HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


DIKTATI I NJĖ UDHĖZIMI TĖ TEJVONSHĖM

-- nga Sabit RRUSTEMI

Ėshtė hera e dytė qė njė komunė e Kosovės (kush tjetėr pos Gjilanit) kundėrshtohet me MASHT-in (Ministrinė e Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė), pėr ēėshtjen e zbatimit tė ligjshmėrisė. Edhe herėn e parė, vitin e kaluar e, edhe kėtė vit, shkasi ka qenė dhe ėshtė I njėjtė: punėsimi i mėsimdhėnėsve nėpėr shkollat fillore dhe tė mesme. I njėjtė ka mbetur edhe kundėrshtimi: Udhėzimi administrative i MASHT-it, nr. 18/2003, i datės 19.09.2003 me titull "Procedurat e zgjedhjes sė personelit arsimor nė shkollė".
Komuna e Gjilanit nė tė dyja rastet ėshtė thirrur nė "Ligjin pėr arsimin fillor dhe tė mesėm nė Kosovė", tė miratuar nga Kuvendi i Kosovės mė 26 shtator 2002 (e tė cilin kam pasur fatin ta votoj edhe personalisht si deputet i legjislaturės sė parė nė Kosovėn e pasluftės) e, tė nėnshkruar nga Pėrfaqėsuesi Special i PSSP-sė mė 31 tetor 2002. Gjithashtu, edhe e ka zbatuar si nė rastin e parė, ashtu edhe tash nė tė dytin, kėtė Ligj, pėrkatėsisht nenet e kėtij ligji qė njė pėrgjegjėsi tė tillė ua kanė dhėnė komunave.
Kurse MASHT-i, edhe vitin e kaluar e, edhe kėtė vit, ka insistuar dhe, kėtė po e bėn edhe mėtutje, pėr ta zbatuar Udhėzimin e pėrmendur.

Meqė, sot nė Kosovė, pas statusit, ēėshtja mė e ndjeshme ėshtė punėsimi, pa dashur pėr t'i dhėnė konotacione tjera e sidomos politike, dėshiroj tė vė nė spikamė se, ēka parasheh ky Ligj, nė tė vėrtetė, ēfarė obligimesh jep pėr komunat si dhe, pse Udhėzimi administrative i datės 18/2003 I datės 19 shtator 2003, qė me njė fanatizėm tė mjerė mbrohet nga MASHT-i, ėshtė nė kundėrshtim me Ligjin dhe pse kėta kryeshkelės institucionesh insistojnė nė zbatimin e kėtij Udhėzimi qė, nė cilindo variant ta marrėsh, ėshtė nė kundėrshtim, madje edhe me dy ligje tė tjera po, mbi tė gjitha edhe si Udhėzim i tejvonshėm.

Ligji ėshtė mbi ēdo akt tjetėr nėnligjor
Nė legjislaturėn e parė tė Kuvendit tė Kosovės, tė periudhės sė pasluftės, Ligji i parė i proceduar dhe i aprovuar ka qenė Ligji mbi arsimin fillor dhe tė mesėm tė Kosovės dhe gjithashtu ai i arsimit tė lartė, qė tė dy, tė sponzorizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė.
Ka qenė privilegj po edhe kėnaqėsi pėr deputetėt e asaj legjislature (pjesė e sė cilės kam qenė edhe vet, miratimi i kėtij Ligji nė njė procedurė pėrkatėse parlamentare po, edhe obligim i veēantė pėr secilin prej nesh, zbatimi i tij.
Ligji pėr Arsimin Fillor dhe tė Mesėm nė Kosovė u nėnshkrua dhe hyri nė fuqi nga data 31 tetor 2002 dhe, nga kjo datė ka qenė obligativ pėr tė gjitha instancat arsimore e, para se gjithash pėr institucionet tė cilat udhėheqin me arsimin.
Por, realisht, e para qė e ka shkelur dhe nuk e ka zbatuar nė plotėni kėtė Ligj, fatkeqėsisht dhe mjerisht, ėshtė pikėrisht MASHT-i, e cila disa nene tė kėtij Ligji i ka anashkaluar pėr qėllime dhe interesa thjesht grupore - partiake.
Nenet qė mė sė shumti nė kėto vite janė nėpėrkėmbur nga MASHT-i dhe asnjėherė nuk janė zbatuar , janė nenet 13 pėrkatėsisht 13.5, paragrafi b si dhe neni 20, pėrkatėsisht 20.2, paragrafi b., nene kėto qė kanė tė bėjnė me pėrgjegjėsinė e komunave.
Ja ēka obligon bie fjala neni 13.5, paragrafi b, po e paraqes tekstualisht:" MASHT: Punėson nė institucionet arsimore publike derisa pėrgjegjėsia pėr emėrimin e mėsuesve t'i kalojė komunave, por jo mė vonė se 30 qershor 2003".
Ky paragraf qė hyn nė tėrėsinė e nenit 13 "Rregullimi dhe kontrolli", asnjėherė, nuk ėshtė zbatuar nga MASHT-i. Edhe nėse ndonjė komunė (si nė rastin e vetėm deri tash, Gjilanin) e ka zbatuar kėtė nen, pėrkatėsisht kėtė paragraf, MASHT ka qenė i pamėshirshėm nė marrjen e masave ndaj atyre qė thjeshtė e kanė zbatuar ligjin.
Shembull, viti i kaluar shkollor nė komunėn e Gjilanin, pėrkatėsisht konkursi pėr mėsimdhėnėsit e rinj, i shpallur nga komuna pėr 222 vende tė lira pune nėpėr shkolla.
Si dhe ngjashėm, edhe ky vit shkollor dhe konkursi pėr 214 vende pune nėpėr shkolla.
Preteksi i akuzave tė ndėrsjella si dhe masave ndėshkuese nga MASHT, ka qenė ēėshtja e komisionit, edhe nė rastin e parė e, edhe nė rastin e dytė.
MASHT ka insistuar ta ketė fjalėn kryesore nė komision pėrmes njė udhėzimi administrativ tė nxjerr tre muaj e mė shumė pasi kjo ēėshtje ka kaluar nė kompetencė tė komunave (mė 19.09.2003), kurse komuna ka kėmbėngulur nė zbatimin e kėtij paragrafi qė e bartė kėtė ēėshtje, pra punėsimin dhe pagat nė pėrgjegjėsi tė tyre, duke e saktėsuar madje me datė: "...por jo mė vonė se 30 qershor 2003". Nė mbėshtetje tė kėtij neni, pėrkatėsisht tė kėtij paragrafi (13.5, paragrafi b) del po nė kuadėr tė kėtij Ligji, edhe vetė neni 20 me kapitullin "Personeli", ku taksativisht pėrcaktohet pėrgjegjėsia e komunave nė zbatimin e kėtij ligji, i cili ėshtė aq i qartė, sa vėrtetė nuk kėrkon kurrfarė interpretimi nga asnjė komision ad hoc nė rastet kontestuese.
Neni 20.2, paragrafi b (sėrish), pėrcakton qartė pėrgjegjėsinė e komunave kur thotė tekstualisht: "Komuna ėshtė pėrgjegjėse pėr : Punėsimin dhe pagat e personelit mėsimdhėnės nė institucionet arsimore duke filluar nga momenti kur MASHT ia kalon komunave pėrgjegjėsinė pėr punėsimin e mėsuesve, sipas pikės 13.5 (b) tė kėtij Ligji.
Do tė thotė edhe njėherė rikujton kur kjo pėrgjegjėsi pėrmes kėtij Ligji bartet nė komuna, sepse jo rastėsisht ėshtė shkruar:"…jo mė vonė se 30 qershor 2003".

Udhėzimi pėr anarki
Udhėzimi i mėvonshėm, pas mėse tre muajsh, i nxjerr nga MASHT me titull :"Procedura e zgjedhjes sė personelit arsimor nė shkollė", lėre qė ėshtė tash nė kundėrshtim tė thellė me kėto dy nene kur dikton emėrimin e komisionit qė pėrbėhet nga drejtori komunal i arsimit, zyrtari rajonal i arsimit dhe nga drejtori i shkollės por, ėshtė nė kundėrshtim edhe me Rregulloren e |Shėrbimit Civil tė Kosovės 2001/36 si dhe Udhėzimin Administrativ Nr. MSHP/DASHC 2003/01 e, gjithashtu edhe me Ligjin pėr Barazinė Gjinore, i pari i aprovuar nga UNMIK-u (Rregullorja) dhe Qeveria e Kosovės (Udhėzimi) si dhe i dyti, nga vetė Kuvendi i Kosovės.
Ky Udhėzim i tejvonshėm dhe me prapaskena thellėsisht politike - partiake dhe interesash grupore, nuk plotėson pėrfshirjen edhe tė komuniteteve gjatė fazės sė rekrutimit po, as tė barazisė gjinore ashtu siē kėrkohet nė kėto akte normative ligjore.
Nė praktikėn e jetės institucionale dhe nė institucionet demokratike ku ka funksionalitet tė mirėfilltė, aktet nėnligjore pėrherė nxirren nė pėrputhje me ligjet. Nė tė kundėrtėn ato edhe sipas literaturės juridike - akademike, janė tė pazbatueshme dhe tė pavlefshme.
Udhėzimi i pėrfolur e qė MASHT ende e ruan me xhelozi dhe e zbaton me diktat nė shumicėn dėrmuese tė komunave tė Kosovės (pėrveē se nė Gjilan nė kėto dy vitet e fundit), ka mund tė ketė efekt ligjor dhe tė jetė i pėrputhur me Ligjin mbi Arsimin Fillor dhe tė Mesėm nė Kosovė, vetėm nga data 31 tetor 2002, kur ka marrė fuqinė e zbatimit Ligji nė fjalė, e deri mė 30 qershor 2003 kur kjo kompetencė u ka kaluar komunave.
Pas kėsaj date, MASHT gjithnjė ka nėpėrkėmbur Ligjin mbi Arsimin Fillor dhe tė Mesėm nė Kosovė, pėrmes kėtij Udhėzimi dhe askush, madje askush as nga instancat qendrore e lokale, me pėrjashtim tė Komunės sė Gjilanit, nuk iu kanė kundėrvu kėsaj shkeljeje, madje as Komisioni parlamentar i arsimit, as Kuvendi i Kosovės e, mjerisht as opozita nė nivelet qendrore dhe lokale tė Kosovės.
MASHT-i ka shfrytėzuar mrekullisht kėtė heshtje institucionale nė shkeljen e Ligjit nė fjalė dhe, pėrmes zyrtarėve rajonal tė arsimit, pėrkatėsisht pėrgjegjėsve tė tyre, drejtorėve komunal tė arsimit qė, nė shumicė dėrmuese ishin dhe ende janė tė LDK-sė, gjithashtu dhe drejtorėve tė shkollave, qė, gjithashtu tash u zgjodhėn pėrmes kriterit partiak (LDK), madje dhe tė atyre qė posa ishin anėtarėsuar nė kėtė parti, ka punėsuar njerėz tė njė pėrkatėsia partiake, apo edhe tė akraballėkut tė kėtyre zyrtarėve, pavarėsisht pėrkatėsisė partiake, duke thyer ligje e kushte konkursi dhe duke krijuar njė monopol tė plotė nė punėsimin e kuadrit arsimor nėpėr shkolla.
Ndryshe nuk mund tė lexohet fuqia juridike e kėtij Udhėzimi, i cili nuk ėshtė tėrhequr qe katėr vite e sa. Sepse, duke i shfrytėzuar benefitet e kėtij Udhėzimi, jo vetėm zyrtarėt e emėruar me dekret nė komision e nė kundėrshtim me Ligjin nė fjalė si dhe dy ligje tė tjera, iu ėshtė dhėnė mundėsia edhe zyrtarėve tjerė tė lartė tė qeverisė (tė cilėt vijnė nga LDK-ja dhe kanė nėpėrkėmbur mė sė shumti edhe vetė LDK), tė punėsojnė tė vetėt dhe farefisin, pa e ditur kush. Vetėm kur janė parė nė punė. Nė Gjilan, nga viti 2006, ėshtė ndėrprerė kjo praktikė dhe, pėr herė tė parė ėshtė shpallur njė konkurs publik pėr 222 vende pune, qė ka pasuar edhe kėtė vit pėr 214 vende punė (afėrsisht tė njėjtat, meqė kuadri ka qenė jo i kualifikuar apo jo adekuat). Deri nė kėtė vit, punėsimet janė bėrė pa u pėrfillur konkurset dhe procedurat pėrcjellėse por, vetėm nė bazė tė aplikacioneve qė nė vijimėsi apo me direktiva janė pėrcjellė nė Drejtorinė e Arsimit apo nė ēantėn e zezė tė Zyrtares sė Lartė tė Zyrės Rajonale tė Arsimit nė Gjilan, e cila njėkohėsisht ėshtė edhe deputete e Kuvendit tė Kosovės dhe, i mbyll sytė para kėtyre shkeljeve, meqė duhet tė dėshmohet si partizane e flaktė e partisė, pėr t' u renditur sėrish nė listėn kandiduese, meqė data e zgjedhjeve tashmė ėshtė shpallur.
Prandaj edhe nuk kanė munguar paralajmėrimet pėr anulimin e konkursit, shkresat e MASHT-it pėr zbatimin e udhėzimit duke u thirrur ēuditėrisht nė Ligj si dhe masat ndėshkuese tash, nga mashat e politikės ditore tė udhėheqjes sė LDK-sė, e cila shkeljen dhe abuzimin me ligjin, tashmė i ka bėrė rutinė. Bartja e pėrgjegjėsisė nėpėr komuna, nuk e ka pėrjashtuar asnjėherė MASHT-in , as nga e drejta e tė qenit nė komisionin intervistues - rekrutues, sepse gjithherė brenda tij ka qene drejtori i shkollės pėrkatėse. E, as nga roli vėzhgues, ku e pranishme ka qenė edhe Zyra rajonale e Arsimit. Por, MASHT-i ka dashur dhe po mėton edhe mėtutje qė, duke mbajtur nė fuqi (jashtėligjore) kėtė Udhėzim, tė cungojė kompetencėn e komunave dhe, tė ruaj diktatit nė punėsimi.
Nė rastin e Gjilanit, i cili i vetmi ju ka kundėrvu deri mė sot (madje qe dy hera) kėsaj shkeljeje, edhe vitin e kaluar e, edhe kėtė vit, anėtar i komisionit, me vendim tė kryeshefit ekzekutiv, ka qenė dhe ėshtė emėruar drejtori i shkollės.
Pėr dallim nga viti i kaluar, kur nuk u tėrhoqėn nga Komisioni, pėrkundėr kėrcėnimeve tė MASHT-it dhe anulimeve mjeranė tė konkursit nga njė i ashtuquajur kryeinspektor arsimi nė nivel Kosove, kėtė vit, ata nė momentin e fundit (pasiqė vetėm kishin marrė pjesė nė fazėn e selektimit tė aplikacioneve dhe defininimin e listės sė tė intervistuarve, pėrmes njė urdhri partiak (tė LDK) ata u tėrhoqėn pėr tė krijuar pretekstin e parregullsisė dhe, mė pas ndėrmarrjen e masave, siē ėshtė sė fundi "vendimi" i po tė njėjtit inspektor, si dhe vitin e kaluar (Basri Demirit), vetėm tash, pėr anulimin e intervistimit, nė emėr tė asaj qė, drejtorėt nuk paskan marrė pjesė nė Komision si dhe Zyra Rajonale e Arsimit. Ky "vendim" qė e merr njė person, dhe, nė mėnyrė tė kundėrligjshme e dėnon njė komunė dhe njė proces intervistimi legal, ėshtė akti mė i turpshėm qė rrjedh sė fundi nga MASHT-i.
MASHT-i si institucioni mė i thirrur pėr zbatimin e Ligjit tė Arsimit Fillor dhe tė Mesėm nė Kosovė, do duhej t' i shpėrblejė gjithė ata qė e zbatojnė kaq me fanatizėm ligjin, nė kėtė rasti Gjilanin e, jot ė turpėrohet kėshtu nė fund tė njė mandate dhe tė digjet duarsh nga mashat qė i ka lėshuar nė terren kundėr njė komune, si pjesė dhe vazhdimėsi e njė revanshi politik.
Shpėrblimi mė i mirė i MASHT-it pėr tė gjithė ata qė janė rreshtuar nė zbatimin e ligjshmėrisė nė Kosovė do ishte tėrheqja urgjente e kėtij Udhėzimi, shpėrndarja e Zyrave rajonale tė arsimit (tė cilat vetėm kanė prodhuar anarki nėpėr shkolla gjatė gjithė kėtyre viteve, si dhe respektimi i pėrgjegjėsive qė komunat i kanė tė definuara me ligj dhe, bashkėpunimi i sinqertė me to, nė emėr tė zbatimit tė ligjit dhe, zhvillimit tė arsimit.

Gjilan, 5 Shtator 2007

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara