HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


PĖRMBUSHJA E AMANETIT TĖ DĖSHMORĖVE TĖ KOMBIT, OBLIGIM PĖR NE!

-- nga Sejdi Veseli

Kur ta bėjmė Atėmemėdheun tonė, ashtu siē e deshėn dėshmorėt e kombit, vetėm atėherė mund tė themi se me besnikėri e kemi kryer Amanetin e tyre!

Pėr dallim nga shumė popuj tjerė, tė gjitha ditėt e kalendarit pėr popullin tonė nuk janė vetėm ditė tė thjeshta. Ato janė pėrvjetorė tė epopeve tė qėndresės dhe heroizmave. Andaj, me plot tė drejtė edhe mund tė themi, se ato e bėjnė tė pėrjetshme dhe tė pakontestueshme Lavdinė tonė njerėzore dhe kombėtare!

Njė prej pėrvjetorėve tė tilla ėshtė edhe 8 Shkurti 2007! 8 Shkurti 2007 ėshtė njėzetė e tre vjetori i rėnies heroike, nė lulen e rinisė, tė Dėshmorit tė Kombit, Bajram Hajrush Bahtiri! Njėzet e tre vjet mė parė, mė pakė se njė muaj pas rėnies heroike tė dy bijve besnik tė Shqipėrisė Natyrale, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, nė pėrpjekje luftarake me hordhitė pushtuesit gjakatar serbo-ēetnik, tė specializuara pėr ushtrimin e terrorit ndaj shqiptarėve, tė mbėshtetura fuqimisht nga shėrbėtoret besnik tė tyre shqipfolės, Kodrėn e Trimave tė Prishtinės, tė plagosur rėnd edhe nga vala e arrestimeve politike tė djemve dhe vashave tė saj, e tronditen serish zhurmat e mjeteve luftarake dhe breshrit e armėve. Pėr Kodrėn e Trimeve, kėtė Vatėr tė qėndresės shqiptare ishte e vetėkuptueshme, se nė Veriun e saj po bėhej luftė e rreptė. Vėrtet ishte ashtu, rrėfejnė dėshmitarėt.

Ishte kjo edhe njėbetejė e dėshtuar e kriminelėve serbė dhe falangave tė tyre besnike shqipfolėse, pėr ta mposhtur edhe njė luftėtar tė vendosur pėr ēlirimin dhe ribashkimin e Shqipėrisė. Ashtu dhe doli, rrėfejnė prapė dėshmitarėt. Pasi qė e kishin rrethuar shtėpinė e Bacė Hajrush Bahtirit, kriminelėt kishin tentuar tė futeshin, siē e kishin bėrė shprehi, pėr ta kapur dhe arrestuar Bajramin, vėllain dhe bashkėluftėtarin mė tė ri tė atėmemėdhetarit tė dėshmuar Rahman Bahtirit, i cili gjendej i prangosur dhe po u qėndronte me stoicizėm persekutimeve, tė cilat ushtroheshin ndaj tij nga neo-mengelat nė burgjet serbo-ēetnike. Por, kriminelėt edhe kėsaj radhe i kishin bėrė hesapet pa hanxhiun. Bajrami, falė vigjilencės sė tij prej luftėtarit tė lirisė e kishte pėrcjellė situatėn. Ai nuk u hutua pėr as edhe njė ēast, por planėzoi me shpejtėsi veprimet e tij, nė pėrputhshmėri me rrethanat e krijuara. Me shkathtėsi tė pėrsosur nga arti i luftės guerile, ai hidhet nė kundėrveprim pėr ta ēarė rrethimin.

Nė hapin e parė, me Staier-in e tij tė vjetėr, trashėgim nga babagjyshi, e palosė pėr tokė survejuesin shqipfolės tė armikut, dhe ēanė rrethimin me forcėn e armės sė tij. Tėrhiqet drejt “Majdenit tė Sali Bullakut”, njė vend qė ndodhet jo larg shtėpisė sė tij. Aty detyrohet tė pozicionohet ngase pėrballet me rrethin e dytė tė forcave armike, tė cilat pa paralajmėrim filluan zjarrin e kryqėzuar drejt tė tij. Nė pamundėsi pėr ta nderuar vendpozicionin, Bajrami vazhdon rezistencėn, deri nė fishekun e fundit. Kriminelėt tė bindur se nuk mund tė pėrparojnė nė drejtim tė tij, pa e paguar me jetėrat e tyre, pėrnjėherė e ndėrpresin zjarrin dhe i referohen taktikės tjetėr. Ata aktivizojnė megafonat e tyre, pėr tė fituar kohė pėr ripozicionimin e snajperistėve, tė etshėm pėr gjak shqiptari. Gjatė kėsaj kohe ata i kėrkojnė Bajramit qė tė dorėzohet. Ashtu, sikur e Rexhepit dhe e Nuhiut, ishte pėrgjigja e Bajramit! Predhat e Steiri-it tė shoqėruara me tingujt e kėngės “Ja vdekje ja liri”, deri nė momentin kur predhat e snajperėve tė ardhur nga qendra e tyre nė Hajvali e goditėn pėr vdekje.

Ishte pėrgjigja e Pishtarit tė lirisė, drejtuar hasmit shekullor! Trupin e Bajramit e varrosi familja e tij e ngushtė, nėn rrethimin e hekurt tė forcave tė shumta tė policisė sė pushtuesit. Nė ballė tė kortezhit tė pėrmortshėm qėndronin me stoicizėm Babė Hajrushi dhe nėnė Nailja. Para se ta varrosnin trupin e Dėshmorit, nėnė Nailja e puthi nė ballė dhe iu drejtua me kėto fjalė: “Biro, Nėna ka pritur qė tė pėrcjellė dhėndėr, por tani po tė pėrcjelle nė Pėrjetėsi. Bajram bir, nėna nuk po derdh lot, sepse Ti e nderove familjen dhe kombin qė tė lindi. Hallall tė qoftė gjiri qė ta dhashė!”. Ishim nė qelitė e burgjeve dhe me vonesė na erdhi lajmi i hidhur pėr rėnien e Bajram Bahtirit-Besnikut, njeriut tė shtrenjtė tė zemrave tona, bashkėluftėtarit tonė tė dashur, pjesėtarit besnik tė Frontit Nacional-Ēlirimtar tė Kosovės. E shkurtėr ishte jeta fizike e Bajram Bahtirit, por veprimtaria e tij e pasur patriotike, deri nė sakrificėn mė tė lartė, do tė mbetėn shembull i ndritur, jo vetėm pėr bashkėluftėtarėt e tij, por edhe pėr tė gjithė njerėzit tanė. Bajrami pėr nga mosha ishte i ri, por ai dinte tė mendonte dhe vepronte si burrė i pjekur, sepse Ai ishte i edukuar drejt dhe mirė, nė frymėn e shėndoshė kombėtare.

Veprimet konkrete tė Bajramit nė shėrbim tė zgjidhjes sė ēėshtjes kombėtare, ishin dėshmia e pakontestueshme, se mėsimet e shėndosha kombėtare qė kishte marrė nga babė Hajrushi e nėn Nailja, si dhe ato politike nga vėllai mė i madh Rrahmani, ishin kuptuar drejt e mirė. Bajrami ishte nga ata nxėnės tė shkollės sė mesme, tė cilėt qė nė ditėt e para tė Pranverės ‘81, bashkė me rininė studentore dhe punėtorėt shqiptarė, me grushta tė shtrėnguar brohorisnin parullat “Republikė, Kushtetutė, ja me hatėr ja me luftė”, “Trepēa ėshtė jona”..., nėpėr sheshet dhe rrugėt e qyteteve tė Kosovės, pa u trembur fare nga policia e Herleviqit dhe zagarėt e tij shqipfolės. Bajramin e burgosi dy herė armiku, e torturoi rėndė. Trupin e tij tė njomė e lanė me gjak, por ai qėndroi i pathyer. Sapo dilte nga burgu ende me plagė nė trup e vazhdonte punėn patriotike. Pėr Bajramin, jeta pa pėrpjekje pėr t’u ēliruar nga robėria nuk kishte kuptim.

Lufta e Bajramit dhe pėrpjekjet e tij, brenda radhėve tė organizuara u bėnė model. Ato mbeten tė tilla edhe pėr brezat qė do tė vijnė pas tij. Nėpėr shtigjet qė hapi Bajrami me shokė, duke e shkrirė jetėn e tyre tė re, shkuan njė rini e terė, njė rini e shėndoshė dhe e pastėr, pėr tė arritur nė cakun e ėndėrruar pėr shekuj nga populli qė i lindi. Kujtimi pėr Bajramin dhe tė gjithė ata qė ranė nė altarin e lirisė, do tė jetė i pavdekshėm. Do t’u jap forcė, vullnet dhe zemėr tė gjithė atyre tė cilėt janė tė vendosur pėr t’i mbajtur tė papėrlyera frytet e luftės ēlirimtare. Ai mbetet obligim i atyre tė cilėt, jo vetėm pėr asnjė ēmim nuk do tė shkelin mbi gjakun e shokėve tė rėnė, por qė janė tė vendosur pėr tė sakrifikuar ēfarė ėshtė e domosdoshme, pėr tė pėrmbushur plotėsisht dhe me besnikėri amanetin e Bajramit dhe tė dėshmorėve tjerė. Vetėm atėherė kur tė ribashkojmė Shqipėrinė Natyrale, mund te themi se e kemi krye me besnikėri kėtė Amanet!

Prishtinė, 07 shkurt 2007

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara