HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nga historia tragjike e pėrjashtimit tė "17 Nėntorit" nga kampionati i futbollit i vitit 1967

-- nga Skifter Kėlliēi

Skifter Kėlliēi Historia e futbollit botėror njeh shumė skandale qė kanė ndodhur brenda dhe jashtė fushave tė futbollit-pėrjeshje tė futbollistėve nė fushė dhe jashtė saj,ndėrhyrje tė tifozėve tė njėrės, a tjetrės skuadėr,kėrcėnime dhe joshje tė drejtuesve tė klubeve ndaj gjyqtarėve,allisheverishe, shfaqje korrupsioni qė kanė sjellė si pasojė pėrjashtime futbollistėsh,trajnerėsh, drejtuesish,por kurrė pėrjashtimin e ndonjė skuadre nga vazhdimi i kampionatit.Dhe kjo sepse rregullorja e futbollit nuk parashikon veprime tė tilla..Nuk pėrfshihen kėtu raste kur janė pėrdorur makinacione pėr tė favorizuar njė skuadėr a njė tjetėr, sic ndodhi nė sezonin 2005-06 nė Itali,ku, si pasojė e procesit tė ashtuquajtur"calciopoli", "Juventusit" iu hiq titulli kampion dhe u dėnua tė luante nė kategorinė e dytė, dhe "Milani,"Fiorentina","Lacio", "Rexhina" etj.,u deturuan ta fillonin kampionatin me disa pikė mė pak.
Por ajo qė ndodhi mė 24 qershor tė vitit 1967, pas ndeshjes "17 Nėntori"-" Partizani" kur tė dyja kėto skuadra u pėrjashtuan nga vazhdini i kėtij kampionati, ėshtė njė shėmbull i paparė dhe unikor.

Cfarė kishte ngjarė"
Deri nė kampionatin e vitit 1965-66,kur "Vllaznia" ishte shpallur dy herė radhazi kampione mė 1945 dhe 1946,vetėm dy skuadra kishin fituar kampionatet nė vazhdim: Kėto ishin "Partizani", i krijuar mė 1946, (11 herė) dhe "Dinamo", i krijuar mė 1950, (6 herė).

Klubi Sportiv Tirana

Dhe ja, nė ndeshjen e fundit tė kampionatit tė vitit 1996-66 "17 Nėntori" i Tiranės, duke mundur "Partizanin" 2-0, fitonte pėr herė tė parė nė historiė e kampionateve tė pas Luftės sė Dytė Botėrore, titullin kampion. Ishte me tė vėrtetė njė shuplakė shumė e rėndė qė i jepej kėtyre dy skuadrave tė privilegjura tė udheheqjes komuniste,dy skuadrave, pėrkatėsisht tė Ministrisė sė Mbrojtes dhe Ministrisė sė Brendshme.Thyhej kėshtu njė mith. Nė dukje, kėtu nuk kishte agjė tė keqe.Madje,po zgjerohej kėshtu gjeografia e kampionėve.Por udhėheqjes komuniste i pėlqente qė kampionatin ta fitonte cdo skuadėr tjetėr, por jo "17 Nėntori",pra, "Tirana", gjashtė herė kampione qė nga 1930 kur ishte zhvilluar kampionati i parė,pėr t"u ndėrprerė mė 1939,si pasojė e pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia fashiste.

Tirana luan futboll

Pėrse kjo dėshirė, pėrse ky mllef"
Urrejta kundėr diktaturės komuniste ka qenė e heshtur, sepse dhuna e saj nėpėrmjet armės sė kėsaj diktature, Sigurimit tė Shtetit, ishte shumė e madhe. Kėshtu kjo urrejte pėrpiqej tė gjente shprehje nė mėnyra tė tėrthorta. Dhe njė nga kėto mėnyra u bė futbolli.
Sportdashėsit t e "17 Nėntorit", dhe kėta nuk ishin vetėm tiranas vendas, por edhe mijėra e mijėra te tjerė nė kryqytet e qytete tė tjera tė vendit,gėzoheshin pa masė kur skuadra e tyre fitonte ndaj "Dinamos" dhe, vecanėrisht, ndaj "Partizanit".Kėtė gėzim ata e shprehnin hapur me thirrjet, "Forca Tirana,(Tirona)" dhe nė ndeshjet e "Partizanin" edhe me thirrjet, "Bjeruni tė kuqėve!",sepse futbollistėt e saj luanin me fanella me ngjyrė tė kuqe.(Madje nė vitet 50-tė ata mbanin edhe tė mbathura tė zeza,si tė pėrfaqėsueses sonė).) Ishte njė dukuri e pėrafėrt me thirrjet e sportdashėsve tiranas nė vitet 1942-43, kur "Shprefeja", skuadėr e tė rinjve tė lagjeve te Tiranės, luante kundėr skuadrave fashiste italiane. Kur ushtarakėt fashiste thėrrsnin:"Forca li axurri!",ata u kundėrpėrgjigjeshin me thirrjet:"Forca tė kuqtė!",sepse fanellat e "Shprefėsė" ishin tė kuqe dhe tė mbathurat e zeza, pra, si ngjyrat e flamurit kombėtar.

Nė dukjen e jashtme,thirrja "Bjeruni tė kuqve!", vertėt disi e ashpėr, ishte thjesht njė thirrje e natyrshme nė njė ndeshje sportive.Pra, sulmoni dhe mposhtni tė kuqtė,ashtu si edhe tifozėt e "Partizanit" mund tė thėrrsinin:" Bjeruni bardhebluve!".
Mirėrpo kjo thirje nuk u tingėllonte mirė nė vesh anėtarėve tė Byrosė Politikė qė ndeshjet midis kėtyre dy skuadrave i ndiqnin nga tribuna e udheheqjes,sepse ajo mund tekuptohej edhe kėshtu:"Bjerini sė kuqes!", qė ishte simboli i komunizmit.

Me pėrjashtim tė Enver Hoxhės, Mehmet Shehut dhe Hysni Kapos,tė gjithė byroistėt e tjerė do t"i shihje cdo tė diel nė tribunė. Dhe tė tėrė,vec Kadri Hazbiut, ishin tifozė fanatikė tė "Partizanit".Bile,gjeneral Petrit Dume kishte raste qė nė pushime tė ndeshjes sė "Partizanit" edhe tė zbriste nė dhomat e zhveshjes dhe tė ndėrhynte qė tė hiqej ky, apo ai futbollist qė,sipas tij nuk po luante mirė.Madje njė herė,sic dėshmon Mico Ndini, ish-futbollisti i njohur i "Partizanit"tė viteve 60-tė, ky gjeneral, pas njė humbjeje tė " Partizanit" me "Skėnderbeun",tė arrinte me makinėn e tij autobusin e "Partizanit ", qė udhėtonte pėr mė Tiranė, ta ndalte atė e t"i fyente futbollistėt. Po tė kthehemi tė "17 Nėntori".Pas njė fitoreje tė skuadrės sė tyre kundėr" Besės nė Kavajė,nė fillim tė dimrit tė vitit 1967, tifozėt tiranas, me tė ardhur nė stacionin e trenit, nuk u shpėrndanė,por u drejtuan nė Klubin e Shtėpisė sė Oficerėve, (sot Klubi i Lidhjes sė Shkrimtarėve), dhe atje vazhduan me thirrjet: "Tirana, Tirana!"Dhe tė mos harrojmė se na ato caste nė klub ndodhej pikėrisht gjeneral Petrit Dume, bashkė me jerarkė tė tjerė tė diktaturėsės,tė cilėt,s"do mend,mbetėn tė habitur.

Qe ky ishte njė provokim i kapur, pėr kėtė nuk kishte dyshim,Por, a mund tė arrestohej ndokush, kur fare mire ai mund dtė pėrgjigjej "Nuk bėra asgjė,vecse thira mė shokėt e mi: "Forca Tirana!".
Byroistėve nuk u pėlqente dhe fakti tjetėer qė sportdashėsit tiranas e quanin skuadrėn e tyre me emrin e e vjetėr, "Tirana, dhe jo "17 Nėntori", sic u quajt ky klub pas ardhjes se komunisteve nė fuqi, pėr nder tė clirimit tė kryeqytetit.
Ja,pra,nė kėtė atmosferė zhvillohej kampionati i vitit 1967.Kasta e kuqe nuk mund tė gėlltiste njė fitore tė dytė tė "17 Nėntorit" nė kėtė kampionat pas fitores sė njė vitit mė parė.
Duke parė qė kjo skuadėr po shkėputej nga "Partizani" e "Dinamo",paria e Ministrisė sė Mbrojtjes filloi tė pėrdorė makinacione nga mė tė cuditshmet.Pikėrisht nė kėtė periudhe, futbollistėt e "17 Nėntorit",Ali Mema dhe Gėzim Kasmi, tė dy pedagogė tė kultures fizike, u dėrguan, i pari nė Shkodėr,(gjashtė muaj) dhe i dyti nė Skparar(18 muaj),qė tė kryenin" zborin usharak.(I tėrė ky makinacion u krye drejtpėrdrejt drejt me urdhėr tė Petrit Dumes). Kėshtu skuadra tiranase u detyrua tė luante gjatė tėrė kėtij sezoni pa kėta dy lojtarė tutullarė.
E, megjithatė, valanga e "Tiranėss", (kėshtu po vazhdoj ta quaj tani kėtė skuadėr), ishte e pandalshme.
Dhe,ja, erdhi 24 qershori i vitit 1967.Ditė e shtunė.Pse kjo ndeshje tė shtunėn e jo tė dielėn,kur nuk kishte ndeshje tjetėr sipas kalendarit" Edhe kėtu kishte njė dredhi:tė dielen "Vllaznia" priste nė Shkodėr "Dinamon" .Deri atė javė "Tirana" kryesonte me 33 pikė,"Dinamo" kishte 31 e "Partizani" 25, jashte cdo lufte pėr t"u bėrė kampion.Por duhej me doemos qė "Tirana" tė mos pėrsėriste suksesin e njė viti mė parė.Pritej, pra, qė "Partizani" tė fitonte kundėr "Tiranės". E atėherė tė bėhej c"ėshte e mundur,madje, tė ushtrohej nė njė mėnyrė a njė tjetėr, trysni ndaj "Vllaznisė" edhe ajo pa pretendime pėr titull, qė "Dinamo" tė fitonte.
Nė kėtė mėnyrė, si "Tirana", ashtu edhe "Dinamo", barazoheshin me pikė e, kėsisoj, krijohej mundėsia qė kampionatin ta fitonte "Dinamo",me fjalė tė tjera, njė tjetėr skuadėr ushtarake, por kėtė radhė,e Ministrisė sė Brendshme. E vertėta ėshtė se kjo dėshirė e udhėheqjes komuniste nuk ishte kaq e lėhte tė realizohej,sepse nė tri ndeshjet e fundit tė kampionatit "Tirana" do tė ndeshej me "Tomorin","Lokomotivėn"dhe "Traktorin", qė ndodheshin nė shkallėt e fundit tė renditjes sė kampionatit tė sezonit 1966-67. Mirėpo "Tirana" shpartalloi cdo hamedėsim tė parisė sė kupolės sė kuqe:;ajo mposhti nė sy tė tyre "Partizanin" me rezultatin 2-1.
Tė dyja skuadrat aktivizuan nė atė sezon kėta futbollistė: Tirana:Tafai,Elini,Frashėri,Dhales,Gjoni,Bytyci,O.Mema,Xhacka,Bukoviku,Hyka,Ka zanxhi,Ishka,(trajnerė, M.Alla.e E,Shehu.)
Partizani:Janku,Jozja,M.Gjika,S.Gjika.Dingu,Rragami,Shule,Karriqi,Shllaku,Dani ,Rudi Pano,Jashari,Shaqiri"(trajnerė, R.Resmja e M.Ndini.)
Nuk po futemi nė pėrbėrjen e skuadrave dhe nė kronikėn e lojės, e cila pėr turp, as nuk ėshtė pasqyruar nė faqet e gazetės "Sporti Popullor".Por nga fundi i pjesės sė dytė ,pra, dhe tė krejt ndeshjes, pati raste tė njė loje tė rėndė,tė shkaktuar nga lojtarė tė tė dyja palėve.Kjo atmosferė e nderė vazhdoi edhe pas pėrfundimit tė ndeshjes para dhomave tė zhveshjes.Por nuk pati skandale,nuk pati pėrleshje, nuk pati,pėr mė tepėr, as ndėrhyrje tė shikuesve tifozė tė njerės, a tjetrės palė nė fushė.
Gjyqtari mund tė kishte pėrjashtuar futbollistė nga tė dyja skuadrat, deri aq sa lejon rregullorja.Edhe lojtarėt qė shkaktuan pėrleshje, mund tė ishim pėrjashtuar pėr kaq, ose aq ndeshje.Tė gjitha kėto mund tė kishin ndodhur, pėrsėri duke u zbatuar rregullorja e futbollit.
(Ndėrkohė, "Dinamo" nuk mundi tė arrinte vecse nė barazim nė Shkodėr dhe kėshti mbeti tri pikė larg "Tiranės", qė, duke pasur, sic e thamė dhe mė sipėr, ndeshje mė tė lehta, tashmė po cimentonte rrugėn pėr tė fituar pėr tė dytėn herė radhazi titullin kampion.)
Si pasojė,pas pėrfundimit tė ndeshjes "Tirana"-"Partizani",nė stadium shpėrthyen sėrishmi brohoritjet entuziaste,"Tirana,Tirana!",tė cilat,si gjithnjė, u vrisnin veshin udhėheqesve komunistė.Ndaj ata u larguan tė mvrenjtur nga stadiumi dhe ua hipėn makinave tė tyre tė zeza, pėr t"u zhdukur nė bllokun e udhehėqėsve.Megjithatė, duke menduar dicka tė ligė".
Dhe ja ligėsia skandaloze:nė gazetėn "Sporti Popullor", tė datės 27 qershor tė vitit 1967 u botua vendimi i Federatės Shqiptare tė Futbollit, sipas tė cilit tė dyja skuadrat pėrjashtoheshin nga kampionat i vitit 1966-67 pėr shfaqje te theksuara antisportive.
Ku vendim absurd ra si bombė nė opinonim sportiv shqiptar.Si ishte e mundur qė FSHF-ja tė guxonte tė merrte njė vendim tė tillė dhe mbi cfarė faktesh,kur vetėm disa futbollistė u grindėn me njeri-tjetrin" Vite mė pas, kur jam marrė mė kėtė ngjarje tmerrėsisht dramatike,kam pyetur ish-drejtues tė FSH tė Futbollit,madje tė Komitetit Shtetėror tė Kulturės Fizike dhe Sporteve.Por, pėr fat tė keq,tė tėrė kanė ngritur supat duke mė shpjeguar se nuk mbanin" mend hollėsi tė kėtij vendimi.Atėherė jam drejtuar nė Drejtorinė e Pėrgjithme tė Arkivave tė Shtetit dhe kam hapur dosjet pėrkatėse tė kėtij institucioni tė lartė shtetėror.Mjerisht, nuk kam gjetur as ndonjė procesverbal tė ndonjė mbledhjeje tė FSHS-sė pėr kėtė ndeshje,asnjė vendim,asgjė"
Atėherė lind pyetja:Kush e mori kėtė vendim"Kryesia e F.SH.tė Futbollit"Cili nga anėtarėt, duke pėrfshirė kėtu edhe kryetarin e saj, a kryetarin a kryesinė e e Komitetit tė Kulturės Fizike dhe Sporteve,do tė kishte marrė guximin tė ndėrmerrte njė hap tė tillė pėr tė pėrjashtuar dy skuadra nga vazhdimi i kampionatiti,aq mė tepėr kur njera prej tyre nuk ishte as mė shumė e as mė pak,por "Partizani" i Ministrisė sė Mbrojtjes, skuadėr e zgjedhur e Kupolės sė Kuqe"
Eshtė e qartė qė u ky vendim u diktua nga vetė Byroja Politike.Dhe mė mirė se kushdo tjetėr,kėtė e di Ramiz Alia, qė ishte shefi i propagandės nė Byronė Politike dhe ai qė nuk mungonte kurrė jo vetėm nė ndeshjet e "Partizanit" ,por edhe tė skuadrave tė tjera.
Motivi ėshte shumė i qartė;duke pėrjashtuar "Tiranėn", "de jure" kampione, "de facto" e tillė bėhej "Dinamo",pra, nė fund tė fundit, njė tjetėr skuadėr e diktaturės.Dhe nė opinon krijohej ideja:"Ja,bashkė me "Tiranėn, pėrjashtohej edhe "Partizani",pra dėnimi ishte i barabartė pėr tė dyja skuadrat. Por harrohej,ose bėhej sikur harrohej,se kėshtu "Tiranės" iu mohua titulli kampion nė njė kampionat thuajse tė fituar tri javė para mbylljes sė kampionatit.Kjo ishte njė goditje shumė e fortė qė iu dha kėsaj skuadre dhe spordashėsve tė saj.Ishte njė luftė e filluar qė nė shtator tė vitit 1966.
Atėherė futbollisti i njohur i Tiranės, Skėnder Halili, njė nga qendėrmbrojėsit mė tė mėdhej tė futbollit shqiptar tė tė gjithė kohėve, pas shėrbimit ushtarak tė kryer nė radhėt e "Dinamos",nuk pranoi propozimin e drejtuesve tė Ministrisė sė Brendshme qė tė vazhdonte tė luante nė radhėt e kėsaj skuadre,edhepse iu afruan kushte te mira pune e jetese. Ai u kthye te "Tirana e tij e shtrenjtė, te shokėt e skuadrės, tė sportdashėsit qė e pritėn krahėhapur. Por drejtuesit e Ministrisė sė Brendshme ia mbajten vath nė vesh kėtė refuzim. Dhe ja, u gjet njė shkas pėr ta shkatėrruar pėrfundimisht. Befas u arrestua, para se "Tirana" tė nisej pėr njė ndeshje jashtė shtetit. Urdhėri u dha drejtpėrdrejt nga vetė ministri, Kadri Hazbiu, sepse atij iu gjetėn ..60 dollarė amerikanė dhe, si pasojė, u dėnua me disa vjet burgim.
Kėshtu nė moshėn 24-vjecare u mbyll jeta sportive e kėtij futbollisti qė do t "i kishte dhėnė aq shumė futbollit shqiptar.Por dikaturės aq i interesonte.Rėndėsi kishte qė njė "armik" tė asgjėsohej.
Vdekja e tij e parakohshme mė 1981 dhe varrimi i tij, ku, me gjithė kohėn e keqe, morėn pjesė qindra e qindra spotdashės,ishte njė shfaqje e heshtur proteste ndaj dikaturės.Pastaj,kjo luftė,sic e pamė,vazhdoi me" "kryerjen" zborit ushatark jashtė Tiranės tė Ali Memės dhe Gėzim Kasmit.
Sidoqoftė,kjo nuk e mposhti "Tiranėn".Qė ishte skuadra mė mirė e atyre viteve, ajo e dėshmoi kėtė duke fitur kampionatet e vitive 1968, 68-69 dhe 1969-70 dhe duke shėnuar kėshtu njė nga faqet mė tė lavdishme jo vetėm tė kėtij klubi,por edhe tė futbollit shqiptar.
Vite mė pas kam pasur rast tė bisedoj me Skėnder Jarecin, ish-futbollist dhe pastaj edhe trajner i "Dinamos".Duke rikujtuar pėrjashtimin e "Tiranės" nga kampionati i sezonit 1966-67, ai ma pati thėnė:"Kur futbollistėt e mi me kupėn nė duar filluan tė bėnin tė ashtuquajturin rrotullim rreth stadiumit,mua mė erdhi shumė rėndė.Ajo kupė dhe ai rrotullim i takonte "Tiranės" dhe vetėm "Tiranės".
I nxitur nga kjo dramė e madhe sportive, mė 1997 nisa tė shkruaja romanin me titull "Tirana" ,dy orė para dėnimit".M"u desh tė bisėdoja me futbollistė tė asaj kohe,portierin Elini,mbrojtėsit Frashėri,Osman Mema,vėllai i Ali Memės,me portierin e "Partizanit" Janku,me Panajot Panon legjendar"Por edhe me trajnerin e "Partizanit" tė atyre viteve, Refik Resmja.
"Pėrjashtimi i Tiranės",-mė tha ai atėherė,- qe njė akt i shėmtuar i diktaturės.
Unė u indinjova sė tepėrmi,ndonėse nuk mė erdhi mirė qė ne e humbėm atė ditė ndeshjen me tė.Por "Tirana" e meritoi fitoren,sic do tė meritonte dhe fitoren e atij kampionati."

* * *

Shkurt i vitit 1998.Pėr njė muaj nisem sė bashku me gruan dhe djalin pėr nė SHBA,ku jetoj prej gati tetė vitesh.Sapo ėshtė botuar romani im "Dy orė para dėnimit",kushtuar kėsaj ngjarjeje tė dhėmbshme.Nė pjesėn e parparme tė mbulesės ėshtė fotografia e "Tiranės" sė atyre viteve, e mjeshtrit tė fotografisė,Petrit Kumi,dhe nė pjesėn e pasme, foto tė njė kėsaj ndeshjeje, tė botuara pėr herė tė parė dhe tė nxjerra nga arkivi i fotorepoterit tė njohur sportiv,Enver Shabani.
Lutfi Nuri,njė ndėr sponsorizuesit e botimit tė romanit dhe aso kohe edhe president i SK "Tiranės",organizon nė sallėn e madhe tė Klubit tė Lidhjes sė Shkrimtarėve paraqitjen e librit.Nė krye tė sallės, nė kolltukė nė formė gjysmė rrethi, janė ulur njė pjesė e mirė e futbollistėve tė tė dyja skuadrave qė u ndeshėn atė ditė qershori tė vitit 1967,dhe pranė tyre,Myslym Alla,trajner i "Tiranės"dhe ndihėstrajneri i "Partizanit", Mico Ndini.
Promovimi bėhet nė formė bashkėbisėdimi, i ndėrthurur me njė koncert nga disa nga aktorėt e nohur tė Estradės sė Shtetit,ku nuk mungojnė Skėnder Sallaku, Mariana Kondi dhe kėngėtarėt Ema Qazmi e Kasem Hallulli, qė kėndojmė kėngė pėr "Tiranėn"e atyre viteve.
Janė shumė tė ftuar, ndėr tė cilėt ish-shefi i klubit tė ""17 Nėntorit ", Lame Konomi, ish-futbollisti dhe intelektuali i njohur, pr. Skėndėr Begeja, komentatori tashmė popullor i Radio Tiranės, Ismet Bellova qė ka komentuar kėtė ndeshje, gazetarė sportivė "Dhe sjellin kujtimet e tyre pėr kėtė ndėshje, shprehin keqardhjen dhe indinjatėn pėr kėtė akt tė shėmtuar tė diktaturės qė vrau "Tiranėn", kampione tė pa shpallur tė sezonit 1966-67.
Nė fund tė kėtij takimi, e ndjej veten tė rrethuar nga futbollistė e sportdashės qė mė urojnė pėr botimin e kėtij romani dhe mė falenderojnė qė pas paė 31 vjetėsh bėhem nismėtar pėr tė rikujtuar kėtė ndeshje dhe pėr tė bashkuar futbollistė tė tė dyja skudrave nė njė takim tė tillė.
Kėshtu marr me vete pėr nė Amerikė njė nga kujtimet mė tė prekshme tė jetės sime nė mjediset sportive,ku kam kaluar rreth 50 vjet".

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara