė drejtės romake tė uti possidetis, qė kishte filluar tė zbatohej qė me krijimin e shteteve nė kolonitė spanjolle tė Amerikės Latine. Duke pėrdorur kufijtė tashmė tė vendosur, krijohej thelbėsisht mundėsia pėr tė identifikuar si territorin nė tė cilin opsioni i shtetėsisė do tė ushtrohej, ashtu edhe popullsinė e kėtij territori, e cila ėshtė e titulluar pėr ta bėrė kėtė zgjedhje pavarėsimi. Parimi i uti possidetis ėshtė tashmė njė parim qė zbatohet nė formė tė pėrgjithshme dhe tė padiskutueshme. Gjithashtu ėshtė e nevojshme tė cilėsojmė se nė mes parimit tė uti possidetis dhe parimit tė vetvendosjes, ekziston njė marrėdhėnie e ngushtė. Nė kuptimin normativ mė sė pari duhet tė bazohemi nė dy konventat e Kombeve tė Bashkuara mbi tė drejtat e njėriut, tė cilat flasin pėr tė drejtėn e vetvendosjes pėr tė gjithė popujt. Zhvillimi i tė drejtės sė vetvendosjes ka pasur njė impakt thelbėsor mbi pėrmbajtjen e kritereve tė shtetėsisė. Parimi i vetvendosjes ka qenė operativ jo vetėm nė procesin e dekolonializmit, por u bė veprues edhe pėrtej kontekstit kolonial, duke u shtrirė edhe nė rastin e dezintegrimit tė ish Jugosllavisė, nga i cili proces Kosova s’ka pse tė bėjė pėrjashtim.

Gjithsesi, kėto parashikime nuk u japin tė drejtėn ēdo grupi tė vetshpallur popull, tė formojnė njė shtet. Si mund tė interpretohet sa mė sipėr pėr rastin tonė? Kosova nuk pėrbėhet nga njė grup minoritar brenda njė shteti, qė kėrkon tė vetėngrihet nė statusin e njė populli. Kosova banohet nga mė shumė se 2 milion shqiptarė dhe popuj tė tjerė, ėshtė ish pjesė shtetformuesee Jugosllavisė, njėlloj si Sllovenia, Kroacia, Bosnja, Maqedonia, Mali Zi, Serbia, territor i cili, nga viti 1981 deri mė 1999, iu nėnshtrua njė terrori diktatorial policor tė mirėnjohur, ndėrsa mė 1999 popullsia e kėtij tėrritori iu nėnshtrua as mė pak dhe as mė shumė, por njė etnocidi tė paparė, ndjekur live nga e gjithė bota. Vetė rezoluta 1244 i cilėson banorėt e kėtij entiteti “popull”. Rasti i Kosovės nuk ėshtė rasti i njė grupi popullsie tė njė territori tė njė shteti, le tė themi si rasti i Quebec nė Kanada, ku qeveria qendrore e pėrfaqėsonte popullin nė tėresi mbi bazėn e barazisė dhe pa diskrimim, por rasti i njė populli tė barabartė shtetformues tė ish Jugosllavisė, qė nė momentin e trazirės jugosllave iu nėnshtrue etnocidit mė tė pashembullt tė fundshekullit tė XX, ku nga viti 1990 e deri mė 2007 ka qenė e papėrfaqėsuar nė qeverisjen qendrore nė Beograd, qoftė nė planin republikan qoftė nė planin federativ dhe konfederativ.

Kėsisoj, Serbia aktuale nuk mund tė fshijė kėtė boshllek 18 vjeēar mospėrfaqėsismi institucional dhe politik, dhe nuk mund ta shpėrbėjė vetvehten nga pėrgjegjėsia shtetėrore e Serbisė sė drejtuar nga Millosheviq pėr genocidin e ushtruar. Kosova ėshtė njė prej njėsive shtetformuese trashėgimtare e ish Jugosllavisė bazuar nė kushtetutėn e vitit 1974. Ndokush mund tė pretendojė se ky status shtetformues i ėshtė hequr Kosovės mbi bazėn e atyre akteve “kushtetuese” qė i dhamė mė lart, por kushdo qe ka ndjekur me vėmendje ngjarjet e ish Jugosllavisė dhe ka parė tanket e Millosheviqit mbi Slloveninė, Kroacinė dhe mbi fėmijėt e Bosnjės e Kosovės, mund ta kuptojė mjaft mirė se nuk kemi tė bėjmė me njė akt tė vlefshėm pėr t’u marrė nė konsideratė nga pikpamja juridike, pėrderisa njė gjė e tillė nuk ėshtė kryer nė kushtet normale tė funksionimit tė mekanizmave demokratikė ligjore dhe referendarė. Kėsisoj, vendimi i ardhshėm, bazuar nė konceptet ligjore tė shtetėsisė dhe tė vetvendosjes, njėlloj sikurse pėr tė gjitha njėsitė e tjera pėrbėrėse tė ish-Jugosllavisė, do tė duhet tė zbatohet edhe nė rastin e njohjes ndėrkombėtare tė pavarėsisė sė Kosovės. Shqiptarėt kanė ndjekur vetė tė njejtat rrugė sikurse edhe njėsitė e tjera shtetformuese tė ish Jugosllavisė, pavarėsisht se tanket e ushtrisė serbe e bėnė praktikisht tė pamundshme ushtrimin e plotė tė pavarėsisė. Rasti i Kosovės nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me rastin rajonit tė Krajinės nė Kroaci, ku kemi tė bėjmė me njė grup etnik territorial, qė asnjėherė nuk i ka pasur tė drejta shtetformuese tė njohura konstitucionalisht.

Pranimi i paketės sė propozuar nga Ahtisaari do tė pėrfaqėsojė kthimin mė tė pėrafėrt nė legjitimitetin nė tė drejtėn ndėrkombėtare, njohjen e njė realiteti juridiko-politik tė ndėrtuar tashmė nga populli kosovar, ngjashmėrisht me popujt e tjerė shteformues tė ish RSFJ nga viti 1990, ėshtė njohja de jure e tė drejtės sė njė populli pėr vetevendosje deri nė shkėputje, nė rrethanat e njė shtypjeje genocidale dhe nė kushtet e mospėrfaqėsimit institucional e demokratik nga Serbia nga vitit 1990 deri mė 2007. Pranimi i kėtij plani do tė pėrmbyllte paqėsisht fazėn e fundit tė dezintegrimit tė Jugosllavisė sė dytė dhe hapjen e rrugės pėr integrimin europian tė Serbisė dhe europianizimin politik e institucional tė Kosovės. Moszbatimi i tij do tė shkaktojė njė shkėputje tė njėanshme tė Kosovės dhe njė situatė tė qartė nė Europėn Juglindore.

*Autori ėshtė profesor nė Universitetin Europian tė Tiranės
Shkodėr, 25.08.2007


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara