HYRJE | HISTORI | LETËRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRË


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


A thue mund ta kalojnë kosovart “Provimin"?

-- nga Paul Tedeschini

Paul Tedeschini Sadoqe Shqipnia sa e sa here gjate 2000 vjetve asht kene pushtue prej t’huejsh, askerkush deri m’sot nuk ka pase guximin me thane se ajo nuk asht toke shqiptare.

Po Kosova a asht toke shqiptare?
Serbt thone Jo! Kosova nuk asht toke shqiptare, por asht toke serbe. Serbt pohojne se “…ne Kosoven serbe Turkia pat prù shqiptar te kethyem nga kristjan ne musliman dhe se shqiptart janë ardhacakë…”. Ç’fare provash kan serbet per kete pohim te tyne? A kane prova serbet se shekuj para pushtimit turk ata kane qene aty? Dihet historikisht se gjate shekujve sllavt i kan pase shty drejt jugut ilirt, te cilet jetojshin ne ate rryp toke, qe e gjithe bota e ka pase quejt gjithmone ILLIRICUM, qe shtrihej perngjate bregdetit Dalmat prej Trieste e poshte. Kete e tregojne hartat e vjetra. Kete e tregojne vorret ilire, qe jane gjete nga Triestja e perngjate Dalmacise si dhe shume prova te tjera. Mire se Dalmacia paska qene toke ilire, po Kosova a asht toke iliro-shqiptare?

Kosovart thone Po! Kosova asht toke shqiptare dhe nuk asht toke serbe, sepse pamvarsisht nga konvertimi i tyne nga kristjan (katolik apo edhe ortodoks paste ken ndoi pjese e tyne) ne musliman, ata kane qene aty edhe para pushtimit turk, prandej Kosova asht toka e vet.

Ç’fare provash bindese mund te paraqesin kosovart per ate qe pohojne?
Le ta lame per nji moment m’njene ane diskutimin e diskutueshem ne se ka pase apo jo mjaft shqiptar kosovar ortodoks dhe ne se kishat e tyne ua paska marre ne nji menyre a nji tjeter Kisha serbe, siç shtrohet ne artikullin e fundit ne www.gazetajava.com me titull: “KUSH PO E BEN METOHINE? – Shkak-pasojat e trashigimise kulturore dhe te decentralizimit ne Kosove”.

Dihet se Kisha Katolike Romane ne te gjithe boten ka bà gjithmone e vazhdon me bà prep regjistrimin e besimtarve katolikë, tue ndjeke sistemin e Perandorise Romake te regjistrimit te popullsise, qe ka ekzistue tash ma se 2000 vjet, qysh para Krishtit. Keshtu psh. me gjithe persekutimin e eger te Kishes Katolike Shqiptare nga turqit osmanlì dhe osman-komunisti Enver Hoxha, ekzistojne prep qi prep regjistrat e Kishes Katolike Shqiptare, te cilat ruhen ne Arkivin Qendror Shtetnor ne Tirane. Nepermjet ketyne regjistrave une personalisht jam kthye mbrapa ne kohe ne prejardhjen teme familjare, ekzaktesisht deri me daten 27 janar 1766 ku rezulton se i pari i jem mjeku Emid Tedeschini kishte pase ardhe vite ma pare nga Italia ne Shkoder per te ushtrue profesionin e vet. Keshtu nepermjet ketyne dokumentave une mbas plot 241 vjetve jam ne gjendje t'i vertetoj plotesisht gjithkujt dhe me dokumenta se jam sternipi i tij.

Perderisa shumica e katolikve kosovar asht kthye ne musliman, keto ishkatolikë shqiptarë kosovarë jane shkepute nga Kisha katolike, pra nuk jane regjistrue ma nga Kisha katolike dhe prandej nuk figurojne ma ne regjistrat e saje. Ata bile kan ndrrue edhe emnat e vet dhe permateper kan hì ne nji bote tjeter, ne nji sistem krejte tjeter administrativ, ne ate otoman, ku njeriu, individi, s’kishte randesi, nuk kishte vlere, prandej nuk u bante as rregjistrimi i njerzve, ku perkundrazi vlere kishte ma shume madhi qe shit-blehej, per te cilin mund te nxirrej taksa. Kjo asht arsyeja qe ne regjistrat e vjeter te Perandorise Osmane gjendet regjistrimi i gjàse se tregtueshme, si ai i shtepijave, i bahceve, i tokave, i pyjeve, i kuajve, i lopve, i gomarve, i mushkave, i deleve, i dhive, i dengjeve te sanes, i dengjeve te duhanit, i thasve te sheqerit, i thasve te kafes, i thasve te krypes, i thasve te drithit, i lekurave, i shpendve, i vezve etj.

Keto kane pase ma shume randesi per Perandorine Osmane se sa njerzit. Ne kete menyre keto ishkatolik kosovar psuen nji shkeputje dokumentore te plote me te kaluemen e tyne dhe sot ato nuk mund te japin asnji prove shkresore dokumentore regjistrash se jane pase-ardhesit e shqiptarve kosovarë te atyshem te para pushtimit turk. As nga pikpamja e vorreve sot kosovart, per shkak te ndrrimit te emnave, nuk mund te japin prova te vijushmenise se tyne. Per sa dij une, e njajta gja ndodhe edhe per Xhamit kosovare, qe nuk dihet ne se dikur mund te kete qene Kisha ashtu siç dihet psh se Xhamia ma e madhe e Stamollit e quejtuna “Haxhija Sofija” ka qene Kisha e “Shen Sofise” ose psh. Kisha Katolike e “Shen Shtjefnit” ne kalane Rozafat te Shkodres u pat kthye nga okupatort turq osmanllì ne “Xhamine e Sulltan Fetihut”. Keshtu, pa i hì aspak pse-heve te konvertimit, qe ne kete rast s’na duhet gjà hiç, konvertimi i kosovarve katolik ne musliman ka krijue ne fakt, nga pikpamje dokumentore regjistrore, nji shkeputje historike me te kaluemen e tyne.

Por shkeputja shqiptaro-kosovare nuk ka kene e plote. Njashtu si ne germimet arkeologjike mjafton nji rrase guri me shkrojla, nji cope e vogel qypi te thyem me disa figura a hjeroglife, njashtu si nji copez shtize bronxi a hekuri te ndryshkun, njashtu si nji mozaik pese meter nen dhè, tregon se aty ka pase qene dikur psh nji pallat i madh e luksoz, tregon se aty ka pase banue dikush, tregon edhe se psh aty ka pase qene para 2500 vjetsh nji qytet i quejtun Troje, njashtu pra ka prova te vogla, shume te vogla, por absolutisht te pamohueshme se Kosova asht toke shqiptare, e trashigueme brez mbas brezit dhe e mbrojtun me gjak, me gjakun e bijve te ketij populli, me gjakun e popullit te thjeshte, te pleqve, te grave e te femijve shqiptarë te masakruem qofte nga okupatoret serb, qofte edhe nga okupatort turq osmanllì.

Po cilat na qenkan prà keto prova “arkeologjoke” shqiptaro-kosovare se Kosova ka qene gjithmone toke shqiptare?
Prova ma e pamohueshme “arkeologjike” shqiptaro-kosovare se Kosova ka qene gjithmone toke shqiptare e ka per te qene gjithmone toke shqiptare, jane njata 2% katolik shqiptar kosovar, per te cilet asnji njeri ne bote nuk mund te goxoje te thote se dikush i ka pase prù ata aty. Ata nuk i ka prù aty as serbi, qe s’ka lane gja pa bà n’tà; ata nuk i pat prù aty as turku, qe po ashtu s’pat lane gja pa bà n’tà, s’u la Kishe n’kame, e s’u la vorr pa prishe, e s’u la prift pa vrà, e s’u la kuvend pa zhgatrrue, e s’i la fryme me marre. Megjitheate ata i kan rrezistue rrebesheve te kohes. Ata kane qene gjithmone aty; ato jane prep aty; e ata kane me kene gjithmone aty, n’toke t’vet.

E ta marrin vesht serbt, e ta marrin vesht turqit, e ta marrin vesht e gjithe bota mbare, se njikta jane “copat e qypave te thyem”, njikta jane “shtizat e ndryshkuna”, njikta jane “mozaiket shqiptar”, njikta jane “Reliket arkeologjike autentike shqiptare” te Kosoves. E kete gja ka dijte me e kuptue mire, me sa duket, vetem nji kosovar: I Madhi dhe i Urti Ibrahim Rugova. Dhe asht pikrisht per kete aresye, qe ai ka dashte me i dhane vleren qi meriton Shqiptares se Madhe Nane Terezes, tue ndertue mù ne qender te Prishtines Katedralen katolike me emnin e saj. Me kete veprim kosovari i Madh dhe Largepames Ibrahim Rugova, jo per oportunitet politik, demek me i hì ne hater Europes, siç pershperisin me keqesi dhe fanatizem fetar antikatolik disa kosovarë (sepse tek e fundit shqiptart do te perfundojne prep se prep ne Europen e Bashkueme dhe jo ne Emiratet e Bashkueme), por per tu provue serbve, per ti dhane prova tane botes se njaj 2% katolike shqiptarë kosovarë jane prova ma e madhe “arkeologjike” se Kosova asht toke shqiptare dhe vetem shqiptare.

Por perderisa tash mbas Rugoves Madh na jane çue disa kosovarë injoranta osman-fanatike (qe nuk dihet ne se kan ndopak gjak shqiptari, apo gjak te perziem me te ardhunsh afro-aziatiksh te kohes turkut) e po murmurojne, e po na ankohen se besa qaja Katedralja katalike nuk à vue tamam ne vendin qi duhet; -se asht bà pa leje te rregullta urbanistike; -se aty na paskish qene nji shkolle, -se ai trull na u dashka per “Parking Kerrash”, -se per njata vetem 2% katalik shqiptar te tane Kosoves del e tepron nji Kishe njaty kudo n’periferì t’Prishtines, -se mbas nja 20 vjetesh tash po na inatoset ndoi djale i ri kakareç me ate dreq Katedralje e s’po dijme se çka tesh po na i kecen n’krye me bà ndoi marrì, e kso dokrrash te tjera antishqiptare, pro serbe e pro osmane.

Atehere me te drejte na kecejne ultranacionalistet serb e thone se, perderisa kosovart neperkamin pakicen e vet katolike safi shqiptare, vllazen te nji gjaku ma tà, atehere ç’fare garancie u japin sot keto kosovarë perkrahsve te tyne nderkombetarë, se do te respektojne te drejtat edhe te pakicave te tjera sllavo-ortodokse ne rast te dhanjes se Pamvarsiese Kosoves?
Prandej arsyetimisht lind pyetja: A thue mund ta kalojne kosovart “Provimin"?

Paul Tedeschini, Shkoder, me 25.01.2007

Shkoder.net... - Fjala e Lirë | Të drejtat e rezervuara