HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nė njė muze tė Londrės ruhen fotografitė dhe incizimi i shqiptarėve nga Trieshi…

Nė gjurmėt e njė tradite muzikore tė njė familje nga Malėsia

-- nga Tony Dedivanaj

Malėsia ka nxjerrė nga gjiri i saj burra pėr besė e trima pėr pushkė. Malsorėt i kanė dhėnė zė kombit shqiptar nėpėr shekuj, i kanė dhėnė heronj, dėshmorė, komandantė e ushtarė trima. Djemtė e Malėsisė kanė vėnė jetėn e tyre nė altarin e kombit. Nė morinė e madhe tė armatės tė luftėtarėve tė lirisė pėrmenden edhe dy vėllezėrit Zef dhe Prel Tom Hasuri nga Stjepo i Trieshit. Po kush ishin kėta bijė tė Malėsisė?
Zefi pat lindur mė 1882, kurse Prela dy vite mė pas, mė 1884. Ata kaluan njė rini tė vėshtirė, por u rritėn pėrmes rezistencės, qė i bėnte Malėsia pushtuesit turk.

Viti 2007, ėshtė vit jubilar sepse bėhen 100 vjet nga koha kur malėsorėt rrėmbyen pushkėt nė njė betejė tė rreptė kundėr turqve; njė betejė qė kishte pėr motiv rezistencėn shqiptare pėr tė mos nisė djemtė nizamė. E ndėr luftėtarėt ishin edhe dy vėllezėrit Zefi dhe Prel Tom Hasuri. Kushdo ka dėgjuar pėr betejėn e Lemajt nė Cem tė Trieshit. Lufta ka qenė e ashpėr dhe trieshanėt kanė luftuar pėr gjashtė ditė e net, pa pushim. Nė ndihėm tė trieshjanėve shkuan edhe luftėtarė nga Koja. Beteja qe e rreptė dhe humbjet e mėdha.

Nuk ishte kjo e vetmja betejė ku morėn pjesė vėllezėrit Zef dhe Prelė Tom Hasuri, ata ishin luftėtarė tė njohur tė Malėsisė, qė nė ēdo betejė qė zhvillohej atyre anėve, do t'i gjente nė kėmbė dhe tė armatosur, tė gatshėm pėr t'u sakrifikuar pėr kombin. Kronika e kohės i gjenė ata nė betejėn e Qafės sė Uglės, pranė Tuzit, betejė ku mbeti edhe njė kushėri i tyre; Cela Baci, i cili dha shpirt nė duart e Prelės. Pa u tharė gjaku i Celės, ra nė fushėn e nderit edhe vėllai i tij, Gjoni, qė u varros po aty ku u zhvillua beteja.
Zef dhe Prelė Tom Hasuri (Dedivanaj) ishin luftėtarė edhe nė Kryengritjen e Malėsisė sė Madhe tė vitit 1911, siē e fakton edhe historiani Gjergj Nikprela nė librin e vet kushtuar kryengritjes sė Malėsisė sė Madhe. Dy vėllezėrit ishin aktivė nė jetėn e Malėsisė. Ata siē ishin tė rreptė me pushtuesit, ishin tė dashur dhe tė respektuar nė marrdhėniet me malsorėt e tjerė. Ishin pjesmarrės aktivė nė Besėlidhjen e Malėsisė, qė shqiptarėt tė mos vriteshin mes vedit.

Zefi, ashtu siē ishte njė luftėtar trim, kishte shpirt artisti. Ai kėndonte e vajtonte bukur. Vajtorėt nė Malėsi ishin tė respektuar nė ēdo kohė. Ai ishte dhe njė instrumentist shumė i talentuar. Interpretonte njėherėsh nė shumė instrumenta muzikorė, i binte bukur fyellit, luante nė Zupare e lahutė dhe ishte njė mjeshtėr i thurjes sė kėngėve popullore. Vetė ua thurte fjalėt e po vetė i kėndonte.

Instrumentet dhe dashurinė pėr kėngėn popullore, pėr instrumentat muzikorė, Zefi ua trashėgoi edhe djemve dhe nipave. Madje tė dy djemtė e tij, Frani dhe Nikolla, u bėnė shumė tė pėrmendur pėr talentin e tyre tė rrallė si mjeshtra tė folklorit shqiptar, si kėngėtarė e interpretues tė talentuar. Ishin mjeshtra tė vėrtetė. Ata ishin pjesmarrės tė pėrhershėm nė festivalet, turnetė, takimet ballkanike dhe jo rrallė edhe europiane.
Illyria ka shkruar pėr pjesmarrjen e tyre tė suksesshme nė festiavalin Opatisė mė 1951, ku ata zunė vendin e parė dhe u bėnė personazhe nė faqet e para tė gazetave dhe revistave ballkanike e europiane.

Nė atė takim ata luajtėn bukur nė instrumentat muzikorė tė traditės shqiptare siē ishte Zuparia, fyejt dhe Lahuta, instrumenti mė autentik i shqiptarėve nė kohė tė moēme dhe sot. Interpretimi i tyre u ndoq edhe nga shumė studiues ndėrkombėtarė, tė cilėt edhe i kanė incizuar e fotografuar. Nė arkivat e Londrės janė gjetė regjistrimet qė u ka bėrė aso kohe britaniku Peter Kenedy, qė kishte ardhė nga Londra posaēėrisht.

Ku dhe si ishin bėrė artistė kėta rapsodė tė Malėsisė? Mendoj se ishin bėrė tė tillė nė kullat e Malėsisė, nė dasma, nė kuvende, ku populli kėrkonte t'i dėgjonte dhe argėtohej me tingujt magjikė qė nxirnin instrumentet. Nė kujtimet e Franit, ruhet edhe ky rrėfim: "Po thonė baba dhe axha, mua dhe Nikollės: A kishit mund me ardhė me ne nė Kelmend? Ne nuk i kundėrshtuam. Jemi pėrgatitė dhe jemi nisė. Baba dhe axha kishin motrėn nė Kelmend, Prend Tonia, e cila ishte martuar me Dedė Lulash Smajlin, tė cilin mė vonė e pushkatojnė komunistėt tė lidhur dorė pėr dore me Prek Calin. Nė shtėpinė e mikut kishin shkuar njė grup burrash pėr vizitė, ndėr ta edhe Prek Cali. Baba dhe axha njiheshin mirė me trimin e maleve, piramidėn e kufijėve tė Shqipėrisė, Prek Cali. Tė nesėrmen janė ulė sė bashku nė Bajzė tė Kastratit, ku organizohej njė festė e atyre anėve. Kanė shkuar drejt e nė log tė Kishės. Prek Cali, qė kishte dėgjuar pėr Franin dhe Nikollėn si mjeshtra tė instrumenteve, i paska thėnė: A munden kėta djemtė me u ra fyejve siē i kanė ra nė mbrėmje?
- Po si jo, janė pėrgjigj njėherėsh baba dhe axha i Franit. Janė tė rinjė, kanė energji.

Prek Cali, i ėshtė drejtuar pjesmarrsėve tė shumtė nė atė festė dhe u ka thėnė: Kėtu kemi dy djem artistė. Janė djemtė e mikut tim, Zef Tom Hasurit nga Stjepo i Trieshit. Kėta u bien mrekullisht fyejve. Le t'i dėgjojmė!
Ia kanė filluar me i ra fyejve Frani dhe Nikolla pa pushim. Meloditė zėvendėsonin njėra-tjetrėn. Pjesemarrsit e shumtė i ka pėrfshi njė heshtje e thellė. Veē kur kanė mbaru instrumentistat, janė dėgjuar thirrje: - Edhe njė tjetėr, edhe njė tjetėr! Ka vazhduar prapė koncerti e pėrsėri thirrje e duartrokitje. Edhe Prek Cali i ka lėvduar djemtė.

Ja pra ku u pėrgatitėn kėta rapsodė tė Malsisė, nė popull…
Por le tė kthehemi edhe njė herė tek Festivali Ballkanik i zhvilluar nė Opati. Shqiptarėt e Malėsisė u paraqitėn me dinjitet nė atė festival dhe tėrhoqėn vėmendjen e tė gjithėve, gazetarėve e studiuesėve tė muzikės. Studiuesi britanik, Peter Kenedy ishte mahnitė dhe kishte kėrkuar qė t'i incizonte shqiptarėt dhe e kishte kryer incizimin. Pjestarėt e familjes tonė dhe fisit tonė nuk e dinin se ku gjendej incizimi, por duke e kėrkuar, mė nė fund u bė e mundur depėrtimi nė arkivat e Londrės dhe tani zotėrohet njė kopje nga familja. Madje edhe fotogarfitė ruhen nė njė muze tė Londrės dhe sė shpejti do tė vihen nė dispozicion tė familjes Dedivanaj.

Edhe Gjokė Prela, i biri Prel Tom Hasurit ishte ndėr ata qė i vazhdoi traditat muzikore tė familjes Hasuri; ai ishte ndėr tė parėt qė mori pjesė nė misionin shqip tė Titogradit, ku interpretonte mjeshtrisht me lahutė. Bėhet fjalė pėr vitet 1965-66, program me kėngė shqiptare, qė udhėhiqej nga Gjergj Gjoka.
Duke ndjekur traditat e kėsaj familje nuk mund tė mos ndalemi nė vitin 1966, ku themelohet i pari grup folklorik shqip nė shtėpinė e Tom Hasurit. Ky grup formohet nga Nosh Zefi, Gjokė dhe Gjergji Prela, Mark Frani, dhe Gjergj Nikolla. Ky grup zuri vendin e parė nė konkurimet ndėrshtetėrore nė ish Jugosllavi. Nga bėrthama e kėtij grupi lindi edhe "Besa e Trieshit", njė asambėl qė nė konkurimet e shumta ka zėnė shumė vende nderi.

S'mund tė lė pa pėrmend kėtu njė fakt: SHKA "Besa" nė shenjė zije dhe pikėllimi, me rastin e vdekjes tragjike nė Lubljanė, tė vėllaut Gjergj Nikollė Dedivanaj, anuluan programin muzikor, qė mbahej ēdo vit nė traditėn e "Ditės sė Zojės sė Trieshit". Familja Hasuri e nderon nga thellėsia e shpirtit kėtė akt tė kahmotshėm respekti dhe i ėshtė mirėnjohėse SHKA "Besa".
Tradita muzikore e kėsaj familje ėshtė pėrcjellė ndėr breza. Njė ndėr vazhduesit e kėsaj tradite ishte edhe Pashku, i biri i Nikollės, i cili deri nė vitin 1992, dallohej nė pėrdorimin e instrumenteve muzikore tė lėnė trashėgim nga baba dhe axha. Mė pas ai emigron nė Gjermani, ku vazhdon tė jetė edhe sot. Ka edhe njė tjetėr pėrfaqėsues tė kėsaj familje qė e mban gjallė traditėn muzikore. Ai ėshtė Nosh Zefi, djali i vogėl i Zef Tomės, i cili edhe pse nė moshė 70-vjeēare ėshtė pjesmarės nė SHKA "Besa" tė Trieshit.

Njė pjesė e familjes sė Tom Hasurit kanė emigruar nė ShBA, por ata kurrė nuk e harruan porosinė e pėrcjellė nga tė parėt: "Mos harroni kush jeni dhe nga vini. Mos harroni muzikėn e kombit se ajo ju mban tė lidhur me vendlindjen. Mos harroni gjuhėn, si shenjė tė kombit!"
Dhe fatmirėsisht ne nuk e kemi harruar kėtė porosi, qė vjen si mesazh brezash. Ja, unė i kam dėrguar fėmijėt e mi nė Shqipėri gjatė muajve tė verės, nė Shkodėr, me qėllim qė tė mos harrojnė kombin, por edhe tė pėrvetėsojnė gjuhėn shqipe.
Sot malsorėt, qė fatkeqėsisht janė mė shumė kėtu se sa nė Malėsi, nuk harrojnė qė tė kthejnė kokėn pas, andej nga kanė ardhur, pėr tė mos i harruar trojet e tė parėve. Gati tė gjithė ruajnė shtėpitė e tyre atje, i kanė rindėrtuar dhe i mirėmbajnė. Ndėrsa po tė shkosh nė dasma, kėndohet e kėrcehet shqip.

Kaption: Zef Toma (majtas) dhe Prel Toma Dedivanaj
2- Nikollė Zefi dhe Fran Zefi Dedivanaj
3- Gjokė Prel Dedivanaj
4- Peter N. Dedivanaj dhe Tom N. Dedivanaj, dy vėllezėrit kampionė nė Kansugo, tė lindur nė Amerikė, pushimet e verės po i kalojnė nė Shkodėr

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara