HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Isa Alibali sjell nė njė libėr jetėn e artistit tė madh tė humorit,
Tano Banushi

Nė dhjetor do tė vendos dhe drandofille…

Ditari:
Jemi nė vitin 1995. Do tė shkruaj pėrsėri. Tano, sa kujtime mė lidhin me ty. Ėshtė njė jetė e tėrė. A tė kujtohen ato ditėt e shumta tė shtive tona para se tė martoheshim? A tė kujtohen... Po ēfarė po shkruaj?! Kemi kaq kujtime sė bashku, saqė, kur tė vij edhe unė aty, kemi se ēfarė tė kujtojmė, kemi shumė e shumė gjėra tė bukura nga jeta jonė. /Dushi

DUSHI:
Tė kam mbjellė te varri lule marshallojėn qė ke pasė nė ballkon dhe barin qė ēel lule tė bardha. Nė dhjetor do tė vendos dhe drandofille

Jetėt e tė tjerėve gjithnjė na mėsojnė diēka, diēka tė cilėn nuk mund ta kapim dot ndėrsa jetojmė tonėn. Por ē’mund tė fshihet pėrtej portretit tė njė artisti qė gjithnjė na ka zgjuar buzėqeshjen, edhe atėherė kur kemi qenė tė trishtuar, dhe kur gjėrat nė jetėn tonė kolektive nuk ishin ashtu siē duhet? Ē’sekrete mund tė ruhen nė jetėn e njė burri, portreti i tė cilit ėshtė aq i njohur pėr ne? Dhe… ēfarė ndryshon nė mėnyrėn sesi ne e kemi parė imazhin e tij, udhėtimi nė jetėn e tij? Ndoshta kjo ndjenjė nė formėn e njė frike tė lehtė mund tė zaptojė ndėrsa vendos tė shfletosh librin me autor Isa Alibalin “Me Tano Banushin dhe humorin e tij”.

Tano Banushi Frika qė na ndodh tė gjithėve nė momentin kur duam tė njohim ndryshe njerėzit qė kemi adhuruar… Por pasi ke udhėtuar nė jetėn e Tano Banushit ti nuk ke si tė mos e duash mė tepėr kėtė personazh. Ndoshta se jeta e tij ėshtė po aq e vėrtetė dhe e mbushur me dashuri sa humori qė ai fali. Ndoshta se gjėrat ku besoi nė jetė ky burrė janė gjėrat ku duhet tė besojė ēdo artist qė e do profesionin. Alibali ka dashur ta japė Tanon me tė gjithė dimensionin e tij. Si artist dhe njeri, duke rrėmuar jo vetėm nė kontributin qė dha nė humorin e teatrin shqiptar, por dhe nė gjėrat intime si lidhja me bashkėshorten dhe fėmijėt. “Jeta artistike e Tanos, zė vendin kryesor nė libėr, janė dhėnė edhe disa mendime lidhur me procesin krijues dhe pėrgatitjen e shfaqjen e pjesėve tė shumta humoristike, si edhe disa anekdota tė krijuara dhe tė interpretuara prej tij, me qėllim qė libri tė bėhet sa mė tėrheqės nė lexim”, shkruan Alibali. Sigurisht qė njė libėr nuk mjafton pėr tė thėnė gjithēka pėr njė personazh siē ishte Tano Banushi, ku kontributi i tij nė historinė e humorit shqiptar do tė ketė gjithnjė vend pėr t’u vlerėsuar.

Por Alibali ka sjellė nė mėnyrėn e tij njė kėndvėshtrim pėr tė bėrė njė takim tjetėr mes adhuruesve tė humorit me Tano Banushin. Ky artist zė njė vend nderi nė korpusin e madh tė traditės shqiptare tė humorit. Kjo pasi ai jo vetėm e vazhdoi kėtė traditė, por edhe e zhvilloi atė dhe e ngriti nė majat mė tė larta, e zgjeroi dhe e pasuroi atė mė shumė dhe i dha vlera tė reja interpretimit dhe krijimit nė fushėn e humorit. Dhe Alibali e nis rrėfimin pėr jetėn e Tanos, nga historia e fisit tė Banushėve nė qytetin e Shkodrės. Pėr Llano dhe Marie Banushin, lindja e Tanos do tė ishte njė moment tepėr i bukur. Kjo, pasi Llano gjithnjė shprehej se “kam dėshirė qė fėmija i parė tė jetė djalė, pastaj le tė lindin njė duzinė vajzash nuk prish punė, ama tė fillojė me djalė”. Dhe ai djalė qė mbushi gėzimin e Banushėve, do tė kthehej mė pas nė njė nga figurat mė tė njohura jo vetėm tė qytetit tė Shkodrės. Llano do ta merrte djalin me vete nė tė gjitha gėzimet e miqve, ku shtroheshin tavolinat plot dhe nuk mungonte humori, duke e bėrė djalin tė rritej nėn frymėn e humorit. Alibali rrėfen ēdo detaj nga jeta e tij.

Tano Banushi dhe Drane Xhai

Interesant ėshtė takimi i parė i Tanos me Migjenin. E ėma i recitonte shpesh poezi tė Migjenit, aq shpesh sa Tano kishte nisur tė shkruante vjersha vetė tė cilat i ruante fshehurazi. “Ishte ditė vere kur Maria e mori Tanon pėr tė bėrė fotografi te Marubi (ishte nėntė vjeē e gjysmė). Pėrpara Kafes sė Madhe pa Migjenin qė po pinte kafe me njė shok tė vetin... - Tano, shih, ai atje ėshtė Milloshi…Migjeni yt...Tanoja u shtang. U shkėput nga dora e tė ėmės dhe u ndal pėrballė tij nė trotuarin pėrpara Kafes sė Madhe. Milloshi e vuri re kėtė veprim, njohu Marijen, shoqen e dikurshme tė shkollės dhe u ngrit nga tavolina. Sytė e Tanos morėn njė shkėlqim tė veēantė. Millosh Gjergj Nikolla u pėrkul pėrpara vogėlushit bėri sikur i lėmoi flokėt pa i prekur nė tė vėrtetė. Duke e ditur sėmundjen qė kishte ai nuk i prekte tė tjerėt e aq mė tepėr fėmijėt. -Qanka shumė i kandshėm ky djali yt Marije, si quhet?, i tha duke buzėqeshur - Athanas, por i thėrrasin Tano, Kishte shumė dėshirė tė tė takonte, sepse ka lexuar disa nga shkrimet tuaja… “Migjeni do tė ishte i pari qė do t’i shpjegonte Tanos kuptimin e emrit tė tij Athanas. “I pavdekshėm” do t’i thoshte poeti i njohur, duke bėrė kėshtu njė lloj profecie mbi fatin e tij nė ketė jetė. Pasi ajo ēfarė ka lėnė pas Tano Banushi ėshtė vėrtet e pavdekshme nė historinė e artit shqiptar.

Tano Banushi Interesante janė dhe fillimet e tij artistike. Mėnyra sesi njė njeri qė e kishte humorin nė gjuhė, dinte tė ishte aq serioz gjatė orėve tė mėsimit. “E qeshura dhe humori janė cilėsi e njerėzve seriozė”, thoshte shpesh Tanoja, duke vazhduar se “E keni vėnė re njė njeri qė qesh, gjithnjė qesh qė nė ēdo rast kėrkon tė bėjė humor, e qė nė tė vėrtetė bėhet i mėrzitshėm? Ai nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me humorin dhe tė qenurit humorist”.

Alibali thotė se ka pak ngjarje tė cilat tregojnė se Tanoja mund tė bėnte humor nė orėt e mėsimit. Nė kėtė libėr ne mėsojmė dhe njė nga pasionet e Tano Banushit, atė tė poetit. Krijimi i parė poetik i tij shėnon datėn 5 maj 1945, kur ishte 18 vjeē. Kur lexon kėtė libėr kupton se e shkruara ka qenė gjithnjė pjesė e jetės sė kėtij artisti qė nė ekran na shfaqej vetėm me njė anė tė tij humorin. Ashtu si nė jetėn e secilit prej nesh dhe nė jetėn e kėtij artisti nuk mund tė mos kujtohet koha kur ra nė dashuri. Lajdja, gruaja qė na shfaqet si njė tjetėr personazh interesant nė jetėn e tij ka qenė njeriu mė i afėrt nė jetėn e tij si artist dhe burrė. Ai e njohu gruan qė do tė qėndronte gjithė jetėn pranė tij nė njė familje shkodrane kur festohej dita e emrit tė Madalenės, vajzės sė shtėpisė. Lajdja ishte ende njė gjimnaziste e bukur, qė e kishte tėrhequr vėmendjen e Tanos atėherė student.

Atij i pėlqente pamja e saj mjaft tėrheqėse, trupi i derdhur prej sportisteje dhe mbi tė gjitha sjellja e saj mjaft korrekte. Nė atė shtėpi nėn tingujt e muzikės ai do tė ulej pėr herė tė parė pėrkrah saj, duke nisur kėshtu udhėn e njė dashurie qė nuk do tė mbaronte kurrė. Njė vend tė veēantė nė kėtė libėr zė dhe ditari aq i ndjerė i Lajdes, tė cilin ajo nisi ta mbante pas ndarjes sė Tanos nga jeta. Ky ditar ėshtė njė formė komunikimi qė ajo ka zgjedhur pėr tė vazhduar jetėn nė njė formė tjetėr me njeriun qė dashuroi. Alibali ėshtė munduar tė rrėfejė gjithēka nga jeta e kėtij njeriu qė na magjeps dhe tashmė kur nuk ėshtė mė mes nesh. Ne u ndalėm pėr tė treguar vetėm disa detaje nga jeta e tij si njeri, duke besuar se kontributi i tij nė skenėn e humorit shqiptar ėshtė jo vetėm i njohur, por dhe i pakrahasueshėm…
“Buzėqesh gjithmonė, edhe nėse buzėqeshja jote ėshtė e trishtuar, sepse mė i trishtuar se njė buzėqeshje e trishtuar, ėshtė trishtimi qė nuk buzėqesh”. Tano Banushi i besonte kėsaj shprehjeje, ashtu siē besonte nė gjėrat qė i bėnte me aq dashuri. /a.b.


ĒELESAT E TANOS

-- nga FATOS BAXHAKU

Ē’a ka ky nipi jot qi qesh more Vehbi?” Kjo ėshtė fjalia e parė qė kam dėgjuar nga i madhi Tano Banushi. Duhet tė kem qenė andej nga klasa e katėrt apo e pestė e shkollės. Daja im, Vehbi Ēanga, drejtor i Teatrit “Migjeni” nė Shkodėr, ishte shoku mė i ngushtė i Tano Banushit. Ishin thuajse tė pandarė. Asokohe unė mezi prisja tė vinin pushimet e tė shkoja turravrap nė Shkodėr. Atje ndihesha mirė edhe kur kėpucėt mė fusnin ujė, edhe kur murlani frynte fort, edhe kur dridhesha nėn veshjen time tė hollė. Ndihesha ngrohtė edhe kur shikoja hejet e akullit qė vareshin nga ēatia e lartė e shtėpisė sė gjyshes sime. Akoma e kam nė zemėr atė ngrohtėsi pa fund. Por ndodh kėshtu me tė gjithė e me tė gjitha kujtimet e fėmijėrisė.

Tanon e shikoja nė televizor shpesh, shumė shpesh. Pastaj e kam takuar shumė herė nė shtėpinė time. Im atė, daja i pandashėm dhe Tano, rrinin do kohė tė urtė e tė butė pa bėrė zė, aq kohė sa duhej, qė ne tė vegjlit tė shkonim e tė flinim. Pastaj unė dėgjoja zhurmėn e derės qė mbyllej si fshehurazi dhe pikėrisht atėherė e pėrmbaja gjumin qė mė rėndonte qepallat. Kishte ardhur koha tė ngrihesha nė majė tė gishtave dhe tė pėrgjoja pas derės muhabetin e tė mėdhenjve. E kam parasysh si tani kokėn mėnjanė tė Tanos dhe tė qeshurėn e pėrmbajtur.

Unė, nė atė kohė, nuk e kuptoja se si njė njeri qė bėn tė qeshė tė tjerėt tė ishte aq i pėrmbajtur e serioz me shokėt. Heraherės mė dukej edhe i lodhur. Pastaj dėgjoja emra, gjysmėfjali dhe pėshpėrima. Unė nuk e dija se asokohe sapo kishte ndodhur fshesa “antiliberale” qė pėrlau shumė vetė. Dhe prisja qė tė dėgjoja Tanon tė thoshte ndonjė gjė nga ato batutat qė nxirrte nė skenė. Por tre burrat vazhdonin tė pėshpėritnin gjatė, aq gjatė sa qė kur mė mpiheshin kėmbėt e linja portėn nga ku i kisha pėrgjuar dhe shkoja i pakėnaqur nė shtrat. Nuk mė kishte bėrė asgjė pėr tė qeshur.
Vonė, kur u rrita, i kuptova shumė mirė ata burra dhe meraqet e tyre. Madje nisa tė shijoj edhe njė herė nga fillimi humorin e menēur tė Tano Banushit.

Ishte njė lloj humori qė vinte nga njė shtresė e vjetėr, diku nga arkapiat dhe ēardaqet e Shkodrės sė lashtė. Ishte humor qė nuk ofendonte njeri. Nuk kishte lidhje me banalitetin, pėrkundrazi ishte njė e qeshur aq e madhe saqė mezi e zinin portat e mėdha tė Shkodrės me mure tė lartė.
Mė vonė akoma, pas vdekjes sė parakohshme tė Tanos, kam mėsuar pėr njė hobby tė tij tė vjetėr. Tanoja paska qenė njė nga koleksionistėt mė tė mėdhenj tė ēelėsave nė krejt Shqipėrinė.

Askush nuk do tė dijė ta shpjegojė se pėrse njė nga aktorėt mė tė mėdhenj tė skenės shqiptare harxhonte orė e orė duke mbledhur ēelėsa (ēilca nė shkodranēe), porse ma do mendja se ka qenė njė dėshirė e vjetėr edhe pėr tė hapur gjėra, sikurse bėri ai nė skenė, edhe pėr tė mbyllur gjėra, sikurse u detyrua tė bėjė shumė herė nė jetė.

Pak ditė mė parė mė ra nė dorė libri i zotit Isa Alibali. E lexova brenda njė nate. M’u kujtuan tė gjitha, edhe koka mėnjanė e Tanos, edhe ajo zhurma e derės gjysmė tė mbyllur, edhe pėshpėrimat e burrave me gotėn e vogėl tė rakisė pėrpara, edhe reja e tymit tė duhanit me tė dredhur, edhe humori qė mė vinte si era ftua nga ato sirtarėt e gjyshes sime. Nė kėto kohė harrese Alibali na ka sjellė pranė njė mik tė vyer. Mikun e tė gjithėve, atė qė donte tė kishte sa mė shumė ēelėsa pėr tė hapur sa mė shumė tė vėrteta. A nuk ėshtė rasti pėr t’i thėnė faleminderit?
...mikun e tė gjithėve, atė qė donte tė kishte sa mė shumė ēelėsa pėr tė hapur sa mė shumė tė vėrteta. A nuk ėshtė rasti pėr t’i thėnė faleminderit?

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara