HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


(Vėshtrim historik)

SI U BĖ TOSKĖRISHTJA GJUHĖ STANDARTE?

-- nga Skifter Kėlliēi

Skifter Kėlliēi Prolog

Isha student i vitit tė dytė tė degės gjuhė-letėrsi tė Institutit tė Lartė Pedagogjik,nė vitin akademik 1956-57, kur me dėshirėn time mora si temė vjetore studimin "Ortografia e Kristoforidhit, gegėrisht e toskėrisht, krahasuar me ortografinė e sotme".Nė pėrgjithėsi kėto lloj temash gjuhėsore, tė detyrueshme pėr ne studentėt nė vitin e dytė dhe tė tretė, nuk parapėlqeheshin nga studentėt, sic nuk parapėlqeheshin nė pėrgjithėsi lėndė tė tilla, si fonetika,morfologjia gramatika historike, e cila cilėsohej si matematika e gjuhėsisė, sidomos nga ata studentė qė ishin tė prirur nga krijimtaria letrare dhe, madje, kishin debutuar me krijimet e tyre nė poezi e nė prozė,duke dėshmuar se do tė bėheshin shkrimtarė.
Unė,sidoqė kisha shkruar nė vitet e gjimanzit hartime tė mira e, madje, kisha botuar edhe shkrime, kryesisht nė gazetėn "Sporti Popullor", kuptova se nuk do tė jepja nė fushėn e lėtėrsisiė dhe iu vura me pasion lėndėve gjuhėsore qė pėrmenda mė sipėr.

Tema ime studimore m'u duk interesante.
Dija qė gjuhėtari atdhetar,Kostandin Kristoforidhi,(1827-1885), ishte pėrpjekur, vec tė tjerash, qė tė lėvronte sa mė shumė gegėrishten dhe toskėrishen, bile duke shkruar nė tė dyja kėto dialekte.Le tė kujtojmė, me kėtė rast,krijimin tij tė goditur letrar, "Gjahu i malėsorėve". Por, qė tė kisha njohuri sa mė tė thella, udhėheqėsi im shkencor,pedagogu Engjėll Angoni, mė kėshilloi tė shkoja mė Bibliotekėn Kombėtare, qė asokohe ndodhej nė rrugėn e Elbasanit, dhe tė njihesha me materiale qė trajtonin cėshtje tė formimit tė gjuhės sonė letrare. Dhe unė kėshtu veprova.
Njė nga nėpunėsit e biblotekės mė ofroi njė bibliografi tė pasur, qė kishte filluar tė pėrgatitej prej vitesh dhe kėsisoj fillova tė skedoj fragmente nga artikuj e referate qė trajtonin kėtė ceshtje tė rėndėsisshme.Dhe mbeta i habitur sidomos me materialet e botuara nė revistėn,"Buletini i Shkencave Shoqėrore",ku anohej nė mėnyrė disi tendencioze qė, si bazė e gjuhės letrare shqipe, pė tė cilėn po bėheshin prej vitesh diskutime tė vazhdueshme, tė ishte toskėrishtja.
Unė vetė, duke pasur babėn tiranas e nėnėn shkodrane, i rritur kryesisht nėn ndikimin e shkrimtarėve shkodranė, veprat e tė cilėve i kisha trashėguar nga xhaxhai,ish-gazetar nė vitet 20-30, madje edhe kryeredaktor pėr njė kohė i gazetės "Bashkimi" tė shoqėrisė mė tė njejtin emėr, qė drejtohej nga Avni Rustemi,anoja nga gegėrishtja.Madje, edhe njė tregim tė gjatė,nga tė paktėt, tė botuar nė faqet e "Zėrit tė Rinisė",e pata shkruar nė gegėrisht,ashtu sic shkrova edhe temėn vjetore nė fjalė. Ndaj dhe mbeta i tronditur nga mėnyra se si nė kėtė revistė ishin shtjelluar problemet qė kishin tė bėnin me krijimin e gjuhes letrare shqipe, qė sot quhet gjuhė standarte.I pata ruajtur ato skeda prej vitesh, por, pas largimit tim nga Shqipėria, kur biblioteka ime vetjake levizi dy herė, deri tani kam arritur tė gjej vetėm njė pjesė tė vogėl tė tyre.Dhe ja, njė mik imi mė afroi nėpermjėt internetit studimin e gjatė dhe shumė interesant, "Nga historia e standartizimit tė shqipes sė shkruar",shkruar nga pr.Bahri Beci.

Me kėtė rast duhet t'u them lexuesve se Bahriu ėshtė njė shok i vjetėr, qė mbaroi studimet nė Institutin e Lartė Pedagogjik mė 1958, i quajtur mė pas Universiteti Shtetėror i Tiranė,pra, njė vit para meje dhe u emėrua punonjės shkencor nė Instutin e Gjuhėsisė dhe Historisė, ku pati fatin tė punojė me gjuhėtarė tė tillė tė njohur si Eqrem Cabej e Mahir Domi.
Dhe duke lexuar me kėrsheri tė madhe kėtė studim,u habita qė shumė nga citimet e pėrdorua nga pr.Bahri Beci,pėrkonin me skeda tė miat deri mė 1957, qė i kisha vjelė kur mė 1956-57 shkruaja temėn time vjetore"Ortografia e Kristoforidhidhit…".
Nuk pretendoj qė nė kėtė shkrim tė gjatė tė them ndonjė gjė mė tė re se sa ato qė ka trajtuar pr.Bahri Beci nė studimine tij.Por, sidoqoftė, duke qėnė tashmė shkrimtar dhe jo gjuhėtar, sic kisha pasur dėshirė ato vite, mendoj se do t'i pėrcjell lexuesit nė njė mėnyrė disi tė ndryshme historinė se si toskėrishtja u bė gjuhė standarte.

Gegėrishtja, drejt pėrcaktimit si gjuhė letrare

(1916-1944)

Mė 1940, njė vit pas pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia fashiste, u krijua pėr herė tė parė nė historinė e lėvizjes shkencore nė Shqipėri, Instituti i Studimeve Shqiptare.Nė gjirin e tij bėnin pjesė figura tė tilla tė shquara, si Ernest Koliqi, kryetar, e Aleksandėr Xhuvani,Mustafa Merlika, Kruja,Karl Gurakuqi,Eqrem bej Vlora,Anton Paluca,Xhevat Korca,patėr Anton Harapi,Vangjel Koca,Dhimitėr Berati,Lazėr Shantoja,patėr Xhuzepe Valentin etj.
Nė kuvendin e tij tė parė, qė u mbajt po atė vit, u konfirmua edhe njė herė, ashtu sic ishte konfirmuar mė shumė se dy dhjetėvjecarė mė parė se si "dialekt i pėrbashkėt zyrtar pėr shtetin do tė ishte gegėrishtja letrare,(B.Beci." Nga historia e standartizimit tė shqipes", faqe 13, publikim nė internet)., tezė tė cilėn e mbėshteste N.Resuli,(1908-1985), kur shprehej po atė vit se:"Gjuha e pėrbashkėt e ardhme sipas zhvillimit tė evolucionit historik tė saj e gjer mė sot,vecse nė mos u vėrtetofshin shkaqe tė ra qė t'i kėmbejnė drejtimin qė ka marrė, shkon drejt dialektit tė Shqipėrisė sė Mesme",(po aty).
Po cili ishte Namik Resuli qė bėnte njė parashikim kaq guximimshėm pėr tė ardhmen e gjuhės sė pėrbashkėt tė ardhme tė shqiptarėve, qysh nė fillim tė viteve 40-tė tė shekullit tė kaluar?Ai ishte studiues, gjuhėtar,qė pėr shkak tė vendosjes sė diktaturės komuniste nė Shqipėri,ishte detyruar tė emigronte nė Itali, ku kishte vazhduar vepimtarinė tij shkencore tė filluar qė mė 1938, me veprėn "Abecea e dorėshkrimit beratas dhe Abecea e Thodėr Haxhi Filipit,(Shkodėr, 1938),dhe mė pas me botime tė tjera si"I piu antichi testi albanesi","Tekstet mė ta lashta shqipe", Torino,1978), "Albanian literature", ("Letėrsia shqiptare", Boston, 1988), "Katėrqind vjet letėrsi shqipe",Tiranė 1994), si dhe ishte autor i librit "Shkrimtarė shqiptarė,(1962-1878, pjesa e parė, Tiranė 1941, redaktuar nga shkrimtari dhe studiuesi i shquar, Ernest Koliqi). (Robert Elsie,"Histori e letėrsisiė shqiptare",Pejė 1997, faqe 331 dhe 682).
Vec kėsaj, nga c'bazė nisej Namik Resuli kur bėnte kėtė parashikim?Nga dėshira e tij?Jo!Ai nisej nga pėrvoja e studiuesve tė mėparshėm, atdhetarė, e filluar qė nga viti 1916 me Komisinė Letrare tė Shkordės, qė hodhi bazat e standartizimit tė gjuhės shqipe me "Parimet e rregullat mbi ortografinė e gjuhės shqipe tė shkrueme".
Ky komision, duke formuluar kėto parime e rregulla, pėrcaktoi se ortografia e gjuhės shqipe do tė jetė fonetike,pra, gjuha do tė shkruhet ashtu sic flitet nė popull, dhe do tė bazohet nė tė folmen e Elbasanit,("Posta e Shqinis,nr 953, nėntor 1917.).
Tė gjitha kėto rregulla tė Komisė letrare tė Shkodėrs u pranuan njė zėri nga anėtarėt e saj, qė ishin Luigj Gurakuqi,Gjergj Fishta,Mati Logoreci,Ndre Mjeda,Sotir Peci,Ambors Marlaskaj,Gjergj Pekmezi,Hilė Mosi,Luigj Naraci,Anton Parruca,Aleksandėr Xhuvani,Josif Haxhimima,Haviz Ali Korca,Vincenc Prenushi e Sali Nivica, pra, qė ishin si nga Shqipėria e Veriut, ashtu edhe e jugut.(B.Beci,"Nga histori e …",faqe 11-12, publikim nė faqet inernetit).

Duke u nisur nga vendimet e Komisė Letrare tė Shkodres, "Parime e rregulla mbi ortografinė e e gjuhės shqipe tė shkrueme", organet kompetente tė pushtetit tė asaj kohe lėshuan udhėzimin:"Qė prej datės sė kėtij urdhni kjo mėnyrė shkrimi e diftueme me anė t'atyne rregullave do tė ketė fuqi zyrtare edhe do tė shtihet pėrdorimi i kėsaj pa kurrnji jashtė rrėgulli, nė tė gjitha aktet nė tė pėrgjigjunit e nė tė kryemit e kėtyneve, n'urdhėnimet, nė botimet etj."(po aty).
Vec kėsaj, Namik Resuli, nisej edhe nga vazhdimi i kėsaj poėrvoje nė Kongresin Arsimor tė Lushjes ,(1920) qė "pranoi si gjuhė zyrtare tė teksteve shkollore atė qė kishte pranuar Komisia Letrare e Shkodrės, tė cilėn mė 1923 e e pėrforcoi edhe dhe kryeministria nė njė nga urdhėresat e shpallura prej saj, ku thuhej se si gjuhė shkrimi e administratės shtetėrore tė pėrdorej dialekti i Elbasanit "…i cili asht pranue si dialekt i pėrbashkėt zyrtar pėr shtetin,(po aty).
Por le tė vazhdojmė mė tutje me kėtė pėrvojė, tė cilėn duhet ta ketė pasur parasysh studiuesi Namik Resuli, kur bėn parashikimin pėr tė ardhmen e gjuhės sė pėrbashkėt shqipe tė bazuar nė dialektin e Shqipėrisė sė Mesme.Edhe mė 1923 Kryeministria vendosi pėrsėri qė si gjuhė shkrimi do tė pėrdorej dialekti i Elbasanit, "i cili ishte pranuar si dialekt i pėrbashkėt zyrtar pėr shtetin tonė nga Komisia Letrare."("Fletore Zyrtare",1923/21,3, vendimi 148).

Kurse nė nėntor tė vitit 1928 Ministria e Arsimit krijoi njė komision tjetėr letrar pėr tė cuar mė tutje detyrat qė i kishte vėnė vetes Komisia Letrare qė mė 1916.Do tė kalonin vite dhe mė 1935, pėr nevoja tė pėrmirėsimit tė mėtejshėm tė drejshkrimit tė gjuhės shqiqe, u krijua "Komisioni pėr ceshtje tė ortografisė sė gjuhės sė shkruar".
Dhe arrijmė kėėshtu mė 1940, kur, sic pėrmendėm,nė Tiranė u organizua Kuvendi i parė Albanologjik i Institutit tė Studimeve,"nė tė cilin u konfirmua pėrsėri qė "dialekti i i pėrbashkėt zyrtar pėr shtetin do tė ishte gegėrishtja letrare". Referatin kryesor pėrkėtė cėshtjet rėndėsishme e mbajti Mustafa Kruja,(1887-1958), (revista"Shkėndija",viti I,nr. 2, faqe 3-8).Eshtė fjala pikėrisht pėr kėtė figurė politike antikomuniste, qė nė "Fjalorin Enciklopedik Shqiptar" ėshtė trajtuar vetėm si njė nga krerėt e reaksionit,ish-kryeministėr gjatė pushtimit fashist italian,(faqe 556), por duke lėnė mėnjanė veprimtarinė e tij si studiues.
Pra, duke u nisur nga kėto vendime historike pėr ecurinė e gjuhės shqipe dhe njėsimin e saj, studiuesi Namik Resuli nuk kishte asnjė arsye qė tė vinte nė dyshin qė gjuha shqipe do tė merrte drejtim nga dialekti i Shqipėrisė sė Mesme,…vec se nė mos u vėrtetofshin shkaqe tė ra qė t'i kėmbejnė drejtimin".
Duket se hamendsimi i tij u bė profetik se, me tė vėrtetė, katėr vjet pas kuvendit tė parė tė Institutit tė Studimeve Shqiptare ,ku u mor vendimi i mėsipėrm, u vėrtetuan… "shkaqe tė ra".Kjo ndodhi me vendosjen e diktaturės komuniste nė Shqėipėri, sic do tė shohim mė poshtė.

Luftė ndaj gėgėrishtes, qė toskėrishtja tė jėtė gjuhė standarte

Nė referatin tij, mbajtur nė sesionin e parė shkencor tė Institutit tė Shkencave, mė 1952, midis tė tjerash,Dhimitėr Shuteriqi, qė dy vjet mė parė ishte zgjedhur kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarve dhe Artistėve tė Shqipėrisė, theksonte me tė madhe;"Qė nė vitin e dytė tė pushtimit fashist, mė 1940,u shtrua zyrtarisht ceshtja e njėsimit tė shqipes sė shkruar n'Institutin e Studimeve Shqiptare, qė fashistėt ngritėn nė Tiranė.Nisėn tė merren masa pėr kėrtė ceshtje. Po fashizmi nuk do tė kishte bėrė mė shumė se c'bėri feuo-borgjezia nė kohė tė Zogut.Ai i pati ditėt shkurtra nė Shqipėri.("Buletini i Shkencave",IV,faqe 15, 1952).
Pra,Shuteriqi pohon se feudo-borgjezia kishte bėrė nė kėtė drejtim.Po mė qartė kėtė pohim tė tij e shpjegon pr.Bahri Beci :"Po, a nuk do tė thotė kjo se, sipas Shuteriqit, po tė merreshin "masat',(kupto ato qė u morėn menjėherė pas Luftės),nė kohėn e regjimit tė Zogut, gegėrishtja letrare do tė mund tė bėhej gjuhė letrare?."("Nga historia e standartizimit tė shqipėes", faqe14…).Dh.Shuteriqi nė mėnyrė indirekte pranon qė gegerishtja letrare nė prag tė Luftės i kishte barabar mundėsitė tė bėhej gjuhė standarte, por kjo nuk u bė,pėr shkak tė masave tė pamjaftueshme nga regjimi feudo-borgjez i Zogut.E kjo bie nė kundėrshtim me ato qė thoshte Shuteriqi mė sipėr se "kjo cėeshtje e gjet zgjidhjen nga historia e popullit tonė qė nga Rilindja e kėndej:toskėrishtja , gjatė zhvillimit tė popullit tonė nė kėtė fazė tė historisė sė tij, u bė dialekti ynė kryesor i shkruar e baza e gjuhės sonė letrare."("Nga historia e standartizimit tė shqiqes", faqe 15, internet).

Por, sic do tė shohim mė poshtė,toskėrishtja u bė gjuhė standarte edhe nga trysnia qė ushtroi regjimi komunist, i cili solli si paojė qė nė administratė,shkolla, shtyp e botime...Nė kėtė mėnyrė u hodhėn poshtė gjitha vendimet qė ishin marrė nė kuvende zyrtrare deri mė 1940.

Pėr kėtė qėllim,le t'u drejtohemi fakteve:
Mė 1952 u mbajt nė Tiranė njė sesion shkencor mbi problemet e gjuhės shqipe, ku u kumtuan tri referate kryesore:"Mbi gjuhėn letrare shqipe ", nga Dhimitėr Shuteriqi, "Pėr dialektet e shqipes", nga Zihni Sako,dhe "Probleme tė gjuhės shqipe, mungesa dhe detyra", nga Jakov Xoxa. Eshtė pėr t'u habitur se si nė njė sesion shkencor pėr cėshtje themelore tė gjuhės shqipe kėto referate nuk u mbajtėn nga gjuhėtarė tė njohur si Aleksnder Xhuvani,(1880-1961),Eqrem Cabej,(1908-1980) Kostaq Cipo,(1892-1952), por nga shkrimtarė , tė cilėt nuk ishin specialistė tė gjuhės shqipe. Ndaj, ka tė drejtė pr.Bahri Beci kur shkruan:"Komentet janė tė tepėrta.Shkenca shqipare po politizohej me ritme tė shpejta.(Po aty).Pėr kėrė mjafton vetėm ky fakt:Nė diskutimin e tij nė sesionin e parė tė Lidhjes sė Shkrimtarve dhe Artistėve tė Shqipėrisė,Shuteriqi,edhe nė cilėsinė e anėtarit tė Institutit tė Shkencave, duke zbėrthyer problemet gjuhėsore nė ndritėn e… mėsimeve tė Stalinit,cėshtjen e gjuhsės sonė nacionale, sic e quante ai, e niste me njė sulm qė nga lingusiti i njohur gjerman, Gustav Majer,(1850-1900) dhe Eqrem Cabej, veprimtarinė kėrkimore tė tė cilit nė fushėn e historisė sė gjuhės shqipe e quante "antipatriotike".
(Buletini i Shkencave, 1952,nr.1,faqe 18-19.)

Po le tė ndjekim se c'thoshte Dh.Shuteriqi nė referatin e tij:
"Kleri katolik nuk u pėrpoq tė shkruajė njė gjuhė qė tė kishhe pėrfituar nga tė folmet e ndryshme tė gegėrishtes, e ca mė pak tė toskėrishtes.Ai shkroi nė njė tė folme t'epėrme gege……Ky lloj reakcioni e ka penguar krijimin e njė gegėrishtjeje tė vetme letrare-ai ka penguar edhe afrimin ndėrdialektor nė shqipen e shkruar.Duke kėrkuar qė gjuha e tyre e shkruar tė bėhet gjuhė kombtėre letrare,Fishta me shokė s'kanė bėrė gjė tė madhe qė tė krijojnė njė gegėrishte letrare tė vetme, duke u afrur nga gegėrishtja jugore.(B.Beci,"Nga historia…",faqe 4, nė internet).
Miėpo, mė pas, po nė kėtė referat Dh.Shuteriqi thotė:"Austria me anė tė Komisisė Letrare tė Shkodrės,Zogu me anė tė tė Ministrisė sė tij tė Arsimit,Italija me anė tė Mustafa Krujės, kush mė shumė e kush mė pak,i mbėshtetėn disa shkrimtarė e studiozė gegė qė tė shpallin nėndialektin e Elbasanit gjuhė zyrtare".(po aty).
Kurse pėr periudhėn 1930-35 ai nėnvizon:"Shohim qė shkrimtarėt shkodranė tė nisin e t'i bėjnė "koncesione" tė folmes sė Elbasanit, duke u afruar nėpėrmjet tė kėsaj edhe nga toskėrishtja, me tė cilin Kristoforidhi kishte tė paktėn gjashtėdhjetė vjet qė ish afruar."(Po aty).
Sic shihet, Dh.Shuteriqi kundėrshton veteveten, sepse nga vetė pohimet e tij del se shkrimtarėt shkodranė, e kėtu nė radhė tė parė pėrfshihen shkrimtarėt katolikė, kanė qenė tė prirur qė ato kohė qė elbasanishtja tė njihej si gjuhė letrare.
Kėtu bėn pjesė edhe Fishta, i cili mė 1916 ka qėnė kundėr kėtij vendimi dhe kėtė e ka shprehur nė vargjet:"Komisioni i jonė,/ta ka ndėrtue kinse "njė gjuhė letrare"/, qė turce s'asht,-po ashtu po i thonė,/por qi nuk asht , qe besa , as gjuhė shqiptare,/gjymsa gegėnisht e gjymsa toskėnisht./tamam "gjuhė mushke" me gjithė vesh e bisht",(Po aty).
Mirėpo,kjo do tė kete qėne njė shkarje e castit e Fishtės qė si anėtar i Komisisė Letrare, njė vit mė pas, dhe, gjithashtu,si veprimtar edhe nė fushėn e njėsimit tė gjuhės shqipe,pranoi mendimin qė gjuha jonė letrare tė mbėshtetej nė nėndialektin e Elbasanit.
Tė shkojmė mė tutje:Duke injoruar gjicka qė ishte arritur nė pėrpjekjet pėr tė pėrcaktur njė gjuhė tė njėsuar mbi bazėn e elbasanishtes, sic e kemi parė deri tani,Dh.Shuteriqi nė sesionin e parė tė Institutit tė Shkencave, me temė "Veprat e shokut Stalin mbi gjuhėsinė dhe problemet tona gjuhėore nėn dritėn e kėtyre veprave",(26-29jamar 1952),hynte drejtperdejt nė temė, ashtu sic u intresonte qarqeve zyrtare komuniste dhe shprehej se kjo ceshtje ishte zgjidhur"…nga historia e popullit tonė qė nga Rilindja e kėndej:toskėrishtja gjatė zhvillimit tė popullit tonė nė kėtė fazė tė historisė sė tij u bė dialekti i ynė kryesor i shkruar e baza e gjuhės sonė letrare".("Buletini i Shkencave", 1952,I,faqe 52.).
Bahri Beci nė studimin e tij "Nga historia e standartizimit tė shqipes", jo pa shpoti i pėrgjigjet me tė drejtė:"Pra, pėr Shuteriqin mė 1944 problemi i bazės dialektore tė gjuhes sė vetme letrare ishte zgjidhur.Pra, ne kishim njė gjuhė tė vetme letrare, madje qė parpara vitit 1944 dhe kjo ishte toskėrishtja.(Faqe 7 e veprės sė cituar).

Po c'e shtynte Shuteriqin nė njė pėrfundin kaq tė nxituar?
Le tė citojmė pėrsėri njė fragment nga referati i tij:"Juga e Shqiėrisė ,m'e zhvilluar se Veriu nga pikėpamja ekonomike,shoqėrore e kulturore, u bė djepi i lėvizjes sonė kombėtare, se kolonitė shqiptare tė mėrgimit nė tė cilat u lėrua shqipja, pėrbėheshin kryesisht nga tė emigruar toskė;se nga juga duall udhėheqėsit , ideologėt e shkrimtarėt qė i prinė kėsaj lėvizjejeje,Naimi e Samiu me shokė, se shumica atyre qė shkruanin shqip gjatė Rilindjes, qenė nga jugu…"
Duke u shprehur kėshtu Shuteriqi nuk bėnte bėnte ndonjė njė zbulim, sepse i kishin pasur parasysh ata burra qė mė 1916, nė pėrbėrjen e Komisisė Letrare tė Shkodrės, (e, pra ky qytet me shumė tradita kulturore nuk ndodhej nė jug, por nė veri tė Shqipėriė),si: Luigj Gurakuqi,Hilė Mosi,Aleksandėr Xhuvani,Sotir Peci,Mati Logoreci,Gjergj Pekmezi,Ndre Mjeda, Gjergj Fishta , Sali Nivica, Ambros Marlaskaj,Luigj Naraci,Anton Parruca, Hafiz Ali Korca, Vincenc Prendushi, Josif Haxhimima,qė, sic kam theksuar mė sipėr,ishin nga tė gjitha krahinat e Shqipėrisė, tė jugut e veriut.
Njė pjesė e mirė e tyre, jo vetėm qė e dinin,por kishte nga ata qė kishim qenė pjesėmarrės tė drejtpėrdrejt tė kėsaj lėzizjeje me rėndėsi tė madhe historike si Rilindja dhe pėr hir tė interesave tė atdheut, vendosėn njėzėri qė gjuha ardhshme shqipe tė bazohej tė nėndialekti elbasanas, sepse ai ishte i ndėmjeėtėm midis dy dialekteve, gegėrisht e toskėrisht.
Por Shuteėriqi, vetė elbasanas,dhe,sic shihet qartė, i detyruar nga trysnia e udhėheqejs komuniste, nuk ndalet me kaq dhe nė dukje se "… pas clirimit toskėrishtja nisi tė bėhej gjuhė zyrtare e gjithė popullit tonė e u afirmua nė mėnyrė tė plotė si dialekt bazė i gjuhės letrare shqipe …se vatra e madhe e Luftės Nac.Cl.qe juga, meqė ajo ishte m'e pėrparuar nga pikėpmja shoqėore;juga nxori udhėheqėsit kryesorė e mė tė shumtė tė lėvizjes ;ajo i dha kuadro mė tė shumta…(B.Beci"Nga historia e standartizimit tė shqipes",faqe 7 nė internet).
Mė shkoqur se kaq, politizimi i kėtij problemi nuk ka ku tė vejė:toskėrishtja duhej tė bėhej gjuha bazė e shqipes, sepse atė e flisnin dhe e shkruanin Enver Hoxha,Koci Xoxe,Hysni Kapo, Mehmet Shehu…pikėrisht ata qė e katandisėn Shqipėrinė nė vendin mė tė shtypur dhe mė tė varfėr tė Evropės, duke e izoluar krejtėsisht nga bota mbarė. Dhe sikur kėta udhėheqės tė kishin qenė nga veriu, atėherė,gegėrishtja do tė bėhej gjuhė e pėrbashkėt e shqiptarėve.(!?)
Sado qė nė disa nga argumentet e Shuteriqit ka tė vėrteta,pra, qė toskėrishtja u kultivua nė periudha tė ndryshme tė historisė mė shumė se gegėrishtja e, sic do tė trajtohet mė pas, nė kėtė dialekt u shkruan vepra madhore, arsyeja e vėrtetė qė toskėrishtja u bė shqipe standarte shpjegohet "si rezultat i ndėrhyrjes sė shtėetit,pra, si rezultat i masave administrative tė marra menjėherė nga qeveria komuniste pėr tė zėvendėsuar gegėrishten me toskėrishten letrare si gjuhė zyrtare nė shkollė, nė administratėtė, nė shtyp, nė botime etj.,pa ndonjė marrėveshje dhe sigurisht pa pėrfillur vendimet zyrtare tė marra para Luftės lidhur me gegėrishten letrare si gjuhė zyrtare.(B.Beci,po aty).

Kėtė tė vėrtetė e plotėson mė sėmiri edhe njė shprehje e studiuesi R.Ismajli:"Fitorja e koministėve solli nė horizont njė mėnyrė tjetėr trajtimi tė cdo gjėje nė jetėn shoqėrore,pra, edhe nė fushė tė gjuhės.(B,Beci, faqe 13).

Toskėrishja zėvendėson kudo gegėrishten

Qė nė vitin shkollor 1945-46, kur isha nxėnės i vitit tė tretė tė shkollės fillore, nisa tė vė re se nė tekstet shkollore gegėrishtja, qė e kisha parė tė pėrdorej nė tekstet e botuara nė vitet e periudhės sė Mbretėsisė e deri mė 1944,tė cilat i kishin pėrdorur motra dhe kushurinjtė e mi, filloi tė zėvensdėsohej nga toskėrishtja.Po kėshtu, mė pas, dhe librat letėrsisė, si dhe tė gramatikės sė gjuhės shqipe, me tė cilat kam studiuar nė vitin shkollor 1951-53 nė gjimnaz,tė hartuara nga K.Cipo, ishin tė shkruara nė toskėrisht..Pra, nė ato vite gegėrishtja u zhduk krejtėsisht nė tekstet shkollore,sic ishte zhdukur nė shtyp e nė radio. Edhe Fjalori i parė, i botuar mė 1954, gjithashtu bazohej nė toskėrisht.
Kur, student i kursit tė dytė tė Institutit tė Lartė Pedagogjik, mė 1957 shkruaja temėn time vjetore, "Ortografia e Kristoforidhit, gegėnisht e toskėnisht e krahasueme me ortografinė e sotme", pėr tė cilėn kam shkruar nė pjesėn e parė tė kėtij shkrimi,studiova si material ndihmės edhe rregullat e e ortogarfisė, tė cilat ishin botuar sė pari mė 1948 nga njė komision i pėrbėrė nga A.Xhuvani,K.Cipo,dhe E.Cabej, pastaj mė 1951,dhe, pasi disa variantesh tė tjerė, mė 1956 u paraqit varianti qė pata nė dorė..E vėrteta ėshtė se, krahas rregullave, bazuar nė toskėrishten letrare,atje pėrfshiheshin edhe disa regulla nė gegėrisht.
Mė 1967 u botua "Projekti i rregullave tė drejtshkrimit tė gjuhės shqipe",(pėr herė tė parė fjala ortografi u zėvensdėsua me fjalėn shqipe drejtshkrim), qė nisi tė diskutohej kudo nė Shqipėri, sidomos nė shkolla.
Mė kujtohet se nė nė pranverė tė vitit1967, kur isha mėsues nė njė shkollė 12-vjecare tė Beratit, pr.Androlki Kostallari, drejtor i Institutut tė Gjuhėsisė dhe Historisė, sė bashku me njė bashkėpunėtor shkencor tė kėtij instituti, bėri njė takim me mėsuesit e gjuhės shqipe rreth kėtij projekti.
Njė mėsues nga Kosova,( nga ata qė ishin arratisur as viteve 60-tė, pėr tė gjetur "parajsėn" nė Shqipėri), gjatė diskutimit e pyeti Kostallarin se mbi cfarė kriteresh ishte vendosur qė toskėrishtja tė bėhej gjuhė letrrare, dhe se nė Kosovė, nė mbledhjet qė ishin bėrė deri atėherė, meqė tėrė shqiptarėt e atjeshėm dhe tė trojeve shqiptare nė Malin e Zi dhe Maqedoni, flisnin gegėrishte,po merreshin masa qė baza gjuhės letrare tė ishte njė gegėrishte e mesme.
Kostallari nuk iu pėrgjgj drejtrdrejt kėsaj pyetjeve disi tė vėshrirė pėr tė, por u shpreh shkurtimisht se gjuhė letrare do tė ishte toskėrishtja, duke marrė elemente tė gegėrishtes.Dhe pėr kėtė qėllim solli disa shembuj si fjalėt me prapashtesėn -ues tė gegėrishtes, qė kishte zevendėsuar prapashtesėn -onjės tė toskėrishtes,(mėsues pėr mėsonjės, punues,pėr punonjės),si edhe fjalėt e kahershme qė ishin futur nė toskėrishe, huazuar nga gegėrishtja, si ranishte e jo rėrishte, zanafillė e jo zėrafillė, e folme dhe jo e folur,domethėnė,pra, me paskajoren e gegėrishtes:do+methėnė) etj.
Pas njė diskutimi, vėrtet tė gjerė e masiv, mė 1976 u botua "Drejtshkrimi i gjuhės shqipe",(1970), dhe Fjalori drejtshkrimor",(1977), pėr tė ardhur te "Fjalor i gjuhėes sė sotme shqipe,(1981) etj.Tė gjitha kėto vepra tė botuara nė variantin e toskėrishtes letrare, e cila u bė pėrfundimisht gjuhė standarte me vendimet e marra nė Kongresin e Drejtshkrimit, tė mbajtur nė shtator tė vitit 1972, nė Tiranė.
Nė kėtė kongres morėn pjesė 87 delegatė nga tė gjitha rretheėt e Shqipėrisė, nga shqiptarė qė jetojnė nė trojet e tyre nė Jugosllavi,nė Kosovė,nė Mal tė Zi, Maqedoni, si dhe nga viset e arbėreshėve tė Italisė."Kongresi bėri bilancin e gjithė punės sė mėparshme pėr njėsimin e drejshkrimit tė gjuhės shqipe….ai miratoi njėzėri Rezolutėn qė pohon pėr herė tė parė se"populli shqiptar ka tashmė njė gjuhė letrare shqiqe tė njėsuar.Kėshtu Kongresi mbyll pėeriudhėn kur gjuha gjuha letrare shqipe funksiononte nė dy a mė shumė variante dhe hapi njė periudhė tė re , periudhėn e njė gjuhe letrare tė vetme, tė njėsuar."("Fjalori Enciklopedik Shqiptar,faqe 510).
Kėshtu, duke mos marrė asnjė nismė pėr njė diskutim mbarėkombėtar,si pasojė e oriemntimeve tė shtetit komunist, sic e kemi analizuar historikisht, toskėrishtja letrare u bė gjuhė stanadarte.

Nga pėrpjekjet e studiusve tė Kosovės pėr gjuhėn standarte

Pėrmenda pak mė lart se c'pyetje i pati bėrė njė mėsuesi i gjuhės shqipe nga Kosova,Androkli Kostallarit, gjatė diskutimit tė rregullave tė drejtshkrimit me mėsuesit e Beratit, mė 1967, dhe c'pėrgjgje tė pėrciptė pati marrė prej tij.Dhe kjo pyetje ishte me vend.Mėsuesi kosovar kishte mbaruar shkollėn pedagogjike, tė mos gaboj nė Prishtinė, kishte qenė mėsues nė fshatra tė Kosovės dhe ishte i dhėnė pas gjuhėsisė.Vec kėsaj,sic mė pati folur mė pas, ishte nė dijeni tė diskutimeve qė ishin bėrė nga studuesit kosovarė se mbi c'baza do tė bėhej njėsimi i gjuhės shqipe nė trevat e Kosovės.
Pėr kėtė problem shumė tė rėndėsishėm do t'i drejtohem pėrsėri studimit tė pr. Bahri Becit qė e kam cituar diaa herė nė kėtė shkrim.Sipas kėtij studimi,nė Kosovė mė 1952 qe organizuar njė mbledje e pasacme pėr caktimin e gjuhes sė shkruar tė shqiptarėve qė banonin nė RFP tė Jugosllavisė." Meqenėse pakica kombėtare e RFP tė Jugosllavisė flet njė dialekt tė gegėnishtes,gjuha e shkrimit…nuk mund tė ishte vecse gegėnishtja…njė gegėnishte nė tė cilėn vijnė me bashkėpunue nėngegėnishtet e ndryshėme"(B.Beci,"Nga historia e standartizimit…"faqe 15 nė internet).
Gjithashtu, sipas tė dhėnav tė kėtij studimi, mė 1957 u mbajt njė mbledhje e dytė nė Prishtinė, me detyrė ,thjeshtimin sa mė tė madh tė drejtshkrimit.Nė janar tė vitit 1963 nė njė takim tjetėr u shqyrtua "Projekti i Ortografisė", hartuar nga njė komision, ku bėnin pjesė Idriz Ajeti,Hasan Vokshi,Sulejman Drini,Mehdi Barshi e Latif Mulaku, dhe mė njė vit mė pas u botua "Ortografija e gjuhės shqipe".
"Studiusesit kosovarė,- nėnvizon B.Beci,-kaėn vėnė nė dukje afrimin e dukshėm tė kėsaj ortografie mė atė tė Institutit tė Shkencave tė vitit 1956"tue ruejtė vetėm karakteristikat themelore tė gegėnihtes letrare, e cila nė kohėt e vona ka ba nji evolucion tė dukshėm drejt njazimit(njėsimit) me toskėnishten letrare".(B.Beci,po aty).
Nga sa shihet, edhe studiuesit kosovarė gjatė kėsaj periudhe prej disa dekadash u pėrpoqėn tė pėrkryejnė edhe mė shumė gegėrishten dhe ta afrojnė edhe mė shumė me toskėrishten letrare.Dhe nė fakt, po tė marrim parasysh vendimet qė ishin marrė deri mė 1944 pėr njėsimin e gjuhės mbi bazėn e gegėrishtes sė Elbasanit,studiuesit kosovarė vepronin drejt.Dhe kjo sepse gėegėrishtja zyrtarisht, sic e pamė, ishte shpallur si gjuhė standarte.
Por ndodhi ajo qė ndodhi.Me ardhjen nė fuqi tė sundimit komunist nė Shqipėri, vendin e gegėrishtes e zuri toskėrishtja, pa marrė parasysh organizimin e njė konsulte kombėtare, tė paktėn deri mė 1948, kur marrėdhėniet midis Enver Hoxhes dhe Titos ishin "grurė" dhe kur nė bazė tė njė marrėveshjeje midis dy qeverive pėrkatėse, shumė mėsues nga Shqipėria shkuan pėr tė ndihmuar shkollat kosovare, ku kishte mėsues tė paktė tė gjuhės shqipe.
Megjithatė, ka edhe mendime tė tjera.Nė njė studim tė tijin me titull"Rreth disa ceshtjeve thelbėsore tė shqipes standarte",(Zėri i sė vėrtetės",volumi 15-tė,nr.2,2002), pr.Shaban Demiraj sė pari thekson:'"Tė gjithė jėmi nė dijeni se si lidhur me me kėtė vendim,(ėshtė fjala pėr vendimet e Kongresit tė Drejtshkrimit,-S.K.),ka pasur dhe ka vėrejtje tė mbėshtetura nė arsyetime tė ndryshme dhe sidomos tė karakterit politik, duke e lidhur marrjen e vendimit tė vitit 1972 me ndikimin e pushtetit monist tė asaj kohe".
Mė poshtė, duke argumetuar se pėrse toskėrishta u bė gjuhė standarte, ai vazhdon:"Por , sic e kam pohuarr edhe mė parė,(shih Demiraj,1996,121),edhe dialekti verior mund tė kishte shėrbyer si bazė pėr shqipen standarte, natyrisht duke iu nėnshtruar njė procesi standartizimi,qė me siguri do tė kėrkonte mė shumė punė, pėr shkak tė dallimeve tė shumta tė tė folmeve tė ndryshme tė atij dialekti".(po aty).
Sigurisht, nė kėtė pikė pr.Demiraj ka plotėsisht tė drejtė,se, me tė vėrtetė, nėndialektet e veriut, duke pėrfshirė edhe ato tė Shqipėrisė sė mesme,pra, nga zonat e Tiranės, Durrėsit, Krujės,Lacit, Zadrimės, Shkodrės, Dibrės, Kukėsit, Kosovės…janė tė shumta dhe tė diferencuara nga njera-tjetra, dukuri qė nuk ndodhin nė nėndialektet e jugut, pra, tė krahinave tė Lushjės,Beratit,Vlorės,Gjirokastrės,Korcės,Camėrisė,ku dallimet janė kryesisht fonetike. Por, duhet te vemė nė dukje se nė pėrgjithėsi nė tė gjitha vendimet e marra qė nga Komisia Letrare e Shkodrės (1916) e deri nė vendimet e Institutit tė Studimeve Shqiptare mė 1940,sic e pamė, si bazė e gjuhės sė ardhme letrare shqipe mbahej parasysh nėndialekti i Elbasanit, qė ishte mė i kulluari nga tė gjitha nėndialektet e Veriut dhe, pėr mė tepėr, mė afėr tokėrishtes.
Sot ka intelektualė nga veriu ose Shqipėria e mesme, qė kėmbėngulin se gegėrishtja duhej tė ishte gjuhė standarte.Ata, pėr kėtė qėllim, venė nė dukje me tė drejtė se ky dialekt flitet , duke pėrfshirė edhe trojet shqiptare nė ish-Jugosllavi, Maqedoni dhe sidomos nė Kosovė,nga mė shumė se tri tė katėrtat e popullsisė shqipfolėse, ndaj dhe do tė meritonte tė ishte gjuhė e njėsuar. Por kjo ėshtė relative e prandaj pr.Demiraj vė nė dukje:"..Ka dhe raste tė tjera qė gjuha standarte e njė kombi ,pėr njė arsye a njė tjetėr,ėshtė mbėshtetur nė njė dialekt tė caktuar,folėsit e tė cilit nuk pėrbėnin shumicėn e kombit pėrkatės.Mjafton tė kujtojmė kėtu italishten standarte qė ėshtė mbėshtetur nė dialektin e zonės sė Toskanės , ose frengjishten standarte, qė ėshtė mbshtetur nė variantin letrar tė zonės sė Parisit, ose gjermanishten standarte, qė ėshtė mbėshtetur nė variantin letrar tė gjermanishtes sė mesme lindore(Saksonia),(Po aty).
Megjithatė,pr.B.Beci,kolegu dhe mė parė ish-studenti i tij,ashtu si edhe unė, ngul kėmbė: "Vendosja e toskėrishtes letrare nė bazė tė tė shqipes standarte dhe, pėr pasojė, mėnjanimi i gegėrishtes letrare, nuk merte parasysh Kosoėvn dhe rrezikun e krijimit tė dy gjuhėve letrare, shprehje e qartė e indiferentizmit ndaj cėshtjes kombėtare")"Nga historia e standartizimit tė shqioqes",faqe 21,internet).

Sidoqoftė, ne kemi mė sė fundi njė gjuhė standarte

Dule lėcitur kėtė artikull, lexuesi mbase mund tė mendojė se autori bėn njė ekspozim tė tillė pėr tė dėshmuar padrejtėsitė qė iu bėnė gegėrishtes e cila, ashtu si toskėrishtja, i kishte tė gjitha gjasat tė bėhej gjuhė standarte, madje edhe me vendime pėrkatėse deri mė 1944.Por, me vendosjen e regjimit komunist,si pasojė edhe trysnisė sė drejtperdrejt ose tė tėrthorė tė udhėhqėsve komunistė,qė kryesisht ishin nga jugu,sic pohon hapur Dh.Shuteriqi , nga sa u pa edhe nė etapat qė analizuam,si rezultat i vendimeve tė kėtij regjimi, toskėrishtja u bė gjuha e pėrbashkėt e shqiptarėve.

Nuk ėshtė aspak kėshtu.Pėrkundrazi,unė, ashtu sic shumė kolegė tė mi,gazetarė, shkrimtarė, studiues, jam gėzuar qė, mė sė fundi ne, shqiptaėt kemi njė gjuhė tė njėsuar, si tėrė kombet e tjera tė paktėn nė Evropė, tė cilėn duhet domosdoshmėrisht ta flasim dhe ta shkruajmė sa mė mirė.
E vėrteta ėshtė se si gegė, sic e kam thėnė nė dnė fillim tė kėtij shkrimi, kam dashur qė nė bangat e shkollės sė mesmė e nė vitet e para tė studimeve nė UT, qė gegėrishtja tė ishte gjuha letrare shqipe.Ndikoi tek unė jo vetėm mjedisi familiar, por edhe librat qė nė bibliotekėn e shtėpisė ishin mė shumė nė gegėrish.

Kam lexuar qė i vogėl "Lahutėn e Malcis" sė tė Fishtės,"Hijet e maleve" tė Koliqit,"Visaret e kombit", pėrmbledhur nga at Bernardin Palaj e at Donat Kurti, "Pėrralla shqiptare", tė pėrmbledhura nga at Donat Kurti, dhe jam mahnitur nga kumbimi magjik i gegėrisgtes.
Por kam lexuar po nė atė kohė edhe "Kasollen" e Blasko Ibanesit dhe tragjeditė e Shekspirit nė pėrkthimin e mjeshtėror tė Fan Nolit pastaj,"Historinė e Skėnderbeut" tė shkruar prej tij. Adhuroja kėshtu si gėgėrishten,me tė cilėn isha rritur, sidomos shkodranishten e nėnės sime, qė e fliste butė, meqė ishte martuar nė Tiranė qė kur ishte 19 vjec dhe kishte lexuar vepra letrare edhe nė toskėrisht, pėrkthimet e para tė Tolstoit,Cehovit dhe Gorkit nga Tajar Zavalani nė vitet 30-tė tė shekullit tė kaluar,qė ishte mik i shtėpisė sonė.
Ndiqja, mė pas, dhe zhvillimet e letėrsissė sė realizmit socialist,ku mė bėnte pėrshtypje gjuha e pasur e Sterjo Spases,Shefqet Musarajit,Fatmir Gjatės,por edhe tė shkrimtarėve gegė,Kolė Jakovės, sidomos te dramat e ti,"Halili dhe Hajria" e "Toka Jonė", krijimet poetike tė Llazar Siliqit, vecanėrisht te poema "Prishtina", por, pėr fat tė keq jo nė prozė,sepse vepra tė shkrimtarėvė tė tillė qė shkruanin nė gegėrisht nė kėtė gjini, ishin tė pakta dhe jo tė njė rėndėsie tė vecantė,sidomos po t'i krahasojmė me veprat e shkrimtarėve gegė tė para Luftės.

Por nė poezi, pas viteve 60-tė, mund tė lexoje me ėndje poezi tė Ndoc Gjetjes, Ndoc Paplekės, qė shkruanin tashmė nė gjuhėn letrare tė bazuar nė toskėrishte, po aq bukur sa Ismail Kadareja, Dritėro Agolli e Fatos Arapi, qė e cuan mė tutje jo vetėm nivelin artistik,por edhe gjuhėsor tė toskėtrishtes letrare, sic mund tė lexoje nė prozė po nė ato vite edhe romanet e shkrimtareve tė njohur shkodranė,Skėnder Drini, Zija Cela,e dramat e shkrimtarit tjetėr shkodran, Fadil Kraja dhe pastaj poezitė e mrekullueshme te Frederik Reshpes.

Sigurisht,u veprua gabim qė nė fund tė viteve 60-tė, pa asnjė vendim, nė shtėpitė botuese filluan tė mos pranoheshin mė vepra tė shkruara nė gegėrisht.Por fakti ėshtė se kjo nuk i pengoi shkrimtarėt gegė , disa prejtė cilėve i pėrmenda pak mė sipėr, qė tė botonin vepra me vlerė nė gjuhėn letrare. Kjo dukuri vėrehej edhe nė Kosovė dhe nė trojet e tjera shqiptare tė ish-Jugosllavisė.Krijimet e prozatorėve,Zekeria Rexha,Adem Demaci,Anton Pashku, tė poetit tė njohur Ali Podrimja etj,tė shkuara nė njė gegėrishte tė pasur, u pasuan mė vonė nga vepra tė tė tjera tė njė brezi edhe mė tė ri shkrimtarėsh e poetėsh kosovarė,si Din Mehmeti,Azem Shkreli,Esat Mekuli, Sabri Hamiti,Agim Vinca e tė tjerė, qė tashmė shkruajnė nė toskėrishten letrare.
Madje, duhet thėnė se kosovarėt, nė pėrgjthėsi, megjithė ngurrimin qė mund tė kenė pasur, i pėrqafuan vendimet e Kongresit tė Drejtshkrimit dhe jo vetėm krijuesit letrarė, njė pjesė tė tė cilėve pėrmenda mė sipėr,por edhe shtypi RTV-ja, botimet shkollore u bazuan nė gjuhėn letrare. Madje cdo kosovar, sic kam biseduar me disa qė jetojnė sė bashku me mua kėtu nė Boston, e quante pėr detyre qė tė fliste dhe tė shkruante nė gjuhėn letrare.
Por kjo nuk do tė thotė qė tė tėrė krijuesit tė ishin tė mendimit qė toskėrishtja tė bėhej gjuhė standarte.Jam habitur kur kam parė qė Tajar Zavalani,(1903-1966),studiues, pėrkthyes,mė dhe pas vitit1939 gazetar pranė BBC-sė, veprėn e vet, "Historia e Shqipėrisė", botuar nė Londėr mė 1966, e ka shkruar nė gegėrishte, madje tė epėrme dhe tek- tuk edhe me ndonjė trajtė nėndialetore. Po kėshtu ka ndodhur edhe me studiuesin e njohur, Arshi Pipa,(1921-1998). Lindur nė Libohovė, vendosur qė i mitur nė Shkodėr, pas studioi pėr filozofi dhe letėrsi nė Itali, u burgos gjatė e regjimit komunist dhe pas lirimit nga burgu u arratis, pėr t'u vendosur nė SHBA, e quante mėkat tė madh qė gjuha letrare shqipe u bazua nė toskėrishte.Kėtė e shprehu jo vetėm nė shkrime,por edhe nė takime me intelektualė, sic ishte rasti i takimit qė pati me ta, nė Tiranė,nė verė tė viti 1992,kur vinte pėr herė tė parė nė Shqipėri pas rrėzimit tė diktaturės komuniste,takim nė tė cilin kam marrė pjesė edhe unė.
Sidoqoftė, e pėrsėris: duhet pranuar qė ne sot e kemi gjuhėn tonė tė njėsuar letrare.Pėr rrethanat qė shpjeguam, ajo nuk u bazua nė gegėrishte,por nė toskėrishtePor ne, shqiptarėt kemi fat, se dallimet midis dy dialekteve tė mėsipėrme janė kaq tė pakta, sa qė njė toskė, me ndonjė pėrjashtim tė vogėl, merret vesh shumė mirė me njė gegė,edhe kur nuk flasin gjuhėn standart.
Unė i kupoj shumė mirė shqetėsimet e shperehura edhe nė shtyp nga intelektualė gegė e sidomos shkodranė pėr kėtė padrejtėsi qė iu bė gegėrishtes, tė cilėn u mundova ta paraqs nė kėtė shkrim studimor.
Ka midis tyre nga ta qė shpjegojnė se, duke u vendosur toskėrishtja si gjuhė e njėsuar, asaj iu hoq mundėsia e pėrdorimit tė paskajores qė ka gegėrishtja- me punue. Sic dihet, tė tėra fojlet nė "Fjalorin Gjuhės Shqipe", botuar mė 1983 dhe nė botimine dytė, mė 2003, jepen nė kohėn tashme, pra, punoj dhe jo me punue, sic ndodh nė tė gjitha gjuhėt e botės.
Ka tė tjereė qė ngulin kėmbė qė kjo paskajore t'i shtohet gjuhės letrare.Pra, tė themi: dua me punue e jo:dua tė punoj. Ndoshta, fillimthi, do tė na vritej pakėz veshi,por, me kalimin e kohės, kjo do tė bėhej normė. Edhe kėshtu mund tė jetė, pėrderisa toskėrishtja huazoi, sic ėshtė pėrmendur nė pjesėne parė tė kėtij shkrimi fjalėn domethėnė, ndėrtim me ndihmėn e paskajores- me thėnė. Rėndėsi ka fakti qė gegėrishtja nuk vdes kurrė, sepse ajo ėshtė gddhendur, sė pari, nė shekuj nė krijimtarinė popullore e, mė pas, nė vepra letrare qė janė studiuar e do tė studiohen nė cdo nivel tė shkollave tona.
Por sot, mendoj se do tė ishte e pamundur qė, pėr hir tė kėsaj padrejtėsie, tė nismin nga e para,pra, tė diskutonim e pastaj tė vendosnim qė gėgėrishtja tė bėhej gjuhė standarte, duke zėnė vendin e toskėrishtes.Me fjalė tė tė tjera, qė gjuha e teksetve shkollore, e shtypit tė shkruar dhe e RTV-ve,tė ishte nė gegėrishte.
Kjo mund tė ndodhė nė letėrsi. Mbase ndonjė shkrimtar, krijimet e tij do tė kėrkojė ta shkruajė dhe ta botojė nė gegėrisht.Pėr mua ėshtė e drejta e tij dhe e kujtdo.Po tė jėnė tėnivelit tė lartė artistik,ato do tė shijohet ashtu sic janė shijuar e do tė shijohen pėrjetėsisht veprat e e tėrė shkrimtarėve gegė duke filllar nga Fishta, Mjeda, Koliqi Podrimja, Camaj e tė tjerė.
Pėr kėtė mjaftojnė disa shėmbuj nga autorė qė gjatė regjimi komunist ishin tė ndaluar.Po e nis n me njė fragment nga proza e Koliqit:
"Kopshti nė at mbasdite tė nxehtė heshtte nė diell…Ndihej si njė marrje frymė e gjanė bimėsh,nji aht i thellė bimuer tue u pėrhapun nėpėr atė heshtim ari.Lishojshin hije anave hardhijat e rrėfatuna nė hujtė e tyne, me gjethe stėrpikė nė gur kali..Asaj hijeje i jepėte ngjyrė tė bruztė ari i diellit me feksim e plot gjallni."(Kumbulla pėrtej muri", nga vėlllimi me tregime"Hanė gjaku", Tiranė, 1995).Njė peisazh qė duket se autori e ka pikturuar me penel e jo me penė.
Ja dhe njė shembull nga peezia "A asht fajtor shqiptari", e poetit tė shquar kosovar, Esat Mekuli, shkruar mė 1938 , kur u njoh mememorndumin famėkeq tė Cubrillovicit, mė 7 mars tė vitit 1937, i cili kėrkonte spastrimin e shqiparėve nga Kosova pėr nė Turqi:
"A asht fajtor shqiptari pse, si tė tjerėt,po don,/ Tė jetojė si Njeri nė tė vetat sot e pėrjetė?/ A asht fajtor, pse pėrkundėr dhunės qindron,/ Nėn qiellin e Kosovės loke, nė trolline tė parėve tė vet?" (R.Elsie, Histori e letėrsisė shqiptare, Pejė, 1997).
Por, duke e mbyllur kėtė shkrim tė gjatėe,mendoj se, pėr hir tė interesave kombėtare, cilido krijues duhet tė shkruajė dhe tė flaės, tashmė, nė gjuhėn letrare, edhe pse ajo bazohet nė toskėrishte.Nė fund dė fundit, ajo ėshtė visar i gjuhės shqipe,ashtu si gegėrishtja.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara