HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


PAKOJA PARA PAKOS SĖ PRITUR dhe
  NĖ DIMRIN E ZJARRMISĖ

-- nga Sabit RRUSTEMI

PAKOJA PARA PAKOS SĖ PRITUR

Rrėqethem drithėrohem tek i afrohem
Mister Pakos sė kėsaj kohe
Qė pikon e shpon prej Maje

A jam i tėri brenda saj
Pse kam zjarr nė dimėr acar
Cila gjymtyrė mungon lėndon
Cila ėshtė prerė vrarė

Oh
Ēka mbeti zvarrė ēka dogji ky zjarr
Gishti i vogėl i dorės
Gishti i vogėl i kėmbės gjak pikon

Dorėza vetėm me gishtin e madh
Kėpuca me numėr falls therrė e shpon

Pakoja mė kaplon para kėsaj Pakoje tė trishtė
Nė kėtė botė mbi ujė me paqe tė brishtė

M'i afrojnė gėrshėrėt kėrthiza e paprerė prźt
Nė qetėsi me ftohtėsi pa ceremoni
Si ta pėrmbys mbėrthej e pas ta kthej
S'ka kohė s' kam fuqi

Duart mė dridhen
Dhe kėmbėt
Mė thehen dhėmbėt

Para Pakos sė pritur pakem sėrish
Si para pandorės flokėshprishur
Timurlanit me njė varr luftėrash

Se ē' mungon brendėsisė sė sajė
Dreqi ta hajė me gaz e vajė
Mungon dashuria e kėsaj bote
Mungon dhe puthja e saj

Bota shtatzėnė nė paradhomė
Atdheun tim tė moēėm foshnje e pjell sėrish
E guximi i mungon
Me emrin e saj ta pagėzojė pėrjetėsisht

(25 Kallnor 2007)


NĖ DIMRIN E ZJARRMISĖ

Finlandezi i Verdhė
Shkeli pėrherė tė parė nė Kosovė
Me pamjen e ftohtė tė akujve skandinav

Ekipi i Unitetit mungoi nė pritje

Bukėn e kripėn e zemrėn e traditės
I kishin ekspozuar nė dhomėn muzeale
Bashkė me lulet
Dhe puthjen e njė bukurosheje

Nė Sheshin Skėnderbeu
Nėnat gjakovare
Prisnin me njė gotė lotėsh
Dhuratė speciale pėr tė sapoardhurin

Shoqatat e kėrleshura tė pasluftės
Frynin balonat e vetvendosjes

Etno engjujt xhironin spotin mė tė ri
Shėn Pali nėnshkruan pavarėsi

Publiku dardan endej rrugėve gjakftohtė
Pa e prishur tek-tikun e pėrditshmėrisė
Nė orėt mė tė ndjeshme tė historisė

Suita heshtake e Martit Fjalėpaktė
E ngopur me meny ballkanike
Ndėrroi udhė

Ekspozita e portreteve tė lirisė
Mbeti pa u parė tek Kuvendi i Kosovės

Pesė Gishtat e njė Dore
U thyen e u pėrthyen pa fund
Nė pritje pėr dhėnien e masės sė trupit

Marti i mbėshtjellur me acarin e Veriut
I mati me sy pėrmes njė shikimi

Tamam ua paskemi prerė tha
Keni durim derisa tė qepen
Rrobaqepėsit po punojnė

Ua sjellim pėr provė eventuale
Ju bėni sytė ēiēėr
Ruajuni nga ndonjė salto mortale

Dhe iku pėr t'u kthyer sėrish

Neve na la duke thyer krande
Nė dimrin e zjarrmisė
Me ėndrra pavarėsie

(Viti 2005)



Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara