HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


HISTORKIKU I SHKOLLĖS SĖ STUBLLĖS

-- nga Sarė GJERGJI

Sarė GJERGJI (Me rastin e jubileut tė 423 vjetorit tė Shkollės nė Stubėll, 1584-2007. Stubėll, 22.09.2007)

Autorė tė shumtė, vendorė e tė huaj, i janė qasur Stubllės nga anė e aspekte tė ndryshme; janė sidomos shkolla dhe martirizimi i popullatės sė kėsaj treve, pra dy shtylla kryesore tė identitetit tonė kombėtarė, tė ruajtjes dhe progresit tė tij, ato qė nė mėnyrė tė veēantė kanė tėrhequr vėmendjen e studiuesve tė shumtė.

Stublla ėshtė njė vendbanim, historia e tė cilit, qė nga shekulli i XV-tė, falė tė dhėnave, argumenteve, fakteve tė ndryshme, mund tė pėrcillet nė mėnyrė kronologjike. Siē vėren, Dr.Rexhep Doēi, Stublla shfaqet nė defterin osmano-turk tė vitit 1455, me gjithsejt 47 shtėpi, 3 tė veja dhe 13 tė pamartuar, po mė kėtė emėr qė ka sot.[1] . Ky fakt le tė nėnkuptohet qė Stublla si vendbanim do jetė themeluar dekada mė parė. Ndėrtimi i 47 shtėpive, bashkė me infrastukturėn pėrcjellėse tė kohės, sigurisht qė kanė kėrkuar kohė pėr tė marrė, sėfundi, statusin e njė vendbanimi stabil, nė kuptim tė ngulitjes,qėndrueshmėrisė, tė marrjės formė dhe pėrmbajtje si vendbanim. Kėtė mendim tonin e sforcon dhe mė shumė fakti i paraqitjes sė Stubllės, nė njė hartė topografike tė Shkupit, qė mė 1477.

Don Mikel Tarabulluzi Nė tė vėrtetė, nė kėtė hartė pėrmendet fshati Caravajkė nė verilindje tė Stubllės.[2] D.m.th. Stublla, tashmė, meqė shėrben si pikė orientimi, referimi pėr vendbanime tė tjera, ėshtė njė vend i njohur dhe jo pa rėndėsi. Kėshtu, Stublla, do ketė komunikuar mirė me vendbanimet nė rajon. Mos tė harrojmė, afėr varrezave tė fshatit ėshtė udha e Kumnovės, (siē e quajnė banorėt), njė rrugė shumė e vjetėr, e cila tė shpie pėr nė Kumanovė dhe qė mė tė madhe ėshtė shfytėzuar deri nė vitet e '70 tė shek. XX-tė, kryesisht pėr tregėti. Por, e kaluara mė e hershme e kėsaj rruge do jetė shfytėzuar edhe pėr qėllime tė tjera, pra jo vetėm pėr tregėti, siē ka ndodhur sė voni. E gjithė kjo tė bėn tė mendosh pėr njė zhvillim tė mirė tė Stubllės nė tė kaluarėn, gjithmonė duke pasur parasysh zhvillimet historike, rrethanat e kohės.

Tė gjitha kėto zhvillime do kenė krijuar, pse jo, edhe bazėn e mirė pėr nevojėn e hapjės sė njė shkolle. Siē thotė dr. J. Rexhepagiqi, shkollat janė hapur me iniciativėn e priftėrinjve, por shpesh edhe me kėrkesėn e popullsisė. Shkolla tė kėtilla ka pasur nė fshatrat me popullatė mė tė madhe shqiptare dhe nė viset nė tė cilat nuk shkonin shpesh turqit.[3]

Kėshtu, qė nė shek. XVI, sipas kėtij studiuesi, misionarėt katolikė provuan tė themelojnė njė shkollė tė lartė nė territorin e famullisė katolike tė Karadakut tė Shkupit (Montenegro di Skopia). Nė raportin e vizitatorit apostolik A. Komulloviqit, dhe shoqėruesit tė tij T.Raggia, mė 1584, rekomandohet hapja e njė shkolle tė kėtillė "in forma di colegio" (nė formė kolegji) nė territorin e famullisė sė Letnicės. Hapja e kėsaj shkolle arsyetohet nga fakti se "aty nuk banojnė dhe nuk vijnė turqit...". Sidomos Stublla (afėr Gjilanit), fshat qė flet gjuhėn shqipe, ka qenė i pėrshtatshėm pėr hapjen e njė kolegji tė kėtillė katolik.[4]. Dh. Shuteriqi, thekson se kolegji ishte njė shkollė e lartė pėr kohėn dhe se aty pėrveē teologjisė, mėsohej filozofia dhe studioheshin klasikėt.[5] Bindjen tonė pėr ekzistimin dhe funksionimin e kėtij kolegji e sforcon edhe fakti i ekzistimit tė njė kishe madhėshtore kushtuar Shėn Lukės, themelet e sė cilės deri vonė kanė ekzistuar nė varrezat e fshatit, ndėrkaq qė lėndina pėrbri quhet ara e kishės.

Muzeu i shkollės shqipe nė Kosovė Pikėrisht kjo kishė do ketė pasur dhe kolegjin, kolegjin e Shėn Lukės. Ju pėrkujtojmė, qė Shėn Luka ėshtė njėri nga katėr ungjillatrėt dhe me profesion mjek. Duke qenė me njė pėrgatitje tė tillė profesionale dhe si njeri i letrave dhe i dijes, tė bėjnė tė pranosh se jo rastėsisht kjo kishė, kolegj mori emrin e Shėn Lukės. Jemi nė shekullin e XVI-tė, 29 vjet pas botimit tė Mesharit, kur Perandoria Osmane mundohej tė shkatėrronte cdo gjė shqiptare, kur populli ynė mundohej me cdo kusht ta mbronte identitin e vet, dhe kur Vatikani, veē, kishte filluar me reformat nė kishėn e saj, s'do mend se duhej tė bėhej diēka, dhe kjo diēka ėshtė hapja e shkollave. Pozita gjeografike e Stubllės dhe konfiguracioni gjeografik i saj, e mbajnė Stubllėn, si duket, ende larg syrit tė Perandorisė Osmane. Nga ky kontekst mund tė themi se Stublla ende nuk konsiderohej rrezik pėr Perandorinė, gjė qė nuk do tė ndodhė mė vonė kėshtu. Veē kėsaj, kjo Pernadori po bėnte gjithēka qė ta thyente qendresėn shqiptare dhe pėrmes bregdetit shqiptar tė lėvizte mė lehtė nė drejtim tė Perėndimit.

Nė fillim tė shek. XVII e mė vonė, historia e shkollės sė Stubllės del nė pah gjithnjė e mė shumė. Kėshtu, J.Rexhepagiqi nė njė hartė ku paraqet shkollat shqipe nė Jugosllavi dhe nė Shqipėri, nė shek. e XVII, bashkė me shkollat nė Pejė, Gllogjan, Gjakovė, Landovicė, Prizren, Poēest, Suharekė, Papaz e Janjevė e paraqet edhe shkollėn e Stubllės .[6] Hapjes dhe funksionimit tė shkollave nė kėtė shekull, i ka kontribuar patjetėr edhe angazhimi i Papės Gregorit XV. Ai urdhėroi (mė 6.12.1622) qė tė gjithė peshkopėt due kryepeshkopėt nė Turqi duhet tė dinė gjuhėn shqipe pėr njė punė mė tė suksesshme politike dhe fetare.

Shek. i XVIII-tė, pėr ne paraqet njė boshėllėk, nė kuptim tė dokumentimit tė funksionimit tė shkollės sė Stubllės. Ne vetėm mund tė supozojmė pėr funksionimin ose jo tė kėsaj shkolle, gjatė kėtij shekulli. Do presim vitin 1846 pėr tė mėsuar sėrish pėr shkollėn e Stubllės. Kėshtu na informon D.Mirėdita, nė "Rilindja", Pr, 1-3 janar 1961, por edhe Radoshin Rajoviq nė librin "Autonomia e Kosovės": "U hapen edhe dy shkolla nė gjuhėn shqipe: njė nė Stubėll (rrėzė karadakut tė Shkupit) u hap mė 1846 dhe tjetra nė Prizren, qė u hap mė 1889." [7] Viti 1846 shėnon njė faqe tė re nė historinė tonė kombėtare: ju pėrkujtojmė internimin masiv pėr nė Turqi, tė popullatės sė fshatrave tė Karadakut, si tė Stubllės, Binēės, Vėrnakollės e Terziajve.

Jemi pra pak vite pas reformave tė Tanzimatit, kur u dha e drejta e lirisė fetare, ndėrkohė qė liria e mėsimit nė gjuhėn shqipe proklamohej vetėm formalisht. Pra,jo vetėm pėrkatėsia etnike e fetare, qė pėr kohėn ishte e njėjta gjė, por edhe shkolla nė gjuhėn shqipe duhet tė kenė qenė pafundėsisht tė papranuara pėr obskurantizmin Otoman. Edhe nė Muhaliq, tė internuarit do t'i luten famulliatrit tė tyre, Atė Anton Marojeviqit, qė edhe kėtu t'i mėsojė fėmijėt, por qė nuk kishte mundėsi pėr shkak tė gjendjes sė rėndė shėndetėsore, si pasojė e torturave tė shumta. Megjithatė mėsojmė se mėsimin pėr fėmijėt tanė do ta mbajė njė grek (ndoshta arvanitas, S.Gj.), me emrin Konsantin. Nė anėn tjetėr, disa murgesha i morėn disa fėmijė (Palin, Gjonin, Markun...) dhe i dėrguan nė Stamboll pėr shkollim. Pyesim se prej nga gjithė ky vullnet dhe dėshirė pėr shkollėn edhe nė mėrgim... Internimi nė vitin 1846 i kėsaj popullate le tė besosh se megjithatė shkolla do ketė qenė hapur para kėtij viti dhe jo nė kohėn e internimit. Sidoqoftė internimi lidhet sa pėr besimin aq edhe pėr shkollėn, si dy shtylla themelore pėr ruajtjen e identitetit shpiertėror tė tyre – nė ruajtjen e identitetit kombėtar. Pse e themi kėtė? Pranimi i islamizimit don tė thoshte, asgjė tjetėr, pos identifikimi me agresorin-turqit, ndėrsa luftimi i shkollės shqipe dhe hapja e shkollės turke veē sa e ndihmon tė parėn. Por, ėshtė pėr t'u studiuar se pse nuk u internuan edhe kroatėt e Letnicės, meqė edhe ata ishin katolikė?! Ndoshta pėr faktin se ata nuk kishin ndonjė ndikim nė njė ambient krejt shqiptar, pra ishin tė parrezikshėm pėr politikėn dhe aspiratat e Perandorisė...

Pas Lidhjės sė Prizrenit, pra pas vitit 1878, hapen njė numėr i konsiderueshėm shkollash, si nė: Prizren, Shkup, Manastir, Ohėr, Zym, Gjakovė, Stubėll, Zllakuqan e gjetiu. Dr. Andrija Nikic, duke folur pėr hapjen e shkollave shqipe nė Kosovė, nė gjysmėn e dytė tė shek.XIX pėrmend edhe funksionimin e shkollės sė Stubllės, qė mė 1888, shkollė kjo e ndihmuar nga Austro-Hungaria, bashkė me shkollėn e Letnicės. Mėsues ishte Bartolome Fantella, ndėrkohė qė pas largimit tė tij, mė 1891, sipas Nikiqit shkolla ndėrpreu punėn.Librat siguroheshin nga konsulata austro-hungareze nė Shkup.[8] Shkolla ka tė ngjarė tė jetė mbyllur pėr njė kohė shumė tė shkurtėr, nga se, qė mė 1892, gjejmė shkrime tė don Mikelit, tė botuara nė revistėn Elēia e Zemrės sė Krishtit, ku flet pėr punėn e shkollės. Se shkolla e Stubllės nuk ka pushuar sė ekzistuari tregon edhe viti 1896. Nė aktin themelues tė famullisė sė Stubllės, me 1 mars 1905, e cila mė parė ishte filialė e Letnicės, janė tė nėnshkruar, bashkė me don Mikelin, edhe Lush Gjergji (i lindur mė 1889) e Gjon Gjergji(1892). Sėpaku Lushi do jetė nxėnės i vitit 1896. Ekzistimin e shkollės sė Stubllės nė shek. XIX e pohon edhe J.Rexhepagiqi pėrmes hartės sė shkollave shqipe nė Jugosllavi dhe Shqipėri.[9]

Tė pėrmendet nė vazhdimėsi shkolla, qė nga viti 1584, pra 130 vjet jetė tė Stubllės si vendbanim (1455), nė bazė tė dokumenteve tė gjetura, ėshtė vėrtet njė tregues i qartė qė tė bėn ta pranosh ekzistimin dhe funksionim ndėr shekuj tė kėsaj shkolle. Dhe jo vetėm kaq. Por, themi, se cfarė roli luajti kjo shkollė, nuk ka nevojė pėr komente. Vetėm tė pėrkujtojmė se cfarė i kanosej shqiptarėve gjatė gjithė kėtyre shekujve nėn dhunėn dhe terrin obskurantist tė Perandorisė Otomane, e mė pas nga pushtuesit serb, dhe do kuptohet e tėrė pesha e shkollės.

Nėse nėn pushtimin Otoman ndodhi internimi i popullatės, nėn pushtuesin serb ndodhi burgosja e mėsuseit tė kėsaj shkolle, Don Mikel Tarabulluzit. Siē shkruan Dr. Nikolla Zhutiē, nė librin e tij Vatikan i Albanci, Beograd, 200, f.105-106, Don Mikeli po bėnte shqiptarizimin e fshatrave me popullatė serbe tė besimit katolik (e ka fjalėn pėr fshatrat Letnicė, Vėrnakollė, Vėrnez, Shashar, vėr. S.Gj.), se aktiviteti dhe verpimtaria e tij nė pėrgjithėsi dhe ajo nė shkollė, nė veēanti, ishte ndesh me politikėn serbe. Pėr kėtė arsye, mė 24 .07.1921 dėnohet me 8 muaj burg (shkalla e parė e gjyqit nė Gjilan), pėr t'u dėnuar (nga Gjyqi i Apelit nė Shkup), me 4 mars 1922 edhe me dy vjet tė tjera, por qė mė ndėrhyrjen e autoriteteve kishtare vendore, por edhe tė diplomacisė sė kohės, do tė lirohet me 12.07.1922. Sė fundi, jo rastėsisht, ish Presidenti Rugova e dekoroi Don Mikelin me urdhėrin Mėsues i merituar i kombit.

Foto-Don Mikel Mėsues Tarabulluzi + Muzeu i Shkollės sė Parė Shqipe nė Kosovė
(Ky shkrim bėhet nė prag tė manifestimit shkencoro-kulturor, "Takimet e don Mikelit", nė shenjė tė Shkollės sė Parė Shqipe nė Kosovė, qė do mbahet nė Stubėll (Viti), mė 22 shtator 2007, me fillim nė orėn 10:00).


[1] (H.Hadzibegiē,..., Oblast Brankoviēa (opsirni katastarski popis iz 1455 god.), Sarajevo, 1972, f.130 -131
[2] Shih, " Drita", nr.2/70, 1979, Feriyaj, f.12, si dhe "Monumenta turcica", 2/1, Sarajevė, 1972, f.127,130,156.
[3] Dr. J.rexhepagiqi, "Zhvillimi I arsimit dhe sistemit shkollor tė kombėsisė shqiptare nė teritorin e Jugosllavisė sė sotme deri nė vitin 1918", ETMM tė KSAK, Prishtinė, 1970, f.47
[4] J.R., po aty, fq.48
[5] Dh.Shuteriqi, "Marin Beēikemi due shkrime tė tjera", "Naim Frashėri", Tiranė, 1987, f.92
[6] J.Rexhepagiq, vep e cit.
[7] Radoshin Rajoviq, Autonomia e Kosovės, Rilindja , Pr, 1987, f.145
[8] Dr.Andrija NIkic, Stanje na Kosovu od 1840 do 1890 godine, Zbornik Kacic, god.XII, Split, 1980, f.21-22
[9] Dr.J.Rexhepagiqi, "Zhvillimi...", f.164

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara