HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Miqtė tonė gjirokastritė!

-- nga Paul Tedeschini, 18.04.2007

Paul Tedeschini Partia e kishte mbushur konviktin e Shkodres me djem nga jugu, te cilet i kish sjellur apostafat per te shtruar nxenesit shkodrane te gjimnazit tone. Shume djem dhe vajza shkodrane te gjimnazit i kishin arrestuar, torturuar dhe denuar me burgje, sepse ishin reaksionar, nuk e donin Partine dhe vijen e drejte tė saj. Konviktort vinin ne shkolle te armatosur dhe i shikonin shoket e tyre te klases si armiq. Kur une fillova gjimnazin, kjo fryme ishte paksa ne ramje. Kishte ma pak ksi konviktorsh nga jugu, ksi egersinash me fetyra mavruke qe turqit thojshin "ēehredin belģ". Me gjithe ate sekretarin e rinise e kishim AP (antar partie) nga Proradeci qe e kish revolen pas by….! Une isha nder ma absolutet nder mesime, nuk kishe probleme biografie dhe nga ana tjeter perpiqesha tu shmangshe ferkimeve. I ndihmojshe ne mesime te gjith njilloj, si shkodrant si konviktort. Vite ma vone shume prej tyre i kam takue ne Tirane me funksione. Shumicen e profesorve i kishim shkodrane te diplomuem ne prendim. Edhe ato te shkretit e kishin nga ndonji koleg nga jugu sa per belą. Nuk po flas per drejtorin, korēarin Skender Villa, qe dikur kishte mbajtur kemishen e zeze dhe tashti e kishte zevendesue me ate te kuqin. Ishte fetyra me e ndyre dhe vegla ma e poshter e sigurimit. Helbetč kishte edhe ay gjynahe per te lare.

Kur fillova klasen e trete me 1 shtator u fut ne oren e matematikes nji profesor qe nuk e kishim pą kurr. Ishte mesoburr, shume serioz, teper serioz. Kur filloi mesimin u dallue se ishte nga jugu. Te gjithe thame, na erdhi edhe nji. Une personalisht nuk e pata frike sepse fundi fundit matematike do na jepte. Edhe rusisht po te na jepte nuk e kishe ne ēdo rast frike. Iu ēirrte pak zani dhe ishte shume i zoti. Ma vone u pa se ai dallohej ne sjellje nga bashke-krahinsit e tij. Ishte nji zotni i vertete. Ai perpiqej me mish e me shpirt te na spjegonte landen dhe merakosej per te dobtit e klases. Ma vone mesuem se ai quhej Muhamet Hoxha dhe se ishte nga Gjirokastra. Ēudi e madhe qe nji nga jugu te sillej mire me né! Sepse nga jugu kan ardhe ne Shkoder vetem bisha te egra me fetyre njeriu te zbritur nga malet e Labrise, te Mallakastres, te Skraparit, injoranta me brire, te etshem per keqberje, per zhgatrrimin e kultures me te cilen bahej jeta ne Shkoder. Keto bisha nga jugu veē krime bane ne Shkoder. Keto pushkatuen, burgosen, torturuen, derguen ne kampet e ēfarosjes intelektualt me kulture. Keto zhgatrruen shkollat e mesme te franēeskanve dhe ate te jezuitve ku pa dallim besimi te rijt shkodrane u edukojshin me kulturen europiane. Prishen biblioteken e famshme te franēeskanve dhe muzeun e tyne me fame ballkanike. Ato prishen edhe biblioteken e shkolles se mesme te jezuitve. Ato prishen edhe biblioteken e gjimnazit te shtetit ne Shkoder. Te gjitha keto veprime i bane per te krijue nji njeri te tipit te ri, i cili sot drejtjone partite e reja shqiptare.

Po ky profesori i yne nga jugu pse ishte ndryshe?
Ma vone mora vesht se dy ēuna xhaxhallaresh nga familja e njohur gjirokastrite e Hoxhajve kishin pase seicili nga nji djale: njeri quhej Muhamet dhe tjetri Enver. Te dy keto ēuna i kishin derguar ne France per studime. Te parin ne Grenoble dhe te dytin ne Monpeljč. I pari mbaroi shkelqyeshem inxhinierine elektrike, ndersa i dyti u ba i famshem per pune te tjera. Ky i dyti e futi ne burg te parin, sepse "sabotoi" tharjen e knetes se Maliqit. E kishin torturue aqe shume profesorin tone sa kish tentue te vras veten tue prč damart e duerve. I shkreti profesori i yne! Edhe ky paska hjeke si shume intelektualė tone shkodrane. Duket se edhe nga jugu do te kete pase intelektual si ne Shkoder!!! Kete e mora vesht kur u rrita. Kur u rrita shkojshe shpesh ne shtepine e profesorit dhe u bame miq. Ne format e detyrueshme te edukimit qe bajshim ndeper ndermarrje (te rijte nuk i dijne keto gjana qe po flas), studjojshim "veprat" e Enverit ashtu siē na thonin "me laps ne dore". U skandalizova kur shoku Enver dikund fliste shume keq per profesorin tone Muhamet Hoxhen, si njeri fudull, arrogant dhe gjepura te tjera.

Kur i tregova babes tem per keto qe lexova, ai me tha se edhe ai kishte nji shok nga gjirokastra me kulture europiane, i cili kishte hjeke te zite e ullinit dhe se e kishin pase denue fillimisht me vdekje. Shpesh here kur baba shkonte ne Tirane kishte rast te takohej me ate ne Institutin e Gjuhesise dhe te diskutojshin qofte per probleme gjuhesie, qofte edhe per veshtirsite e kohes. Ato dy flitshin gjermanisht me njeni-tjetrin sepse ai kishte studjue ne Vjene (Austri) ndersa baba ne Mynhen (Gjermani). Te dy kishin ate qe quhej "Dojēe Kulture", prandej te dy ishin shume te disiplinuem, seriozė dhe kambengulsa ne pune. Ai i tregonte babes se ē'fare veshtirsish kishte ne pune nga njerz qe me prepotencen dhe arrogancen e tyne partiake kompensojshin nivelin e ulte shkencor te tyne. Pra edhe profesor Eqerem Ēabej ka hequr shume nga keto bishat jugoro-komuniste.

I propozoj Bashkise se Gjirokastres qe per konkurset e matematikes se shkollave te mesme te qytetit te caktojne si ēmim te pare nderi:

Ēmimin "PROFESOR MUHAMET HOXHA"

si kundravuemje e njollosjes, qe kushriri i tij Enver Hoxha i bani Gjirokastres.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara