HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


(Rrethanat e vrasjes sė Luigj Gurakuqit, nė mars 1925)

JEHONA E NJE KRIMI TE SHEMTUAR POLITIK

-- nga Skifter Kėlliēi

Skifter Kėlliēi Nė luftėn politike, sidomos midis forcash shumė tė ashpra, atentatet kanė qenė njė mjet veprimi pėr mėnjanimin fizik tė kundėrshatėve sa tė njėrės aq edhe tjetrės palė. Kėshtu, pėr shembull, Ahmet Zogut, kryeministrit shqiptar nė shkurt tė vitit 1924, iu bė njė atentat nė hyrje tė Parlamentit shqiptar. Mirėpo atentatori, Beqir Valteri, qė ishte futur fshehuarazi nė godinėn e Paralmentit, ndonėse jo shumė larg tij, arriti ta godiste vetėm nė krah dhe nė kofshė.
Ahmet Zogu, kur tėrė parlamenatėt tė terrorizuar u strukėn nėn tryeza nga ngjarjet qė rridhnin anktshėm nė sytė e tyre, u tregua kaq i pėrmbajtur, sa, duke u ulur nė njė ndenjėse, u kumtoi atyre tė ruanin gjakftohtėsinė duke u thėnė se nuk kishte ndodhur gjė me rėndėsi.
E vėrteta ėshtė se pas atentatit, Zogun e plagosur e vizituan nė shtėpi si deputetėt e pozitės, (prozogiste) ashtu edhe deputė tė opozitės, qė sic dihet, pėrbėhej nga Fan Noli, Stavro Vinjau, Avni Rustemi, Luigj Gurakuqi…
Don Lazėr Shantoja, edhe ai antizogist, njė penė e shquar, qė u bė mė vonė viktimė e diktaturės komuniste, nė njė artikull tė mahnitėshm, botuar nė gazetėn "Ora e Maleve", vė nė dukje se midis deputetėve, Ahmet Zogun e vizitoi edhe Gurakuqi. Madje, sic e donte zakoni, e uroi qė shpėtoi nga vdekja.
Kjo ndodhte nė janar tė vitit 1924. Pa kaluar mė shumė se 13 muaj, ishte Zogu ai qė me njė atentat i rrėmbeu jetėn Gurakuqit nė Bari. Nuk thonė kot romakėt: "Mors tua - vita mea", pra, vdekja jote ėshtė jeta ime. Me fjalė tė tjera: nuk mė vrave, tė vrava.
Vrasja e Gurakuqit ishte vazhdimi i eleminimit tė kundėrshtarėve politikė qė Zogu e nisi, sė pari me vrasjen e Avni Rustemit, nė prill 1924, dhe vazhdoi mė pas me vrasjen e Bajram Currit, nė dhjetor tė vitit 1925 dhe tė Hasan Prishtinės nė gusht tė vitit 1933.

Po tė kthehemitė vrasja e Gurakuqit.
Nė dhjėtor tė vitit 1924 pjesėtarė tė qeverisė sė dalė pas Kryengritjes sė Qershorit tė viti 1924, detyroheshin pas gjashtė muajsh tė largoheėshin pėr t'ia lėnė drejtimin e vendit sėrishmi Ahmet Zogut, qė kthehej me ndihmėn e forcave serbe dhe miratimin e Italisė sė Musolinit, i cili sapo kishte ardhur nė fuqi. Largoheshin nga Tirana, nė Vlorė e qė andej me njė motovedėtė, pėr nė Bari. Bashkė me qeveritarėt, me Nolin, Vinjaun, me pjesėtarė tė shoqėrisė "Bashkimi" tė krijuar nga Avni Rustemi, ishte edhe Gurakuqi. Tashmė ata ishin emigrantė.
Nė njė shkrim tė botuar nė gazetėn "Xhoka", qė botohej nė Tiranė, Luigj Gurakuqi pati shkruar: "Vitet kalojnė e ne rendim mbas tyne tue iu i afrue vorrit pėrditė. Plaku i Arbėnisė pushon prej kohe nė gji tė asaj Vlone kreshnike, qė u ba pėr tė dytėn herė djepi i lirisė sonė. Shumė prej shokėve tė tij janė zhdukė si Ai, prej faqes sė dheut… Edhe Avni Rustemi sivjet po e kremton Ditėn e Flamurit pranė Plakut tė Arbėnisė, nė gji tė Mamės sė Lirisė sonė". Nuk e mendonte sė disa muaj pasi botonte kėtė artikull, ai do tė pėsonte fatin e Avni Rustemit.
Xhaxhai im, Reshat Kėllici, njė ndėr shokėt mė tė ngushtė tė Avni Rustemit, pjesėtar i shoqėrisė "Bashkimi", ishte ndėr ata qė u ndodh nė Bari pas kthmit tė Zogut nė fuqi. Ai ka shkruar njė libėr me kujtime, tė titulluar "Me djemtė e "Bashkimit"", ku ka pėrshkruar shumė ngjarje qė lidhen me ditėt e qėndrimit tė tė arratisurvė nė janar-shkurt-mars 1925 nė prag tė vrasjes sė Luigj Gurakuqit nė Bari. Me ndihmėn e kėtyre kujtimeve, tė organeve tė shtypit dhe librit tė publicistit tė njohur Pirro Tako, me titull "Luigj Gurakuqi", do tė pėrshkruaj shkurtimisht tėrė episodet qė sollėn vrasjen e kėtij atdhetari tė shquar.

"Nuk kaloi shumė kohė dhe emigrantėt politikė u shpėrndanė me shpresė qė tė gjenin punė. Grupi i madh, me Luigjin nė krye, qė ato ditė dukej tamam si baba i dhemshur i tė gjithė atyre emigrantėve… i vajti pas kėtij patrioti tė madh dhe u vendos nė Bari".
Kėshtu shkruan Reshat Kėllici nė librin tij "Me djemtė e "Bashkimit"". Ditėt kur motovedeta "Molfeta" kishte lėnė pas Vlorėn dhe ishte ndalur nė brigjet e Italisė sė jugut, kishin mbetur pas, duke ruajtur refrenin e fjalėve tė Nolit: "Gurakuq gabuam rėndė!", tė shqiptuara kur anija po linte pėrgjthmonė Vlorėn…
Dikur nė vite e rinisė, Gurakuqi pati shkruar kėtė poezi tė dhimbshme:
"Tek ti m'fluturon mendimi, o shpiza ime, /kur vjen ma i thershėm malli me m'trazue, /Tek ti, ku nisa s'parit me jetue, /Ku cila sytė, ku leva e pata gzime…"

Ai sė bashku me mėrgimtarėt kėtė gjendje tė rėndė shpirtėrore po kalonte. E vėrteta ėshtė se qeveria demokratike e Nolit, me masat probolshevike qė kėrkonte tė zbatonte, nuk kishte marrė miratin e Fuqive tė Mėdha, aq mė tepėr kur Noli nuk mundi tė mbante zgjedhje tė lira, qė ishte kushti themelor qė tė njihej nga Lidhja e Kombeve. Dhe, kur ai deshi t'i bėnte kėto zgjedhje, nė dhjetor tė vitit 1924, qe shumė vonė. Zogu ia behu nė kufi e qė aty u sul nė Tiranė. U justifikua para opinionit botėror se ishte detyruar tė largohej nga posti i kryeministrit me dhunė. Kthehej nė kėtė post qė e kishte fituar nė zgjedhjet e dhjetorit tė vitit 1923, pavarėsisht se ato ishin zhvilluar nė njė atmosferė shumė tė ashpėr dhe jo pa manipulime, (pak a shumė si zgjedhjet nė Shqipėrinė e viteve tona).
Nė ditėt e fundit tė dhjetorit tė vitit 1924, Noli dhe Gurakuqi shkuan nė Romė, ku nisėn bisedime me qeveritarėt italianė lidhur me problemine e emigrantėve. "Nė stacion kishin dalė pėr t'i pėrcjellė shumė prej tyre. Emigrantėt tėrė shpresat i kishin varur te "kėta dy burra shteti qė ne, tė "Bashkimit", i kishim si dy profetė" - shkruan Reshat Kėllici nė librin e tij "Me djemtė...". faqe 130.
Dhe nė Romė rolet e tyre u ndanė. Noli nxitoi nė Vjenė, kurse Gurakuqi u kthye nė Bari. Atje do tė priste se cfarė do t'i njoftonte Noli nė planet e reja pėr emigrantėt.
Natyrisht, qeveria italiane u vu nė pozitė nga dyndja e kėtyre emigranėtve, aq mė tepėr qė anėtarėt e "Bashkimit", sic kujtonte xhaxhai im, mbanin uniformė me shkronjėn "B" nė pjeėn e majtė tė gjoksit e kėsisoj nga autoritetet e rendit publik dhe qytetarė barezė merreshin pėr …bolshevikė.
Megjithatė, sekretari i Ministrisiė sė Punėvė tė Jashtnė tė Italisė, Kontarini, kishte siguruar Gurakuqin "se hėpėrhė mund tė rrinin tė qetė, por tė mos merreshin me asnjė lloj propagande e agjitacioni".(P.Tako, "Luigj Gurakuqi", faqe 379).
"Ndėrkohė, gjendja ekonomike e emigrantėve po vėshtirėsohej. Gurakuqi vraponte sa nė Bari e nė Brindizi, qė tė rregullonte problemet e tyre. Ata, duke pėrfshirė edhe vetė Gurakuqin filluan tė hanin ..njė herė nė ditė, sepse paratė po shterronin. Madje Gurakuqi la hotelin e nisi tė flinte nė njė pension familiar, - kujton Reshat Kėllici - Filluan edhe grindje. Njė pjesė, madje, donin tė ktheshin nė atdhe dhe atje tė vijonin rezistencėn". Ahmet Zogu, nga nga tjetėr, ndiqte lėvizjet e Nolit, Gurakuqit dhe emigrantėve tė tjerė. Ai e kuptonte se edhe jashtė atdheut ata do t'i kishte armiq tė rrezikshėm. Noli vazhdontė tė qėndronte nė Vjenė, Gurakuqin e kishte mė pranė, nė Bari. Ndaj Zogu mori masa qė ta zhdukte. Nuk ishte e rastit, sic vazhdon nė kujtimet e tij, Reshat Kėllici, qė midis emigrantėve nisi tė shfaqej njė njeri, qė hiqej si i persekutuar nga Zogu.
Nė fakt, ai ishte dėrguar enkas prej tij qė tė vėzhgonte cdo hap tė Gurakuqit dhe, nė rastin mė tė parė, ta qėllonte pėr vdekje. Pastaj, sipas njė plani tė ndėrtuar nė detajijn mė tė vogėl, tė largohej, tė humbte gjurmėt e me njė motobarkė tė kthehej nė Vlorė.
Pėr tė realizuar qėllimin e tij gjakėsor, B.S., me origjinė nga Veriu, hyri nė marėdhenie me Ēatin Saraēin, qė ishte konsull i Zogut nė Bari. "Ai i dha porositė e fundit dhe e kėshilloi tė tregohej gjakftohtė". (Pirro Tako,"Luigj…", faqe 381).
Zakonisht Gurakuqi, cdo mbrėmje shkonte nė kafenė "Kavur", tė Barit, ku mblidheshin shumė emigarntė. "Pėr shkak tė vėshtirėsive ekonomike qė po bėheshin gjithnjė e mė tė mėdha, -kujton Reshat Kėllici,- ai sė bashku me ne pinte vetėm njė gotė caji nė darkė e pastaj kthehej nė pension. Rreth orės nėntė tė mbrėmjes sė datės 2 mars, Luigji la kafenenė dhe doli jashtė. Aty u dėgjuan tri tė shtėna dhe ai u pėrmbys pėr tokė i mbytur nė gjak. Shokėt, qė ishin na kafene, vrapuan ta ndihmonin. U gjend njė karrocė qė e shpuri nė spital. Por qe vonė. Gurakuqi kishte dhėnė shpirt".

Vrasja e Luigj Gurakuqit bėri bujė tė madhe. Prefektura e Barit njoftoi menjėherė Ministrinė e Brendshme, e cila u lidh me Legatėn Italiane nė Durrės. Kėshtu, brenda disa orėsh, ky lajm u pėrhap edhe nė Shqipėri. Madje, mė pas edhe nė Evropė. Dhe kjo pėr shkak tė jehonės sė madhe qė i dha shtypi italian.
"Pėr disa ditė rresht, -shkruan Piro Tako,- gazetat, vecanėrisht ato lokalet, botuan korrespondenca tė gjata e me tituj tė mėdhenj, qė binin menjėherė nė sy: "Vrasja e ish-ministrit shqiptar Gurakuqi", "Njė tragjedi shqiptare nė Bari", "Misteri i arratisjes sė konsullit shqiptar nė Bari pas vrasjes sė ish-ministrit Gurakuqi", "Krim politik nė Bari", "Nėpėr gjurmėt e krimit Gurakuqi", ishin disa nga titujt e gazetave tė tilla si "Il Mesaxhero", "Tribuna", "Il xhornale d'Italia", "Il Matino", "Xhormale delle Pulie"… tė datave 3,4 mars 1925, pas vrasjes sė Gurakuqit"(P.Tako,"Luigj…", faqe 382).
Duke u nisur nga titujt, duhet thėnė se pjesa mė e madhe e shtypit italian e paraqitit kėtė vrasje me ngjyra politike. Dhe, si e tillė, gjurmėt e saj tė shpinin nė Tiranė. Qeveria italiane nuk mund tė ndalonte shtypin tė shprehte hapur opinionin e vet. Por, sic do tė shohim mė poshtė, ajo bėri c'ėshtė e mundur qė kėtyre gjurmėve t'u jepte njė drejtim tjetėr.
Eshtė e kuptueshme qė kjo vrasje goditi shumė rėndė nėnėn e Luigjit, Lezen, "e cila do tė vdiste pas pak kohe mė foton e tė birit nėpėr duar." (P.Tako,"Luigj…",faqe 383). Por kjo vrasje mizore goditi edhe popullin shqiptar.
U detyrua tė shkruante edhe shtypi. Organi gjysmėzyrtar "Independenca Shqiptare", u detyrua tė jepte njė lajm tė shkurtėr, nė tė cilin vinte nė dukje se vrasėsi ishte njė njeri i degjeneruar, qė tėrė jetėn e kishte kaluar nėpėr burgje". (6 mars, 1925). Mė tutje kjo gazetė theksonte thėnie tė konsullit Saraēi se: "…qeveria e Zogut ishte mjaft e fortė e as nėpėr mend nuk mund t'i shkonte qė tė organizonte njė krim kėsodoret", (Po aty).
Natyrisht e vėrteta ishte krejt ndryshe. Kėtė e vertetojne pohimet e ish-ministrit tė Zogut, Ceni bej Kryeziu, qė nė njė intervistė gazetės jugosllanve "Novost", thoshte mė mburrje: "Unė kam vra Zija Dibrėn, Bajram Currin, Luigj Gurakuqin, pėr paqen tuej dhe tonėn", ("Liria Kombėtare", Gjenevė, 16 shtator 1925).
Atdhetarė tė mėdhenj shprehėn dhėmbjen e tyre tė thellė pėr kėtė humbje tė madhe. "Vajtojmė tani ca mė tepėr humbjen e patrioitit tė madh, luftėtarit kombėtar, Luigj Gurakuqi," -shkruante Mihal Grameno ("Koha",27 qershor 1925).
Nė njė letėr drejtuar konsullatės italiane nė Shkodėr protestohej ashpėr pėr kėtė vrasje dhe fajėsohej edhe qeveria italiane qė e kishte prerė nė besė Gurakuqin, pėr t'i bėrė qejfin Zogut. Kjo letėr u cilėsua nga organet e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme ne Tiranė si skandal, kurse vetė Zogu kėrkoi qė "kėsaj ceshteje t'i jepej randėsia e duhun e tė filloheshin hetimet ma tė imta e seroize", (P.Tako,"Luigj…"faqe 385).
Vec kėsaj, qeveria zogiste bėri c'ėshtė e mundur qė kufoma e Gurakuqit tė mos kthehej e tė varrosej nė atdhe. Dhe kjo jo pa arsye. Dihej se c'ndodhi nė prill tė vitit 1924, nė varrinin e Avni Rustemit nė Vlorė, ku u grumbulluan mbi 10 mijė shqiptarė nga gjithė viset e atdheut e ku mbajtėn fjalime historike Fan Noli, Halim Xhelo, Dom Lazėr Shantoja, vetė Gurakuqi, nė tė cilat akuzonin drejtpėrdrejt Zogun pėr vrasjen e Avniut. Dihej, gjithashtu, se kjo vrasje ishte sinjali i kryengritjes e qershorit tė atij viti.
Dhe Zogu nuk donte qė tė pėrsėritej e njejta histori edhe nė varrimin e Guarkuqit nė atdhe. Pėr kėtė arsye, Ministria e Punėve tė Brendshme refuzoi kėrkesėn e familjes sė Gurakuqit qė trupi i tij tė sillej nga Italia dhe tė varrosej nė Shkodėr, sepse "kundėrshtarėt nė tė tilla rasa e ceremonina mundohen tė pėrfitojnė", (AQSH,dosje 74 dok.1, datė 4.3.1925). Sipas studiusit Tako edhe Musolini, nga ana e tij, porosiste Legatėn italiane nė Durrės qė tė tregohej e kujdesshshme e tė mos implikohej nė kėtė cėshtje qė, sipas tij ndodhte nė njė cast tepėr delikat". (P.Tako,"Luigj..", faqe 385).
Kėshtu varrimi i Gurakuqit u bė nė Bari. Sipas kujtimeve tė Reshat Kėllicit, nė kėtė varrim morėn pjesė qindra njerėz, shokė, miq, bashkėluftėtarė tė tij, arbėreshė, me kurora lulesh nė duar. Arkivolin e mbanim me radhė shokė tė tij tė ngushtė, midis tė cilėve Hilė Mosi, Niman Ferizi, Hasan Prishtina, qė vite mė pas, sic shkruam mė sipėr, do tė binte edhe ai viktimė e Zogut.
Nė librin e tij me titull "Hasan Prishtina", studiusi, Ajet Haxhiu, duke pėrshkruar kėtė varrim tė dhimbshėm nė fjalėn e lamtumirės qė mbajti, Prishtina, midis tė tjerash tha: "Qoftė mallkue ajo dorė e ndyet qė tė vrau, e ndodhė qė edhe prej nesh do tė vriten. Por tė siguroj se kurrė njė forcė idealizmin nuk mundet me na shue e me na e pakėsue. Njė ditė do tė vijė qė monumentin tand do ta ngrehim nė Shqipni… Sot po ulemi me nji respekt tė madh pėrpara trupit tand e dikur do tė ulemi para kėtij monumenti", ("Hasan Prishtina", faqe 189-190).
Nuk do tė zgjatemi nė procesin gyqsor tė zvilluar mė pas nė Tiranė, qė e nxori kriminelin tė pafajshėm dhe viktimėn, pra, Gurakuqin, antipatriot. Dhe kjo ishte e kuptueshme. Qeveria zogiste kishte lidhur marrėdhenie tė ngushta me qeverinė e Musolinit, e cila, natyrisht, nuk ishte e interesuar qė nė kėtė proces tė dilte hapur, ashtu sic ishte e vėrteta, se kush kishte qenė organizatori i kėsaj vrasjeje. Megjithaė, procesi shkaktoi indinjatė tė thellė, aq sa pas dy vjetėsh do tė kujtohej me neveri edhe nga vetė gjyqtarėt e tipit fashist.

Fundshkurti i vitit 1965. Ndodhem nė Shkodėr. Pas disa ditėsh do tė pėrurohet shtėpia muze e Luigj Gurakuqit, me rastin e 40-vjetorit tė vrasjes. Dhe, befas, nė sallėn e madhe tė kėsaj shtėpie tipike shkodrane, futet njė burrė i moshuar Ai nxjerr nga njė valixhe e madhe qė mban ne duar, njė xhaketė, njė palė pantallona, njė orė xhepi, njė kėmishė tė pėrgjakur, njė portofol… Tė tėrė u habiten. Janė rrobat e Luigj Gurakuqit qė mbante nė castet e vrasjes. I sjell miku i tij, Gjon (Lin) Kamsi. I ka mbajtur pėr 40 vjet tė ruajtura nė shtėpinė e tij. Tani ia dhuron shtėpisė muze. Nė portofol ndodhen vetėm disa lira italiane. Dhe ishte ministėr i fanancave tė Shqipėrisė, kur mund tė kishtė marrė, para se tė largohej, c'tė donte nga arka e shtetit, qė e kishte nė dorė…

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara