HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kosova statusi dhe dilemat e tij dhe ēėshtja e shqiptare

Esat Stavileci -- nga Esat Stavileci

Ndihet nevoja pėr njė tryezė mbarėshqiptare nė tė cilėn do tė ravijėzoheshin rrugėt e mėtejshme tė ecjes sonė, si popull dhe si komb
(Nė formė tė letrės sė hapur institucioneve shtetėrore tė Shqipėrisė dhe Kosovės)

Disa vrojtime hyrėse

Tema ėshtė mjaft serioze qė t' i qasėsh nė "mėnyrė relaksuese"; ėshtė mjaft tensionuese qė t'i qasėsh "nė mėnyrė krejt tė qetė"; ėshtė mjaft e ngrohtė qė t'i qasėsh "nė mėnyrė krejtėsisht tė ftohtė". Me gjithė premtimet dhe zotimet e zyrtarėve vendorė dhe ndėrkombėtarė se ēėshtja e Kosovės "veēsa po merr fizionominė e njė ēėshtjeje tė zgjidhur", ajo, nė vend se "tė ishte para fillimit tė fundit", po (zh)vendoset "para fillimit tė ri". Kėshtu, doli qė betejėn "nuk e fituan" as optimistėt dhe as pesimistėt rreth zgjidhjes sė ēėshtjes sė Kosovės, por realistėt, ata qė kishin parashikuar se ēėshtja ėshtė shumė mė komplekse se qė paraqitet "nė dukje tė parė" dhe se pėr zgjidhjen e saj duhet tė pėrballohen shumė kufizime dhe kundėrshtime qė i bėhėn dhe qė mund t'i bėhėn "nė proces e sipėr" qė atė, jo vetėm se mund ta ngadalėsojnė dhe vėshtirėsojnė, por pėr njė kohė, edhe ta pamundėsojnė. Nga mė shumė pyetje qė mund tė shtrohen tash, kur zgjidhja e ēėshtjes sė Kosovės ėshtė "jashtė binarėrė" nė tė cilėt "ishte vendosur", me duket se pyetje qendrore mund tė ishte ajo se "ēfarė aftėsish nuk kemi dėshmuar dhe nuk po dėshmojmė ne shqiptarėt nė kėtė proces tė "bėrjes sė shtetit?" Mendoj se nuk kemi arritur dhe nuk po arrijmė qė tė dėshmojmė, mė sė paku, kėto tri aftėsi:
E para, aftėsinė pėr tė kuptuar realitetin qė na kishte rrethuar dhe qė vazhdon tė na rrethojė, pėr tė marrė njė qėndrim tė drejtė ndaj tij.
E dyta, aftėsinė pėr tė matur, objektivisht, fuqinė qė dispononim dhe qė disponojmė pėr ta ndryshuar nė mė tė mirė gjendjen.
E treta, aftėsinė pėr tė mėsuar realisht se kush, dhe sa sinqerisht, mbėshteste dhe vazhdon tė mbėshtesė objektivat tona, nė mėnyrė qė mbi fuqinė e tyre tė ndėrtonim dhe tė vazhdojmė tė ndėrtojmė strategjinė pėr t'i bėrė ato objektiva njė realitet.

Pikėreferimet

Pikė nismėtare e ēdo shqyrtimi qė mund t'i bėhet sot ēėshtjes sė Kosovės ėshtė se "mes shteteve perėndimore dhe Rusisė ka probleme serioze rreth statusit tė Kosovės". Tė gjithė ata qė kishin menduar ndryshe, duhet tė ndėrrojnė mendje, sepse ėshtė, pikėrisht Rusia ajo qė "nuk po ndryshon mendje" rreth tė ardhmes sė Kosovės. Se a do tė ndryshojė dhe se kur do tė ndryshojė mendjen Rusia rreth Kosovės, ėshtė ēėshtje parashikimesh qė, pėrherė, nuk janė treguar tė falenderueshme, madje edhe pėr ata qė kanė pasur "tė gjitha informatat nė duart e veta".
Pikė e dytė e referimit tė ēdo shqyrtimi pėr tė ardhmen e Kosovės ėshtė "mbėshtetja amerikane" qė ditėve tė fundit, nėpėrmjet Nėnsekretarit Amerikan tė Shtetit, Nicholas Burns dhe Sekretarės Amerikane tė Shtetit, Condoleezza Rice, u fuqizua me deklaratat e tyre se "Shtetet e Bashkuara tė Amerikės do ta mbajnė premtimin ndaj popullit tė Kosovės pėr njohjen e pavarėsisė", pėrkatėsisht se: "Ne jemi tė pėrkushtuar pėr njė Kosovė tė pavarur dhe ne do ta arrijmė kėtė nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr". Pikė e tretė e referimit ėshtė qėndrimi, sado ende "i pandėrtuar" i Bashkimit Evropian se "janė duke u shqyrtuar mundėsitė qė procesi i zgjidhjes sė statusit tė Kosovės tė shkojė eventualisht edhe jashtė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB sė", edhe pse "pranohet" se pėr kėtė nuk ka njė strategji.

Dilemat e para

Ndėr mė shumė dilema qė mund tė paraqiten nė pėrpjekjet e bashkėsisė ndėrkombėtare qė "pas daljes sė ēėshtjes sė Kosovės nga binarėt e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB sė, pėr " ta rikthyer sėrish atė nė agjendėn e vet", dy janė mė kapitale.
E para, si "mund tė dilet nga kjo situatė" e krijuar?
E dyta, si "tė ndalet Rusia" nė mėnyrė qė ajo tė "mos vazhdojė tė diktojė" politikėn ndėrkombėtare rreth Kosovės dhe, pėrgjithėsisht rreth ēėshtjes shqiptare, veēanėrisht si "tė ndalet ndikimi" i saj nė Ballkan, rajon tė cilin BE-ja e konsideron pėr "oborr tė vetin"?
Pėrgjigjja nė kėto dy dilema nuk ėshtė as e thjeshtė dhe as e lehtė, veēanėrisht tash kur, nė mungesė tė njė rezolute tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB sė pėr Kosovėn, disa nga vendet qė "kishin mbėshtetur pavarėsinė e Kosovės" do tė mund tė fillojnė "tė hamenden".
Mė duken "shumė simptomatike" qėndrimet e dy vendeve tė Evropės ditėve tė fundit. Gjermania, nėpėrmjet Zėvėndėsministrit tė Jashtėm, Gernot Erler, kėrkoi qė "Edhe Serbia edhe Kosova duhet tė jenė mė fleksibile". Ajo pret qė "tė dy palėt... tė jenė mė tė hapura ndaj kompromisit..." Nuk e kemi tė qartė se pėr ēfarė fleksibiliteti tjetėr dhe pėr ēfarė kompromisi tjetėr tė Kosovės do tė mund tė bėhej fjalė. Nga ana tjetėr, Austria deklarohet pro planit tė Ahtisaarit, "por vetėm nėse nė zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje merr pjesė aktivisht Serbia". Nuk e kuptojmė se si mund tė kėmbėngulet nė "marrjen pjesė aktive tė Serbisė", nėse ajo nė strategjinė e vet ka ndėrtuar shantazhimin e procesit, vonesat, ngecjet dhe paqartėsitė rreth tij.
Edhe pse ka zėra qė konsiderojnė se dėshtimi i rezolutės sė pestė pėr Kosovėn nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB sė "nuk paraqet mbyllje tė procesit tė zgjidhjes sė statusit tė Kosovės" dhe se "nuk mbyllė asnjė rrugė tė zgjidhjes sė saj", e vėrteta flet ndryshe. Nė fakt, mungesa e njė rezolute tė re tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB sė pėr statustin e Kosovės lė tė hapura tė gjitha rrugėt, por "nuk tė ndihmon tė dalėsh nė asnjėrėn prej tyre". Eshtė e vėrtetė se "kombet perėndimore do tė mund tė shkojnė nė drejtim tė njohjes sė Kosovės pa rezolutė", pa vra mendjen se Rezoluta 1244 nuk shfuqizohet dhe se "nuk do tė jetė lehtė qė pa tė, tė largohen paqeruajtėsit e OKB sė dhe tė zėvėndėsohen me njė forcė tė OKB sė". Pėr derisa Rezoluta 1244 nuk zėvėndėsohet me njė rezolutė tjetėr, "rregullat e saj mbeten nė fuqi".
Adresimi i ēėshtjes sė Kosovės nė Grupin e Kontaktit, nė tė cilin bėn pjesė edhe Rusia, pėr momentin nuk do tė thotė asgjė mė shumė se "hedhje e topit" nga njė qendėr vendimmarrėse nė njė grup informal qė nuk e ka dhe nuk mund ta ketė peshėn e njė organi tė cilit veē i ishte adresuar njė propozim zgjidhje.

Paralajmėrimet

Ajo qė ne "nuk kemi dashur tė kuptojmė", veēanėrisht qė nuk kanė dashur ta kuptojnė ata qė "ka qenė dashur ta kuptojnė" ėshtė paralajmėrimi shumė i hershėm i bashkėsisė ndėrkombėtare se Kosova do tė ketė "njėfarė pavarėsie", me "njėfarė sovraniteti", pra edhe "njėfarė shteti". Prandaj, edhe dokumenti i Ahtisaarit, linte pėr tė kuptuar zgjidhjen, por nuk e shprehte atė nė mėnyrė tė qartė qė, vetvetiu, ēonte tek njė pėrfundim se ai "do tė mund tė ishte i interpretueshėm", po sikurse edhe vetė zgjidhja e ēėshtjes sė Kosovės qė "do tė mund tė ishte e interpretuershme". Pra, qe paralajmėruar shumė qartė se dokumenti qė shpjente Kosovėn "drejt njė zgjidhjeje", nuk "do ta dėrgonte edhe deri tek vetė zgjidhja", kėshtu qė nuk "do ta shpjente nė stacionin e fundit", por "do ta linte pėrpara derės". Ndryshe, edhe pse dokumenti sikur synonte tė mbyllte shumė ēėshtje, ai nė fakt, do t'i lėnte tė hapura shumė probleme. Konkluzioni bėhej pėr ēdo ditė e mė i qartė: njė dokument i paqartė do tė mund tė prodhonte njė rezolutė, gjithashtu tė paqartė tė OKB sė pėr Kosovėn, me njė identitet tė paqartė dhe me njė subjektivitet tė paqartė ndėrkombėtar qė do tė mund ta komplikonin statusin e Kosovės, kėshtu qė, nė fakt, vetė statusi dhe zbatimi i tij eventual, do tė mund tė pėrbėnin sfidat mė tė mėdha nė Kosovėn e passtatusit. Mbetej e hapur vetėm pyetja se a do tė krijonte dokumenti njė bazament apo "portė tė hapur" pėr procesin e mėtejshėm, nė mėnyrė qė Kosova "t'i bėnte ndėrtimet shtesė", duke pasur parasysh paralajmėrimet se rezoluta e OKB sė as nuk do ta adresonte statusin, dhe as nuk "do ta konfirmonte pavarėsinė", siē shpreheshin zyrtarėt tanė.Prandaj, mė shumė se zgjidhja e plotė dhe statusi pėrfundimtar, nė horizont shiheshin zgjidhja e parrumbullakuar dhe statusi kalimtar, e jo pėrfundimtar. Natyrisht se zgjidhja e ēėshtjes sė Kosovės nuk do tė mund tė quhej e rrumbullakuar dhe as statusi pėrfundimtar nėse nuk do tė shoqėroheshin "me njohjen e plotė tė subjektivitetit politik juridik dhe ndėrkombėtar tė Kosovės" pėr tė cilėn, gjithashtu, zotoheshin zyrtarėt tanė. Statusi nuk dotė mund tė quhej pėrfundimtar nėse do tė vazhdonte qė nė Kosovė tė ketė njė prani ndėrkombėtare, jo vetėm ushtarake, por edhe civile, dhe nėse Veriu i Kosovės do tė kishte njė status tė veēantė.
Arsyet pėr njė prani, jo tė lehtė, po relativisht tė theksuar tė Bashkimit Evropian, varionin prej vlerėsimit tė bashkėsisė ndėrkombėtare pėr "kapacitetin, endetė ulėt, tė institucioneve tė Kosovės, pėr ta administruar plotėsisht vendin", nėpėrmjet ndjenjės (qė gati ishte shndėrruar nė besim) tė saj pėr "shkallėn e lartė tė mosbesimit ndėrmjet shqiptarėve e serbėve", deri tė njėfarė "marrėveshje e pashkruar" pėr "kufizimin e sovranitetit tė Kosovės".
Se do tė mund tė ndodhte kėshtu, kisha kuptuar nga raporti i ambasadorit Kai Eide (2005) i cili, nė mėnyrė shumė tė qartė, shprehej se "ēėshtja e Kosovės do tė zgjidhet ndryshe" nga ajo e ish-republikave tė Jugosllavisė, prandaj Kosova u suspendua nga e drejta qė vetė tė vendosė mbi tė ardhmen e saj, mbi parimin e vetėvendosjes; prandaj Kosovės iu imponua qė "tė hyjė nė negociata" me Serbinė; prandaj Kosovės iu kėrkua qė, paraprakisht, tė miratojė projektin e decentralizimit; planin pėr trashėgiminė serbe dhe kornizat e legjislacionit mbi tė drejtat politike tė pakicave, veēanėrisht tė asaj serbe.

Paralajmėrimi

Kam tėrhequr vėrejtjen se procesi nuk do tė jetė as i lehtė dhe as i pamundimshėm, pėr shkak tė ngathtėsisė sė institucioneve vendore, kufizimeve tė qeverisjes sė tyre, agresivitetit tė Beogradit kundėr pavarėsisė sė Kosovės dhe neglizhimeve tė bashkėsisė ndėrkombėtare pėr ta zgjidhur ēėshtjen e Kosovės nė pėrputhje me vullnetin e popullit.
Duke "ia falur besimin e madh" qendrave ndėrkombėtare tė vendimmarrjes, institucionet tona "i kishte mundur euforia", prandaj nė njė numėr shkrimesh, iu kam tėrhequr vėrejtjen se nuk ka gjė tė keqe qė po mendojnė se "buka po piqet", ama duhet tė jenė shumė tė vėmendshėm qė ajo "tė mos digjet" (13 tetor 2006). Institucionet tona, nė vend se tė bėheshin faktorė tė ndikimit nė procesin, ato ishin shndėrruar nė "spektatorė" tė tij, prandaj isha shprehur se "ėshtė pėrgjegjėsi tė mos bėsh atė qė duhet tė bėsh, nė kohėn e duhur dhe nė mėnyrėn e duhur". Nė vend se "tė ecnin me trenin e shpejt", ato ecnin me trenin qė ndalonte, tė thuash, "te ēdo shtėpi e bardhė".
Nė lidhje me negociatat me Serbinė, palės sonė i kam tėrhequr vėrejtjen "qė tė jetė shumė e vėmendshme pėr mundėsinė e kompleksitetit tė ēėshtjes", sepse Rusia dhe Kina "do ta tregojnė fytyrėn e vėrtetė" pikėrisht kur nė Kosovė krijohet pėrshtypja se "ēdo gjė ka pėrfunduar" (14 shkurt 2006).
Njė pėrshtypje mė reale rreth ēėshtjes sė Kosovės kisha krijuar nga njė seancė e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė (shkurt 2006) nė tė cilėn u tha se "pavarėsia e Kosovės ėshtė njė opsion real", por angazhimi qė u theksua, nė po atė seancė tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, se "zgjidhja duhet tė jetė e pranueshme pėr tė gjithė", shtronte nevojėn e tė qenėt mė vigjilentė se "ēfarė, nė tė vėrtetė, mund tė ndodhė". Ndodhėn shtyrjet njė nga njė, tė procesit, e me to vonesat, ngecjet dhe paqartėsitė.
Nė Kosovė, veēanėrisht tek njė pjesė e zyrtarėve tanė, ishte krijuar edhe njė pėrshtypje tjetėr e gabueshme, se Serbia "do tė ndryshojė mendje" rreth Kosovės, pa vra mendjen e vet se pikėpamjet e serbėve nuk kanė ndryshuar dhe as nuk do tė ndryshojnė nė lidhje me Kosovėn dhe se Kosova, ėshtė nė fakt, elementi "mė pėrbashkues i serbėve", qofshin ata edhe mė tė papajtueshmit rreth problemeve tė tjera.
Kam tėrhequr edhe njė vėrejtje tjetėr. Nė lidhje me "bėrjen e Kosovės me kushtetutė", isha shprehur se "Kuvendi duhet tė dėshmohet si qendra e vetme ku bėhet politika dhe kushdoqoftė, edhe i mandatuar prej tij, duhet tė korrespondojė me tė dhe tė marrė pėlqimin prej tij, veēanėrisht atėherė nėse negocion ēėshtje shumė tė rėndėsishme qė, ndonėse quhen 'teknike', ato nė tė vėrtetė, prekin dhe janė me shumė ndikim nė statusin e Kosovės" (4 shtator 2006).

Vlen tė theksohet edhe njė vėrejtje e fundit qė kisha tėrhequr nė lidhje me procesin. I referohet Shqipėrisė dhe diplomacisė shqiptare tė cilės i kam adresuar, nė disa raste, kritika.
Nė njė pyetje publike qė i kam shtruar deputetėve tė Kuvendit tė Shqipėrisė mund tė pėrmblidhet,pothuajse e tėra:"Si ėshtė e mundshme qė, pikėrisht nė kohėn, kur Shqipėria duhet tė bėhet krah i fuqishėm i Kosovės, dėshton nė planin e brendshėm?" Komenti ėshtė, vėrtet, i panevojshėm.

Pėrpjekja pėr negociata tė reja dėshtim i ri

Nėse ēėshtja e Kosovės "do tė kalojė nė duart e Grupit tė Kontaktit", e gjasat janė qė pikėrisht tė ndodhė ashtu, atėherė Grupi i Kontaktit, si "punė tė parė" do tė mund tė kėrkojė qė "tė rifillojnė negociatat mes dy palėve pėr njė afat tė caktuar kohor". Nė kėtė mėnyrė, Kosova do tė mund tė pėrballej sėrish me vonesa, ngecje dhe paqartėsi.
Veprimi i dytė i Grupit tė Kontaktit do tė mund tė ishte caktimi i ndonjė konference nė tė cilėn, po sikurse nė Rambuje, do tė mund tė ftoheshin "nė takim" pėrfaqėsuesit e Prishtinės dhe tė Beogradit. Ndėrsa, veprimi i tretė i Grupit tė Kontaktit do tė mund tė ishte rekomandimi i tij pėr vendosjen e pėrgjegjėsive tė BE-sė nė Kosovė, qoftė edhe me ftesėn qė do tė mund t'u sugjerohej qė ta bėnin vetė institucionet e Kosovės.
Veprimi i katėrt i Grupit tė Kontaktit i cili, pėr nga rėndėsia, do tė mund tė vendosej nė vendin e parė, do tė mund tė ishte ai qė do tė mund "t'u ndalonte" institucioneve tė Kosovės "ēdo deklarim tė njėanshėm tė pavarėsisė".
Ajo qė mė sė shumti do tė irritonte do tė ishte pėrpjekja pėr "t'i ulur bashkė" palėt "e papajtueshme", ndėrsa pyetja qė do tė mund tė shtrohej do tė ishte se "ēfarė do tė mund tė pritej nga njė riciklim negociatash", nėse qysh mė parė do tė mund tė parashikohej "rezultati i bardhė" i tyre.
Nėse Grupi i Kontaktit "do tė ecte nėpėr kėta binarė" atėherė do tė mund tė kishim:
E para, vendosjen e ēėshtjes sė Kosovės, edhe pėr njė kohė tė paafatizuar, nė "sallat e pritjes". E dyta, nė mungesė tė statusit, bllokimin e proceseve zhvillimore.
E treta, defaktorizimin e mėtejshėm tė institucioneve tė Kosovės.
E katėrta, kėrcėnimin e krijimit tė njė mentaliteti tė ri vartėsie tė Kosovės prej bashkėsisė ndėrkombėtare.
E pesta, privimin, tash me qėndrime eventuale politike, tė sė drejtės sė popullit tė Kosovės pėr t'u deklaruar pėr tė ardhmen e tij.

Shqiptarėt duhet qė nga spektatorė tė procesit, tė bėhen faktorė tė vendimmarrjes

Trauma e ēėshtjes shqiptare nė histori ishte pėrherė "kornizimi i zgjidhjes sė ēėshtjes qė e kanė imponuar Fuqitė e Mėdha". Kjo traumė "po e shoqėron" edhe ēėshtjen e Kosovės. Pėr fatet e Kosovės po vendoset "jashtė Kosovės". Ajo po privohet nga mundėsia qė vetė tė deklarohet pėr tė ardhmen e saj. Ēėshtja e Kosovės, deri dje, ishte "nė duart e Kėshillit tė Sigurimit", e sipas tė gjitha gjasave, prej nesėr do tė jetė "nė duart e Grupit tė Kontaktit".
Pavarėsisht se edhe kėsaj rradhe, "edhe tekstin, edhe muzikėn, edhe aranzhmanin pėr Kosovėn", po e bėjnė "tė huajt", shqiptarėve nuk do t'iu falet dhe ata nuk do tė mund tė amnistohen nga pėrgjegjėsia nėse nga spektatorė tė procesit, nuk do tė bėheshin faktorė me ndikim nė vendimmarrje, qoftė edhe nė "pėrmasa tė kufizuara".
Nėse projekti pėr "pavarėsinė e Kosovės" ėshtė projekt qė, tė shumtėn, e kanė mbėshtetur tė gjithė shqiptarėt, pėr realizimin e tij do tė duhej qė tė angazhoheshin tė gjithė shqiptarėt, duke pasur parasysh faktin se projekti pėr pavarėsinė e Kosovės "ėshtė shkėputur" nga tėrėsia e ēėshtjes, por se edhe vetė tėrėsia varet drejtpėrsėdrejti prej tij. Kjo do tė duhej tė ishte qasja dhe angazhimi i tė gjithė shqiptarėve dhe ky angazhim i tė gjithėve do tė duhej tė pėrbėnte boshtin e projektit.
Shqipėria do tė duhej tė ishte "nė ballė tė angazhimeve" pėr shkak tė pėrkujdesjes qė do tė duhej tė kishte pėr fatet e shqiptarėve jashtė kufijve tė tashėm administrativė tė saj. Ajo asnjėherė nuk do tė duhej tė "lėshonte nga mendja" se tėrėsia e ēėshtjes mund tė ruhet vetėm me zgjidhje kaluese qė "nuk do ta mbyllnin atė", por qė do ta lėnin tė hapur mundėsinė e "ruajtjes sė saj". Variacionet e bashkėsisė ndėrkombėtare rreth ēėshtjes sė Kosovės bėhen "njė detyrim shtesė" pėr Shqipėrinė qė, mė nė fund, ēėshtjen shqiptare "ta vendosė mbi njė tavolinė" dhe tė formėsojė njė qėndrim pėr tė, por qė tė "mbajė nė sirtarė" dhe alternativat tjera, nė rast tė dėshtimit tė projektit.
Institucionet e Kosovės, nga vrojtues pasivė, duhet tė shndėrrohen nė faktorė me ndikim nė proces, duke mos pranuar nėnshtrime tė reja nė vazhdimin eventual tė bisedimeve rreth tė ardhmes sė Kosovės.Ato njė fakt duhet ta kenė parasysh:
Institucionet qė heshtin, nė kohėn kur duhet tė deklarohen, nuk mund t'i ikin pėrgjegjėsisė. Ato "nuk mund tė shtiren" sikur me Kosovėn dhe pėr rreth saj "nuk po ndodhė asgjė". Cilat do tė mund tė ishin hapat?
Sė pari, duhet veprim i harmonishėm i shqiptarėve. Veprimet e paharmonishme shqiptarėve, nė tė kaluarėn, u kanė kushtuar shumė shtrenjtė. Kėrcėnon rreziku qė, nė mungesė tė harmonisė sė veprimeve, kėto tė tashmet tė kushtojnė ende mė shtrenjtė.
Sė dyti, duhet njė vėshtrim kritik i udhės sė kaluar dhe adresim i pėrgjegjėsisė aty ku ka munguar angazhimi. Janė bėrė shumė "gabime nė hapa" dhe kemi pėsuar shumė "autogola". Duhet tė mendohet mirė se si do tė mund ta bartnim topin nga mbrojtja nė sulm. Nga "loja defensive" duhet qė tė kalojmė nė "lojė ofensive". Vetėm me tė mund "tė fitohet ndeshja".
Sė treti, duhet njė projektim mė i qartė i sė ardhmes sė kombit, nė mėnyrė qė tė mos lejojmė qė, nga njėra anė "tė rritemi si popull", e qė, nga ana tjetėr, "tė tkurremi si komb". Rreziqet pėr kėtė kėrcėnojnė dhe duhet tė jemi shumė tė vėmendshėm.
Sė katėrti, duhet njė rirreshtim kombėtar dhe "mbledhje e mendjes" dhe shkrirje e potencialit tė saj, pėr tė ravijėzuar rrugėt nėpėr tė cilat do tė duhej tė ecnim.
Do tė kthehemi edhe njėherė nė fillim tė shqyrtimit tonė. Nė ecje e sipėr nė kėto rrugė, do tė duhej qė tė angazhoheshim qė, pėrfundimisht, tė aftėsohemi, qė tė kuptojmė:
E para, realitetin qė na rrethon dhe qė do tė vazhdojė tė na rrethojė brendapėrbrenda kohės kur ēėshtja e Kosovės do tė mund "tė bartet" prej njė adrese nė njė adresė tjetėr.
E dyta, forcėn reale me tė cilėn disponojmė, pėr tė parė se sa mund ta ndryshojmė atė realitet nė favorin tonė.
E treta, pėr tė mėsuar se cilėt do tė jenė mbėshtetėsit e sinqertė tė objektivave tona, nė mėnyrė qė bashkė me ta dhe me pėrkrahjen e tyre, t'i realizojmė ato.

Vrojtime mbyllėse

Sot po shkruhet njė histori e re pėr shqiptarėt. Mėsimet e hidhura tė sė kaluarės nuk guxojmė tė lejojmė qė tė na pėrsėriten. "Tė gabosh, e tė mos korrigjohesh, do tė thotė tė gabosh me tė vėrtetė!" Ata qė nuk korrigjohen, bėjnė gabim tė ri.
Dy detyra shtrohen si shumė tė ngutshme:
Sė pari, ta rrisim nė shkallė mė tė lartė komunikimin e ndėrvetshėm. Duhet ta pranojmė se nuk e kemi nė shkallė tė kėnaqshme.
Sė dyti, tė zgjerojmė shkallėn e bashkėpunimit dhe tė kėmbimit tė vlerave, veēanėrisht tė atyre qė janė dėshmuar si tė mira dhe tė dobishme pėr kombin.
Veprimet tona tė mėtejshme nuk guxojnė tė jenė tė improvizuara. Duhet themelėsi dhe logjikshmėri e tyre. Kujdesi mė i madh duhet t'i kushtohet pėrgjigjes nė pyetjen qendrore: a jemi duke ecur nė drejtimin e duhur? Duhet tė ruhemi qė, duke "i hequr vetullat" tė "mos i heqim edhe sytė! "Urgjentisht do tė duhej qė "tė ulemi nė sofra kombėtare" pėrpara se se "tė ulemi nė tryeza ndėrkombėtare". Njė gjė ėshtė mėse e sigurt: ēėshtja jonė ėshtė shumė mė komplekse se qė mund tė paraqitet "nė dukje tė parė". Nėse ėshtė ashtu dhe, sipas tė gjitha gjasave, ashtu ėshtė, atėherė edhe veprimet tona duhet tė korrespondojnė me kompleksitetin e ēėshtjes, por edhe me rėndėsinė e zgjidhjes sė saj pėr popullin dhe pėr kombin. Ėshtė kohė e fundit qė tė funksionojmė si tėrėsi me interes tė mbarė kombit. Kėtė do ta arrijmė kur do ta ngrisim nė shkallė mė tė lartė vetėdijėsimin pėr t'i vėnė interesat e pėrgjithshme mbi ato tė pjesshme; interesat kombėtare mbi ato partiake dhe interesat e shtetit mbi ato krahinore ose regjionale.
Ēėshtja e Kosovės, po sikurse dhe ēėshtja shqiptare nė pėrgjithėsi, nuk ėshtė dhe nuk guxon tė jetė "ēėshtje e vizionit tė ngushtė" tė njė grupi apo tė njė grupimi politik, por do tė duhej tė ishte, vėrtet, "ēėshtje e parashikimit dhe zbatimit tė njė politike" mė afatgjate gjithėshqiptare.

Prishtinė, 22 korrik 2007

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara