HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nė kėrkim tė njė Presidenti

-- nga Rudolf Marku

Rudolf Marku 1.
Njėra nga komeditė mė tė njohura tė Aristofanit, hapet me njė njeri qė duket sikur po kėrkon pėr tė gjetur njė gjėsend tė humbur rrugėve tė Athinės. Ėshtė njė njeri, tė cilit i ėshtė vėne barra e rėndė pėr tė gjetė udhėheqėsin e ardhshėm tė Athinės (le tė themi me gjuhėn moderne: Presidentin). Pra, Athina e Aristofanit po kėrkon njė President. Kėrkuesi, atij tė cilit i ėshtė lėnė nė dorė gjetja e Presidentit (le tė themi prapė me gjuhėn moderne: Parlamenti) takon rastėsisht njė njeri p.sh., njė politikan tė shquar a njė gazetar tė shquar tė Republikės sė njohur afrikane tė Ishmaelias. Ndalet, dhe mes tyre zhvillohet pak a shumė ky dialog: - Ndal!

Ti mė dukesh se je personi ma i pėrshtatshėm qė po kėrkoj. -Pėr ēka? -Pėr President? -Unė President? Nuk bėj unė pėr President. Nė radhė tė parė, nuk kam profesionin e pėrshtashėm. -Pse, ēfarė profesioni ke? -Bėj kukureca… Gjithfarė kukurecash, por gjithsesi kukureca. -Ke provuar qė di tė pėrziesh tė brendshmet e bagėtive? Ke dhėnė provėn mė tė qartė se po ashtu do tė dish tė pėrziesh dhe punėt e njerėzve. - Sidoqoftė, nėse nga profesioni qenkam i pėrshtatshėm, prapė nuk plotėsoj njė kusht tjetėr, atė tė shkollės. Kam veē katėr klasė shkollė. -Aha, kėtu ē'ėshtė e vėrteta, na e prish pak planin. Katėr klasė janė shumė…". Ky ėshtė dialogu i famshėm qė ėshtė shkruar tė paktėn tash nja 2400 vjet mė parė.

2.
Le tė pėrpiqemi tani ta rindėrtojmė dialogun aristofanian, nė Tiranėn moderne. Nė ditėn me diellin pėrzhitės tė Tiranės, njė njeri me kostum perėndimor, e me emėr lindor (diēka si Veli Muh-Muhatedi) a me kostum italo-lindor e njė emėr perėndimor (diēka si Karlo Bobolino) ndalet pėrpara Monumentit tė Kulturės kombėtare, Xhamisė Ethem Beu m'u nė mes tė kryeqytetit. I shkurtėr, i zi, me bark tė kėrcyer, i mbytur nė djersė dhe njėkohėsisht i vetėkėnaqur derrėsisht. Mban tė ngjeshur nė vesh njė telefon celular dhe flet me zė tė lartė, sikur mban njė fjalim: Parlamenti: Na duhet njė President.

Tė kuptohemi, jo pėr gjė tjetėr, jo se njė President ėshtė i dobishėm a se do ketė gjė nė dorė, por ngase dhe vendet demokratike si Pakistani dhe India, kanė President, pėrse tė mos e kemi dhe ne njė tė tillė? (I drejtohet Popullit, njė personazhi tė veshur nė mėnyrė tė dyshimtė e qė nuk e flet mirė gjuhėn letrare, gjithnjė duke i folur nga celulari). Tė caktojmė ty, qė ta gjesh. Populli: Vallahi, njė President dhe mundem me e gjetė! Po ku se? Parlamenti: Gjeje tek unė. Populli: Po pse nuk e gjen ti vetė tek vetja, ngase e ke veten ma afėr. Parlamenti: Kungull. Ku kupton ti nga rregullat demokratike. Ti duhet ta caktosh Presidentin. Tė jap katėr minuta afat. Populli (i trembur): E gjeta! Parlamenti: Mos ja thuaj emrin. Ē'farė koincidence! Ē'farė telepatie! Ėshtė i njėjtiemėr qė kisha dhe unė nė kokė! (Pėrqafohen).

3.
Fakti se nė Shqipėri ekziston pothuajse njė krizė nė gjetjen e Presidentit, na kujton as mė shumė e as mė pak, se vėshtirėsia e zgjedhjes sė Presidentit vjen ngase njė President nė Shqipėri ka aq pak vlerė, sa kriza e gjetjes sė tij mund tė vazhdojė me vite e vite e vite, pa shqetėsuar askėnd. Historikisht, nė viset tona njė President i ka vlejtur dhe vazhdon t'i vlejė fare pak Shqipėrisė. Por nė asnjė mėnyrė nuk mund tė provojmė tė kundėrtėn, se Shqipėria i ka vlejtur fare pak njė Presidenti shqiptar. Nė viset tona ėshtė diskutimi pėr zgjedhjen e Presidentit ajo qė vlen, jo vetė zgjedhja e Presidentit. Citohen gjithfarėlloj emrash, citohen mėnyrat e zgjedhjes, citohen afate dhe parashikime, thuhen opinionet e OKB-sė dhe tė BE-sė, tė OSBS-sė dhe tė NATO-s, citohen politikanė tė ditės e politikanė tė natės, por askush nuk thotė se ēfarė kriteresh duhet tė plotėsojė njeriu qė do tė zgjidhet President i ardhshėm i Shqipėrisė. Natyrisht, askush nuk mund ta thotė kėtė, pėr faktin e thjeshtė se askush nuk e di pėrse Shqipėrisė i duhet njė President.

4.
Nicolas Sarkozy, Presidenti mė i ri evropian i zgjedhur nė Francė, ėshtė para sė gjithash njė njeri idesh. Nga idetė vijnė veprimet, nuk pushoi sė thėni gjatė gjithė fushatės sė tij elektorale. Ai nuk ngurroi madje tė citonte me admirim dhe komunistin Antonio Gramshi, duke thėnė se "Jam i njė mendjeje me Gramshin, qė thotė se "Idetė janė kyēi i Pushtetit". Nė Saint-Etienne, Presidenti i ardhshėm i Francės tha se "Politika ėshtė impotente nėse nuk dėshiron asgjė…sepse ai qė nuk dėshiron asgjė, nuk ėshtė nė gjendje tė bėjė asgjė". Vetėm falė ideve tė tij, tė artikuluara me njė qartėsi tė jashtėzakonshme, ai arriti t'ia mbushė mendjen elektoratit francez tė qendrės dhe elektoratit socialistqėta mbėshtetin programin e vet tė djathte, nė njė zgjedhjeelektorale me njė pjesėmarrje tė jashtėzakonshme prej 83.97%. Tony Blair, qė nė fillimet e karrierės sė vet politike ka qenė njė njeri i obsesionuar me idetė.

Veē dy muaj pasi ishte zgjedhur Kryeministėr, nė tetorin e vitit 1997 ai i shkruan njė letėr filozofit dhe historianit tė ideve, Isaiah Berlin. Nė letrėn e vet, Tony Blair e pyet filozofin e shquar, autorin e esesė "Dy Konceptet e Lirisė", se si mund tė bėhet i mundur balancimi i aplikimit tė njė farė paternalizmi shtetėror, me mos cungimin e lirisė sė individit ( dikush thotė se Tony Blair, me kėtė letėr kishte parasysh masat paternaliste pėr tė ndalė varfėrinė dhe mjerimin qė shkakton papunėsia e trashėguar, shkatėrrimi i familjes, fėmijėt nė rrugė deri natėn vone dhe largimin e parakohshėm nga shkolla tė fėmijėve).

Njė Kryeministėr britanik si Tony Blair, nuk turpėrohet pėr tė pyetur njė njeri tė ideve, si Isaiah Berlin. Por kjo ndodh nė Britaninė e Madhe. Kurse nė viset, kurrė s'ka ndodhur qė njė politikan tė pyesė ndokėnd tjetėr pėr tė marre njė mendim, ngase politikanėt tonė i dinė tė gjitha. Thjesht, ngaqė nuk dinė asgjė. Kjo i jep atė guximin sharlatan politikaneve tanė qė t'i fillojnė fjalimet e tyre politike me vlerėsime shkrimtarėsh dhe artistėsh, duke vendosur nga maja e Olimpit tė Dushkut e tė Kasharit, madje se kush ėshtė mė i madhi i letrave shqipe e kush ėshtė mė i vogli, kush ėshtė mė i lavdishmi e kush mė pak i lavdishmi.

Cilat janė idetė dhe ēfarė do ai qė do tė jetė Presidenti i ardhshėm tė Shqipėrisė? A ka tė drejtė publiku shqiptar tė njihet sė pari me idetė e atij qė pretendon tė zgjidhet President? E kam fjalėn pėr idetė e tjera, veē atyre tė pilafit e tė paēes, pėrveē ideve tė kolltukut e tė vetėkacagjelimit, veē ideve tė klanit e tė mexhiz-hanit. Nuk ėshtė fjala qė t'u kėrkojmė presidentėve tanė ide tė komplikuara filozofike: nė njė vend ku numri i vetėvrasjeve ėshtė nė shkallen tragjikisht mė tė lartė, do tė ishte interesante tė dihej se a mendon dhe vetė Presidenti se shkaku i vetėvrasjeve tragjike tė njerėzve, janė jo varfėria dhe indiferenca e shtetit ndaj mjerimit, dhe jo trysnia e papėrballueshme e jetės, dhe jo korrupsioni i pashpresė nė aspektet mė tė pėrditshme tė jetės, por thjeshte nga "depresioni, nga i cili vuante prej kohėsh i sėmuri", siē dhe raportojnė nė unison Policia dhe Mediat, nė pritje tė "zbardhjes sė krimit"... Ky President (jo-Precedent) a do tė qe nė gjendje tė thoshte pėrse vetėvrasjet ndodhin tek njerėzit mė tė deprivuar ekonomikisht, e kurrė nuk ndodhin p.sh., mos qoftė e thėnė, nė mesin e skotės sė pėrzgjedhur tė politikanėve? A mund tė kėmbėngulte Presidenti i shtetit qė politikanėt e kėtij vendi tė mendojnė mė tepėr pėr dritat dhe ujin, qė vendi ynė ende nuk i ka nė masėn qė i kanė dhe vendet afrikane dhe aziatike, pėrpara se tė flasin pėr Evropėn dhe pėrtej?

5.
Lexoj nė gazeta sihariqin (26 Qershor) se "tė gjitha partitė politike kanė rėnė dakord, veē nė njė pike: Presidenti duhet tė jete me profil politik". Paturpėsia dhe grykėsia e atyre qenieve qė quhen politikanė shqiptarė ėshtė bėrė tashmė proverbiale. Nė qoftė se do tė kishte njė pikė nė tė cilėn njerėzit e arsyeshėm tė viseve tona duhej tė kishin rėnė dakord, kjo duhej tė qe: Tė paktėn Presidenti tė mos jetė i racės se korruptuar dhe tė degraduar tė politikanit shqiptar. Tė paktėn ai tė mos jetė i infektuar nga lebroza e politikės. Presidenti shqiptar duhej tė qe i racės normale tė njerėzve normalė d.m.th., njė njeri qė mendon jo patetikisht, tinzarisht, pas-shpinėrisht, skile-sisht, skuthėsisht, dilerantisht. Me kėtė nuk dua tė them se Presidenti thjesht duhej tė qe nga Shoqėria Civile.

Presidenti duhej tė qe njėfarė Ėatchdog i partive politike, njė farė arbitri nė ndeshjet mes partive politike (edhe pse tė gjitha ndeshjet qė luhen mes partive politike shqiptare janė me rezultate tė paracaktuara, ose siē thuhet nė Shqipėri "me gola tė shitur"). E mbi tė gjitha, duhej tė qe njė njeri qė mendon dhe qė ndjen. Dhe sidomos, jo njė njeri qė pozon njeriun e menēur e tė paanshėm thjesht ngase nuk thotė asgjė. Pėr arsyen jo aq tė komplikuar se koka e tij, dhe sidomos guximi i tij, janė bosh. Pėr arsyen dhe mė tė thjeshtė se ai e ka kuptuar se ėshtė vėnė nė atė post, pėr tė mos thėnė asgjė. Kurre ndonjėherė nė Shqiperi nuk ka qenė mė i thellė hendeku ndarės mes njeriut normal dhe politikės. Hendek? Mur Berlini a Muri i Madh i Kinės.

Nė anėn tjetėr tė Murit tė politikės gjenden njerėzit e menēur tė Republikės se ideve e tė ndjesive, ndodhet popullsia nga duhet tė zgjidhet Presidenti. Kam parasysh mendjet e menēura tė Shqipėrisė. Kam parasysh tė kundėrtėn e kolimllėkut e tė skuthllėkut tė politikės. Unė e di se pėrmendja e emrave tė vė nė pozitėn e vėshtirė tė mospėrmendjes sė emrave tė tjerė. Por mė gjithė riskun qė ka pėrmendja e emrave, guxoj tė them se kam parasysh Aurel Plasarin a Petraq Kolovicėn, Petro Zhejin a Adrian Ndrecėn a Mentor Petrelėn, Bardhyl Belishovėn a profesor Shaban Demirajn…(nuk ėshtė se unė mendoj njėlloj si tė gjithė kėta, por tė gjithė kanė provuar se janė njerėz idesh, dhe se dinė tė mendojnė me kokat e tyre)... dhe po qe se do tė kishim qenė veē ca vite mė parė, Gjon Shllakun dhe Gjenar Topallin, Nush Radovanin dhe Robert Shvarcin, Ruzhdi Ēobėn dhe Danish Jukniun. Por nė qoftė se prapė ngulni kėmbė qė tė zgjidhni njė President nga politika shqiptare, (me profil politik), atėherė nuk na mbetet gjė tjetėr veē t'i shijojmė deri nė fund kukurecat 2400 vjeēare tė Aristofanit.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara