HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


KOSOVA-SHTET, RRADHĖN E KA ILIRIDA!

-- nga Shefki OLLOMANI

Shefki OLLOMANI Historikisht, nė tė shumtėn e rasteve, Shqiptarėt kanė luftuar kundėr pushtuesve tė tyre ndaras: fis pas fisi, principatė pas principate, pashallėk pas pashallėku e krahinė pas krahine. Numrohen nė gishta ato raste nė histori kur Shqiptarėt janė bashkuar dhe ngritur nė luftė ēlirimtare si njė popull i vetėm dhe i bashkuar.
Kėtu mund tė numrohet Lidhja e Lezhės, Lidhja e Prizrenit dhe Kryengritja e Pėrgjithshme e 1912-sė, tė cilat nuk mund tė themi se ia kanė arritur qėllimit final, sepse, pas formimit tė tyre, Udhėheqjet e tyre nuk kanė funksionuar nė unitet tė plotė, por ka pasur ndarje e mosmarrėveshje midis krerėve udhėheqės tė kėtyre Lidhjeve dhe mosunitet mendimi e veprimi brenda Udhėheqjes sė Kryengritjes sė Pėrgjithshme.
Luftėrat ēlirimtare pas 1912-sė populli ynė i ka bėrė i ndarė, veē e veē dhe secili nė krahinėn e vet. Edhe luftėrat e fundit ēlirimtare u bėnė me rend dhe ndaras, prandaj u fitua aq pak liri e tė drejta kombėtare.
Pavarėsia e Kosovės vetėm do ta thellojė kėtė ndarje, do ta pėrligji kėtė vazhdimėsi tė pėrpjekjeve tė ēdo krahine shqiptare qė me forcat e veta tė luftojė pėr tė hedhur qafe zgjedhėn e robėrisė sllavo-greke.
Kosova-Shtet, do t'i hypi "Trenit tė Europės", porsi Shqipėria e Tiranės, dhe krahinave tjera shqiptare: Iliridės, Kosovės Lindore, Malėsisė sė Madhe, Ēamėrisė, Sanxhakut e Toplicės, do t'u thotė: "Zoti ua bėftė ēaren, unė i hypa trenit, eca,… - mirupafshim nė Bruksel"!
Kosova-Shtet nuk ishte dhe nuk ėshtė aspiratė e popullit shqiptar tė ish-Jugosllavisė. Republika Shqiptare e Kosovės, nga Ulqini nė Manastir dhe nga Struga nė Medvegjė, ishte pėrpjekja dhe lufta e Shqiptarėve nėn ish-RSFJ. Bashkimi i kėsaj Republike me Shqipėrinė ishte dhe ėshtė vullneti politik dhe kombėtar i popullit shqiptar tė Trojeve Shqiptare nėn ish-Jugoasllavi, tanimė tė copėtuara sėrish midis Serbisė, Malit tė Zi, Maqedonisė dhe njė "Shteti artificial" nė formim e sipėr tė ish-Krahinės Socialiste Autonome tė Kosovės! Kosova-Shtet nuk ėshtė aspiratė e shumicės sė shqiptarėve tė Kosovės prej 62%, tė cilėt nuk dolėn nė zgjedhje, por ėshtė vetėm e militantėve dhe antėtarėve tė Partive politike qė morėn pjesė nė votimet e 17 Nėntorit dhe 8 Dhjetorit 2007, pjesėmarrje e cila mezi i arriti 38%! Ndaj, Kosova do tė jetė 38% "shtet" i kosovarėve naivė qė ndoqėn partitė politike kolaboracioniste shqiptaro-kosovare dhe 62% do tė jetė Krahinė Jugore Serbe (Srpska Juzhna Pokrajina), apo Kosovė e Metohi!!!
Prandaj lufta dhe pėrpjekjet e Shqiptarėve tė kėtyre trevave shqiptare nuk do tė ndalen deri nė ēlirim dhe ribashkim kombėtar. Ėshtė iluzion tė mendosh se e ke zgjidhur Ēėshtjen Kombėtare tė Kosovės vetėm me formimin shtet tė 1/3-sė sė saj! Kosova e vėrtetė, etnike, reale, natyrore ėshtė trualli i Dardanisė Ilire, qė shtrihet nga Tivari nė Preshevė dhe nga Manastiri te Molla e Kuqe nė Nish.
Sidoqoftė, Kosova, pas shumė vuajtjesh, luftėrash e gjakosjesh, e meriton "biletėn e trenit" pėr nė Bruksel. Ndėrsa, krahinat tjera shqiptare janė ende shumė larg mundėsisė pėr tė "blerė" atė biletė tė lirisė e tė pavarėsisė qė tė udhėtojnė me "Trenin e Europės" pėr nė Bruksel.
Kosova-Shtet do t'i kthehet vetvetes, shėrimit tė plagėve tė veta tė robėrisė shekullore, ashtu sikurse Shqipėria londineze, e cila merret me vetveten qe 95 vjet rresht dhe nuk merret me ēėshtjen kombėtare shqiptare dhe me krahinat e robėruara tė Shqipėrisė Etnike.
Solidariteti dhe bashkėpunimi ndėrshqiptar po dobėsohet vazhdimisht, sepse ėshtė nė rritje egoizmi krahinor dhe xhelozia ndėrkrahinore e ndėrshtetėrore midis Kosovės dhe Shqipėrisė, se cila do tė arrij e para nė Bruksel. Kėshtu do tė harrohen plotėsisht nga kėto dy shtete shqiptare problemet dhe aspiratat e krahinave tjera tė pushtuara shqiptare dhe luftėrate tyre pėr ēlirim dhe ribashkim kombėtar!
Kosova e Pavarur do t'i ndihmojė krahinat e robėruara tė Shqipėrisė Etnike, aq sa i ka ndihmuar ata deri mė tani Shqipėria e Pavarur e Tiranės: me fjalė, me deklarata kontradiktore, me destabilizim tė vetvetes nė momentet mė kyēe qė ka kaluar Kosova dhe trojet tjera shqiptare, me njohjen e shtetit tė Maqedonisė e tė Malit tė Zi, me thirrjet patetike drejtuar "vėllezėrve" tė matanė kufinjve pėr tė duruar robėrinė, pėr tė mos luftuar pėr liri, tė mos prishin "paqen" e pushtuesve dhe thirrje e deklarata tjera antikombėtare!
Moskokėēarja e Shqipėrisė londineze dhe e Kosovės unmikistaneze pėr ēlirim dhe ribashkim kombėtar tė Shqipėrisė Etnike, do tė imponojė shumė shpejt qė krahinat shqiptare tė mbetura edhe mė tej nėn pushtim tė huaj tė kthjellohen, tė zgjohen, tė binden pėr realitetin objektiv dhe ta marrin fatin e tyre nė duart e veta dhe tė mos presin ndonjė ndihmė tė veēantė "vėllazėrore" nga kėto dy shtete shqiptare, sepse kjo ndihmė, nė raste speciale, do tė jetė shumė e vogėl, mė shumė deklarative, pak logjistike dhe aspak praktike dhe ushtarake.

* * *

Kosova do tė bėhet "shtet i pavarur", me njė gjysmė pavarėsi, me njė sovranitet tė kufizuar, shtet pa tapi, me njė "sakat" intehritet, e cila do tė jetė shumė pak funksionale dhe vėshtirė e pėrdorshme! Kjo pavarėsi do tė jetė fasadė, sikurse Autonomia e mėparshme e KSA tė Kosovės nėn Jugosllavinė titiste, sepse tani Kosova do tė ketė tė njėjtėn Autonomi, kurse nė realitet ajo nuk do tė jetė e vetėdijshme, do tė jetė nė ėndėrr e nė iluzion dhe do tė kujtojė se ka "pavarėsi e sovranitet", do tė kujtojė se ėshtė "shtet"!!! Kosova-Shtet, do tė jetė njė shtet i dobėt qė mezi do tė qėndrojė nė kėmbė, por megjithatė, do tė jetė shtet dhe ne ia urojmė shtetėsinė e pavarėsinė, me dėshirėn e shpresėn qė ky "shtet", me kohėn, do tė bėhet vėrtetė shtet.
"Pavarėsia dhe shtetėsia" e Kosovės nuk duhet t'ua rrisė mendjen dhe vetėkėnaqėsinė kosovarėve shqiptarė. Kjo gjendje deliri mund tė bėhet shumė e rrezikshme pėr Kosovėn dhe pėr mbarė Ēėshtjen Kombėtare Shqiptare. Tani mund tė jetė mė vėshtirė qė t'i bindėsh shqiptarėt e Kosovės, "kosovarėt" e "shtetit" tė Kosovės, qė ata nuk kanė fituar asgjė nga ky pseudoshtet! Mund tė jetė e vėshtirė t'i bindėsh ata se janė tė barabartė me shqiptarėt e Iliridės, Kosovės Lindore e tė Malėsisė sė Madhe nė aspektin e lirisė, pavarėsisė e sovranitetit kombėtar. Pra, janė edhe mėtej, sikurse vėllezėrit tjerė: pa liri, pa pavarėsi, pa sovranitet dhe nė robėri, por qė kjo robėri e ky pushtim tani kanė emėr tjetėr nė Kosovė, mė tė sofistikuar, mė tė kamufluar, mė tėrheqės pėr naivėt e mendjelehtėt, ka emrin e "Shtetit" e tė "Pavarėsisė", por realisht ka pėrmbajtjen e Protektoratit, i cili nuk ėshtė asgjė tjetėr pos Neokoloni Evropiane!
Kush ėshtė tani ai filozof e patriot, ai lider e idealist, ai luftėtar e revolucionar qė mund t'i bindė shqiptarėt kosovarė se ata nuk kanė pavarėsi, nuk kanė liri, nuk kanė shtet e sovranitet?! Kush ėshtė ai politikan udhėheqės e gjeneral prijės qė mundet t'i bindė kosovarėt shqiptarė se ata janė nė tė njėjtėn pozitė politike, juridike dhe ekonomike me trojet tjera tė Shqipėrisė Etnike dhe se duhet t'u bashkohen atyre nė luftė pėr liri, pėr ēlirim e ribashkim kombėtar, pėr ribėrjen e Shqipėrisė Etnike?!
Vallė, kur dhe sa shpejtė do ta kuptojnė shqiptarėt e Kosovės se ata jetojnė nė njė pseudoshtet, me njė pavarėsi tė cunguar dhe me njė liri tė rrejshme dhe tė ndarė nga trungu i Shqipėrisė Etnike?!
As dje Shqiptarėt nuk ishin aq tė mirėorganizuar pėr njė ide e njė qėllim, kurse tani qė Kosova do tė bėhet "shtet" pa pushtet, do tė bėhet "pavarėsi" pa liri dhe do tė ndahet nga fronti i pėrbashkėt mbarėkombėtar pėr bėrjen e Shqipėrisė Etnike, tani e tutje do tė jetė edhe mė vėshtirė pėr kombin tonė qė tė mobilizohet, qė tė solidarizohet dhe tė ribashkohet nė njė Shtet Kombėtar!
Tani e tutje Kosova e kosovarėt, tė moderuar e tė kulturuar, sikurse Shqipėria e shqiptarėt, do t'u mbajnė leksione "ex catedra" Shqiptarėve tė Iliridės, Kosovės Lindore, Malėsisė sė Madhe e tė Ēamėrisė se si ata duhet tė jenė tė "qetė", "paqėsorė", tė "logjikshėm", tė "matur", "konstruktivė", "bashkėpunuesė", "elastikė", tė "dėgjueshėm", "dialoguesė", "stabilizuesė", "jo kryengritės", "jo luftėnxitės",… dhe qė tė rrinė urtė e tė mos prishin rehatinė e pushtuesve sllavo-grekė, qė tė pranojnė paqen nė robėri, tė mos prishin paqen e pushtuesve dhe tė mos prishin paqen dhe stabilitetin e Ballkanit dhe tė Europės!!!
Nga qėndrimi i politikės sektariste, egoiste e oportuniste tė Shqipėrisė londineze ndaj Kosovės dhe trojeve tjera shqiptare jashtė saj, Kosova dhe krahinat tjera shqiptare nėn ish-Jugosllavi u detyruan qė t'i largojnė shpresat dhe iluzionet tek ndihma politiko-ushtarake dhe ekonomiko- logjistike e Shqipėrisė, u zhdehėn nga propaganda paqėsore e Tiranės zyrtare, u kthjelluan nga premtimet boshe pėr ndihmė vėllezėrve tė njė gjaku,… dhe e morėn fatin e tyre nė duar tė veta dhe u organizuan, u mobilizuan dhe ashtu siē mundėn e sa dijtėn, u ngritėn nė kėmbė, rrokėn armėt dhe shpėrthyen kryengritjen e armatosur, nisėn luftėn ēlirimtare kundėr pushtuesėve sllavomėdhenj.
Tani kėsaj politike e propagande false, "pėrkrahėse e vėllazėrore" tė Tiranės zyrtare, nė "mbėshtetje" tė vėllezėrve tė tyre pėr liri e pavarėsi, do t'i shtohet edhe propaganda dhe politika hipokrite e Prishtinės zyrtare! Kėto dy kryeqytete shqiptare tani si nė kor do tė koordinojnė politikat e tyre tė jashtme kundėr pėrpjekjeve tė vėrteta, kundėr kryengritjeve dhe luftėrave pėr liri e pavarėsi tė trojeve tjera shqiptare: Iliridės, Kosovės Lindore, Malėsisė sė Madhe e tė Ēamėrisė!
Do tė ndodhė kėshtu, sepse kėto dy shtete shqiptare do tė shikojnė interesin e tyre e nuk do tė ēajnė kokėn pėr krahinat tjera shqiptare a janė tė robėruara apo tė ēliruara! Kėshtu veproi deri mė sot Shqipėria e Tiranės ndaj Kosovės dhe viseve tjera shqiptare, kėshtu do tė veprojė kėtej e tutje edhe Kosova e Prishtinės, bashkė me Tiranėn, ndaj krahinave tjera shqiptare qė ndodhen ende nėn pushtimin e huaj sllavo-grek!
Ndodhė dhe do tė ndodhė kėshtu sepse i ngopuri nuk e beson tė uriturin, i pasuri nuk e beson tė varfėrin, i shėndoshi nuk e beson tė sėmurin, i ēliruari nuk e beson tė robėruarin…!
Nga realiteti i ri i krijuar me dredhi nga Fuqitė e Mėdha, Shqipėria Etnike nuk ka shkuar nė drejtim tė bashkimit tė saj, por nė drejtim tė ndarjes sė mėtejshme tė saj! Me "Shtetin" e Kosovės do tė dobėsohet edhe mė tej solidariteti dhe lufta e pėrbashkėt e kombit shqiptar pėr ribashkim kombėtar. Do tė thyhet edhe njė krah i fuqishėm i kėsaj lufte. Ashtu siē bėnte sehir Shqipėria londineze kur luftonte e pėrgjakej Kosova nga serbomėdhenjtė, poashtu do tė shikojė e bėjė sehir Kosova unmikistaneze kur do tė luftojnė e gjakosen pėr liri e pavarėsi Shqiptarėt e Trojeve tjera Shqiptare qė ende kanė mbetur nėn robėri dhe pushtim greko-sllav!
Ky ėshtė fati i Shqiptarėve dhe Shqipėrisė Etnike. Shqiptarėt e pafat dhe josolidarė nė mes vete, janė tė detyruar edhe mė tej qė tė luftojnė tė ndarė dhe secila krahinė shqiptare tė luftojė e vetmuar dhe pėr vete!
Por sa kanė shansė dhe mundėsi qė tė fitojnė lirinė dhe pavarėsinė nga pushtuesit e tyre krahinat shqiptare me njė popullsi tė vogėl, siē janė: Kosova Lindore, Malėsia e Madhe dhe Ēamėria?! Pa ndihmėn e sinqertė politike, pa ndihmėn e vendosur e konkrete ushtarako-logjistike tė Shqipėrisė londineze dhe tė Kosovės unmikistaneze kėto krahina shqiptare nuk kanė gjasa reale qė tė ēlirohen vetė nga shtetet qė i kanė nėn pushtim e sundim.
Vetėm Ilirida bėn pėrjashtim nga kėto krahina shqiptare dhe ka parakushte mė tė pėrshtatshme qė tė ēlirohet me forcat e veta nga IRJM dhe tė fitojė shtetėsinė dhe pavarėsinė e vet, duke u bėrė shteti i tretė i pavarur shqiptar i Shqipėrisė Etnike. Ndėrsa tri krahinat tjera shqiptare, hė pėr hė, duhet tė pajtohen me njė autonomi politiko-territoriale nė kuadėr tė Serbisė, Malit tė Zi dhe tė Greqisė.

* * *

Pėr Iliridėn dhe Shqiptarėt e saj, kėtej e tutje, pasi Kosova tė bėhet "shtet i pavarur e sovran", ka dy rrugė:
1.Republika e Iliridės, nė kuadėr tė Republikės Federative tė Vardarit, dhe
2.Ilirida - Shtet i pavarur dhe sovran.
Republika e Iliridės dhe federalizimi i Maqedonisė (IRJM-sė) mund tė arrihet nė rrugė demokratike e paqėsore, pėrmes rezistencės aktive popullore, pėrmes demonstratave masive tė parreshtura shqiptare dhe pėrmes bojkotit tė tė gjitha institucioneve qendrore dhe lokale tė pushtetit zyrtar nga ana e tė gjitha partive politike shqiptare tė pozitės dhe tė opozitės.
Dalja e Shqiptarėve nga institucionet dhe krijimi i njė Kėshilli Kombėtar Shqiptar me anėtarė nga tė gjitha partitė politike shqiptare tė Iliridės dhe me individė nga shoqėria civile, do tė ishte fillimi i fillimit tė veprimtarisė sė bashkuar dhe aktive tė Shqiptarėve pėr federalizimin e Maqedonisė dhe krijimin e Republikės sė Iliridės.
Kėshilli Kombėtar Shqiptar do tė hartonte Platformėn Politike dhe Planprogramin e veprimit Taktiko-Strategjik, do ta unifikonte forcėn vepruese tė popullit shqiptar, do tė shtronte vullnetin dhe kėrkesat politiko-kombėtare tė Shqiptarėve tė Iliridės ndaj palės sllavomaqedonase, si dhe do tė udhėhiqte popullin tonė nė protesta, marshime dhe demonstrata tė parreshtura paqėsore e demokratike, duke paralizuar e bllokuar gjithė jetėn institucionale dhe funksionimin e shtetit, deri nė arritjen e Marrėveshjes pėr Federalizimin e Maqedonisė, duke u krijuar nė territorin e sotėm tė saj dy Republika: Republika e Iliridės dhe Republika e Maqedonisė, tė cilat do tė pėrbėnin Shtetin e pavarur e sovran tė Republikės Federative tė Vardarit (RFV).
Formimi i Republikės Federative tė Vardarit, jo vetėm qė do ta ndėrpriste procesin e shpėrbėrjes sė Maqedonisė sė sotme, jo vetėm qė do ta forconte bashkėjetesėn demokratike e paqėsore tė Shqiptarėve dhe Sllavomaqedonasve nė njė Shtet tė pėrbashkėt Federativ, demokratik e stabil, por nė tė njėjtėn kohė, apriori, do tė zgjidhej edhe ēėshtja e emrit tė sotėm tė Maqedonisė tė kontestuar nga Greqia. Tani nė OKB dhe nė arenėn botėrore do tė ekzistonte shteti i ri me emrin Refupblika Federative e Vardarit (RFV), i cili do tė zėvendėsonte shtetin e sotėm me emrin Ish Republika Jugosllave e Maqedonisė (IRJM).
Ndėrsa Shteti i pavarur e sovran i Iliridės mund tė vjen nė shprehje nė rast se populli sllavomaqedonas nė asnjė mėnyrė nuk do tė dėshironte qė tė bashkėjetonte nė njė Shtet Federativ me popullin shqiptar. Nė njė rast tė kėtillė, me anė tė Referendumit Popullor, tė Shqiptarėve dhe Sllavomaqedonasve, do tė vinte deri te ndarja paqėsore e Iliridės nga Maqedonia (IRJM) e Sllavomaqedonasve dhe krijimi i Shtetit tė pavarur e sovran tė Iliridės.

* * *

Sidoqoftė, Kosova-Shtet, rradhėn e ka Ilirida! Por, pse vallė ta ketė rradhėn tani Ilirida?! Ē'ėshtė kjo rradhė, ky rend?! Pse duhet qė Shqiptarėt dhe krahinat shqiptare tė luftojnė me rradhė e me rend dhe jo sė bashku e sė toku?!
Rradhėn faktikisht e ka Kombi Shqiptar i Shqipėrisė Etnike qė tė zgjohet, tė pajtohet, tė mobilizohet, tė organizohet dhe tė ngritet nė kėmbė, si njė trup i vetėm, si njė popull unik, me njė Ushtri e njė Komandė tė pėrbashkėt dhe tė ēlirojė e tė ribashkojė Trojet Shqiptare tė Shqipėrisė. Por kėtė imperativ tė kohės, kėtė detyrė e obligim, kėtė mrekulli Kombi ynė nuk e bėn, prandaj, pas Kosovės, tani rradha i ka ardhė Iliridės qė tė ngritet e tė luftojė e vetmuar pėr lirinė dhe pavarėsinė e saj, kurse pjesa tjetėr e Kombit do ta shikojė nga ekranet televizive, sikurse sheh njė film Hollivudian, pėrpjekjen dhe pėrgjakjen e saj pėr Liri!
Por, ajo mė e turpshmja dhe mė tragjikja do tė jetė se, njė numėr i konsiderueshėm pushtetarėsh e qeveritarėsh shqiptarė Iliridėn do ta quajnė "vatėr destabilizimi", kurse Iliridasit luftėtarė e ēlirimtarė do ti emėrtojnė si "ekstremistė", "radikalė", "aventuristė" e "terroristė"! Kėtij kori injorantėsh e antikombėtarėsh, pastaj, tė nesėrmen do ti bashkangjitet edhe Faktori Ndėrkombėtar!
Dhe ecė e fito pastaj lirinė, kur gjendesh midis tre zjarreve: 1.zjarrit bombardues tė pushtuesit, 2.zjarrit dėshprues tė vėllezėrve pushtetarė nga Tirana, Prishtina e Shkupi dhe, 3.zjarrit anatemues tė Fuqive tė Mėdha.
Pavarėsisht se pėr paqėn nė robėri ėshtė ējerrė vazhdimisht Europa dhe Shqipėria, Shqiptarėt e robėruar, krahinat tjera tė Shqipėrisė sė pushtuar Etnike nuk e kanė ndalur pėr asnjė ēast rezistencėn, qėndresėn, kryengritjen dhe luftėn ēlirimtare, sepse kėtė e kanė amanet nga Abdyl Frashėri, i cili i tha Europės mė 1878 se, "Pa zgjidhjen e drejtė dhe pėrfundimtare tė ēėshtjes kombėtare shqiptare, nuk do tė ketė paqė Europa dhe Ballkani!". Dhe kėshtu ndodhi nė vazhdimėsi, qė nga ajo ditė zėri dhe pushka e Shqipėrisė sė copėtuar Etnike ka gjėmuar nėpėr dekada, duke nxjerr tym e barot kundėr pushtuesve sllavo-grekė pėr ēlirim dhe ribashkim kombėtar.
Nga Ballkani u dėbua Perandoria Osmane si rezultat i luftėrave tė parreshtura tė Shqiptarėve pėr liri dhe pavarėsi kombėtare nga pushtuesi anadollak. Nė Ballkan filloi Lufta I dhe e II Botėrore. Nga Kosova shqiptare filloi shpėrbėrja e Jugosllavisė titiste mė 11 mars 1981. Pėr shkak tė kryengritjes sė Kosovės shqiptare (1997-1999) filloi bombardimi i Serbisė millosheviēiane nga NATO mė 24 mars 1999.
Pėr shkak tė moszgjidhjes drejt dhe pėrfundimisht tė Ēėshtjes Shqiptare nė Ballkan paqa dhe siguria nė Europė do tė jenė vetėm njė iluzion. Tronditjet e turbullirat do ta ndjekin hap pas hapi, deri nė shkatėrrim, edhe perandorinė e re nė formim - Bashkimin Europian, nėse nuk e zgjedh tani ēėshtjen kombėtare shqiptare tė Shqipėrisė Etnike.
Shqipėria Etnike ėshtė ēelsi i paqes dhe sigurisė europiane, ose dryri i saj, nėse nuk merren parasysh aspiratat legjitime dhe historike tė kombit shqiptar.

Dhjetor 2007

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara